Kulturë
Xhevahir Cirongu: Edhe vala e detit na përqafojë!
E marte, 29.06.2021, 07:01 PM
…Edhe vala e detit na përqafojë!
Skicë
Nga
Xhevahir Cirongu
Duke
hedhur mbrapa krahëve ;;Pandeminë'' ogurzezën e globit për njerëzimin,erdhi
dielli qërshorit i vitit 2021, ku pas vaksinimit të njerëzve,vjen ajo
buzëqeshje e brendshme e shpirtit njerëzor.Nga kjo mbyllje e gjatë nga virusi
vdekjeprurës për njerëzimin, prap jeta merr frymë lirshëm, dhe petalet
jetëdhënse fluturojnë me atë buzëqeshje edhe më të bukur si më parë anë e mban
globit.Kështu ndodhi me të vërtetë edhe me mua në takimin me mikun e shokun e
letrave shqipe, i cili vinte nga Vushtrrria e Kosovës.Atje nën rrezet e diellit
të datës 14 qërshor 2021, te Shkëmbi Kavajës në bregdetin adriatik, takohem me
shkrimtarin e mirënjohur në Kosovë,Shqipëri e në mbarë trevat shqiptare, z.
Bedri Tahiri.Plazhi në Golem tashmë i pastër, me rregull dhe i sistemuar me
gjithë parametrar e kohës, u thotë mirë se vini të dashur plazhistë !
Valët
e detit shkumbonin me bardhësinë e tyre, por edhe bisedonin me fjalën e tyre të
zhurshme ''magjike'' me njerëzit e ardhur nga vende të ndryshme për plazh.Ishte
ora 9.00 e mëngjesit të datës 14 qërshorit 2021, dhe tek hoteli ''Al -
Maro'',takhem me Bedri Tahirin.Një takim i përmallshëm, sepse kishim shumë muaj
pa u takuar nga bllokimi prej virusit.Një takim i ngrohtë sa njerëzor po aq
miqësor.Biseda merr udhën e saj drejt historisë e letërsisë. Është kënaqësi,
dhe fat të njohësh njerëz të tillë, sa njerëzor, por edhe intelektual,të
shkrira në këto të dyja në trallin e atdhedashurisë për vendlindjen.Një kafe e
thjeshtë, por ajo merr vlera me dhurimin e librit të autorit Xhemail Ali Peci
me titullin ''Adem Jashari dhe zjarri i shenjtë i shqiptarizmit në veprën e
Bedri Tahirit''.Vërtetë një takim i bukur mes miqve,ku libri na dhuroi edhe më
shumë ngrohtësi shpirtërore.Por edhe unë i dhurova gazetën ''Jehona e
Skraparit''.Edhe vala e detit na përqafoj, sepse edhe atë e kishte marrë malli
për njerëz e miq për ti thënë ''Mirmëngjes !'' .
Golem, Shkëmbi Kavajës,
15 qërshor 2021