Mendime
Idriz Zeqiraj: "Lojë e pistë" e kuadrove brenda LDK-së!
E hene, 30.05.2022, 07:16 PM
Skënder
Hyseni dhe vetëm disa nga viktimat e vrasjeve politike
2) "LOJË E
PISTË" E KUADROVE BRENDA LDK-SË!
Rivrasin
viktimat dhe lëndojnë të mbijetuarit e Golgotës SHIK-ase!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Por, befason futja në këtë "lojë" të pistë, të LDK-së,
më saktë, të disa kuadrove, kryesisht, pjesë e klanit rrënues të partisë së Presidentit
Rugova. Tashmë, po vërtetohet kallzimi i kuadrit të PDK-së, Xhavit Haliti, se
brenda strukturave vendimmarrëse, të të gjitha partive, përfshi edhe LDK-në,
kanë penetruar njerëzit e SHIK-ut. Kjo u dëshmua qartë me zgjedhjen e
banditeske të Hashimit president, por, edhe me koalicionet, hiç parimore, me
PDK-në, përkundër mosaprovimit të elektoratit, anëtarësisë, Këshillit të
Përgjithshëm dhe të vet Kryesisë të LDK-së, përjashto rrethin vicioz, klanin
Mustafa.
Për 6 muaj raddhazi, qe bllokua krijimi i qeverisë së parë të
pasluftës, ngaqë Dr. Rugova nuk e pranonte Hashimin kryeministër, sepse siç
thoshte ai, se "nuk duhet lejuar të ngritet në pozitë Hashimi, sepse është
i dëmshëm për Kosovën". Por, klanorët e LDK-së, "harruan"
porosinë domëthënëse dhe e bënë krimin e radhës, pas nënshkrimit të
Asociacionit dhe të Demarkacionit. Dhe, rezultoi e saktë profecia e Presidentit
Rugova. Rrjedhojat e nënshkrimeve të djeshme të Hashimit, po i vuan sot Kosova.
Futja e LDK-së në "lojën e pistë", befasuese!
Kryetari Isa Mstafa ishte i hershëm në pazare me
"komandantët". Plumbosja e ministrit të Luftës, ishte ultimatuum,
"UÇK-ja nuk këshillon dy herë", - siç shprehej, kërcënueshëm, në
tubimet e LPK-së, dezertori nga LDK-ja, Dr. Mujë Rugova. "Komandantët e
Rogner-it", tërhoqen, dhunshëm, miliona marka nga Fondi Shtetëror i 3
%-shit, në emër të luftës, por, pa fije mbulese, përfunduan në xhepat e
"komandantëve" mujëshorë, të babëzitur për pasuri e pushte. Për t`ia
arritur këtij qëllimi, ata shkelën shkelën mbi kufoma luftëtarësh,
veprimtarësh, atdhetarësh.
Isa, partner besnik i Hashimit me shokë, u tregua i gatshëm, për
mbulesën e shpenzimeve për avoketër pa kufi, vizitat familjare dhe
pelegrinazhet e dostave të tyre! "Duhet t`i mbrojmë nerëzit tanë në
Hagë", - deklaroi Isa nga foltorja e Kuvendit, edhe pse ata akuzohen,
kryesisht, për vrasjen e shqiptar të pafajshëm: ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim
Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së.
Tendenca për "rehabilitimin" e Hashim Thaçit, nuk është
rishtare. Shenjat e para të kësaj tendence, janë vënë re, qysh me arrestimin e
ish-pushtetarëve të plotëfuqishëm të Kosovës, Hashimit me shokë. I pari nga
LDK-ja, ishte ish-kryeministri Isa Mustafa, partner besnik i Hashimit me
shokë, u tregua i gatshëm, për përkujdesjen shtetërore, duke i konsideruar si
të pafajshëm. "Besoj fort në pafajësinë e tyre", - deklaroi,
si azgan, Isë mjerani, pa qarë kokën për viktimat dhe familjarët e tyre.
"Duhet t`i mbrojmë njerëzit tanë në Hagë", - deklaroi Isa nga
foltorja e Kuvendit, edhe pse ata akuzohen për krime lufte dhe të pasluftës,
kryesisht, për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm, kundërshtarë politikë:
ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të
LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së.
Në linjen "rehabilituese", të grupit të izoluar në
burgun e Scheveningen-it, ishte dakordësia e LDK-së, për financimin e mbrojtjës
së tyre dhe për vizitat e familjeve të tyre. Por, në vend që të kufizohet një
avokat, për një të akuzuar, rezulton të jenë edhe pesë avoketër, për një person
të akuzuar! Si duket faktet për krime, janë aq të bollshme, sa që disa
avoketër, pa shpresë në suksesin e mbrojtjes të klientit, kanë dhënë dorëheqje,
për ta ruajtur reputacionin e tyre. Por, janë zëvendësuar me të tjerë,
gjithësesi të zëshëm dhe të kushtueshëm, për buxhetin e varfër të Kosovës.
Kosova ka një Presidente të kompletuar në zgjuarësi, me përgaditje
solide intelektuale; e përgjegjshme, që rrezaton pozitivitet e fisnikëri; me
një integritet e personalitet, në rrugëtimin dinjitoz të Presidentit Rugova.
Megjthatë, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pati guximin ta qortojë,
"pse presidentja Vjosë Osmani anashkaloi Hashim Thaçin, në ditën e
Pavarësisë të Kosovës, sepse ai e ka shpallur pavarësinë"!?
Por, presidentja Vjosë e di se Hashimi e zvarriti, me vonesë, për
dy vjetë pavarësimin e Kosovës, vetëm që ai të jetë i pari i asaj date të
shënuar! Për më tepër, Hashimi ishte lexues i dhunshëm i Deklaratët të
Pavarësisë, sepse nuk po pavarësohej qeveria, por shteti i Kosovës. Dhe, ai
lexim i takonte presidentit Fatmir Sejdiut, ose në mungesë të tij, kryetarit të
Kuvendit.
BinomiIsa-Hashimi ngarkohen me mëkate të rënda dhe duhet ta presin
ndëshkimin meritor. Në konspirativitet të plotë nënshkruan marrëveshjet fatale
për Kosovën: Demarkacionin, Asociacionin, ia dhuruan 24 hektarë tokë Manastirit
të Deçanit dhe "xhevahire" tjera, për të cilat sot përballet qeveria
Kurti, ndonëse pararendësit ia lënë si trashëgimi "tokën e djegur"!
Gjyqi i Salih Mustafës (Cali), dëshmoi për degradimin e disa
kuadrove të LDK-së, dëshmitarë, në mbojtje të Calit, të cilët treguan zell të
papërmbajtshëm, në mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, "pa çarë
kokën", se po i rivrisnin viktimat e SHIK-ut, alias, të Ndërmarrjes të
Përbashkët Kriminale, (NPK), duke lënduar rëndë familjet tyre, miq e dashamirë
si dhe duke fyer, skajshëm, anëtarësinë e LDK-së.
Hazir Borovci i quajti dëshmitarë të mamipuluar,
familjarët e viktimave të vrasjeve politike!
Hazir Borovci, mjerisht, ende kryetar i Degës së 3-të të LDK-së,
në Prishtinë, betohej në "pafajësinë" e Sali Mustafa dhe i bënte
thirrje trupit gjykues: "Kërkoj nga Gjykata të mos ndikohet nga
dëshmitarët e manipuluar dhe garantoj se shoku, miku im, Sali Mustafa, është i
pafajshëm"! Me këtë dekaratë, sa të poshtër, edhe aq kriminale, duke
aluduar tek familjarët e viktimave dhe të atyre që mbijetuan Golgotën SHIK-ase,
i rivriste viktimat dhe fyente e lëndonte, provokueshëm, familjarët dhe të
mbijetuarit, nga burgjet ahure të "komandantëve"!
Nuredin Ibishi implikon subjektin e tij,
LDK-në, në grup me të akuzuarit!
Ish-deputeti Nuredin Ibishi, nuk është hera e parë, që bënë
argatin e PAN-it kriminal. Ai ka është krah atyre, të cilët mohojnë ekzistencën
e FARK-ut të Ibrahim Rugovës. Ndërkohë që janë FARK-istët, ushtarakët
profesionistë që hodhën bazat e themelimit të UÇK-së, më 28 Nëntor 1990. Dhe,
me Betejën e Loxhës, betejat tjera, në fshtrat e Kosovës, duke kulmuar me
Luftën e lavdishme të Kosharës, legjitimuan Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Luftëtar i shquar i FARK-ut, përkrah Kolonel Tahir Zemaj, ishte
edhe oficeri i karrierës, Ismet Ibishi, vëllai i Nuredinit. Dhe, megjithatë,
konformizmi me "komandantët" e PAN-it, ia kanë errësuar logjikën
Nuredin Ibishit dhe, qëllimshëm e turpshëm, mohon faktorin ushtarak të FARK-ut.
Ndërkohë që me betejat e suksesshme të tij, mburrën PAN-istët e LPK-së, por,
duke i përvehtësuar ato, pasi u mungojnë betejat e tyre.
Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, si pjesë e LDK-së, implikon
subjektin e tij, duke përgjithësuar dhe bërë njësh me grupin e akuzuar, për
krime të luftës dhe të pasluftës, në dëshminë e tij, në mbrojtje të Sali
Mustafës: "Ne pjesëtarët e UÇK-së, prej rolit të viktimës, po kthehemi
sikurse agresorë". Përpjekja e Nuredinit, me shokë, për ta mbrojtur krimin
dhe kriminelët, është e dështuar. "Hapëm një varr, në kërkim të një të
arrestuari në burgun e Zllashit, ku ishte komandant Sali Mustafa, (Cali), por
gjetëm dy kufoma, njëra mbi tjetrën", - rrëfeu në gjyqin e Hagës një
dëshmitar i mbrojtur. Atëherë, çfarë i duhen 17 dëshmitarët, në mbrojtje të
Calit?!
Dëshmitarët mborjtës, rrenacakë dhe të padinjitetshëm, me një
"barrë mustaqe", i demanton, bindshëm, Cezary Michalczuk, nga Zyra e
prokurorit të Specializuar, Jack Smith, deklaron:
“Asnjë prej provave të mbrojtjes nuk
i hedh poshtë akuzat, alibia nuk i hedh poshtë ato. Mbrojtja pretendon se
krimet thjeshtë nuk kanë ndodhur fare, asnjëherë. Pretendojnë se nuk ka pasur
as marrje në pyetje, rrahje, keqtrajtim apo abuzim. Sipas tyre asnjëra prej këtyre
krimeve nuk kanë ndodhur. Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe
që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të
Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në.
Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën, duke bërë tregti nëpër tregje lokale.
“Faji” i tyre ishte se i përkisnin një partie të caktuar politike – LDK-së”!
"Edhe zogjtë e malit e dinë", se LDK-ja
ka qenë
bisht e patericë e PDK-së!
SHIK-asi i hershëm, Skënder Hyseni, ish ministër
i LDK-së, nuk ka befasuar askënd, me mbrojtjen fanatike të krimeve dhe të
kriminelëve. Deklarata e marrëzishme e provokative e tij, shprehë hipokrizi dhe
mungesë të theksuar të sinqeritetit: "Po të dija se do të rrëshqiste,
në diçka çfarë ka rrëshqitur, nuk do ta votoja për 1 mijë vjetë".
Edhe "zogjtë e malit e dinë", se LDK-ja
ka qenë bisht e patericë e PDK-së, përkatësisht, PAN-it. Pavarësisht, në pozitë
apo opozitë, mujëshori Hashim Thaçi, i ka zgjedhë disa nga ministrat e LDK-së.
Njëri nga këta është edhe Skënder Hyseni. Prandaj, pavarësisht bindjes së tij,
ai kurrë nuk do të guxonte ta kundërshtonte votimin, sepse Hashimi e kishte
bërë ministër.
Skënder Hyseni manipulon dhe dezinformon!
Është manipulim, me qëllim dizinformimi, i
ish-ministrit të LDK-së, Skënder Hyseni, se, kinse, Gjykata Speciale e Kosovës,
me seli në Hagë, është krijuar vetëm për të hetuar Rezolutën-akuzë, të Dick
Martit, për heqjen dhe trafikimin e organeve, nga individë të UÇK-së, me emër
Hashim Thaçin, në cilësinë fiktive të Drejtorit Politik të UÇK-së! Gjykata
Speciale është krijuar për hetimin e krimeve të luftës dhe të pasluftës, në
Kosovë dhe Shqipëri, nga disa komandantë dhe bandat e tyre.
SHIK-asi i shantazhuar, Skënder Hyseni, është
urdhëruar nga shefat e tij, për një deklaratë të ndyrë, shumë provokative, jo
vetëm për familjet e viktimave, të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, por
edhe për elektoratin e LDK-së dhe shqiptarët atdhetarë, madje, të kudondodhur.
I pacipshmi Skënder Hyseni, edhe pse i vetëdijshëm se "vrasjet
politike nuk i kanë bërë jashtëtokësorët", - siç ka thënë presidenti
Sejdiu, ai, pa e vrarë fare ndërgjegja, për vrasjen e qindra veprimtarëve dhe
të ushtarakëve të LDK-së, rreshtohet kundër drejtësisë, në mbrojtjen e hapur të
kriminelëve dhe të bandave të tyre vrastare.
Mbrojtësit e krimit dhe të kriminelëve, të
apostrofuar në këtë shkrim dhe të tjerë, të cilët janë kursyer në emra, me
shpresë se do të reflektojnë, si do të ndjehen kur takohen me fëmijtë jetimër,
prindërit e të cilëve u shënjestruan me pumba, për të ardhur dhunshëm në
pushtet?! Vrasjet politike, të listuara dhe ngeshëm të realizuara, nga disa
komandantë, përmes bandave të tyre kriminale, janë njollë e zezë në historinë
kombëtare shqiptare. Andaj, mbrojtësit bastardë të krimit,
do të jenë përjetësisht të turpëruar, duke njollosur edhe pasardhësit e tyre.
Janë disa kuadro të
lartë të LDK-së, duke qenë të shantazhuar nga Hashimi dhe SHIK-u i tij, me
nënshkrimmet e tyre, kanë konsumuar elementin e tradhtisë kombëtare. Edhe
nënshkrimi i Demarkacionit, është një krim i kësaj përmase. Megjithatë, Skënder
Hyseni asnjëherë nuk ka kërkuar falje. Përkundrazi, me reagimet e tij
destruktive, gjithnjë në shërbim të PAN-it, vazhdon të provokojë, të gjithë ata
kuadro dhe anëtarë të LDK-së, të cilët kontribuan në pensionimin të klanorit
karrierist, me shokët e tij, të cilët, duke qenë në vartësi të PAN-it, e
përbaltën LDK-në, deri në dhjerje!
- F u n d -