Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Homazh për Odhise Paskalin
E hene, 13.09.2021, 06:30 PM
HOMAZH PER TE MADHIN E SKULPTURES, ODHISE PASKALI
SOT
NE PERVJETORIN E VDEKJES
“I
urituri”, kryevepra e një kryemjeshtri
Nga
Albert Vataj
“I
urituri” është vepra e parë në skulpturë e Odhise Paskalit dhe një nga
kryeveprat e skulpturës shqiptare. U realizua në 1924 në Torino. Deri në 1939
vepra gjendej në Pallatin Mbretëror. Më pas u mor nga Italianët si plaçkë lufte
dhe ende gjendet atje.
Për
këtë vepër me vlerë vet Odhise Paskali tregonte:“Jam frymëzuar nga plaku, që
pashë të vdiste nga uria, në ullishtat e Vlorës, në vitet kur shqiptarët iknin
nga Pogradeci, Përmeti e qytetet e tjera dhe gjenin strehim në Vlorë, nga ku
kishin shpresë të kalonin në Itali. Po punoja këtë portret, që është me madhësi
reale, kur nga porta që ishte gjysmë e hapur mu afrua një vajzë 5-vjeçare. Ajo
u afrua te puna që po punoja dhe më pyeti:
-Ç’ka
ky plak që është kështu?
-Është
i uritur, i thashë, nuk ka të hajë.
Nuk
tha asnjë fjalë dhe doli. Pas pak u kthye me një copë bukë në dorë dhe tha:
-Jepja
ta hajë, dhe doli.
Ngela
i emocionuar me copën e bukës në dorë, por me kënaqësinë se ishte një ogur i
mirë për rrugën e artit që kisha zgjedhur”.
Dhe
vërtetë, ai kishte lindur për të përjetësuar në art vlera të që do të sfidonin
regjimet dhe kohën. Kjo shkreptime lajmëronte ardhjen në artin shqiptar të një
“shenjtori”, të një talenti të jashtëzakonshëm, një shpirti që driti
përfytyrimet e harrimit duke i diellzuar në memorien e gjeneratave, përmes
artit, që mbeti i madh dhe i pakrahasueshëm. Odhise Paskali nisi me “I urituri”
dhe nuk arriti të na e shuajti dot urinë e krenarisë sonë kombëtare, edhe pse
një jetë të tërë ai lindi nga shpirti i tij korifeut e historisë sonë, për të
bërë ata të pavdekshëm dhe për ta blatuar shpirtin e tij në themelet e kësaj
përjetësie që çdo ditë na magjeps.