Speciale » Andrea
Fotaq Andrea: Emri i Skënderbeut, i njohur, i dashur e i vlerësuar në landet dhe baladat skoceze të shekullit XVII
E premte, 21.01.2022, 09:41 PM
Emri i Skenderbeut, i njohur, i dashur e i vleresuar ne landet dhe baladat skoceze te shekullit XVII
Leter publike Z. Gezim Marku, kryeredaktor i
forumit "Zemra shqiptare"
Nga Fotaq
Andrea
I dashur Gezim,
punetor i palodhur energjik i Zemres Shqiptare - Zemra jone, qe i jep forumit
shkelqim e rrezatim patriotik,
Me vjen mire qe
pas studimit tone te fundit "Figura e Skenderbeut ne nje balade
angleze te shekullit XVII", duke ndjekur rrjetin qe Dritan Muka dhe
une i propozonim lexuesit per ta afruar me origjinalin, ti i hyre vete punes
hulumtuese dhe zbulove se edhe ne dy kenge te tjera skoceze permendej emri i
Skenderbeut tone te Madh, dhe konkretisht ne baladat "Gilderoy" e "Love
and Honour". Eshte kembengulja tende qe te shtyu drejt ketij zbulimi
dhe merita te takon krejtesisht ty. Te falemi me nder e me dore ne zemer,
shqiptarisht, per kete kembengulje qe tregove.
Sikurse e veme re,
te balada e pare "Gilderoy", eshte e dashura e
heroit qe i thur kenge trimit skocez Gilroy Patric McGregor - nje i
jashteligjshem qe kercenonte rendin anglez, njelloj klefti grek, hajduku serb a
cubi apô kaçaku shqiptar, qe kishte marre malin per te mos pranuar pushtimin
anglez dhe qe ekzekutohet me ne fund me varje me 1636, i akuzuar se kishte bere
grabitje te nje... "meshqerre" a "cjapi" (!) Diçka mese e
zakonshme per doket e kohes, kur veprimet "cubashe" beheshin sipas
vete frymes apo mentalitetit kohor.
Vasha vajton
trimin, i kendon bukurise se tij, dashurise se fuqishme qe ka per te, dhe -
helm e pike - shpreh maraz e revolte se si per nje bageti te rrembyer, vete e
varet ne Edinburg nje kreshnik, "ne emer te ligjit" te pushtuesit
(!)...
Por diçka
interesante ne kete balade te shkurter eshte vargu ku permendet emri i
Skenderbeut : "His Relicks they were more esteem'd / than
Scanderbeg at Troy" (Reliktet e tij ishin me te vleresuara / nga ato te
Skenderbeut te Trojes). Sigurisht qe eshte fjala per eshtrat e trimit
skocez qe u shnderruan ne relikte si ato te Skenderbeut... Sa per Skenderbeun
e Trojes, me siguri kemi te bejme ne kenge me nje lapsus te zakonshem te
kohes: Troy - Croy domethene Trojë - Krujë, kur
emri i Krujes se Skenderbeut ne gjuhe te huaja shkruhej Croya - Croïa. Duke
qene se Troja e lashte ishte me e njohur nga bardët sesa qyteti i Krujes,
lapsusi ishte me i kollajte per t'u realizuar. Po te dergoj me kete rast edhe
nje gravure me ngjyra te kaçakut skocez Gilroy Patric McGregor.
Sa per baladen e
dyte - e perbere ne dy pjese - "Love and Honour",
kemi te bejme ketu me nje kenge "pacifiste", kunder luftes vrasetare
qe po pergatitej per te marshuar mbi Luksemburg e ku do ndesheshin fuqite e
kohes, Anglia, Gjermania e Spanja, per interesat e tyre pushtuese. Edhe ne kete
balade, e dashura i lutet "trimit" te saj me lot ne sy, qe te mos e
braktiste, te mos shkonte ne lufte si mish per top, por te rrinte ne shtepi e
te merrej me lopen qumeshtore dhe 12 kreret e bagetise qe kishte ne vater.
Asgje nuk i
mungonte trimit, e me mire te rrinte e te degjonte luadheve blegerimat e dhenve
e te qingjave te urte ses fishkellimat e plumbave ne veshe, aty ne shesh te
betejes, ku koka te fluturonte çdo çast . "Lere terbimin tend
luftarak" i lutet me kot vasha Mogi trimit te saj, se, e
pakta, - i thote ajo -, "nuk dua te te shoh me kembe te
drunjte." Nderkohe qe ky, Jockey i saj, e ka bere be te shkonte
ne lufte, t'i sherbente me nder e trimeri madherise se tij mbretit, te
pasurohej, te shtonte kopete me 1000 krere per te jetuar ne te ardhmen ne
lumturi, mes bollekut e "gjithe te mirave", domethene, mes tahmase se
pamase. Kemi te bejme ne kete rast me dy konceptime te kunderta ne frymen e
kohes: DASHURI dhe NDER. E ne "nder" perfshihet aventurizmi, lufta,
renia ne shesh te betejes, kur nderkohe ne "dashuri" perfshihet
lumturia "e vogel", "e rendomte", "brenda vatres se
ngushte familjare", pa nder e lavdi.
Dhe ja vargu ku
permendet emri i Skenderbeut: "Ise be, what uncommon is, A
Scanderbeg for my Moggy" (Une jam nje i pazakonte / Jam nje
Skenderbe per Mogin tim". Kemi te bejme sigurisht me nje krahasim
te nje shkalle eperore, kur trimi skocez e ve veten ne balance me Skenderbeun,
ne Nder e Dashuri, por edhe ne Lavdi, si te thoshte ne menyre te fryre, te
bujshme, pindarike: "Une jam nje Herkul" (!). Pra emri i
Skenderbeut ishte kaq i njohur e i lavdishem sa perfshihet zakonshem ne baladat
popullore skoceze te shek. XVII, duke sintetizuar kesisoj gjithçka te larte,
fisnike, te famshme e heroike.
Faleminderit i
dashur Gezim, qe me solle gezim ne shpirt duke me derguar keto dy poema skoceze
zbuluar pra nga ty qe me deshire e kenaqesi i permblodha ne kete leter publike
per ty.
Perqafime,
Fotaq
Strasbourg,
20.01.2022