Faleminderit
Tomë Mrijaj: Trashigimia shpirtërore e Mons. dr. Zef Oroshit
E shtune, 01.01.2022, 08:01 PM
TRASHIGIMIA SHPIRTËRORORE E MONSINIOR DR. ZEF OROSHIT (1912-1989)
Nga
Tomë Mrijaj
Një
monument mirënjohje i Mons. dr. Zef Oroshit në Lezhën e Heroit Kombëtar Gjergj
Kastriotit
Jeta e
një njeriu të shquar ka më shumë ngjarje dhe episode, pika kulminante, që lanë
gjurmë të pashlyeshme ndër dekada, në historinë dhe ndërgjegjën e komunitetit
tonë të madh shqiptaro amerikanë. Tre dekada histori e lavdishme, të një pune
dhe misioni të madh brenda komunitetit tonë, mbetet jeta dhe veprimtaria e
pasur e klerikut të shquar mons. dr. Zef Oroshit, themeluesit të Kishës së Parë
Katolike Shqiptare në SHBA, me emrin kuptimplotë “Zoja e Këshillit të Mirë”
(sot “Zoja e Shkodrës” në Harsdale New York), e cila për shumë dekada mbeti
dëshmitare e gjallë e shumë përpjekjeve të vazhdueshme të themeluesit të saj,
për të bashkuar dhe mbajtur pranë votrës së dashur të Zotit të gjithë bijtë e
shqipes, të shpërndarë për arsye të ndryshme udhëve të botës.
Mirënjohja, si gjest fisnikërie është karakteristikë e kombit shqiptar, që e kanë
shoqëruar brezat njeri pas tjetrit. Ne, sot me nderim dhe respekt rikujtojmë me
nostaligji bariun tonë shpirtëror mons dr. Zef Oroshin, që është vetë historia
e komunitetit shqiptar në SHBA.
Sa herë
që shkon në kishën Zoja e Shkodrës këtu në Harsdale New York, edhe sot në natën
e Krishtlindjes 2021, në orën 12:00 të natës dhe në situatë kohë epidemie
mbarëbotërore të Covid-19, sheh me kënaqsi shqiptarët me makina dhe
familjarisht të bashkuar si çdo të diele, që festojnë me gëzim festat e mëdha si Krishtilindjet dhe
Pashkët.
Kisha e
jonë ishte e tejmbushur nga besimtarët shqiptarë të komunitetit tonë: katolikë,
muslimane dhe ortodoks, të cilët ishin mbledhur në këto ditë të ftohta dhe
dëgjonin me kujdes predikimin e thënë me shumë emocione nga meshtari i nderuar
I Përndershmi dom Pjetër Popaj, i cili me devocion po ecën në gjurmët e rrugës
binomit fetarë dhe atdhetarë, të hapur me shumë mund, sakrifica dhe përkushtim
nga bariu ynë i shquar shpirtëror mons. dr. Zef Oroshi.
Dhe
pikërisht kjo ishte dhe mbetet një nga synimet finale dhe meritë e madhe dhe
largpamëse e meshtarit të paharruar, liderit tonë dhe intelektualit erudit,
themeluesit të kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA, të paharruarit mons.
dr. Zef Oroshit.
Për të
nderuar dhe vlerësuar punën dhe përkushtimin e tij prej shumë dekadash për Fe e
Atdhe, kisha menduar që krahas 4 librave që kam botuar, për jetën dhe
veprimtarinë e tij këtu në SHBA, si një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të
tij, të fillojmë me miqët dhe të afërmit e tij në Lezhë dhe Mirditë, që të
bëjmë realitet ëndrrën time, për të vendosur në përjetësi monumentin e prelatit
tonë në këto dy qytete, me një histori të lashtë të popullit shqiptar.
Me
mikun dhe gazetarin e mirënjohur të komunitet tonë Beqir Sina, ishim bërë gati
të shkonim në Lezhë. Ne i kishim prerë biletat, se do të ishim atje me 23
nëntor 2021, që korrespondon me ditëlindjen e personalitetit të shquar të botës
shqiptare në atdhe dhe diasporë mons. dr. Zef Oroshit. Me gjithë përpjekjet
tona të vazhdueshme, leja e vendosjes së monumentit të tij u vonua dhe kjo bëri
që ne të anulojmë biletat e udhëtimit…
Sot më
në fund, jam krenar e i lumtur, që kjo dëshirë që më vlonte në gji u bë
realitet, mbas dy viteve luftë dhe përpjekje, për t’a kurorëzuar idenë dhe
qëllimin tim fisnik, në bashkëpunim të ngushtë me meshtarin e palodhur
historianin dhe pedagogun e shkollës Teologjike në Shkodër dom dr. Nikë
Ukgjinin, familjen dhe farafisnin e tij në Lezhë dhe Mirditë.
Duhet
ti kujtoj lexuesve shqiptarë kudo që janë, se vite më parë skulptorja
profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer i dhuroi falas kishës katolike
shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, bustin kushtuar mons. dr.
Zef Oroshit.
Mons dr. Zef Oroshi në vite…
Kanë
kaluar tre dekada nga koha që prelati ynë i shquar Monsinjor dr. Zef Oroshi
ndërroi jetë. Ai dje dhe sot mbeti përsonaliteti më i shquar i komunitetit
shqiptaro amerikanë si një model i një njeriu shembullor, që la gjurmë drite të
pashlyeshme në SHBA dhe Europë.
Për të
shënuar këtë rast, ne dëshirojmë ta rikujtojmë atë, për përpjekjet e tij të
palodhshme, për të ruajtur fenë katolike, identitetin kombëtar dhe trashigiminë
kulturore të shqiptarëve në Amerikën e Veriut.
Mons. dr. Zef Oroshi, përshkroi veprimtarinë e shtypit katolik, që lulëzonte
në Shkodër, gjatë vitëve 1930. Intelektualët më të permendur shqiptarë në
mergim, ende me respekt dhe admirim e kujtojnë zhvillimin e diturive të
ndryshme e të shkelqyeshme, që u botuan në qytetin e Shkodrës. Kështu ndër
autorët më të përmendur ishin disa nga shqiptarët më të aftë dhe profesionistë.
Revistatat në fjalë asokohe ishin: "Ylli i Mëngjesit" dhe "Zani
i Shnanoit" të Etenve Françeskanë. "Leka", "Përparimi" dhe "Lajmtari i Zemrës
se Shejt" i Etenve Jezuite. "Kumbona e së dielës" dhe
"Kulluesja", që mbahej dhe drejtohej nga një grup katolikësh
shkodranë, me nji stil të këndshëm popullor.
Trinomi
apo parulla udhëheqëse e përbashkët e shkollave Françeskane dhe Jezuite ishte:
FE, ATDHE, PERPARIM. Perveç besimit (fesë) aty jepnin të gjitha lëndët mësimore. Të dy institucionet
në fjalë i vinin rëndsi të veçantë, artit, letërsisë, teatrit, muzikës dhe traditave shqiptare. Ata, në
mënyrë të veçantë u dalluan në përgaditjen
e nxënësve në gjuhët e hueja dhe ato klasike, që ata ta kishin më të lehtë që
të pranoheshin në universitetet europiane.
Mbasi
mbaroi stervitjet (ushtrimet shpirtërore prej dy javësh, shenimi im T.M.), dom
Zef Oroshi ndihet si meshtarë. Ai në vitin 1936 u dergua në Universitetin
Propaganda Fide në Romë. Aty ai u bashkua edhe me 14 studentë të tjerë
shqiptarë. Ky grup studentësh formoi një shoqëri letrare të quejtur: Shoqnia
Letrare “Shën Asti”.
Studentët
në fjalë, u kerkuan shkrimtarëve më të njohur shqiptare të asaj kohe, si:
Fishtës, Mjedës, Koliqit, Haxhidemit, Pogradecit, Nolit e të tjerëve, tu
dërgonin kopje të shkrimeve të tyre.
Shumica
e aurorëve në fjalë u derguan atyre librat, të shoqëruara me letra inkurajuese
në punën e tyre si shkrimtarë. Kur studenti Oroshi u zgjodh kryetar i Shoqatës
Shën Asti, ai u kërkoi eprorëve të tij të ftojnë At Gjergj Fishtën si folës
kryesor, gjatë një mbledhjeje me të gjithë shqiptarët studentë atje, për ta
nderuar dhe vlerësuar me respekt poetin kombëtarë.
Mons.
dr. Zef Oroshi me këtë rast, u takua për herë të parë me At Gjergj Fishtën
O.F.M. Ai i mbaroi studimet bazë universitare në vitin 1938, ku u shugurua
meshtarë.
Për
arsye të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kur Shqipëria u pushtua nga
Italia Fashiste më 7 prill 1939, meshtari i ri, u shqetësua shumë pse nuk u
lejua të vazhdonte studimet e larta drejt doktorimit.
Atij iu
kërkua të shërbente si ndihmës dhe sekretar i Abatit imzot Frano Gjini në dioçezen e Mirditës. Ai u emnue
gjithashtu administrues i kishes se Shën Kollit në Spaç.
Gjatë
kohës që dom Oroshi sherbeu si prift, ai e kuptoi se si mund të perfitonte
dituni nga eprorët e mësuesit dhe profesorët e tij. Ai vuri re në mënyrë të
plotë dhe e admiroi Abatin mons. Frano Gjinin, për këshillimet e tij të
vlefshme, elokuencën, përvujtërinë, diturinë, urtinë, përkushtimin e tij fetarë
dhe atdhetarë. Imzot Frano Gjini si abat i fundit i Miditës, u ekzekutua
barbarisht, më 8 mars të vitit 1948, bashkë me 18 meshtarë dhe laikë të tjerë
nga rregjimi komunist.
Monsinjor
dr. Oroshi, kishte respekt për ipeshkvin Abat Preng Doçin e Mirditës, njeriun më
largpamës e më të dijshëm i autoritetëve kishtare katolike dhe atdhetare.
Abat Doçi, i cili u internua për 20
vite nga qeveria otomane -turke, përpara Pavarësisë së Shqipërisë, ishte prifti
i parë shqiptar që shërbeu në Newfoundland të Amerikës Veriore. Mbasi shërbeu
dy vjet në Abaci dom Zef Oroshi u emrua prift i kishës së Shën Magdelenës në
Ungrej të Mirditës.
Rreth
vitit 1946, kur Ipeshkvi e caktoi dom Oroshin si këshilltar të dioçezit, përveç detyrës që bënte si
meshtarë, Kisha Katolike ishte prekur keq nga faza e parë e persekutimeve, mbas
luftës së Dytë Botërore, kur në Shqipëri vendoset komunizmi dhe ateizmi.
Dom Zef
Oroshi, ishte në dijeni me detaje rreth ketyre ngjarjeve dhe shumë i
kujdesshëm. Ai qendroi i vendosur për mbrojtjen e fesë, me gjithë dhunën dhe
trazirat, që u bënë në atë periudhë nga komunistët dhe diktatura e re. Plani
për arrestimin e tij qëllimisht, u shty për më vonë, për t’a zënë në kurth
(befasisht).
Tregimi
prej 75 faqesh në anglisht, rreth planit për arrestimin dhe ikjen e tij,
vërteton deshpërimin, tmerrin dhe pështjellimin (disorientimin) e tij. Dom Zef
Oroshi, u paralajmerua se do të arrestohej, gjatë kohës që thoshte meshën e
shejte.
Ai mori
disa gjëra, që përdoreshin për thënien e meshës. Ai u largua nga kisha, kur
ishte duke thënë meshën dhe u bashkua në male me luftëtarët e lirisë, që
vazhdonin me armë në dorë qendresën e fortë antikomuniste.
Dom Zef
Oroshi, çoi
meshë e i tha
sakrametntet e shenjta me të gjithë luftëtarët antikomunistë në male për 7
muej, duke qenë kushtet atmosferike tejet të vështira, ku ai kaloi duke u
fshehur nepër male bashkë me të
arratisurit e tjerë.
Më në
fund, ai bashkë me një grup luftetarë të lirisë, kaloi kufirin dhe hyri në
Jugosllavi, në qershor të vitit 1951. Kërkesa e Oroshit për të thënë meshë, për
shqiptarët katolikë nuk iu pranua nga autoritetet jugosllave, megjithë ketë, ai
u lejua të rrinte në një famulli në Beograd dhe aty vazhdoi mësimet në Teologji
dhe Filozofi, pranë Universitetit të Beogradit deri në vitin 1954.
Pas pak
kohe, atij iu dha leja për tu larguar nga Jugosllavia, për të shkuar në Itali.
Ai mbërriti në kryeqytetin italian në Romë...
Shënime:
Jeta
Katholike Shqiptare, New York, 1966 f.1.
Në
nderim të Shën Astius-it Ipeshkvi i parë i Durrësit i martirizuem, gjatë
persekutimeve nga Parandori Troianius 98-117 mbas Krishtit.
Për të
dhënat të tjera, në lidhje me martirizimin e Abatit imzot Frano Gjini,
shiko Prof. Gjon Sinishta “Premtimi i Plotsuem, Nji Pershkrim Dokumentar i
Persekutimeve Fetare ne Shqipni”, San Francisco California, Ignatius Press,
1976, f.91-94.
Mehem
Mubarak "Abat Preng Doçi banues i
parë shqiptar në Amerikë”, në Buletinin Katolik Shqiptar 1986-87.
Në
vitin 1956 mons. dr. Zef Oroshi, botoi nji broshurë, për refugjatët shqiptare
me titull: “Pasunia Shpirtnore dhe Mesimet e Doktrinës së Krishtenë”,
Romë 1956.
Zevendsi
i mons dr. Zef Oroshit, dom Rrok Mirdita u shugurua Kryeipeshkev i Durrësit e
Tiranës, më 25 prill 1993 në Shkodër nga Papa Gjon Pali II.
NJI PËRSHKRIM I SHKURT I JETES SË MONSINIOR DR. ZEF OROSHIT
1912 (23
Nanduer) leu në Kaftall, Mirditë, Shqipni.
1927 Dom
Engjell Serreçi S. J., vuni re zgjuetsinë
e të riut Zef Oroshit dhe mundsinë e llojit të punës dhe e dergoi atë në
Seminarin Pontefikal, Shkodër.
1936 u
regjitrue ne Kollegjin e Propagandes Fide, në Romë të Italisë.
1938 mbaroi
studimet bazë universitare në Teologji.
1940 mbaroi
studimet pasuniversitare në Teologji dhe u shugurue prift nga Kardinali
Fumasson Biondi, Prefekt i Kongregacionit të Shejt të Propagandes Fide.
1940 u
kthye në Shqipni dhe u emnue nga abati i Mirditës asokohe imzot Frano Gjini si
Sekretar i tij në Dioçezin e
Mirditës. Ai njikohsisht u caktue si meshtar pranë kishës së Shën Kollit në Spaç të Mirditës.
1942 u
emnue prift i kishës së Shën Magdalenës, në Ungrej të Mirditës.
1946 u
emnue këshilltar i dioçezit të
Mirditës, por tuej vazhdue gjithashtu detyren ne kishën ku shërbente.
1950 u
bashkue me luftetarët e
lirisë, qe vazhdonin qendresën
kundër kununizmit dhe shërbeu si udhëheqës shpirtnor i tyne.
1951 u
arratis në Jugosllavi, ku atje kërkoi tu shërbente katolikëve shqiptarë për çeshtjet fetare, por nuk u
lejue nga regjimi serb në atë vend.
1952 u
rregjistrue në Universitetin e Beogradit në degën e Filologjisë dhe Filozofisë.
1954
siguroi lejen për të shkue në Romë të Italisë.
1955
Kapidani i Mirditës Gjon Markagjoni i dërgoi garancinë, për të udhëtuar në
Itali, ku atje u emnue si pergjegjes – kapelan, për të gjithë Refugjatët
Katolikë Shqiptarë në Europën Perendimore. Ai gjatë kohës që ishte në Itali, u
rregjistrue në Universitetin e Romës, ku vazhdoi mesimet në degen e Letërsisë
dhe Filozofisë.
1956 botoi
“Thesarin Shpirtnor dhe Mesimet e Doktrinës së
Krishtene”,
në gjuhën shqipe, për refugjatët shqiptarë.
1958 u
rregjistrue në Univrsitetin Angelicum në Romë, në landet e teologjisë, për tu
pergaditun per mbrotjen e doktorës.
1960 u
doktorue në Teologji dhe botoi në formë libër xhepi Ugjillin dhe Testamentin e
Ri, simbas Shën Matteo.
1961
emigroi në Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Ndejti nji kohe të shkurt në
Boston, ku punoi në projekte ekumenike.
1962 formoi
Lidhjen Shqiptaro-Amerikane në New York.
1965 u emnue
me dekret zyrtar, si ndihmes meshtar i dioqezit të New York-ut, me të gjitha të
drejtat dhe detyrat, simbas ligjeve kanunore kishtare.
1966
themeloi revisten "Jeta Katolike Shqiptare", qe botohej njihere në
tre muej, për të komunikue ma mire me njerzit.
1968 u
emnue si ndihmes prift në kishën e Shen Rejmondit në Bronx.
1968 u bani
thirrje të gjithë besimtarëve katolikë, muslimanë e ortodoks shqiptare për
ndihmë, për krijimin e nji Qendre Katolike Shqiptare në Bronx. Përgjegjeja e
shqiptarëve për krijimin e kësaj qendre ishte shembullore.
1969 me 15
Nandor u dha leja, që në kishën katolike shqiptare "Zoja e Këshillit të
Mirë", 4221 Park Avenue, Bronx, New York, të thuhej mesha e shejte.
1970 me 12
prill u shugurue kisha "Zoja e Këshillit të Mirë".
1972-1973 Me
këmnguljen e vazhdueshme të mons dr. Zef Oroshit, duke pa se famullia shqiptare
po rritet në numër, Kryeipeshkvia e New York-ut, kërkoi në rrugë zyrtare, nga
kryeipeshkvia e Tivarit në Mal të Zi të dergoj një meshtarë shqiptar, për të
ndihmue meshtarin Oroshi.
1973 me 10
korrik Shkelqësia e tij Kardinal Terrence Cook e emnoi Monsinior dr. Oroshin
administrator të kishës "Zoja e Këshillit të Mirë".
1973 me 6
shtator i perndershmi dom Rrok Mirdita, erdhi nga Mali i Zi dhe filloi punën si
meshtar i përhershme si ndihmës i Monsinior Oroshit.
1974 me 24
kallnor Papa Pali i VI i dha dom Zef Oroshit titullin Monsinior, në shej
nderimi për veprimtarinë e tij për Bashksinë Katolike Shqiptare në Europë
dhe SHBA.
1978 me
13 kallnor, mons. dr. Zef Oroshi botoi në gjuhën shqipe: “Shkrimi
i Shejt, Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujvet” në Vatikan, Romë.
1978
inagurohet kisha e re "Zoja e Këshillit të Mirë" (sot “Zoja e
Shkodrës” në 361, West, Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530).
1986
Monsinjor dr. Zef Oroshi, Themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në
Hemisferën Perëndimore, SHBA doli në pension.
1989 me 15
mars mons. dr. Zef Oroshi ndrroi jetë, mbas nji semundje të pashërueshme, në
Albert Einstein-Wesler të Qendres Spitalore Monefior në New York.