Kulturë
Kadri Tarelli: Halil Rama pranohet Anëtar i Akademisë së Shkencave...
E enjte, 23.06.2022, 07:30 PM
HALIL RAMA, PRANOHET ANËTAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE E ARTEVE, SHQIPTARO-AMERIKANE, ME SELI NË NEW YORK
Nga
Kadri Tarelli
Ditën
e Martë, datë 21 Qershor 2022, në mjediset pranë Akademisë së shkencave
Shqiptare, në Tiranë, u organizua një takim me miq, shokë dhe veprimtarë
intelektualë, për të festuar e gëzuar së bashku, pranimin e Z. Halil Rama, si
anëtar i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve, Shqiptaro-Amerikane, me seli në
New York, njëkohësisht edhe përurimi i librit “Magjia e fjalës”. I pranishëm në
këtë kuvend të diturish, ishte z. Skënder Kodra, anëtar i Akademisë
Shqiptaro-Amerikane, ardhur posaçërisht nga SHBA, për t’i dorëzuar z. Halil
Rama titullin e pranimit.
Unë
pata nderin të jem i pranishëm në këtë ngjarje madhore për mikun tonë Halil
Rama, ku munda të them pak fjalë, në shenjë nderimi dhe urimi, që e titulloj:
“HALIL
RAMA, PERSONALITET QË NUK RESHT TË DOJË DHE NDEROJË MËMËDHEUN”.
Të
nderuar pjesëmarrës!
Kam
kënaqësinë të them pak fjalë për mikun tonë Z. Halil Rama, “heroi” i këtij kuvendi të bukur, i mbledhur për
një vlerësim kaq të lartë, për pranimin si anëtar i Akademisë
Shqiptaro-Amerikane. Është nder dhe vlerësim i merituar për këtë personalitet të
njohur në letrat shqipe, që mban titullin “Mjeshtër i madh”, si shkrimtar,
poet, studiues, publicist, njëkohësisht edhe veprimtar shoqëror.
Që
në kryefjalë të këtij shkrimi të shkurtër, po them: “Halil Rama, është personalitet
që nuk resht të dojë dhe nderojë mëmëdheun”.
Personalisht
jam takuar rrallë, por kam njohur një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij
letrare e publicistike, dhe ca më shumë ç’kanë thënë të tjerët për të, ku
përfshihen pena të njohura të letrave shqipe.
Besoj se të bëhesh personazh i ajkës letrare kombëtare, është nderim dhe
lakmi për të gjithë krijuesit.
Një
gjykim i shpejtuar, por jo i nxituar, më shtyn ta shtrydh mendimin: Në të gjithë prodhimtarin
e tij intelektuale, që dikush e quan, “Testament
i vyer historiko-kulturor”, dominon atdhedashuria, si kumti më i qenësishëm për
çdo shqiptar. Fjalia e, shkurtër se, “Atdheu
fillon nga familja”, në mënyrë lakonike flet shumë, duke jetësuar një
fjalë të urtë Amerikane, që thotë: “Dashuria e madhe për atdheun, lind nga
dashuritë e vogla për vendlindjen”. Të gjitha më çojnë në mendimin logjik, se “Për Halil Ramën, e para është Shqipëria”.
Ajo
që sërish më duhet të nënvizoj, është: Në të gjithë jetën e tij në krijimtari,
kurrë nuk mund të gjesh, qoftë edhe një rresht të vetëm që të
mbjellë përçarje. Jam i bindur, se kjo përbën një pasuri shpirtërore dhe
intelektuale me shumë vlera, si qytetar e atdhetar. I lumtur ai që zotëron një
pasuri të tillë shqiptarie. Unë e quaj, si gjëja më e bukur, madje e shenjtë për
çdo shqiptar, që e ndjen dhimbjen brenda lëkurës së tij, se të gjitha prapësitë
e këtij vendi, na vijnë nga përçarja që kemi mes vedit. Halili e ndjen se kjo është
një plagë e hapur, ndaj unë po guxoj të them, se përmendore sa mali i Dajtit do
t’i ngrihet atij që merr përsipër dhe realizon pajtimin kombëtar. E gjitha shkon
në një udhë me porosinë e Presidentit Xhon Kenedi, që thoshte: “Mos pyet
se çka mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet se çka mund të bësh ti për vendin
tënd”.
I
nderuar Miku ynë Halil Rama, në fund më lejo të citoj, Ata Turk, Mustafa Qemalin,
që shprehej: "Në jetën tënde, ti ndoshta ke
dashuruar. Por a e ke provuar të të duan të tjerët? Kjo është një kënaqësi që
nuk e ka shoqen në botë. E sidomos kur të do populli. Më lini ta shijoj edhe
disa çaste këtë kënaqësi". Jam i bindur se të pëlqen të shtoj pa frikë
edhe dy fjalë nga vetja ime: Miku ynë, ke edhe shumë vite të shijosh këtë kënaqësi,
të cilën do ta pasqyrosh dhe do ta rrëmbesh në shumë libra të tjerë. Sot janë
20 duke shpresuar se 40 do të jenë pak.
Në fund, kam dëshirë të dëgjoj thirrjen që
Euripidi na sjell nga lashtësia: “O njeri! Kurrë mos u lodh për ndihmën që i
jep atdheut!
Urime! Jetë të gjatë dhe nderim paç ndër vite. Vlerësimi
yt, na gëzon dhe na nderon të gjithëve.
Miqësisht!
Kadri Tarelli
21 Qershor, 2022.