Vërtetësi
Kastriot Dervishi: “Epopeja” kundër shqiptarëve, me vrasje e djegie
E merkure, 28.07.2021, 05:59 PM
“Epopeja” kundër shqiptarëve, me vrasje e djegie
Nga
Kastriot Dervishi
Lexoni
këtë pjesë të letrës së datës 22 prill 1944, të adjutantit të Shtabit të
Korçës, Stefo Grabocka, mbi luftimet në Pogradec dhe Dersnik për të kuptuar se
çfarë thelbi përbën në të vërtetë “lufta”, aspak nacionalçlirimtare, por vetëm
civile:
“Nga
robërit thuhet se janë dënuar dhe ekzekutuar 20 ballistë. Në Starovë thuhet se
nuk kanë mbetur më shumë se 6-7 shtëpi. Ballistët janë tërhequr në drejtim të
Podgories....Nga dy të plagosur të tjerë që erdhën mbrëmë në infermieri,
mësohet se janë (zënë) 260 robër dhe ndonjë 100 të vrarë e të pjekur, pasi
partizanët i dogjën të gjitha shtëpitë ku rezistohej, midis tyre dhe dy
hotelet...
Batalioni
i 3-të i Brigadës së 4-rt dhe Batalioni “Tomori” sulmuan Dersnikun. Nga ana
tjetër, Batalioni “Skënder Çaçi” goditi postbllokun, në krahun e Orman Çifligut
dhe në krahun e Turanit. Sulmi kundër Dersnikut u bë më ora 2.00 të natës.
Sulmi ishte i furishëm, lufta vazhdoi 2 orë e gjysmë rresht, me bomba dore me
qoshe. U dogjën afro 20 shtëpi e kasolle. Të vrarët nuk dihen. Nga ana jonë e
Batalionit të 3-të mbetën 5 partizanë të plagosur lehtë. Pasi u hap dita,
skuadrat e sulmit u tërhoqën nga katundi dhe lufta mori një karakter
pozicional, kështu vazhdoi deri në ora 10.00. Armiku nga Korça s’bëri asnjë
lëvizje.
Më
datën 19.4.1944 ora 12.00 e natës, batalioni ynë në lidhje me dy kompani të
batalionit “Hakmarrje” dhe Batalioni 3-të të Brigadës 4 sulmuese, sulmuan
Dersnikun dhe pas pak orë luftimesh, partizanët hynë në fshat; dogjën disa
shtëpi dhe plevica, se armiku rezistonte brenda...
Siç duket dhe nga një bisedim telefonik me
komisarin e Batalionit “Tomori”, Shuaipin, goditja e Dersnikut, megjithë që
kishte angazhuar shumë nga forcat tona, nuk përbën sukses. Dersniku është bërë
si Casinoja, gjer sa të bëhet si Starova. Megjithatë prej Korçe ishin kënaqur
mjaft, duke parë flakët e shtëpive të Dersnikut të ndritnin natën e errët”.
Bagëtia e
"armikut"
Pjesë
nga raporti i datës 29 prill 1944, i komisarit të Batalionit “Hakmarrje”, Hasan
Selenica për Shtabin e Qarkut të Korçës:
“Para
ca ditësh më kishit lajmëruar për tre partizanë të dezertuar të Brigadës së
4-rt sulmuese, që t’u zinim ose t’u sekuestronim (pasurinë), t’u digjnim
shtëpitë. Që të tre janë tashmë në radhët e Ballit, prandaj ne u dogjëm
shtëpitë e dy prej tyre dhe u sekuestruam ca bagëti e kafshë. Një prej tyre nuk
kish as shtëpi, as katandi. Ata i kishin hequr me kohë plaçkat, bereqetin e
shumicën e kafshëve, kështu që nuk gjetëm shumë. Intendenti i batalionit do t’u
japë një raport shkoqitës të bagëtisë së marrë”.