Kulturë
Përparim Hysi: Kur të këndon shpirti
E diele, 09.01.2022, 11:32 AM
Kur të këndon shpirti
Libri
me poezi"Pjalmi i shpirtit" i MYZAFER BERBERIT
(ese)
Nga
Përparim HYSI
Më
së fundi, më ra në dorë libri me poezi i MYZAFER BERBERIT "Pjalmi i shpirtit".
MYZAFER BEBERI ka emrin e tij të nderuar në
fushën e"LETRAVE", po se po,
por dhe më tej. Është një krijues
disaplanesh dhe kudo ku ka lëvruar me penën e tij, ka një kontribut jo të pakët:si prozator, që
nga tregimet, skicat dhe deri tek romanet. Është autor monografish, eseve,
artikujve shkencorë, artikuj për letërsinë, kulturën, artin dhe deri në studime
historike.Tani vjen para lexuesit me librin me poezi"Pjalmi i
shpirtit". Është një përjashtim në
biografinë e tij krjuese dhe, në të njëjtën kohë, është një përkim i bukur:
përjashtimi, aq sa e njoh unë, natyrisht,
se është i prirë ndaj prozës dhe përkimi:MYZAFER BERBERI mbushi 80-vjeç
dhe"qerasi" veten duke i falur lexuesit shpirtin e tij. Kur them,
"i fali shpirtin", kam parasysh se poezia del nga shpirti. "Del
nga shpirti dhe ka destanicion shpirtin", - thoshte i NDJERI MOIKOM ZEQO.
* *
*
Mbyllur
brenda nga një ditë me shi, dje mbasdite dhe deri në çastet që po bëj shkrimin për të, për të"paguar sado pak,
darovinë bujare të autorit", pa tjetër dhe zë e hamendësoj për këtë vëllim
me afër 190 poezi që janë shkruar në një kohë të gjatë: filluar në kohë të
djalërisë dhe vazhdon poezia dhe tani, kur autori sapo mbushi 80-vjeç. Më vjen
ndërmend, veç të tjerëve, MBRETI SOLOMON që thoshte:"... është mirë që
njeriu t'i gëzohet mundit të tij".Dhe ky"mundi" i POETIT MYZAFER
BERBERI ka filluar qëkur dhe vazhdon dhe sot e kësaj dite."Mundi" i
këtij , MYZAFER BERBERIT, është në disa fusha, po këtu, në "panelin e poezisë" ai jo vetëm
krijon vlera artistike, por na fal relaks shpirtëror dhe neve, lexuesëve.
Fransua MITERAN, ish-President i FRANCËS, ka thënë
dikur:" Secii ka "drogën" e vetë. Droga ime, është heshtja.Pa
heshtjen, unë nuk do të mundja që të hyja në shpirtin e gjërave".
Kurse"droga" për t'u futur në"shpirtin e gjërave", për
MYZAFER BERBERIN është krijimtaria dhe, në këtë vëllim:poezia. HERMAN HESE
thotë diku:" Edhe gjërat e vdekura për POETIN kanë jetë dhe vepra e POETIT
është biografi e shpirtit të tij".
Pa
qëndruar në poezi të veçanta në vëllimin"Pjalmi i shpirtit", dua të
them se që nga titulli, libri është
si"një fshat që duket dhe nuk do kallaus".Dhe se sa relaksohesh, kur
lexon njërën pa tjetrës, poezitë, ndjen një farë"çlodhje
aktive", një ndjenjë freskie apo
flladi që të hyn në shpirt. Unë që lexoj dhe, pa modesti të rreme, librat i shikoj me një sykritik, nuk kam se si mos të vijë në mend POETI I
MADH PERSIAN, MEVLANA XHALALUADIN RUMI (1207-1273) që ka thënë:" Kur i bën
gjërat me shpirt, ndjen një lumë gëzimi që lëviz brenda teje". Pa dyshim,
që kështu ka ndodhur me poetin, MYZAFER BERBERI. Ka shkruar siç ka ndjerë, pa
komplekse se, prapë s'kam si mos i referohem RUMIUT që thotë:"Dua të
këndoj siç këndojnë zogjtë e pyllit dhe, pa e vrarë mendjen, se kush dëgjon dhe
çfarë mendon.".
* *
*
Poezitë
janë të cikleve të ndryshëm. Herë janë me rimë të përputhur dhe herë, pa
ruajtur as rimën dhe as metrikën Kjo ndodh se shkruan siç ndjen, por, pas çdo
poezie, ka një mesazh dhe kjo ia rrit
karizmën poetit.Në gjykimin tim, poezia"Hyjnizon në qiell", kushtuar
nënës, është antologjike. Në klithmat lebetitëse për NËNËN që"është
hynizuar në qiell", gjen një shpirt të dhembshur si të"plazmuar"
në gjak. Është një poezi goxha e gjatë, se POETI tenton sikur mos të ndahet nga një dhimbje
malli dhe, nëse ndodh kështu, unë mendo se për POETIN është e
qartë:"Nuk ka si dashuria për nënën". Jo më kot, PEDAGOGU i madh
zviceran, PESTALOCI thotë:-Vetëm nënat janë ato që na duan, pa na
parë".Poezia është shkruar në vitin 1984, por imazhi i dashurisë për
nënën, vazhdimisht mbetë bashkëshoqërues dhe ja tek shfaqet më 21 shkurt 2021
tek poezia"Dritëdhënses":-Fjala jote, ar, e shtrenjtë/....dritë në
mendje e në shpirt, nënë/.....i përjetshëm ndrit shpirti yt, si diell.
NËNË
TEREZA tek poezia homonime, është"diell që ngroh botën". Ndërsa për Rilindësit thotë:"...zemra u
derdh mjaltë për ATDHE dhe shpirti u bë dritë dhe diell;Poeti ka guximin qytetar
dhe t'u bërtas me urrejtje politikanëve cipëplasur:"Mbatthjani! se ata
janë pjellë e gjithë mbrapësive në vend. PERSI BISI SHELLI jo më kot ka
thënë:-Poetët u bien burive të betejave".
Nuk
mund ta mbyll këtë ese modeste, pa u ndalur dhe tek cikli i poezive
erotike.Zora Noale Hauston thotë:" Dashuria e bën shpirtin tuaj, të dalë
nga guacka ku është futur".Lexoni "Përgjërohem" dhe do shijoni
një lirikë që të ngroh shpirtin, sado që është shkruar në vitin 1969:"...
syçkat e zeza/yje që shkëlqejnë/më shumë se zemrën/jetën ma rrëmbejnë.Tek
"Zjarr dashurie" ka një kulmimacion poetik:"...ah, ta dish, sa
fort të dua/ pa ty, as diell, as botë, nuk ka për mua."
Mund
të vazhdoja dhe me poezitë tjera, por dhe me kaq, mendoj që lexuesi bën mirë ta
lexojë këtë libër"Pjalm shpirti" se ka për të përfituar kënaqësi
shpirtërore. Që në kohën e tij, GËTE,
shkruante:" Çdo ditë të dëgjojmë një këngë të vogël; të lexojmë një
poezi të bukur dhe të flasim sa më pak". Mendoj se tek"poezia e
bukur" është dhe"Pjalm shpirti". Në vëllim gjen poezi me
muzikalitet dhe ajo që të çuditë është fakti se ky, MYZAFER BERBERI, shkruan
poezi dhe tani në moshën 80-vjeçare.Pyetjes së lexuesit, se si është e mundur,
dua t'i përgjigjem me atë thënien proverbiale të Lordit anglez ALFIER TENISON që
thotë:" Forca ime ka forcën e dhjetëve, sepse zemra ime është e
pastër".Kush e njeh, kështu është dhe MYZAFER BERBERI, ndaj i uroj jo
vetëm të bëhet njëqind vjeç, por të
vazhdojë të"pijë atë"drogën
" e tij, në gjithë fushën e krijimtarisë".
Tiranë, 9 janar 2022