Editorial
Skender Jashari: Lugina e Preshevës përballë neokolonializmit osmano-islam dhe turkifikimit sllav
E premte, 08.04.2022, 08:21 PM
Lugina e Preshevës përballë neokolonializmit osmano-islam dhe turkifikimit sllav
Nga Skender
Jashari
Lugina e Preshevës edhe sot, si gjatë shumë
rasteve në histori, ndeshet me forma të pushtimit dhe ndikimit të huaj, që
është qëllim keq dhe me prapavijë ogurzeze. Të qenit pjesë kufitare e etnikumit
Shqipëtar, si dhe pozita gjeografike në korridorin Morava-Vardar, ka qenë
fatkeqësia e shumë peripecive që kaloi.
E argumentuar katërcipërisht në aspektin
shkencor e historik, që Perandoria Osmane, filloi përdhuni islamizimin e
Shqipëtarëve sidomos pas vitit 1689, prej nga tezat turko-serbofile thonë gjoja
që ne Shqipëtarët edhe të Luginës së Preshevës kemi ardhur nga Malësia e
Shqipërisë Londineze. Shtuar kësaj edhe mungesa e vazhdueshme e klerikëve
katolik, pas vitit 1689, duke lënë vendin në errësirë të plotë. Ndërsa Dekretet
e sulltanëve Osman të pasviteve 1836, përdhuni dhe me oferta(“ shkop e
karrot”), ofronin opsionin Shqipëtarëve, që të islamizoheshin që automatikisht
nënkuptohej turqizoheshin( pra ndryshim kombi). Këtë praktikë e mori edhe
Naçertania dhe ligjet e shumta agrare të Serbisë, që Shqipëtarët t’i etiketonin
dhe asimilonin në turq, musliman, e më pas edhe në kombe tjera ballkanike(
boshnjak, goran, egjiptas etj). Nga vitet 1877-1878, Shqipëtarët e Sanxhakut të
Nishit, deri në Luginë të Preshevës, në përmasa epokale u detyruan nga pushtimi
serb të shpërngulen, saqë është i pakalueshëm të mos përmendet historiani
amerikan Justin McCarthy flet për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në
Sanxhakun e Nishit në vitet 1876, derisa në vitin 1882 e që kishin mbetur
12.000 të tillë. Ushtarët serb shitnin fesin turk për kryefamijarët Shqipëtar,
në këmbim të gjithë pasurisë së palujtshme dhe të luajtshme( përjashto disa
herë një pen qe me karrocë për të ikur familja), apo për dhjetëra lira turke,
derisa pastaj para botës ia prezentonin sikur turq dhe luftën e tyre si luftë
kundër turqëve, e që në realitet kryenin gjenocid kundër Shqipëtarëve.
Dekretet e Sulltanëve Osman për islamizim që
nënkuptonin automatikisht edhe turqizim-osmanizim të Shqipëtarëve,
bashkërenduar nga elaboratet shovene si Naçertania dhe dhjetëra ligjeve agrare
të Serbisë dhe ca në mashtrim të hoxhallarëve të Serbisë( të ndikuar nga
Serbia), u detyruan të quhen, apo të duken sikur turq, të shpërngulen për në
Anadolli. Kujtojmë po ashtu disa marrëveshje jugosllave e serbe me Turqinë, për
shpërnguljen e qindëra mijëra Shqipëtarëve, të cilët ishin turqizuar nga
Serbia, psh: viteve 1912-1914, rreth 500.000 Shqipëtar, gjatë viteve 1923 deri
në Luftën e II Botërore mbi 300.000, në vitet 1953-1956 mbi 530.000 të
shpërngulur për në Turqi, duke i paraqitur për turq-derisa sot, në dokumentare
televizive dëshmojnë që ende janë Shqipëtar edhe pse janë në Anadolli.
Në kohën kur arma nuk bënte punë, për Serbi
punonin një numër hoxhallarësh, sepse ende në popullin Shqipëtar të Luginës së
Preshevës thuhet:” ai është bërë turk” kur thuhet që është bërë musliman. Pas
vitit 1990, Serbia për në vendet arabe, edhe nga Lugina e Preshevës, dërgoi
disa dhjetëra shqipfolës, të cilët rrjedhin kryesisht nga familje që shquhen
për lojalitet ndaj Serbisë, për lidhje të ndryshme me Serbinë dhe që nuk kanë
qenë të dalluara ndonjëherë për aktivitet kombëtar Shqipëtar. Shkollimi në
vendet arabe, Akida e Islamit e të cilëve kontrollohet nga Arabia Saudite, që
është e njohur në popullin tonë si islami vehabi-salafist, ideologji kjo e cila
armiqëson dhe nxitë urrejtjen e besimtarëve islam kundër SHBA-së, Europës
Perëndimore, por aspak nuk ka armiqësi ndaj të krishterëve ortodoks-shkaku i së
cilës ishte në interes të Serbisë dhe pansllavizmit, duke e kuptuar shtimin e
influencës së SHBA-së dhe Europës Perëndimore në Tokat Shqipëtare.
Shtetet tona Shqipëtare, ende nuk kontrollojnë
Akidën-Besimin islam, por atë e lejojnë që të kontrollohet nga Akida Turke( pra
Turqia të kontrollojë islamin tradicional) dhe Akidën e Arabisë Saudite( pra
Arabia Saudite të kontrollojë islamin vehabi). Derisa imamët, varësisht nga
vendi që marrin fonde propagandojnë Akidën Turke apo të Arabisë Saudite. Ndërsa
në interes të Serbisë, janë si Akida Turke ashtu edhe Akida e Arabisë Saudite,
e para ende lidh islamin me kombin turk dhe e dyta lidh islamin me terrorizmin
islamik.
Andaj pos nacionalistëve Shqipëtar, që reaguan
sërish, siç kanë reaguar historikisht, shtetet Shqipëtare heshtin për fat të
keq, por për fatmirësi reagoi Aleati yn SHBA, duke kërkuar ndalimin e ndikimit
neokolonialist turk në Trojet Shqipëtare dhe gjithashtu edhe listën e zezë të
hoxhallarëve. Çdo formë e shtimit të influencës turke, arabe, islamizimit më të
theksuar tek Shqipëtarët automatikisht është në interes dhe dobi edhe të
Serbisë dhe largim i orientimit Shqiptar drejt antarësimit dhe integrimit në
strukturat Euro-atlantike. Sepse përpjekja e Turqisë për anëtarësim në BE,
derisa 70-80% e opinionit publik në vendet e BE-së, janë kundër këtij
anëtarësimit, derisa përqindja e njejtë e turqëve në favor të këtij anëtarësimi
dhe riorientimi i saj drejt Rusisë, dëshmon nevojën imediate të Kombit tonë, që
të kemi kujdes nga çdo ndikim turk në vendin tonë.
Ndikimi turk në Luginë të Preshevës, vje nga:
1. ndikimi turk drejtëpërdrejt, përmes organizatatve
gjoja humanitare, kulturore etj;
2. ndikimi i hoxhallarëvet të Akidës turke dhe
mentalitetit islamiko-turk;
3. ndikimi i muhaxherëve;
4. ndikimi i Serbisë në turqizimin e
Shqipëtarëve.
Shtimi i ndikimit turk, falë ekonomisë
problematike të Turqisë është reflektuar edhe në Trojet tona, pra edhe në
Luginë të Preshevës. Investimet e tilla, nga organizata gjoja joqeveritare,
humanitare, e sidomos fetare dhe kulturore turke, bëhen vazhdimisht me
prapavijë politike. Mjafton të shikohen investimet, janë kryesisht në objekte
fetare për propagandim të Akidës turke; në renovimin e objekteve historike duke
ia tjetërsuar historinë; në përhapjen e Islamit turk. Ndërsa në krahasim me
këtë në Serbi investimet janë kryesisht në fabrika për punësim të punëtorëve, për
dallim në Kosovë, Shqipëri investimet kapitale janë më të rralla, madje duke i
marr me çmime qesharake( kujto privatizimet në fushën elektro-energjetike në
Kosovë). Edhe nga Lugina e Preshevës disa partizan pro Erdoganit, ngriteshin me
rastin e grusht shtetit në Turqi, derisa të drejtat dhe liritë e Shqipëtarëve
nga Serbia nuk respektohen fare.
Ndikimi i hoxhallarëvet të Akidës turke dhe
mentalitetit islamiko-turk i krijuar tek Shqipëtarët e besimit islam në Luginë
të Preshevës( pra islamit tradicional), siç edhe në aspektin historik u pa më
sipër, por që edhe sot ndodhë e njejta. Ende Luginasit e kuptojnë që islam dmth
baraz me kombin turk( nuk e përceptojnë ndarjen e islamit nga kombi turk)-
ashtu siç Perandoria Osmane e aplikoi islam=Osman=turk, të njejtën edhe Serbia
pastaj përdhuni dhe me hoxhallarë të ndikuar prej saj e përforcoi edhe më
shumë. Akida turke edhe sot, ende përdorë islamin, për t’i turqizu besimtarët
musliman, për të ushtruar ndikimin e shtetit turk tek besimtarët islam, për të
glorifikuar dhe madhëruar turqizimin e Shqiptarëve dhe për të armiqësuar me
perëndimin.
Ndikimi i muhaxherëve dhe lidhjeve farefisnore
të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, janë ende të gjalla. Madje familjet e
Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, që kanë farefisni si muhaxherë(
refugjatë) në Turqi, janë tejet turkofiliste, po ashtu janë më lojaliste ndaj
Serbisë dhe më akuzuese dhe kundërshtuese ndaj identitetik Kombëtar dhe
Interesave Kombëtare Shqipëtare. Disa të tillë madje edhe sot, thërrasin në
turqizimin, osmanizimin e Shqipëtarëve, apo në kthimin e Atdheut tonë si koloni
e shtetit turk.
Ndikimi i Serbisë në turqizimin e Shqipëtarëve
sidomos të Luginës së Preshevës, është evident edhe sot. Madje Serbia në disa
mënyra e bënë këtë, si: vendosjen e refugjatëve sirian në Luginë të Preshevës;
shtrimin e ndikimit të Bashkësisë Islame të Novi Pazarit duke i boshnjakizuar;
lehtësimin dhe mbrojtjen e heshtur të islamit radikal dhe fondeve të dyshimta
të lidhura me terrorizmin islamik; lehtësimin e projekteve dhe fondeve gjoja
humanitare, kulturore turke dhe arabe; promovimin dhe mbështetjen materiale dhe
logjistike të hoxhallarëve të caktuar që turqizojnë dhe radikalizojnë
Shqipëtarët; neutralizimin e nacionalistëve dhe zërave kundërshtues kundër
ndikimit turk, arab dhe kundër turqizimit dhe radikalizmit islam etj.
____
Skender Jashari ish i burgosur politik nga
EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në
Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë
gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime
joformale ushtarake.