| E shtune, 13.03.2021, 04:44 PM |
Eshtë I njohur fakti se Edi Paloka, Nën/Kryetari PD, është drejtues politik në fushatën e PD në Qarkun Durrës. Nisur nga ky fakt, Paloka si kundërshtar I hapur dhe I ashpër ndaj Kryeministrit Rama, një ditë më parë u deklarua se është I lumtur që do të përballet me Edi Ramën në Qarkun Durrës. Un nuk bëj shaka më detyrën dhe misionin tim politik, jamë shumë serioz, por meqënëse Rama ka deklaruar se në Qarkun Durrës, PS do të fitoi sepse ka një skuadër të mirë, un po I përgjigjem flakë për flakë.
Rama,
ki kujdes se dardha e ka bishtin mbrapa, un po të siguroj se mbas 25 Prillit
opozita e bashkuar do të jetë në pushtet ku e presin shumë sfida dhe shumë
probleme të hapura nga qeverisja tënde. Ndërsa në Qarkun Durrës, un dhe
bashkëudhëtarët e mi në këtë mision, do të sfidojmë si asnjëherë tjetër, ti do
të dalësh I humbur dhe I turpëruar nga përballja me mua dhe me opozitën e
bashkuar. Si shumë herë, Rama drejtpërdrejt ka patur problem komunikimi
veçanërisht me mua edhe pse un ja kam dhënë reston menjëherë dhe ashtu siç e
meriton ai. Ai po merret këto ditë shumë më mire, a dini pse? Sepse pema që ka
kokra gjuhet, un jamë ai që pritem me shumë respekt në Durrës, Shijak dhe Kruj,
jamë shumë I nderuar, ndaj ti llap-llap se vehten tënde po degjeneron, ashtu si
gjithmonë. Në natyrën time nuk jam problematik në marëdhënie me njerëzit edhe
me kundërshtarët e mi politik, por Rama më ka diktuar që t’i përgjigjem shpesh
me të njëjtën gjuhë. Ai e di shumë mirë se un nuk bëj kompromise në detyrën dhe
misionin tim, e megjithatë une nuk I kursej përballjet me Ramën. Në karrierën
time si gazetar nuk kam shkelur etikën për askënd, edhe në politikë nga kjo ide
jamë nisur dhe kështu vëproj, por ky lloj kundërshtari më detyron të dal pak
nga natyra ime. Gjithsesi, duke iu përqëndruar përballjes me Ramën në Qarkun
Durrës, un si drejtues I fushatës elektorale I opozitës, jemi shumë aktiv derë
më derë të Durrësit, Shijakut dhe Krujës, jamë I suprizuar dhe I nderuar që
jemi pritur nga qytetarët me shumë respekt, me shumë vlerësime dhe me besimin
se opozita e bashkuar do të bëj ndrshimin në Shqipëri duke I dhënë PS dhe Ramës
“dënimin” e merituar. Un po I anashkaloj batutat dhe ironin e Ramës, por I them
se përballja me mua dhe me opozitën në tërësi, do të bëj që Ai pas dështimit të
shkoi në shtëpi e të meret me piktura, sepse kariera e tij kaq është. Rama, ka
ardhur moment që mbas kësaj përballje me Palokën, të dalësh I mundur sepse
opozita e bashkuar do të marrë 7-8 mandatë në Qarkun Durrës. Të jesh I sigurtë
o “trimosh”, nuk ka më asnjë shans për ty dhe oligarkët e tu të cilët mbas 25
Prillit do të dridhen nga çfar kanë përfituar nga PPP-ët e tua të korruptuara.
PD dhe aleatet tanë, do të qeverisin me shumë përgjegjësi, do të jemi shumë
produktiv dhe shumë të përgjegjshëm në qeverisje, do të luftojmë krimin me
tolerancë zero, korrupsioni do të ndëshkohet si asnjëherë deri më tash, do të
ndalim largimin e të rinjve nga vëndi, do të rrisim ekonominë e shkatrruar nga
qeverisja tënde 8 vjeçare, do të risjellim invstimet e mëdhaja në Shqipëri si
një vënd që krijon mundësi të shkëlqyera për investitorët e huaj, do të hapim
bisedimet me BE që shqiptarët të ndjehen të barabartë me europianët. Rama, un
nuk kamë kohë të merrem shumë me ty e as me bashkëpunëtorët e tu dështak, un
dhe mbëstetësit e min në Qarkun Durrës, nga mëngjesi deri në darkë, jemi në
kontakte me qytetarët dhe të bindur se mbas 25 Prilit ty të pret peneli I
pikturave duke u larguar përfundimisht nga politika. Rama ndryshimi është në
prag të derës, tashme të jeshë I sigurte se të pret pensioni politik-përfundon
Paloka.
Zenel Çeliku
TIR-FAX
News Agency 12 Mars 2021