Kulturë
Gjon Keka: Një bust apo statujë edhe për mbretëreshën arbërore Donika Arianiti - Kastrioti
E shtune, 12.02.2022, 07:23 PM
Një bust apo statujë edhe për mbretëreshën arbërore Donika Arianiti - Kastrioti
Nga
Gjon Keka
Deri
më sot janë ngritur buste të kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti i cili
udhëhoqi suksesshëm shtetin e Arbërit deri në vdekjen e tij duke e bërë atë të
famshëm anë e mbanë botës,
Por,
ne si duket kemi harruar, se një pjese të kësaj periudhe qeverisës,vendin e
udhëhoqi edhe bashkëshortja e tij Donika në mënyrë tepër të suksesshme.
Prandaj,duke
ditur këtë dhe meritën e saj të madhe, do të ishte e udhës që edhe kësaj
mbretëreshe arbërore t'i bëhet një bust apo statujë ashtu sikur iu është bërë
deri më sot edhe Gjergj Kastriotit.
Ky
do të ishte një vlerësim për këtë grua fisnike arbërore e cila e udhëhoqi
Arbërinë në kohën me sfiduese duke e mbajtë në binarë të sigurtë mbretërinë e
Gjergj Kastriotit kur ai ishte në vizita të ndryshme jashtë vendit.
Bustet
nuk janë krijuar vetëm për herojnë me veshje burrash ,por edhe për heroina
sikur që ishte Donika Kastrioti dhe shumë heroina të kombit tonë iliro-arbëror.