Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ne të pluhurit dhe të llaçit harruam se kush ishim
E shtune, 17.07.2021, 07:05 PM
Ne të pluhurit dhe të llaçit harruam se kush ishim
 Shkruan
Fahri 
Xharra
Shkruan
Fahri 
Xharra
«Nëpër
fytyrat tona rrëshqiti një gëzim, dhe ndër zemrat tona ngriti një fole, e një
jete, e bukur e një jete të re, me dëshira të shumta, po buzëqesh ne lulëzim «
-kështu kisha nxënë nga Migjeni t`i gëzohem fitores ,fitores së madhe .
Ishte
koha kur ne kërkonim dhe bukur gjatë ndër shekuj : Pak dritë! Pak dritë, o
shok, o vëlla.  Të lutem, pak dritë në
këtë natë kur shpirti vuan , kur të dhëmb dhe e di se  ç’të dhemb e ku të dhemb ;  kur urrenim dhe e dinim se ç ‘urrenim,  kur donim dhe dinim se ç ‘donim : Ishte drita
, ishte dielli , ishte dija që na mungonte me shekuj .
Askush  nuk na njihte , as ata që përpara nesh loznin
nuk na njihnin  .Po pse ? Errësira i
kishte ndryshkur shekujt dhe ata edhe pse na njihnin  loznin për hesapin e tyre e në për hesapin tonë
. Ne ishim të pluhurit dhe llaçit dhe telashet tona  shpresonim që na i dinte vetëm zoti.
Ndoshta
na  kishin hallin apostujt e mëshirës dhe
te dashurisë… Ndoshta, ndoshta…
«
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezur! Me flakën e pishës në qiellin e natës  ta shkruejsha kushtrimin »-kishte nga ata që
e kërkonin  por shpejtë digjeshin si
mizat e natës rreth dritës së qiriut .
Por
sidoqoftë edhe pse atëherë gjithkush  i
kishte  punët dhe telashet e veta, ashtu
edhe ne : dhe pse  shumë herët kishim
fillua me shikua punët tona  . Edhe pse
ecnim nga dalë edhe pse shikonim djathtas e majtas , edhe pse buza nuk na
qeshte kurrë, por gjithnjë ecnim deri sa të mbërrinim në cakun tonë.  Ishte vështirë ; tradhti pas tradhtie ,pluhur
pas pluhuri që të zinte frymën , llaç pas llaçi 
ku ngeleshin këmbët deri në gjunjë, por ne  ishim te llaçit, të pluhurit, të urisë, të
territ, të pa dijes dhe ..
Askush
nuk na njihte , ndoshta edhe na njihnin por ne e kishim famën e keqe ,dhe
ngurronin të na ndihmonin.
Dergjeshim  n ‘errësire pa gjumë dhe pa dritë… Askush
s’na dëgjonte , çirreshim  kot më kot,
nata ishte e shurdhër , e  shurdha nuk ka
jehonë.
Ne
ishim të llaçit dhe shtëpitë nga llaçi i kishim , ne ishim të pluhurit edhe me
bukën tonë pluhurin e kishim mëlmesë. Ne ishim në terr…..
Kur
gjeli këndon  thonë se asht drita afër ,
– Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?
Kur
ti këndon thonë se asht afër drita…  Por
ne s’ i besonim fjalëve të botës……
…Dhe
dallëndyshja erdhi… Si shpirt n ` ekstazë, ne hovin e shenjt u shtri, me
qiellin rroket, me diellin puthet, 
dridhen krahët në hare~ mandej poshtë vërsulet  tue dhurue me cicërim përshëndetje një mijë.
…Dhe
vesa shkëlqen… Ne një pike t` argjendtë pasqyrohet jeta , tërheqëse si ëndrra
dhe si vizatimi ndër orët e hyjnimit, kur shpërthen agimi e rrezet e arta
rrëshqasin ndër fleta. »
Dhe
një ditë nëpër fytyrat tona  vezulloi
gëzimi , filloi një jetë e re, por ne e harruam, shpejtë e harruam që ishim të
llaçit e pluhurit .
Zoti
e bëftë mirë për ne ! : “Nëse sot flasin profetët e rremë , nesër ka turbullira
dhe gjak”.. (A. Sh.)
Fahri Xharra &
Migjeni

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










