Kulturë
Bashkim Saliasi: Dashuri dhe lot
E hene, 18.04.2022, 10:53 AM
Bashkim Saliasi
DASHURI
DHE LOT
Një
tufë me lule të freskëta këputa
dhe
renda rrugëve ti dhuroj vetëm Ty.
Në
turmën e njerëzve i lumtur u futa,
të
gjithë më thoshin: -Qeshu, dashuro Rini!
*
*. *
Zemra
me ish bërë violinë e këngë
dhe
këndonte e gëzuar vetëm për Ty.
Ti
për mua ishe Diell dhe Hënë,
Kjo
moshë e artë, e bukur quhet Rini.
*
*. *
Sa
të gjeta, te vendi i takimit, të rashë në gjunjë,
-Për
Ju janë këto lule Princesha ime!
Pa
ty s’jetoj dot, të përshëndeta i lumtur Unë,
Ti
i jep jetës jetë, frymarrje dhe gëzime.
*
*. *
-Sot
dyqanet jane mbushur me lule plot!
Mu
përgjigje tepër indiferente dhe ftohtë.
Lule
mund të blesh për qejf, sa të duash,
Kot
qënke lodhur, S’ke pse të vuash.
*
*. *
Shpirti,
zemra e lulet mu drodhën fort,
Sytë
mu përlotën në trishtim e zhgënjim.
Lulet
nga dora më ranë menjëherë përtokë.
Ti
qeshe: -Të gjithë dashurojnë, po s’janë me fat!
18.04.2022