Kulturë
Gjon Keka: Humanistët e famshëm arbërorë
E diele, 11.07.2021, 02:11 PM
Humanistët e famshëm arbërorë
Nga
Gjon Keka
Humanistët
e famshëm arbëror:
Marin
Barleti, Profesor, shkrimtar, humanist
Gjon
Gazulli Astronom ,diplomat
Nikollë
Leonik Tomeu, Matematicient ,humanist
Pal
Engjëlli, Diplomat, humanist
Pjetër
Budi, Poet, shkrimtar, humanist
Pjetër
Bogdani, doktor i filozofisë, humanist
Shtjefën
Gjeqovi, Etnolog, arkeolog, shkrimtar, humanist
Nënë
Terëza Humaniste, etj.
Dëshira
e humanistëve tanë arbëror ishte ndërtimit i një tempulli të kulturës ,
dijes,artit e shkencës, më saktësisht kombi të hyjë në dritë nga errësira e
padijes dhe primitivizmit.
Ata
ishin adhurues të antikitetit dhe u bënë në fakt imituesit e gjallë të saj duke
i lënë brezave po këtë udhë të imitimit dhe ecjes në atë dritë.
Humanistët
tanë janë ata që i dhanë bekimet e tyre të larta për një arsim e edukim të
lartë, për një mirëqenje e vetëdje të lartë kombëtare e njerëzore.
Ata
ishin studiues të mëdhenjë dhe qëllimi i tyre ishte shpëtimi i kombit të tyre e
botës përmes mësimit dhe shkrimit, dijes, edukimit ,arsimit, kulturës, shkencës
etj, ata në fakt ishin të frymëzuar nga fryma klasike e arsimit antik, mësuan
njohuritë në kërkim të dijes , nxorrën nga drita e tyre e talentuar dhe i
transemtuan brezave.
Përpjekjet
e parreshtura të tyre për arsim, edukim, art, kulturë, shkencë etj, të asaj
kohe përfaqësojnë vetëm agimin e jetës sonë të shekullit XXI dhe janë tregues i
qartë se mbi cilat themele duhet të qëndrojë të ecën e ta shohë të ardhmen
kombi ynë arbëror europian.