E shtune, 27.04.2024, 08:32 PM (GMT+1)

Mendime

Nexhat Halimi: Prisja i vdekur para varrit

E shtune, 13.03.2021, 04:13 PM


Nexhat Halimi

Prisja i vdekur para varrit

Më sollën në katër krahë  të lodhur vetmisë hutuar

Me lot të skuqur kujtimit ndërmjet pikash të shiut

Frynte herë sertë e herë për thikë bie borë prej veriut

e më lëshuan pranë dheut ende të shkrifët të varrit

zot ende kujtoja hijet në dumnicë e yjet rreth zallit

sa pak frymë kanë dalë në këtë pikëllim për 'i plak

është kohë pandemie çdo kush frikësohet pak

megjithatë pse mungon miku im i vjetër vehbi bashota

me të cilin eca tërë jetën ndër lugje e brigje të kota

pse mungon rrustemi i fëmijërisë së egër e të bukur

pse mungon breshka qind vjeçe e ajo e  vetmja flutur

e cila më endej përreth qiririt gjysmë të harxhuar

ndërsa shkruaja poezi veç për ta mashtruar veten

s' janë as siluetat as  leqet e atyre fytyrë maskuar

vallë pse ikën gënjeshtarët mashtruesit ja seç tretën

siç avullon shurra e pulës së vogël e gjurmët e mulës

e luftë bëhej gjithfarë me dredhi e me fanfare

nuk do të vijnë dot ata tashmë jam kaq i bindur fare

kot më lënë të pres para varrit pa derë e pa dritare

Megjithatë nga një grusht dheu ma hodhën përmbi

A veç morën të ecnin secili njëjtë të arrijë prapë aty



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora