Kerko: a
Dy tituj të rinj në gjermanisht me lirika dashurie nga Besim Xhelili
E diele, 31.01.2021, 05:42 PM
Viti i ri 2021 fillon mbarë për shkrimtarin shqiptar nga Austria, Besim Xhelili. Sapo kanë dalë nga botimi në gjuhën gjermane dy titujt e tij të fundit me lirika dashurie. Këto dy vëllime me poezi u botuan në gjuhën shqipe në vitin 2019.
Edhe
pse kriza e pandemisë ka bllokuar tash mëse një vit e tepër gjithë poret e
jetës, ku arti e kultura vuajnë në masë të madhe, kulturëbërësit po mundohen të
mbijetojnë, të vazhdojnë krijimtarinë, të organizohen sipas rrethanave të
krijuara, të mbajnë takime kulturore e letrare nga larg, përmes internetit dhe
platformave të ndryshme.
Poeti
shqiptar nga Tetova, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, sjell para lexuesve
gjermanëfolës dy titujt e tij të fundit me poezi, vëllimin e tetë me radhë
“Fragmente të një zemre të dalldisur...! (ISBN 9783752641523) dhe i nënti
“Vragë malli” (ISBN 9783752611731). Të dy këto vëllime u botuan në shqip në
vitin 2019.
Recensent
i të dy vëllime është kritiku i mirënjohur shqiptar Prend Buzhala, për
redaktimin u kujdesën Hasan Qyqalla dhe Ejup Ajdini, kurse kritkën letrare e ka
bërë Migena Arllati. Përkthimin në gjermanisht e realizoi albanologu i njohur
austriak Kurt Gostentschnigg, kurse pikturat e kopertinave janë vepër e
piktores dhe artistes Saranda Kika-Bahtiri nga Mitrovica. Autori falënderon
stafin punues në libra, të cilët gjithmonë i qëndrojnë pranë me mbështetjen e
tyre.
Këto
dy vëllime gjehen gjithandej në libraritë dhe bibliotekat, si dhe në platformat
e shitjeve të librave në internet. Në linkun e mëposhtëm mund të gjehen librat
direkt tek botuesi:
https://www.bod.de/buchshop/catalogsearch/result/?q=besim+xhelili
Më
poshtë sjellim një cikël me lirika nga kwto dy libra:
DY SY
Dy
sytë e tu t’bukur, aq të përsosur
O
sa janë të thellë dhe frymëzues
Por,
një poet seç e kanë brengosur
Me
atë shikim t’egër e pushtues...
SONATË
O
këta sytë e tu një sonatë e përkryer
Brenda
tyre një çerdhe e pavdekësisë,
E
sikur rrugën me zili më kanë rrëmbyer
Disa
valë të brishta brenda melodisë...
MELODI ME TINGUJ T’FIKUR
O
melodi e qëndisur me tinguj t’fikur
Vjeshta
sapo mbaroi e më s’u pamë,
Një
lule n’mes vargjeve seç ka zbritur
Po
pret t’pathënat që kurrë s’i thamë...
DIHATJE
Buzën
pika t’verës po ta prekin
N’ato
çaste hareje dhe kënaqësie
Timen
ngrica akujsh seç e stepin
Nga
dihatje t’lodhshme dashurie...
SI KAHERA
N’ballkon
po qave sonte si kahera
Yjet
po i pyete nëse jam gjallë e lotoj,
Do
t’thonë se gjithmonë e gjithhera
Aty
n’zemër t’kam e dot s’të lëshoj...