Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Rexhep Lika, imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë
E hene, 19.04.2021, 05:54 PM
Rexhep Lika, imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë
Nga
Gjekë Gjonaj
Vëllai
im   imami  tashmë në pension Rexhep Lika, 81 vjeç,   është një person  shumë 
i respektuar  jo vetëm në  Ulqin e Malësi, ku ka shërbyer si imam e
kryeimampothuaj tërë jetën e tij, duke predikuar   fenë islame, duke pajtuar  njerëz e duke ndërtuar   ura të
reja komunikimi e  bashkëpunimi , por
edhe kudo  në treva tjera shqiptare. Ai
është një njeri  i ditur dhe i aftë për
komunikim. Është tolerant në diskutim, njohës i mirë i dijeve që burojnë nga
Kurani i madhërishëm. Është hoxhë  që
gëzon autorit nga brezi i vjetër, i mesëm dhe i ri. Ai është i afërt,  i dashur me njerëzit e të gjitha
komuniteteve, i qeshur  dhe në shërbim të
përhershëm të fesë. Të gjitha këto vlera njerëzore e fetare që i theksova për
këtë njeri të dashur dhe të nderuar i kam dëgjuar nga popullata e Malësisë dhe
e Ulqinit.
Në
xhaminë  e Tuzit erdhi të punojë  në moshën 25 vjeçare pasi mbaroi   medresenë “Alauddin”në Prishtinë dhe dy
viteve punë në xhaminë e Hysein-pashës në Plevla. Malësia për imamin e ri nga
fshati Rashtishë i Komunës së Ulqinit 
ishte vend i panjohur. Mirëpo, edhe pse në një mjedis të ri me një
mentalitet krejtësisht tjetër nga ai që ishte 
rritur dhe edukuar,  falë
mirësisë, thjeshtësisë, butësisë, sinqeritetit dhe sjelljeve të tij
shembullore,  jo vetëm se ambientohet  por edhe hynë në zemrat e malësorëve të
besimit myslimanë dhe katolikë. Malësorët e kanë pranuar atë si  djalin e vetë, kurse ai i ka pranuar ata si
vëllezërit e   tij.  Hoxha i ri, por i ditur e i dashur
bashkëpunon ngushtë me prijësit fetarë në Kishën e Tuzit.  Vendos ura të ngushta komunikimi e
bashkëpunimi fillimisht me  Patër  Gjergjin, fratin e Kishës së Tuzit e pastaj
edhe me patër Dedën, priftin e Grudës e meshtarët e tjerë   në Malësi. Shoqërohet me ta vazhdimisht.
Sidomos me patër Gjergjin ka qenë i pandarë. Kudo kanë shkuar bashkë. Në tubime
të ndryshme. Në dasma,  gëzime  e vdekje. Në festa fetare,  nëpër fshatra fushore e malore të Malësisë,
por kanë ndenjur shpesh  së bashku
edhe  në kafene.   Po përmendim 
një rast për të cilin është folur gjatë kohë  në Malësi. Derisa ishin ulur për të pirë kafe
së bashku  imami Rexhep dhe patër
Gjergji   një malësor u afrohet dhe u drejtohet  si me provokim:  “ Po çka dreqin ashtë kjo punë djalë?  Ju rrini e pini kafe bashkë  e na duemm’uhagërnjani me tjetrin ! “ Të
urtit  pinë kafe bashkë, kurse
budallenjtë  rrihen mes veti-  iu përgjigj me urtësi patër Gjergji”. Këta të
dy prijës fetarë  vërtetë  kanë 
qenë shembull model  i tolerancës
dhe harmonisë  fetare mes
shqiptarëve.   Rexhep Lika ka qenë hoxha
i parë në Malësi i cili ka shkua në Kishën e Tuzit dhe të Grudës. Deri atëherë
hoxhët nuk kanë shkuar në kishë.  Me këtë
veprim të tij  ai theu  akullin dhe paragjykimin  tek popullata vendase se hoxha nuk  duhet të shkojë në kishë.  Rasti i parë ka ndodhur  në kohën kur Ambasadori i Selisë së
Shenjtë  ka vizituar Kishën e Tuzit. Një
malësore kur e shikon  hoxhën  Rexhep 
se ka hyrë  në kishë pëshpëriti me
zë: Na nimo o Zot! Edhe hoxha na ka ardhë në kishë!?  Rasti tjetër ka të bëjë me  pjesëmarrjen e tij në Kishën e Grudës , me
rastin e  festës së Zojës së Grudës, si
mysafirë i ftuar nga patër Deda. Këtë pritje, respekt e nderim, që i është bërë
atij atë ditë  nga patër Deda dhe miqtë e
tij të ftuar të tjerë  të të dy besimeve
imami Rexhep Lika   e ka përmendur  kudo që  
i është dhënë rasti.
Rexhep
Lika aq ka qenë i dashur dhe i respektuar saqë e kanë ftuar në shtëpi   familjet më të njohura të kohës në
Malësi  pa dallim feje. Në çdo familje
malësore ka qenë i mirëseardhur dhe i mirëpritur.    Pa prezencën e tij dhe të patër Gjergjit
nuk  ka pasur kënaqësi ( lezet)  ndeja e as bashkimi, thonë në Malësi . Ata u
kanë dhënë  vlerën tubimeve. Pa ta  është ndjerë një mungesë e madhe në shoqëri.
Dëshira  e tij 
ishte që të gjithë të kujdesemi maksimalisht që ta ruajmërespektin
reciprok fetar, gjë të cilën edhe e arriti.  
Gjithmonë është shprehur se ç’do kënd Zoti e ka lënë të lirë të besojë
ose jo dhe se zgjedhja e vetë individit i jep përgjegjësi tek Zoti. Ai kurrë
nuk e ka urryer një person nëse nuk është mysliman. “Secili fenë e  ka për vete. Është shumë mirë ku ka harmoni
midis besimtarëve pavarësisht cilit besim i përkasin”, më thoshte  Rexhepi.
Përveç
detyrave kryesore në xhami dhe  disa
shërbime të tjera fetare, tradicionale, ai gjatë dy dekadave të punës dhe
veprimtarisë së tij  shumë të
suksesshme   në Tuz   ishte individ me ndikim shumë të madh
në  Besëlidhjen e Malësisë, e cila u
zhvillua më  28 qershor 1970.  Me predikimet e  tij në xhami 
ndikoi në ndërgjegjësimin e malësorëve të besimit islamë  që të lidhin Besën për të ndaluar  njëherë e përgjithmonë  gjakmarrjen, këtë fenomen të  zi  
për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.  Jo vetëm kaq, 
por  ai  ishte pjesëmarrës  i Kuvendit të Burrave , i cili solli  këtë vendim historik, i cili sot  vlerësohet si një ngjarje e rëndësishme në
historinë bashkëkohore të shqiptarëve në Mal të Zi.
Kontribut
të rëndësishëm në aspektin kombëtar ai 
ka dhënë edhe në periudhën e vështirë 
të  regjimit komunist në
shpjegimin  e  vëllezërve 
tanë të besimit myslimanë që të mos e ngatërrojnë fenë me kombin.  Ai gjatë fushatës së regjistrimit të
popullsisë,  që kishte organizuar shteti
jugosllav, arriti t’i bind  besimtarët e
vet, që  mos të bien viktimë e
propagandës shtetërore   se të gjithë
besimtarët e fesë islame duhet të deklarohen si 
komb myslimanë.  S’do të harrohen
kurrë fjalët e shenjta të  imamit Rexhep
Likës  drejtuar besimtarëve të vet:
“Shqiptarët nuk kanë nevojë  të mohojnë
kombin e vet, për shkak  se i
takojnë  besimit  islamë. Ne jemi të besimit myslimanë dhe
duhet ta ruajmë fenë tonë. Por duhet ta dimë se jemi shqiptarë  dhe ashtu duhet gjithmonë të deklarohemi.
Shqiptarë kemi lindur dhe shqiptarë do të vdesim. Ne duhet t’i themi bukës
bukë, e jo ndryshe”.
Në
të gjitha trevat shqiptare ky imam  që
drejtoi lutjet  e besimtarëve në xhami ka
lënë gjurmë të pashlyera  dhe do të
përmendet për vepra të mira  me interes
fetar e kombëtar.  Si rezultat i gjithë
kësaj veprimtari të pasur dhe të suksesshme 
në shërbim të Zotit dhe të 
Kombit   para pak ditësh, saktësisht
më 6 prill të këtij viti, ai u dekorua 
nga Presidenca  e Republikës së
Shqipërisë me titullin “ Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me rastin e
110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.   
Kjo është një mirënjohje më se e merituar për këtë interpretues të denjë
të fesë islame, por edhe  të një  njeriu që u dallua me sjellje të veçantë të
moralit dhe kulturës si refleksione 
dëshmuese  këto të imamit  dhe nivelit të tij shpirtëror.









