E merkure, 30.04.2025, 03:52 PM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Vasillaq Vangjeli, mjeku që zgjodhi të bëhej aktor komik

E diele, 26.09.2021, 07:44 PM


SOT 10 VITE NGA VDEKJA E AKTORIT

Vasillaq Vangjeli, mjeku që zgjodhi të bëhej aktor komik

Nga Albert Vataj

Pas një bashkëjetese dhe lufte të gjatë me diabetin, më 26 shtator 2011, ende pa mbushur 64 vjeç u nda nga jeta, Vasillaq Vangjeli. Ai dha një kontribut të çmuar në artin shqiptar, duke gdhendur një emër me vlera në panteonin e skenës së humorit.

Tradita e skenës komike është padyshim një nga thesaret e kulturës kombëtare shqiptare, ku vendi i Vasillaq Vangjelit është konsiderues.

Rrugëtimi i kahershëm i kësaj marrëdhënie vlerash dhe përfaqësimi, argëtimi, zbavitjeje por edhe një fshikulli, është gjithçkaja dëshiruese e shumë personaliteteve të shquara, ndër të cilët Vasillaq Vangjeli spikat.

Më shumë se një vlerësim për punën dhe kontributin, që ai ka dhënë në pasurimin e kësaj tradite, kjo ndërmendje është shkas përshpirtje në përvjetorin e vdekjes. Vasillaq Vangjeli ishte dhe mbeti, për tu përjetësuar në panteonin e vlerave të artit skenik shqiptar një zë dhe një karakteristikë, një profil dhe një tipar, unik. Kjo është thelbësore në art, këtë e jetësoi ai në skenë.

Vasillaq Vangjeli njihet kryesisht si aktor komik. Ai i lindur në 19 shkurt 1948. Për më shumë se 45 vjet në skenë, Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë.

***

Në vitin e tretë të Mjekësisë, Vasillaq Vangjeli e braktis shkollën për të hyrë në Institutin e Lartë të Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër. Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit dhe që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në estradë dhe aktor i Estradës së Tiranës. Në këto kushte aktivizohej që atëherë në Estradën e Shtetit, që nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu.

Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm, Vasillaq Vangjeli ka bërë për vete me qindra dhe mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta, kryesisht në fushën e humorit. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Ishte një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë diti ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën.

Humorin nuk ta jep shkolla. Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura. E kështu ndodh edhe me Vasillaqin. Humori është i lindur që me lindjen e tij. Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lëvizja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhëri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre. E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e karrierës, duke e dashuruar çdo ditë e më shumë artin që po i sillte admirim dhe duartrokitje, artin që bëri të pavdekshëm, artin dhe vlerat që na obligojnë mirënjohje dhe respekt, kujtesë dhe nderim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Marie Kraja, gurëthemeli më i rëndë i traditës së këngës operistike shqiptare Albert Vataj: Ai ishte Sigmund Freud Albert Vataj: Maria Kalas, fëmija i padëshiruar që u shndërrua në legjendë Albert Vataj: Homazh për Odhise Paskalin Albert Vataj: Kastriot Dervishi, zëri i fuqishëm i të vërtetave Albert Vataj: Në Lezhë, aty ku pesë shekuj histori katandisen në nevojtore publike Albert Vataj: Havzi Nela, martiri i fjalës së lirë Albert Vataj: Një reality show policoro-mediatik që degjeneron Albert Vataj: Caqet e njeriut dhe shkrimtarit te Ismail Kadare, ngadhnjyesit të epokave dhe mendësive Albert Vataj: 33 vite nga vdekja e poetit Albert Vataj: Dashuria, çfarë ajo nuk është në një zemër dhe çfarë nuk mund të jetë në një shpirt Albert Vataj: Poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel Albert Vataj: Shenjtërohu me dashurinë që dha kjo Nënë Albert Vataj: Sot 110 vite nga ditëlindja Albert Vataj: Migjeni, nji urdhnesë e shëlbyeme ndër shpirtna t’dlirë e vullnete t’epërme zotnimi Albert Vataj: Shuhet Besim Zekthi, shpirti i “Valles së shqipes” nis fluturimin e përjetësisë Albert Vataj: Anekdota dhe episode nga jeta e njerëzve të shquar Albert Vataj: Persiatje idilike për bukurinë e femrës dhe hiret e kthjellëta të lules Albert Vataj: Shaqe Marie Çoba, e para femër që udhëpriu gruan në luftën për liri dhe të drejta Albert Vataj: 95-vjetori i vdekjes së Luigj Gurakuqit

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx