Kulturë
Nexhat Halimi: Kroi i Zanave
E hene, 18.04.2022, 12:48 PM
Kroi i Zanave
Nga
Nexhat Halimi
Në
rreth dyqind hapa nga uji i detit, në
fund të Ullishtës së Valdanosit në Ulqin, gjendet Kroi i Zanave. Rruga deri
aty është praktikisht e pamundur sepse e
tërë kjo hapësirë është mbuluar nga shkurret dhe kaçubat, gjë që akoma më shumë
i jep Kroit të Zanave kuptim mitik.
Vetë
toponimi i Valdanosit ka prejardhje nga “Vallja e nuses”, që ka kuptimin e valles së sirenës, zanës.
Ulqinakët në raste stuhie i largonin anijet e veta në këtë “gji të qetësisë”,
ku natën, ata që qëndronin atje, dëgjonin dhe kënaqeshin me muzikën e zanave.
Ekziston po ashtu dhe legjenda e shpellës mbas Kroit të Zanave, ndërsa secili e
ruan në vete bindjen se zanat gjithnjë e ruajnë thesarin e mbretëreshës ilire
Teuta.
*
E
shikoja Dean nga ecte buzë valëve të
shkumëzuara të detit.
-..Babi,
a mund të shëtisim në Valdanos, te Kroi i Zanave, - më tha Dea me një ndjenjë
të zgjuar. I ndoq me kureshtje tufat e dritës së diellit me interesim dhe më
shikoi ngul në sy.
-
Ti mendon të ikim në Ullishte?
-Po
atje... Ka tre javë që rrimë këtu e gjithnjë njëjtë – rëra, uji dhe dielli...
-E
shëtitjet mbrëmjesh nëpër qytet, me ndonjë pije apo akullore... Këto i harron!
-Të
ikim në një shëtitje te Shpella e Pëllumbave,-
tha ajo dhe më përvodh me bisht të syrit, e buzëqeshur.
-Çfarë
të bëjmë atje? Vetëm të ecim dhe t'i shikojmë yjet, t'i dëgjojmë valët e
shqetësuara, e zërat e Zanave...
-Natyrisht
të prekim ndopak në gojëdhëna e legjenda dhe të përjetojmë magjinë që ka
krijuar natyra...
Unë
qesha me zë e ajo më mori për dore me dashuri.
-Natyrisht
ka çfarë të mësojë njeriu nga gjurmët e
veta.
Shqiptarët,
si të gjithë popujt në botë, i kanë legjenda e veta, që i kanë trashëguar nga
kohët e lashta , -ecja e i flisja Deas.
–E ato legjenda rrjedhin nga mitologjia.
Shpesh herë ato e kanë bazën edhe nga ngjarjet nga historia, të cilat populli
duke i treguar me gojë brez pas brezi, nganjëherë u ka dhënë imazhe magjike me
plot fantazi. Pak a shumë këto gojëdhëna janë të lidhura me detin dhe me
detarët, me trimat që luftonin për lirinë e popullit, herë herë të lidhura me
ëndrrat e me dashurinë.
-Apo
për legjenda të bukura herë herë, e herë tjetër për dhembje të rënda e të
thella.
-Apo
për rrëfime të ndryshme dhe të pabesueshme,
të cilat në kohën ndërsa nuk kanë qenë në lundrime i kanë treguar
detarët dimrit pranë vatrave në shtëpitë e veta me të dashurit e vet.
Ndër
legjendat e bukura është dhe ajo e Kroit të Zanave në Valdanos.
Ka
mbetur në kujtesë, ndër breza, që imazhi i legjendës ka zgjuar tashmë të jetojë zërin e legjendës
dhe më vonë e kurdoherë, të shfaq në Valdanos me miq e shokë, apo me mysafirë
për të bërë ‘fisch picknick’ me ndjenjën e posaçme. Sa herë i afrohesh
Valdanosit me sanall, syri të shkon te dy bredhat, e gjelbër, aty ku gjendet
Kroi dhe menjëherë aty te Shpella e
Zanave, ku dikur në kohët e lashta kanë ndodhur ndodhi dhe ngjarje magjike, të
cilat kanë mbetur një legjendë e
përhershme dhe trashëgimi e popullit.
Në
raste të tilla njeriut i kujtohet e kaluara dhe çastet që i ka përjetuar në
zgjime magjik në kohë. Atëherë njeriu i mbyll sytë dhe imagjinon aq ma tepër
duke ditur se ky vend, i cili te mahnitë me bukurinë e tij të ëndrrës, dikur ka
shërbyer si vend strehimi për barkat e famshme pirate ulqinake.
Natyrisht,
gjithnjë duke i kujtuar njerëzit që i jepeshin detit deri në largësi të largëta
të përrallës, të cilat kujtohen nga brezat e ardhshëm me ndjenjë gufuese të
valëve të egra në brigjet e detit.
Ja,
aty është dhe uji i kroit të kulluar.
Në
këtë hapësirë pra, gjendet Kroi i Zanave dhe kujtimi për detarët, të cilët
detyroheshin të rrinin ne barka si rojtarë natën në Valdanos. Jo rrallë , apo
shpesh herë duke dëgjuar këngën e bukur, dhe lëvizjen magjike me ritëm të
shpirtit e me rrahje të zallit, me trokëllimë vallesh nga Kroi i Zanave.
Nganjëherë
nga Shpella, e cila ka qenë afër Kroit janë dëgjuar edhe vajtime dhe gjëmë,
posaçërisht atëherë kur nga ndonjë barkë, e cila po i afrohej Valdanosit,
derdhej ciatje dhe vaji i ashpër, për ta qarë ndonjë ndodhi të rëndë, për ta
shprehur me dhembje atë që kishte ndodhur, për ta lidhur me zërin mitik ndonjë
fatkeqësie. Detarët e kishin zakon që në raste të tilla, nga direku, djaloshi
më i ri ta informonte popullin për tërë atë çfarë kishte ndodhur. Valdanosi
deri vonë ka qenë i pabanuar, dhe si i tillë ka shërbyer lima i sigurt për
detarë dhe barka ulqinake, duke qenë larg qytetit me një ullishtë mijëvjeçare
të famshme. Kjo në netët e errëta ka
ndikuar në fantazinë e detarëve të vetmuar në lundrimet e gjata nëpër det.
Vetëm
hëna lartë e portokalltë i shoqëronte.
Në
kalimin nëpër ujë të njelmët mrekulloheshin
me zërin e Zanave. Për t'i dëgjuar Zanat, pak nga frika e pak nga
kënaqësia detarët nuk mund ta çelnin gojën. E mbyllnin gojën dhe heshtnin, duke
e kuptuar se po i afrohen Valdanosit. Në të njëjtin çast, krenoheshin që
dëgjonin këngët ritmike të Zanave, ndërsa i afroheshin Shpellës te kroi dhe i
luteshin më vete Zotit e nisnin ritet shqiptare. Gëzimi i madh zgjatej buzë
valësh. Ullishta e priste detarin deri vonë, e prekur nga një puhizë e lehtë e
erës. E detari pa frikë merrte të kthehej në shtëpi. Zanat e falënderonin dhe ia varnin një gjerdan me
florinj.
Detari
në kthim nëpër ullishtë të errët, nga gjerdani këpuste florinj dhe i hidhte në
rrugë, duke menduar se janë hudhra. Sapo do t'i jetë afruar Mëhallës së Re i
kishte hedhur të gjithë florinjtë. Me të arritur në shtëpi hoqi këmishën e në
çardak ranë dy napolona dhe atëherë e kuptoi se çka kishte fituar prej ditës që
ikte. Në mëngjes sa zbardhi drita u zgjua dhe shkoi menjëherë të kërkojë
florinjtë, të cilët i kishte hedhur. E kuptoi se pastaj xhindet i kishin
mbledhur të gjithë, duke ia lënë vetëm dy napolona...
*
Dea
dhe Unë ecnim në hapësirën rreth kroit të Zanave të mahnitur me bukurit magjike
të natyrës, me përplasjet e valëve shkëmbit të ullishtës. Ajo ishte shumë e lumtur që e mësoi dhe një gojëdhënë e
cila për vite e vite jeton në ullishte , e shoqëruar me zërin dhe këngën e
Zanave.
-Po
ik dhe një ditë në Ulqin, e dashura Dea,
- të kthehemi në qytet të pimë diçka apo
ta qerasim veten me ndonjë akullore, natyrisht më të begat për një gojëdhënë
lidhur me kroi e zanave.