Mendime
Elena Kocaqi: Kriteret që duhet të përmbushi Presidenti
E premte, 22.04.2022, 09:00 PM
KRITERET QË DUHET TË PËRMBUSHI PRESIDENTI
Nga
Elena Kocaqi
Te
gjithë japin emra, por nuk japin kriteret që duhet të përmbushin këto emra, për
të plotësuar kushtet kushtetuese dhe ligjore që kërkon një pozicion i tillë
apolitik. Presidenti ka disa kompetenca me kushtetutë dhe ai apo ajo duhet te
këtë njohuri shumë të mira profesionale dhe te këtë besimin dhe mbështetjen e
popullit, nëse ne duam t’i japim fund tranzicionit të gjatë politik.
Personalisht
jam angazhuar për shkak të kërkesës së madhe nga publiku që për arsye respekti,
etike, dashurie dhe besnikërie, i jam përgjigjur pozitivisht. Kriteret kryesore
janë;
Profesionalizmi
1. Presidenti duhet të
jetë jurist profesionist i nivelit të lart, sepse ruan rendin kushtetues dhe
ndan pushtetet me ekzekutivin dhe legjislativin. Shtetet sot priren që ne atë
pozicion të venë kryesisht jurist. Kam mbaruar juridikun shtetëror të Tiranës (
2003- 2007) me kohë të plot( fituar me konkurs), me rezultate te shkëlqyera si
dhe jam avokate. Kam punuar si profesore e juridikut në universitet shtetëror
dhe në disa universitete private dhe kam dhënë lëndët e se drejtës publike, dhe
tash për disa vite te drejtën kushtetuese. Kështu njohuritë e mija në këtë
fushë janë profesionale.
2. Presidenti duhet të
njoh politikën e vendit dhe qeverisjen. Kam mbaruar Shkencat Politike në
Universitetin e Tiranës me kohë te plot( fituar me konkurs) me rezultate shumë
te mira. Jam themeluese me dy koleget e mija te departamentit të Qeverisje apo
Administrimit Publik në UAMD. Jap prej 15 vitesh mësim në ketë departament dhe
aktualisht jap lëndët Administrim Publik, ose qeverisje si dhe Politik Publike,
apo shndërrimin e një politike në ligj dhe zbatimin e saj. Mbaj titullin
profesore e asociuar.
3. Presidenti duhet të
njoh politikën ndërkombëtare që do të thotë se, duhet të ketë njohuri në
Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare publike. Kam mbaruar
doktoraturën në Marrëdhëniet Ndërkombëtare vlerësuar me notën 10. Doktoraturë
qe zgjati 5 vjet të jetës time me një studim bazuar në dokumentet arkivore
diplomatike, sekrete, ushtarake të Fuqive të Mëdha. Njoh mirë pozicionim
strategjik të Shqipërisë në rajon dhe botë. Kam marrë pjesë në konferenca qe
kanë objekt sigurinë dhe NATO. Njoh mirë fuqinë ushtarake te Shqipërisë në të
shkuarën, tashmen dhe potencën e saj, si dhe shpenzimet qe bëhen për të.
4. Presidenti duhet te
njoh historinë e vendit të vet, pasi duhet te dijë vuajtjet e popullit të vet.
Kam mbaruar histori në universitetin e Tiranës me kohë te plot, me mesatare 10
dhe kam shkruar për origjinën e shqiptarëve dhe krijimin e shtetit shqiptar, në
studime ku kam harxhuar gjithë rinin time.
5. Presidenti duhet te
dijë të paktën anglisht. Kam njohuri shumë të mira te anglishtes dhe disa
gjuhëve të tjera.
Paanshmëria politike dhe
qenia mbi palët
Presidenti
duhet të jetë apolitik që do të thotë se, presidenti nuk duhet te ketë
anëtarësi në asnjë parti politike dhe mos te ketë pasur poste te larta
shtetërore me partitë politike. Personalisht nuk kam qenë kurrë pjesë e partive
politike dhe as kam mbajtur poste publike. Arsyeja ka qenë retorika e ashpër
politike dhe mënyra aspak profesionale dhe etike e te bërit politik. Garantoj
një drejtësi dhe ekuilibër mbi të gjitha partitë politike, si person tërësisht
apolitik.
Uniteti i Popullit
Presidenti
duhet te ketë dhënë prova që do popullin dhe vendin e tij dhe është human.
Personalisht kam shkuar tek shqiptarët nga Veriu në Jug, Kosovë, Maqedoni, Mal
të Zi, në diasporë në Evropë dhe Amerikë, për t’iu dhënë mbështetje. Në disa
raste ja kam kaluar dhe ministrisë përkatëse. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me
shqiptarët e çdo krahine, partie politike, feje apo statusi social.
Pastërtia e figurës
Presidenti
duhet te mos ketë pasur probleme me ligjin, pra te jetë një figurë e pastër.
Kurrë nuk kam pasur probleme me ligjin, madje nuk kam marrë kurrë sikur dhe një
gjobë nga shteti shqiptar.
Vullneti popullor
Shteti
dhe pushteti burojnë nga populli shqiptar që do të thotë se, te gjithë
drejtuesit e shtetit, duhet te jenë sipas vullnetit të popullit. Nuk mund të
injorohet në asnjë mënyrë vullneti i popullit shqiptar në një proces të tillë,
siç ka bërë 32 vjet politika. Presidenti duhet te jetë i shtetit dhe i
shqiptarëve, kështu zëri i tyre duhet dëgjuar si zyrtarisht, por edhe nga
opinioni publik i krijuar në rrjetet sociale. Opinioni publik është reagimi
qytetar ndaj politikës dhe është themelor në demokraci. Shkeputja e politik?s
nga opinioni publik që bëhet me qellim nga disa gazetar, është në dëmin më të
madh të politikës e popullit dhe rrjeti sot e ka meposhtur disi këtë gjë.
Pra,
politika dhe media mos të diskutojnë për emrat, por a plotësojnë kriteret këto
emra. Duhet me vendos standarde te larta, nëse duam te bëjmë shtet dhe
pozicioni i presidentit, duhet te plotësoj patjetër kushtet që lidhen me
ushtrimin e detyrës së tij.
https://www.facebook.com/elena.kocaqi