Mendime
Enver Bytyçi: Sjellja armiqesore e kryeministrit tonë
E shtune, 09.07.2022, 06:46 PM
Enver Bytyçi:
Kryeministri
Rama beri nje status ngushellimi per vrasjen e kryeministrit japonez. Ai shkroi
me kete rast: "Sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët
shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u
angazhuar"!
Sqarim
1: Edi Rama nuk eshte modeli i kryeministrit japonez. Ne japoni nuk sundon
mafia, korrupsioni e krimi. Ne Japoni nuk tjetersohet rezultati i zgjedhjeve.
Ne Japoni nuk kishte nje kryeminister arrogant e mafioz, si ky i yni! Ndaj ai
iku i nderuar ne amshim!
Sqarim
2: Eshte vete Edi Rama qe i ka pare kundershtaret ne opozite ose si armiq, ose
si pengje te tij! Kundershtareve te opozites u ka thene "Ju me hani ate qe
s'thuhet"! D.m.th mutin! Ky ka qene modeli i atij politikani, qe ai e
konsideron "per t'u angazhuar"! Kur sheh vete armiq, atehere nuk
duhet te presesh qe keta "armiq" te sillen me ty si miq! Nese ai
eshte tremb nga mitingu i mbremshem, kjo eshte ne ndergjegjen e tij!
Sqarim
3: Pavaresisht se Rama eshte autor i shpalljes se Sali Berishes non-grata, ky i
fundit e shpalli Ramen armik per arsye se ai eshte deshmuar si armik i lirise!
Armiku i lirise sime, eshte dhe do te jete armiku im! Pa asnje diskutim!
Kundrshtar politik eshte vetem ai qe respekton lirine, dinjitetin dhe
integritetin e kundershtarit. Sa kohe e urdheron Rama spikeren e tij ne
parlament qe t'ia mbyll mikrofonin kryetarit te opozites, me preteksin se
"ai eshte non-grata, aq kohe do te deshmoje se eshte armik i opozites"?!
Sjellja
armiqesore e kryeministrit tone me opoziten, me shqiptaret, me politikanet e
Kosoves, me kedo qe nuk mendon si ai, solli edhe qendrimin e ri te kryetarit te
opozites!
A
mund te ndryshoje, ndoshta edhe nga frika, tashme Edi Rama? Pra a mund te behet
kundershtar e te mos sillet armiqesisht me opoziten?! Nuk e besoj. Edhe po te
donte, ai nuk e ben dot! Eshte peng i mafies!