Editorial
Gjergj Kabashi: Le të deklarohet Nagavci, e mos të na provokojë minoritarja Dude Balje!
E diele, 10.04.2022, 07:43 PM
Le të deklarohet Nagavci, Ministrja e Arsimit të Kosovës për të ashtuquajturën “çështje e shamisë” , e mos të na provokoj minoritarja Dude Balje!
Nga Gjergj
– B. Kabashi
Ata që thirren në
kulturën Shqiptare të Gjakovës, që është pa asnjë dyshim e madhe dhe me ndikim
në rrafshin gjithëkombëtar, duke mos pa “shibla” të ndikimit antishqiptar
panreligjioz, pikësëpari le ta pyesin shkrimtarin dhe historianin Fahri Xharra
për realitetin si dhe disa të tjerë nga Gjakova, Afrim Cakën e bllokuar
dhjetëra herë për mendimet e tij të lira , të shfaqura në fb, e sidomos Gjin
Morinën, që edhe e arreston policia në rrugë e edhe e dënojnë pastaj me burg,
se si janë duke kaluar në një mjedis të tillë idilik!
Fahri Xharrën
antishqiptarët e spiunojnë dhe bllokojnë vazhdimisht, madje vetëm për një fjalë
goje , e dihet se Fahriu nuk flet gjëra të pabazuara , por gjithmonë shkruan
për gjëra që bazohen në realitetin jetësor e historik.
Spiunët nuk
banojnë në mars, por ata janë kryesisht nga Gjakova!
Gjini madje edhe
qe arrestuar dhe u mbajt në burg për kritikat e tij të shfaqura në një libër
poezishë, pikërisht nga spiunimi i njerëzve “të institucioneve” , që ai e di
mjaft mirë se kush mund të jenë.
Rasti i Gjin
Morinës, të cilin e pati ndalur policia në rrugë si përhapës të urrejtjes, do
të mbetët si një njollë e madhe në shtetin e Kosovës, ku ndodhin gjëra që
Njeriut mos me ia marrë mendja se mund të ndodhin ; ku arrestohen të rinj se e
kanë hequr flamurin turk në nga një shtyllë në Prizren, – mu në ditën e 17
Shkurtit, kur kuptohet që nuk është dita e pavarësisë së një shteti të huaj ,
si Turqia, por Dita e Pavarësisë së Kosovës.
Apo kur publikisht
shqyhet dhe hudhet në “shportë plehërash” flamuri kombëtar Kuq e Zi dhe kurrgjë
kurrkujt, asnjë pasojë për keqbërësinë?!…
Një ndër
islamistët më të njohur të mbarë Shqiptarisë (“Arnautllukut” të tyne
anti-shqiptar), ishte pikërisht një shovenist religjioz “gjakovar”, tashmë i
ndjeri Mexhid Yvejsi.
Prandaj, kur të
flasim për pasojat e islamit politik global (dega e “Arnautllukut”), duhet të
mbështetemi me kujdes në fakte e dëshmi dhe që me vëmendje ti analizojmë
dukuritë e tilla antishqiptare, pasi shpesh veprimet e tilla nuk duken aq lehtë
, pasi islami politik ecë përpara kadaldale, duke i zënë pozitat
kombshkatërruese.
Reagimi i qartë
dhe logjik i drejtoreshës së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë , Florentina
Gjergjaj, do të duhej të bëhej nga MASHT dhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, e të mos lihet barrë në
ndërgjegjen e asnjë mësimdhënësi, drejtoreshe/drejtori të shkollës apo qyteti
si Gjakova (se ne nuk jemi lokalpatriot), por të mbetët çështje e preokupimit
të shtetit të Kosovës, apo brengë gjithëkombëtare, pasi islami politik global,
sikurse “dega e Arnautllukut”, nuk njohin kombe pasi sipas tyre islami është
milet/umet apo komb në vete!
Gjithmonë duhet tu
ruhemi gjarpinjve helmues, duke mos menduar fare se cili është më shumë a më
pak helmues, pasi të gjithë janë njësoj!
Ndërkaq
minoritarja Dude Balje le të sillet vet si Muslimane , e mos ti shes dokrra
demagogjike një kombi të tërë, në emër të drejtave e lirive njerëzore.
Dhe ajo si
propagandiste islamike dhe kushdo që mund ti rrij pas, le ta kuptojnë se
Shqiptarët nuk janë popull NAIV dhe fundja nuk lejojnë që të mashtrohen lehtë.
Foto e Albin
Kurtit me vajzat apo gratë “me mbulesë”, do të thotë me flamurtaret e
islamizimit të kombit shqiptar… Edhe nëse Albin Kurti se ka folur asnjë fjalë e
se ka dhënë asnjë premtim, fotoja e përbashkët me to është shenjë solidarizimi
me ato që me vetëdije apo pa të prijnë në asimilimin e kombit shqiptar.
Historia e provokimit
islamik neoosman (turk) dhe serbomadh, është riaktualizuar që nga paslufta, pra
menjëhere pas gjysmës së Qershorit 1999 kur tashmë ishte e qartë se SHBA,
Britania e Madhe dhe luftëtarët e lirisë shqiptare e bënë një hap të madh për
lirinë e kësaj pjese të kombit.
Mu për këtë u
rikthyen dhe riaktualizuan skenarët e vjetër për shkatërrimin e kombit shqiptar
me Islam, njejt si dikur në të kaluarën.
Flamurin e këtij
vetshkatërrimi e morën apo ua lanë në dorë menjëherë pas kësaj lufte atyre që u
identifikuan me luftën çlirimtare, sidomos udhëheqjes së PDK-së , në krye me
Hashim Thaçin, i cili me apo pa dëshirë i priu fushatës së asimilimit me islam.
Për vite të tëra PDK e kishte afër saj shtabin politik që mund të thuhet se i
bënte të gjitha përllogaritjet për asimilimin e kombit, madje edhe
kryeislamisti politik ishte i lidhur me të.
Në LDK vetëm
Ibrahim Rugova ishte hapur kundër këtij asimilimi të rrezikshëm të kombit
ndërsa partia që e udhëhiqte, si gjithmonë, ishte pa ndonjë qëndrim të qartë
për ta penguar asimilimin përmes religjionit islamik.
Pasi Ibrahim
Rugova vdiq papritur, në ndërkohë pas disa improvizimeve erdhi koha kur në krye
të kësaj partie erdhi Isa Mustafa, që ishte ministër i së ashtuquajturës
“Serbia Unike” e Slobodan Milosheviqit, kur u rrëzua dhunshëm autonomia e
Kosovës.
Isa Mustafa dhe
udhëheqës të tjerë nga parti të tjera politike, e filluan ta bënin atë që
Serbia dhe Turqia e dikurshme , e kishin bërë me vite: Ndamjen e popullit
shqiptar në bazë të së ashtuquajturës përkatësi religjioze, që është pa asnjë
dyshim veprimi më antishqiptar i mundshëm dhe pyka më e madhe kombshkatërruese.
Atë që e
përshpërisnin papagallqe antishqiptarët e islamit politik, në vijim ia nisën ta
pëshpërisnin edhe “politikanët tonë”, duke e bërë atë që se bënë asnjë
udhëheqës i një kombi sovran e të dinjiteshëm në botë: shkatërrimin kombëtar
përmes një religjioni , tashmë Islamit politik, të shndërruar politikë të
ashpër religjioze.
Xhamizimi i vendit
mori përmasat që si ka imagjinuar kurrë askush, duke e shndërruar vendin tonë
Shqiptar në një vend me imazh stër-arab, ku Islami i shtin “turinjt” gjithkund,
madje edhe në jetën intime të njerëzve. U shpik edhe termi islamofobi në
kohën kur çdo Shqiptare/r, kishte e ka arsye të jetë i frikësuar nga Shqiptarofobët institucinal
që vazhdimisht i fshehin “këmbët” dhe mendimet antishqiptare, por që me kujdes
ia rrahin shpinën krijesës së shëmtuar të islamit politik, shqiptarit e
shqiptares së shfytyruar e të dërmuar prej propagandës legale antishqiptare.
Gjithçka u bë e po
bëhet në emër të të drejtave e lirive njerëzore, për të arritur këtu ku na
sollën, pothuaj buzë varrit të shkombtarizimit në rrethana lirie. Edhe e
ashtuquajtura “çështje e shamisë”, niqabi apo burka, janë vetëm hapat drejt
këtij asimilimi të kobshëm kombëtar.
Kjo foto me
tekstin ngjitur për të, e përbërë nga disa foto të Dude Balje, minoritares
gorane që i thotë vetës “boshnjake” , flet vetvetiu për natyrën e kësaj
propagande të përqëndruar. Dude e bënë atë që e ka për detyrë ta bëj çdo
islamiste apo islamist politik, që të flas në emër të “fesë që i përket”, që do
të thotë në emër të panturqizmit a panislamizmit, si projekt botëror
panreligjioz.
Në vend se të
paraqitet si myslimane me M të madhe, të vishet e sillet si e tillë, Dude ka
zgjedh metodën e provokimit të popullatës shumicë shqiptare në vendin e vet
duke e keqpërdorur pozitën e deputetës së Kuvendit të Kosovës. Edhe veprimtaria
e saj kundër komunitetit LGBT, edhe mësymjet e pandalshme për “çështjen e
shamisë”, shkojnë po asaj rruge të shfytyrimit kombëtar të shqiptarëve. Bukuroshja
gorane është shndërruar në “mashë” përfituese të islamit politik të
kësaj pjese të “Arnautllukut”, për ta bërë atë që nuk arritën e dështuan ta
bënin mëshkujt Musliman, qofshin ata hoxhallarë apo islamist politik, deri tek
Akademiku Rexhep Qosja , që dikur “krenohej” dhe shprehej “i lumtur” që
Shqipëria “është vendi më ateist në botë”.
Të gjitha këto
foto , e kanë një porosi , synim dhe
qëllim të qartë , se Islami politik me ndihmën e “udhëheqësve arnaut” , duhet
të ecë përpara me ngulm e vendosmëri për të ashtuquajturat të drejtat
publike-poltike religjioze islame, që synojnë zënien e hapësirës së shtetit
laik të Kosovës, të shpallur të tillë edhe përmes Kushtetutës së vendit.
Për ta arritur
këtë qëllim morbid, natyrisht se këtij projekti botëror që përkrahet nga
turkomëdhenjt e serbomëdhenjt , i janë dashur udhëheqës të korruptuar e të
shantazhuar e se kush janë ata e tregojnë hapur disa nga ata që shihen në fotot
në vijim.
Por, aty ku e lanë
PDK dhe LDK, është duke e vazhduar LVV.
Të gjithë veprojnë
në emër të “mbajtjes së pushtetit”, duke treguar se janë në gjendje ta krijojnë
edhe një “komb tjetër” , pavarësisht shkatërrimit dhe kalbjes së kulturës
kombëtare shqiptare që janë duke e ndihmuar kaq armiqësisht.
E keni vërejtur se
të gjithë Islamistët Politik të “Arnautllukut” e kanë një gjuhë tjetër, “të
përvuajtur”, të thjeshtë, gjuhë “popullore” të mbushur përplot me orientalizma.
Madje islamistët politik përpiqen ta ndryshojnë edhe ngjyrën e zërit kur
flasin. Njeriut të pa përvojë e naiv, mund ti vije keq (“gjynah”) kur i dëgjon
tek flasin islamistët politik “pa të drejta”, sidomos ata që vijnë nga PDK,
partia që njihet si vatra e islamizimit antishqiptar të kombit. Islamistët
politik “arnaut” edhe kur janë në rrugë për ta shkatërruar dikë, ata ankohen
njësoj si shovenistët serbë dhe rusë për dhunën që gjoja e përjetojnë nga
viktimat e tyre!
Nga teksti i kësaj
“fatwa-je” Muslimane kuptohet puna e madhe antishqiptare e bërë ndër vite, punë
që e ka sjellë gjendjen këtu ku jemi. Me deputetin Ramush Haradinaj është
drejtoresha e shkollës “Nexhmedin Nixha” të Gjakovës, Florentina Gjergjaj, e
cila këtyre ditëve e bëri reagimin e duhur që më parë se ajo do të duhej ta
kishte bërë Arbërie Nagavci dhe të gjithë drejtorët e shkollave fillore e të
mesme të Kosovës. Nuk e kam të qartë (për shkak të mungesës së informatave) se
ky tekst mund të jetë shkruar nga njerëzit e BIA-s serbe apo nga islamistët
politik, që në shumë aspekte ua tejkalojnë serbëve në urrejtjen ndaj kombit
shqiptar. Andaj, Policia e Kosovës bënë lëshim të rëndë profesional nëse nuk
arrin ta zbuloj identitetin e personit që shprehet në këtë mënyrë. Gjërat e
tilla e kjo frymë kaq e zhveshur antishqiptare, duhet të bëhet e njohur për të
gjithë. A e vëreni se edhe në këtë tekst përmendet i ashtuquajturi “Populli
Shqiptar Musliman”, ndërsa shqiptarja e emancipuar Florentina Gjergjaj quhet “katolikja
e qelbur”. Kjo gjuhë urrejtjeje nuk është luftuar kurrë në Kosovën e pasluftës,
madje gjuhëhelmtja e tillë është përdorur edhe nga “udhëheqës” të ndryshëm që
na i imponoj koha e pa kohë.
Autorit të këtij
shkrimi një ish-kryeministër i ka thënë në gojë se “ti i përket pakicës 3 %”,
që është gjuha më antishqiptare e mundshme e kohës sonë, kur dihet se në
shekullin që jetojmë për shkak të emancipimit të lartë njerëzor , përkatësia
fetare a jopërkatësia fetare e tjetrit nuk luajnë asnjë rol e s’kanë asnjë
peshë. Kjo është gjuhë e islmaistëve të tërbuar politik, gjuhë e atyre që në të
vërtetë janë më të zi se çetnikët serbë për kulturën dhe integritetin e
pacënueshëm kombëtar shqiptar, qysh shprehet shkrimtari Ibrahim Kelmendi.
Gjuha e tillë ata
i bënë propagandistë të qarqeve më antishqiptare.
E bëjnë këtë me
vetëdije apo pa vetëdije, kjo s’është fare me rëndësi!
Prandaj,
Shqiptarët gjithandej ku gjënden e jetojnë, duhet ta kuptojnë se praktikat
fetare dhe politikat fetare (si kjo e Islamit dhe Ortodoksisë progreke), janë
gjëra krejt të ndryshme. Në praktikimin e një feje a mospraktikimin e asnjë
feje, askush nuk ka të drejtë të përzihet, por në politikat e tilla fetariste,
si kjo e islamit politik të “Arnautllukut”, duhet të përzihen të gjithë pa
përjashtim. Sidomos në pengimin e agjendave antishqiptare të lojës e intrigave
të ashtuquajtura si “çështja e shamisë” etj. Ndërsa, atyre që mund t’i thonë
dikujt prej nesh se i përkitkemi njëfar të ashtuquajture “pakicë fetare”, apo
të “3 %-it”, atyre duhet tu mbetemi gjithë kohën në fyt e qafë, sikurse duhet
ti mbesim në qafë e mos ta lëmë të ecë përpara çdo armik të kombit që ende
synon të na zhbëjë e qes fare.
Ata që shtypeshin
dikur pa të drejtë, duke qenë të shtyrë skajeve të jetës si pjesëtar të
“pakicës kombëtare shqiptare”, nuk duhet t’i lëmë tash ta gjejnë atë që
logjikisht dhe natyrshëm nuk mund të gjindet: “pakicën” brenda nesh, pra brenda
trupit të kombit shqiptar , pasi brenda asnjë kombi e asnjë Njeriu nuk mund të
gjejmë “pakica” të “pa vlera”, pa peshë e të pa domethënje, sikurse që mund të
imagjinojnë shkretëtirat e ndryshme të mendjes njerëzore.
***
Andaj, Arbërie
Nagavci, mos hesht … Nëse heshtin Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri
Albin Kurti, ti nuk ke të drejtë të heshtësh, se jo kushdo e ka nderin të jetë
Ministre e Arsimit të një vendi ku duhet ta ribëjmë identitetin nacional të
cënuar nga antishqiptarizmi, për fat të keq edhe institucional e në favor të
armiqëve.
Ti duhet të
dëgjohesh më shumë e që gjithsesi të flasësh më qartë: Asnjë lëshim nuk duhet
bërë ndaj atyre që udhëheqin politika antishqiptare religjioze , të cilët
synojnë të imponohen me dinakëri në emër të “drejtave e lirive njerëzore”.
Mos i lejo të
flasin drejtorët e drejtoreshat e shkollave, as drejtoritë rajonale të arsimit
në qytete si ai i Gjakovës, por fol vetëm ti si Ministre , gjithsesi pasi ta
analizosh problematikën mirë e hollësisht.
Ndërkaq atyre që
nuk ndalen nga synimi për ta zhbërë vendimin për Udhëzimin Administrativ që e
ndalon mbulesës në shkolla, duhet tu thuash vetëm dy-tre fjalë: Mos u
përzieni në çështjet që su takojnë e su përkasin!
Secili popull i ka
specifikat e formimit të tij historik, siç i ka edhe populli shqiptar që mund
të mbijetoj vetëm nëse nuk e lejojmë fenë (pra asnjë fe, religjion) që të përzihet
e bëhet pjesë e shkollës.
Ti Arbërie bartë
përgjegjësi për kulturën dhe arsimimin e një kombi e shteti të ri, andaj duhet
të jesh jashtëzakonisht e vëmendshme për çkadoqoftë!
Sidoqoftë, ka
ardhur koha që të gjithë, secila familje e secili individ, duhet të pyes: Kah
po shkon Shqiptarija jonë …?