Editorial
Rexhep Shahu: Flamur Hoxha, deputeti që e bën politikën të moralshme
E merkure, 21.04.2021, 10:00 PM
FLAMUR HOXHA, DEPUTETI QË E BËN POLITIKËN TË MORALSHME
NGA
REXHEP SHAHU
Flamur
Hoxhën, sipërmarrësin humanist që do të bëhet deputet i Kukësit me 25 prill
tashmë e njohin shumë njerëz. E njohin për vlerat e larta morale, humane,
njerzore.
U
bënë muaj që ai takon përditë e përditë njerëz në Kukës e zona të tjera, siç
pati krijuar lidhje e mijëra kontakte në rajonin e Kamzës, Paskuqanit, Lezhës,
Mirditës, Laçit, Vorës e më gjërë.
I
gjendshëm me këdo, i papërtueshëm, i qeshur, të sheh në sy, të dëgjon me
vemendje, nuk të merr nëpërkëmbë, ka durim, ka gjithmonë kohë për tjetrin edhe
pse duhet cënuar vetja, por ai ka kohë ta dëgjojë tjetrin, ka vemendje, nuk e
harron hallin e tjetrit, nuk pret ta lusësh, nuk pranon lutje, nuk mban kënd
zvarrë, nuk lyp vemendje.
Është
nga ata njerëz që çohet e ia lëshon vendin tjetrit, mikut.
Kur
vjen ndokush në tavolinë, në zyrë, ai çohet në këmbë, e mikpret tjetrin si
mbret.
Mos
luaj, i them.
Sorra
për sorrë lëviz, thotë ai, e nuk po lëvizka njeriu për njeriun.
Flamur
Hoxha sot në Shqipëri ka luksin e privilegjin si rrallë kush tjetër që e njeh
dhe nderon komuniteti i shkrimtarëve shqiptarë pasi ai është cilësuar si
deputet i letërsisë, nga shkrimtari ynë i njohur Zija Çela, që i del zot
letërsisë, që ka sponsorizuar për të botuar veprat e shkrimtarëve të varur e të
pushkatuar nga regjimi komunist si Havzi Nela, Vilson Blloshmi e Genc Leka dhe
shumë vepra të tjera të rralla të albanologjisë dhe etnologjisë.
Poeti
Petrit Ruka që është artikuluesi ekselent i formulës së mirënjohjes njerzore,
për këtë kontribut të Flamur Hoxhës për botimet e librave të ndryshëm dhe të
revistës illz, revistë letrare e Tiranës, e ka quajtur atë si A L të kohës
tonë,
Por
unë sot nuk e kam qëllimin të tregoj për kontributet e pakrahasueshme me askënd
të Flamur Hoxhës në mbështetje të letërsisë e botimeve të librave të rrallë të
albanologjisë apo mbështetjen e pelegrinazheve të shkrimatrëve shqiptarë që bën
ai. Jo, nuk është ky qëllimi.
Flamur
Hoxha është model sipërmarrësi humanist, është njeriu që e ka bërë praktikë në
jetën e tij, që jep me dorën e djathtë dhe nuk i tregon as dorës së tij të
majtë e jo më t’u tregojë kamerave televizive apo mikrofonave, apo njerzve në
mitingje, mbledhje e tubime. Vetem ai që ndihmohet prej Flamurit e din dhe
Zoti, askush tjetër, pasi Flamuri nuk mburret për këtë, nuk krenohet, nuk e
poshtron tjetrin duke e nxjerrë në publik se si e çfarë ndihmë i dha. Dhjetra
herë më ka thënë se më fyen, kur unë artikuloj në publik falenderim për të për
sponsorizimet e revistës illz apo librave të ndryshëm.
Kjo
është një nga meritat më fisnike të Flamur Hoxhës njeri.
Flamur
Hoxha, siç e kam shprehur, nuk ka armiq, ai nuk e mban mendjen tek armiqtë, tek
ata që i kanë shkaktuar tragjedi e drama të rënda familjes së tij e atij kur
ishte i mitur dhe e detyruan të rritej në internim. Flamuri përpiqet të gjejë
të mirën edhe në të keq. Më ka impresionuar kur ai kujton me nderim e nuk i
harron dot gjërat e mira e njerzit e mirë që ka njohur ai e familja e tij në
internim fshatrave të thella të Durrësit në Shetel, në Kep të Rodonit etj, dhe
nuk ka dëshirë të kujtojë gjërat e kqia e të hidhura.
Ai
nuk ka kohë të urrejë askënd e të mbajë mendjen tek hakmarrja e urrejtja. Kur
ia kujtoj, skuqet dhe më thotë, është e shkuar, unë nuk do të jetoj në të
shkuarën e me të shkuarën, kemi të ardhme për të jetuar.
Si
aristokrat i vertetë është me familjen e tij, me tre fëmijët e tij yje.
Ai
nuk fyen kurrë, nuk përgojon kurrë, nuk hyn kurrë në jetën e tjetrit, në
familjen e tjetrit siç rëndom jemi mësuar që politikanë të ndryshëm hyjnë edhe
në familjet e në krevatet e njeri - tjetrit duke na e bërë politikën për ta
vjellë.
Jo!
Flamur Hoxha do ta fisnikërojë politikën, do t’i japë aromë njerzore fisnikërie
e dinjiteti. Do të na vertetojë se politika ka moral me njerëz të moralshëm.
Falë
punës e djersës së tij, falë dijeve natyrisht, ai është sot një nga kalorësit e
sipërmarrjes shqiptare, pavarësisht se nuk paguan reklama që të na neveritet
ekraneve televizive, dhe ka luksin për të mos ia shtrirë kurrë dorën askujt për
asgjë sepse ka gjithçka, ka biznes të sukseshëm ndërkombëtar veç atij kombëtar
për prodhim veshjesh. Do të thotë se është i pashitshëm dhe pa interesa që të
lobojë e diktojë hartim ligjesh korruptivë në favor të vetes siç ka ndodhë
dekadën e fundit në Shqipëri.
Për
Flamur Hoxhën Po-ja është Po.
Ai
di ta dëgjojë tjetrin, di të dëgjojë njerzit, ka durim të dëgjojë. Të sheh në
sy, përqëndrohet komplet me tjetrin, i kushtohet tjetrit në bisedë. E jeton
hallin e tjetrit, e vuan, është i sinqertë, nuk shtiret, nuk gënjen.
Flamuri
është njeri që e njeh veten, ia njeh vetes vlerën e lartë morale që ka dhe të
njejtat vlera e kode vlerëson tek tjetri.
Moral
i lartë është të jesh vetja dhe ai është vetja, është vetja që nuk i trembet
vetes së tij, që nuk i ikën vetes së tij, që ka parimet e tij të larta morale
dhe që i mbron ato me dinjnitet.
Dhe
unë e shumë si unë gëzojmë që ka njerëz të tillë që do të ndikojnë që jeta jonë
të drejtohet nga njerëz me moral të lartë, nga njerëz të dinjitetshëm, që
parlamenti ku bëhën ligjet e vendit të mos jetë gjiriz korrupsioni e
imoraliteti politik e njezor.
Kush
e njeh, pajtohet me mua se në parlamentin shqiptar do të hyjë një njeri me
vlera të larta morale.
Kjo
është ngjarje për mua e për të gjithë, duke kujtuar se çfarë ndodhi me
parlamentin shqiptar dekadën e fundit, ku më së paku ishin të deklaruar 19
deputetë me precedentë kriminal dhe shumë të tjerë aksidentë të patolerueshme
për shoqërinë tonë.
Miq,
ku jeni e ku s’jeni, votoni Flamur Hoxhën. Ai është deputet i parë në listën e
kandidatëve të PD në Qarkun e Kukësit. Ai meriton më shumë vota se një deputet
sepse është një prurje speciale nga PD, është qytetar në thelb, është mik i
njeriut, një fisnik i vertetë.
Si
sot pesë vjet më parë, me 20 prill 2016, më vdiq nëna.
Kisha
qëndruar dy vjet e gjysmë i mbyllur me nënën në shtëpi se ajo pati Alzajmër e
nuk më njihte, më thoshte përditë, ma gjej shpejt Rexhepin…
Nëna
vdiq por unë nuk kisha lekë për mortën. Isha pa punë se në 2013 më largoi nga
puna qeveria Rama, fëmijët ishin në shkollë dhe jetonim me një rrogë.
Sa
vumë në udhë ca gjëra pas vdekjes së nënës dhe do të flisja me vëllezërit që të
bënim hall për shpenzimet, më telefonon Flamur Hoxha. Pasi më ngushëlloi, më
tha shkurt, ma ço djalin të vijë të më takojë…
Djali
shkoi menjëherë dhe ai i kishte dhënë lekë për shpenzimet e varrimit të nënës
time, për arkivol, për autobuz nga Tirana në Kukës, në Bardhoc etj, etj. Unë
dhe fëmijët e mi nuk mund ta harrojmë kurrë këtë mirësi…
Po
shkruaja këto radhë për Flamur Hoxhën e nuk e shmanga dot këtë histori
përsonale.