E diele, 28.04.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Paloka, jam i lumtur që do përballem me Ramën

E shtune, 13.03.2021, 04:44 PM


Eshtë I njohur fakti se Edi Paloka, Nën/Kryetari PD, është drejtues politik në fushatën e PD në Qarkun Durrës. Nisur nga ky fakt, Paloka si kundërshtar I hapur dhe I ashpër ndaj Kryeministrit Rama, një ditë më parë u deklarua se është I lumtur që do të përballet me Edi Ramën në Qarkun Durrës. Un nuk bëj shaka më detyrën dhe misionin tim politik, jamë shumë serioz, por meqënëse Rama ka deklaruar se në Qarkun Durrës, PS do të fitoi sepse ka një skuadër të mirë, un po I përgjigjem flakë për flakë.

Rama, ki kujdes se dardha e ka bishtin mbrapa, un po të siguroj se mbas 25 Prillit opozita e bashkuar do të jetë në pushtet ku e presin shumë sfida dhe shumë probleme të hapura nga qeverisja tënde. Ndërsa në Qarkun Durrës, un dhe bashkëudhëtarët e mi në këtë mision, do të sfidojmë si asnjëherë tjetër, ti do të dalësh I humbur dhe I turpëruar nga përballja me mua dhe me opozitën e bashkuar. Si shumë herë, Rama drejtpërdrejt ka patur problem komunikimi veçanërisht me mua edhe pse un ja kam dhënë reston menjëherë dhe ashtu siç e meriton ai. Ai po merret këto ditë shumë më mire, a dini pse? Sepse pema që ka kokra gjuhet, un jamë ai që pritem me shumë respekt në Durrës, Shijak dhe Kruj, jamë shumë I nderuar, ndaj ti llap-llap se vehten tënde po degjeneron, ashtu si gjithmonë. Në natyrën time nuk jam problematik në marëdhënie me njerëzit edhe me kundërshtarët e mi politik, por Rama më ka diktuar që t’i përgjigjem shpesh me të njëjtën gjuhë. Ai e di shumë mirë se un nuk bëj kompromise në detyrën dhe misionin tim, e megjithatë une nuk I kursej përballjet me Ramën. Në karrierën time si gazetar nuk kam shkelur etikën për askënd, edhe në politikë nga kjo ide jamë nisur dhe kështu vëproj, por ky lloj kundërshtari më detyron të dal pak nga natyra ime. Gjithsesi, duke iu përqëndruar përballjes me Ramën në Qarkun Durrës, un si drejtues I fushatës elektorale I opozitës, jemi shumë aktiv derë më derë të Durrësit, Shijakut dhe Krujës, jamë I suprizuar dhe I nderuar që jemi pritur nga qytetarët me shumë respekt, me shumë vlerësime dhe me besimin se opozita e bashkuar do të bëj ndrshimin në Shqipëri duke I dhënë PS dhe Ramës “dënimin” e merituar. Un po I anashkaloj batutat dhe ironin e Ramës, por I them se përballja me mua dhe me opozitën në tërësi, do të bëj që Ai pas dështimit të shkoi në shtëpi e të meret me piktura, sepse kariera e tij kaq është. Rama, ka ardhur moment që mbas kësaj përballje me Palokën, të dalësh I mundur sepse opozita e bashkuar do të marrë 7-8 mandatë në Qarkun Durrës. Të jesh I sigurtë o “trimosh”, nuk ka më asnjë shans për ty dhe oligarkët e tu të cilët mbas 25 Prillit do të dridhen nga çfar kanë përfituar nga PPP-ët e tua të korruptuara. PD dhe aleatet tanë, do të qeverisin me shumë përgjegjësi, do të jemi shumë produktiv dhe shumë të përgjegjshëm në qeverisje, do të luftojmë krimin me tolerancë zero, korrupsioni do të ndëshkohet si asnjëherë deri më tash, do të ndalim largimin e të rinjve nga vëndi, do të rrisim ekonominë e shkatrruar nga qeverisja tënde 8 vjeçare, do të risjellim invstimet e mëdhaja në Shqipëri si një vënd që krijon mundësi të shkëlqyera për investitorët e huaj, do të hapim bisedimet me BE që shqiptarët të ndjehen të barabartë me europianët. Rama, un nuk kamë kohë të merrem shumë me ty e as me bashkëpunëtorët e tu dështak, un dhe mbëstetësit e min në Qarkun Durrës, nga mëngjesi deri në darkë, jemi në kontakte me qytetarët dhe të bindur se mbas 25 Prilit ty të pret peneli I pikturave duke u larguar përfundimisht nga politika. Rama ndryshimi është në prag të derës, tashme të jeshë I sigurte se të pret pensioni politik-përfundon Paloka.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 12 Mars 2021



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora