Editorial
Esmeralda Zizolli: Shqipëria dhe politikat p?r papunësinë
E marte, 12.04.2022, 08:55 PM
Shqipëria dhe politikat p?r papunësinë
Nga
Esmeralda Zizolli - Administratore Sociale
Pas rënies së
regjimit komunist, Shqipëria arriti një rritje ekonomike, por niveli i
varfërisë është ende i lartë. Ekziston një lidhje e fortë midis varfërisë dhe
papunësisë sepse mungesa e punësimit është një nga përcaktuesit kryesorë të
varfërisë. Shqipëria konsiderohet si një vend i varfër, prandaj ekziston një
nivel i lartë i papunësisë. Krijimi i Ministrisë së Punës në Shqipëri në vitin
1992 ishte hapi i parë i rëndësishëm për ngritjen e institucioneve në këtë
fushë. Sistemi i shërbimeve të punësimit pësoi ndryshime të vazhdueshme si
përsa i përket detyrave që synonte të zgjidhte, ashtu edhe kapaciteteve,
formës, mënyrës së funksionimit. Kështu, nga një sistem fillimisht i
strukturuar sipas vizioneve të sistemeve të vendeve të tjera dhe këshillave të
ekspertëve të huaj, sot mund të themi që kemi një sistem tonin për veprimtaritë
e të cilit ka kërkesë nga publiku i gjerë për zgjerimin e tyre, gjë që dëshmon
se ato funksionojnë dhe janë të kërkuara nga shoqëria.
Shkaqet e papunësisë në Shqipëri:Papunësia është një proces që shkaktohet nga faktorë të
ndryshëm. Përsa i përket vendin tonë, ato kanë të bëjnë me nivelin e
përgjithshëm të aktivitetit ekonomik, të tjerat janë rezultat i dështimit të
tregut të punës në një ekonomi për të punuar në mënyrë optimale. Së pari,
oferta për punë nuk është relativisht fleksibile, që do të thotë se nuk ka një
proporcion të barabartë midis ofertës dhe kërkesës. Në Shqipëri është shumë e
zakonshme të shohësh studentë që sapo janë diplomuar, por aktualisht nuk
punojnë. E gjithë kjo është rezultat i nivelit të lartë të kërkesës, por
nivelit më të ulët të furnizimit. Kriza ekonomike ka ndikuar gjithashtu në
uljen e vendeve të punës, gjë që ka rritur shkallën e papunësisë, duke
rezultuar në një nivel të lartë të kërkesës për punë. Së dyti, një faktor
tjetër që ndikon në procesin e papunësisë është sigurisht niveli i pagave. Sa
më të ulëta të jenë pagat, aq më të pakënaqur do të jenë njerëzit, kështu që
ata do të duhet të kërkojnë një punë tjetër e cila u jep atyre të ardhura të
mjaftueshme për t'u përballur me të jetuarit.Një faktor tjetër janë sigurisht
ndryshimet teknologjike. Përmirësimet teknologjike lejojnë rritjen ekonomike e
cila është domosdoshmëri për rritjen e standardeve të jetesës në një ekonomi.
Ky është një efekt i mirë, por gjithashtu mund të rezultojë me papunësi, sepse
së pari nevojiten më pak punëtorë për të prodhuar të njëjtin nivel të prodhimit
dhe së dyti ky ndikim i ndryshimeve teknologjike në nivelin e papunësisë nuk
varet nga niveli dhe shkalla e këtij ndryshimi, por edhe nga aftësia e
ekonomisë për të akomoduar ndryshimin.
Të dhëna statistikore mbi papunësinë (bazuar në periudhën 2019-2020):Anketa Tremujore e Forcave të Punës
(ATFP) është një vrojtim statistikor që kryhet pranë familjeve. Objektivi
kryesor i saj është të japë informacion mbi situatën e tregut të punës në
Shqipëri i cili përdoret për të hartuar politikat e tregut të punës dhe për
vlerësimin e efektshmërisë së tyre në lidhje me reduktimin e papunësisë, si dhe
për të kënaqur nevojat e përdoruesve të statistikave për të dhëna të
përditësuara mbi dinamikën e tregut të punës. Baza e zgjedhjes e përdorur për
ATFP bazohet në të dhënat përmbledhëse për zonat e numërimit sipas Censusit të
Popullsisë dhe Banesave 2011. Madhësia e zgjedhjes për ATFP për tremujorin e
tretë të vitit 2020 është 7.932 familje. Disa nga të dhënat kryesore të saj
vijojnë si më poshtë:
Në tremujorin e
parë 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,4 %. Gjatë
këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të
punësuarve gjithsej u rrit me 1,1%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt të
vitit 2019, ky tregues u ul me 1,3 %.
Në tremujorin e
parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e
lart, është 11,4 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla
zyrtare e papunësisë u ul me 0,7%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt
2019, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,2%.
Në tremujorin e
parë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë
15-64 vjeç, është 69,6 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla
e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0,6% më e lartë, ndërkohë krahasuar me
tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon një ulje prej 0,1%.
Shkalla zyrtare e
papunësisë për të rinjtë është 20,7 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së
të rinjve shfaq tendencë në ulje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit
2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2020
është 0,7% më e ulët. Krahasuar me tremujorin e dytë 2020, shkalla e papunësisë
për të rinjtë është ulur me 0,7%.
Në tremujorin e
tretë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,6 %. Në terma
vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,2%. Krahasuar me tremujorin e
mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,3%.
Shkalla zyrtare e
papunësisë për burrat është 11,4 % dhe për gratë 11,8 %. Krahasuar me të
njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e papunësisë për burrat është në të
njëjtin nivel, ndërsa për gratë është rritur me 0,4%.
Në krahun tjetër
kemi popullsia ekonomikisht jo-aktive, ku gjatë tremujorit të tretë të vitit
2020, 18,7 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç)
ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,1 % e saj ishte në pension ose
pension të parakohshëm, ndërsa 11,2 % në paaftësi të përhershme. Gjithashtu
11,2 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç)
deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme,
pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
Përsa u përket
diferencimeve sipas grup-moshave, norma e papunësisë paraqet vlera dukshëm të
ndryshme për grup-moshat 15-29 vjeç dhe 30-64 vjeç. Duke marrë në konsideratë
faktin që grup-mosha 15-29 vjeç përfshin të rinjtë që:nuk e kanë nisur ende ose
sapo e kanë nisur karrierën e tyre profesionale;gjenden në periudhën e testimit
në tregun e punës të aftësive të tyre prodhuese e krijuese për profesionin
dhe/apo karrierën që do duhet të zgjedhin; janë tepër aktivë në kërkimin e një
vendi pune të qëndrueshëm që u përshtatet; është e pritshme që papunësia në
radhët e kësaj grup-moshe të ndeshet në nivel më të lartë, krahasuar me atë të
grup-moshës 30-64 vjeç.Disa të dhëna të tjera me
interes në lidhje me grupmoshat janë: të rinjtë e grupmoshës 16-25 vjeç janë
punëkërkues të papunë, numrin më të madh të punëkërkuesve të papunë që kanë
interes relativisht të lartë e përbën grupmosha mbi 35 vjeç ndërsa grupin e të
papunëve afatgjatë e përbën grupmosha mbi 45 vjeç për shkak se nuk kanë
profesionin apo formimin e duhur për tregun. Gjithashtu në strukturën e të
papunëve, sipas nivelit arsimor vendin kryesor me rreth 50% e zënë
punëkërkuesit e papunë me arsim fillor e tetëvjeçar, ndërsa punëkërkuesit e
papunë me arsim të mesëm profesional përbën 17%. Përsa i përket analizës së
punëkërkuesve të papunë, sipas gjinisë, femrat zënë një peshë të
konsiderueshme, rreth 48%. Kjo shifër ka të bëjë me një kërkesë aktive të punës
nga ana e femrave.
Por, përveç
popullsisë së rregjistruar si të punësuar, sipas një studimi mbi punën e
fëmijëve, të ndërmarrë nga INSTAT në 2012, rreth 57,000 fëmijët (ose 8% e
popullsisë me 0-15 vjeç fëmijë), janë ekonomikisht aktivë në Shqipëri. Ata janë
të punësuar në sektorin e bujqësisë (duke punuar në familjen e tyre), dhe
gjithashtu në industri (tekstil, modë dhe miniera). Një kategori tjetër e
fëmijëve që punojnë janë fëmijët e rrugës, lypësit, mbledhësit e plehrave. Një
studim i fundit zbulon se numri i tyre është mbi 2.500, shumica janë midis
10-17 vjeç, ku 74.3% e këtyre fëmijëve janë romë dhe egjiptianë. Një numër i
konsiderueshëm i fëmijëve 0-5 vjeç shoqërojnë nënat e tyre ndërsa këta të
fundit lypin në rrugë. Pra, vëmë re se përveç problemit kryesor që po
trajtojmë, papunësinë, kemi edhe kategori të tjera, çka bën që problemi të
thellohet akoma më shumë dhe zgjidhja efikase në vendin tonë të jetë akoma më e
vështirë në lidhje me reduktimin e papunësisë.
Por, çfarë mund të bëjmë për të ulur shkallën e papunësisë në vendin tonë?
Objektivat e
Qeverisë për rritjen e punësimit janë ambicioze, pasi kjo do të bënte që norma
e papunësisë të ulet dhe Shqipëria të ketë më tepër zhvillim. Hapja e vendeve
të reja të punës realizohet kryesisht nëpërmjet zhvillimit ekonomik të vendit.
Reformat në sistemin fiskal, në përmirësimin e mjedisit për biznesin,
investimet në infrastrukturë e në përdorimin e burimeve energjitike e mjedisore,
prioritetet për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe agro-industrisë, si dhe
nxitja e investimeve të huaja, janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në
rritjen ekonomike edhe rrjedhimisht në krijimin e vendeve të reja të punës. Në
Programin e Qeverisë parashikohet që mbi 90% e vendeve të reja të punës, të
krijohen pikërisht nga këta faktorë. Politikat aktive të tregut të punës, po
orientohen drejt programeve aktive të tregut të punës, kryesisht për përputhjen
më të mirë të kërkesës me ofertën, hapjen e vendeve të reja të punës dhe
organizimin e programeve të formimit profesional. Synimi kryesor i këtyre
programeve është krijimi i vendeve të reja të punës dhe ulja e nivelit të
papunësisë; formimi profesional i punëkërkuesve të papunë; minimizimi i punës së
zezë; përfshirja e punëkërkuesve përfitues nga skemat e mbështetjes me të
ardhura, si dhe nxitja e punësimit të të rinjve dhe grupeve të veçanta të të
papunëve. Programet e nxitjes së punësimit janë të vetmet programe aktive
shtetërore, të cilat veprojnë drejtpërsëdrejti në grupin e punëkërkuesve të
papunë, për t’i nxitur në gjetjen e një punësimi sa më afatgjatë. Këto
programe, së bashku me programin e ndërmjetësimit në punë, që realizohet nga
zyrat e punës në të gjithë vendin, ndikojnë në uljen e numrit të të papunëve të
regjistruar. Çdo vit nga zyrat e punës, nëpërmjet ndërmjetësimit dhe zbatimit
të programeve të nxitjes së punësimit punësohen rreth 14 000 të papunë.
Për zbutjen e
papunësisë në Shqipëri, vlen të përmendet edhe strategjia për punësim deri në
vitin 2020. “Strategjia e Punësimit dhe Aftësive 2014 – 2020” synon t’u
përgjigjet prioriteteve të qeverisë shqiptare dhe kërkon të vendosë zhvillimin
ekonomik në funksion të shoqërisë, me punësimin si kolonën kryesore të sistemit
të mirëqenies sociale. Qëllimi është që t’u jepet mundësi punëkërkuesve që jo
vetëm të formohen profesionalisht, por këto njohuri t’u shërbejnë për t’u
punësuar, pasi kjo do të ndikonte edhe në uljen e shkallës së papunësisë.
Strategjia e punësimit shihet e lidhur edhe me strategjinë kombëtare “Për
riintegrimin e shtetasve shqiptarë të rikthyer”.
Kuadri ligjor mbi papunësinë në vendit tonë:
Një moment tepër i
rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve të punësimit është ligji për nxitjen e
punësimit, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1995.
Elementët që duhet të përfshihen gjatë hartimit të politikave të punësimit, që
rrjedhimisht do të ndikojnë në zbehjen e papunësisë janë: ndërmjetësim për
punësim, programet e krijimit të vendeve të punës, këshillim profesional dhe
programet e formimit dhe riaftësimit. Ligjet kryesore janë:
-LIGJI Nr.7995, dt
20.9.1995 “PER NXITJEN E PUNESIMIT”. Ky ligj ka si qëllim kryesor ndjekjen e
politikave aktive për të mbështetur punësimin e plotë dhe produktiv, për të
marrë këshillim dhe kualifikim profesional për të ndikuar në uljen e
papunësisë.
-VENDIM Nr. 882,
datë 24.12.2019 PËR MEKANIZMIN E BASHKËRENDIMIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR
REFERIMIN PËR PUNËSIM TË INDIVIDËVE DHE ANËTARËVE NË MOSHË AKTIVE PUNE TË
FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE. Ky vendim ka si qëllim sigurimin e
riintegrimin social të këtyre personave, nëpërmjet koordinimit dhe zbatimit të
një programi kombëtar të daljes nga skema e ndihmës ekonomike.
-Në Shqipëri,
personat të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, u paguhet e ardhura e
pagesës së papunësisë në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet
shoqërore, derdhur nga punëdhënësi si më poshtë: 3 muaj, për personat me një
periudhë kontributi, të paktën 1 vit; 6 muaj, për personat me një periudhë kontributi,
të paktën 3 vjet; 9 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën 5
vjet; 12 muaj, për personat me një periudhë kontributi mbi 10 vjet.Nuk
përfitojnë nga skema e papunësisë personat të cilët ndërpresin aktivitetin si
punëdhënës dhe të vetëpunësuar, largohen nga puna me dëshirën e tyre dhe
plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invaliditeti apo familjar, paaftësi
të përkohshme në punë apo sëmundje profesionale.
Rekomandime:
1. Nxitja e
punësimit dhe e mjedisit mbështetës për ndërmarrje të qendrueshme.
2. Forcimi i
kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe partnerëve social për një dialog
social efektiv.
3. Përmirësimi i
mbrojtjes sociale dhe kushteve të punës.
Qeveria duhet të
ndërhyjë vazhdimishtpër të parandaluar dhe zvogëluar papunësinë. Qeveria e
Shqipërisë ka marrë disa masa paraprake për të ulur nivelin e papunësisë ku
mund të përmendim hapjen e vendeve të reja të punës, të tilla si në
infrastrukturë. Gjithashtu qeveria ka rritur nivelin e pagave për shumë
kategori profesionesh dhe kështu njerëzit janë më të motivuar për të punuar.Jan? praktikuar trajnime dhe aplikime
programore për të rritur
punësimin. Reformat në sistemin fiskal, në përmirësimin e mjedisit të biznesit
duke ulur ndjeshëm taksat, investimet në infrastrukturë dhe inkurajimi i
investimeve të huaja janë faktorët kryesorë që kanë kontribuar në rritjen
ekonomike dhe për pasojë në krijimin e vendeve të reja të punës.