Mendime
Skender Jashari: Neo-osmanizmi në Gadishullin Ballkanik, në Europë dhe në Trojet Shqiptare!
E enjte, 15.10.2020, 09:35 PM
Neo-osmanizmi në Gadishullin Ballkanik, në Europë dhe në Trojet Shqipëtare!
Nga
Skender Jashari
Perandoria Osmane,
e rënë që para 1912-ës, por që pas viteve 1960, e sidomos dekadave të fundit, aspiron dhe përpjeket të
ringritet. Madje, shumëherë dhe sidomos nga vetë turqit dhe turkofilët,
ringritjen e shtetit turk, e bazojnë në
Perandorinë Osmane.
Edhe pse Turqia,
është anëtarë i NATO-s, në të cilën jemi pjesë edhe Republika e Shqipërisë,
sipas nenit 5 të saj parashihet mbrojtja
kolektive, derisa me Kodin penal
ushtarak të Republikës së Shqipërisë në nenin 3 parashihet barazia e shteteve
aleate. Mirëpo, dihet historia që nga Perandoria Osmane në luftën e
Krimesë ( 1853-1856), ajo vazhdimisht ka
flirtu, ka ndryshu aleanca, sa në një anë sa në anën tjetër. Pothuajse të
njejtën situatë e shohim edhe kohëve të fundit, kjo më bënë të ngrisë zërin,
duke patur mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Austrisë, Britanisë dhe shumicës
së vendeve të BE-së.
Në zgjedhjet e
vitit 2002, në të cilat fitoi partia e Erdoganit, kishte premtuar, që do i
hapte tregjet dhe do liberalizonte institucionet. Por as një dekadë më pas, ndodhi plotësisht
e kundërta, merren hapa konkret drejt
ngritjes diktatoriale të Erdoganit. Duke filluar nga: ndryshimet kushtetuese në
lidhje me mundësinë e rizgjedhjes së
tij; rritjen e shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave kombetare;
burgosje e gazetarëve dhe restriksione
të shprehjes së lirë dhe medieve;
luftimi i kundërshtarëve të tij politik; harxhime të pakontrolluara në pallatet e tipit të Portës së Lartë; ndikimin që
kishte në pavarësinë e Bankës qendrore Turke; shtrirja e influencës neo-kolonialiste nëpër vende
të ballkanit; instrumentalizim të
xhamive dhe enklavave turke nëpër vendet e BE-së, madje duke
përdorur edhe terrorizmin islamik dhe refugjatët islamik sirian për qëllime
politike etj etj.
Anëtarësimi i
Turqisë në BE, daton që në kërkesën e parë zyrtare në vitin 1959, derisa më
1963 në Marrëveshjen e Ankarasë, planifikohej
integrimi i plotë dhe gradual i Turqisë në BE. Mirëpo më 1987, aplikimi
i Turqisë për anëtarësim të plotë në BE dhe përgjigja negative, krijuan ambient
dëshpërues për këtë të fundit. BE- ja
nuk ishte e interesuar për Turqinë,
në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Europës në
Amsterdam më 1997, derisa Hungaria,
Polonia, Republika Çeke, Estonia dhe Sllovenia ishin gati të
anëtarësoheshin, madje as në
rastin e anëtarësimit të vendeve tjera si Lituanisë, Letonisë, Sllovakisë,
Rumanisë dhe Bullgarisë. Më 1998, në Kardif, Turqia ishte i vetmi vend i
përjashtuar në çështjen e zgjerimit të BE-së. Në vazhdimësi Turqia nuk qe e
denjë të jenë në BE, që nga problemet
ekonomike, politike, por edhe ato që kishin të bënin me ideologjike. SHBA,
Suedia etj së fundmi, ishin promotorë të anëtarësimit të Turqisë në BE, derisa
70-80% e opinionit publik në vendet e BE-së, janë kundër anëtarësimit të
Turqisë, derisa përqindja e njejtë
e turqëve në favor të këtij
anëtarësimi.
Populli turk, e di
që anëtarësimi i tyre në BE, është thjesht një ëndërr, sepse çdo analist e
thotë, “me një popullsi që arrin në rreth 70 milionë banorë, me një shkallë
shumë të lartë të papunësisë, me një ekonomi problematike, me një sistem
politik të paqëndrueshëm, me demokraci të pazhvilluar, nivel të ulët arsimimi,
me një popullsi të varfër dhe me diferenca të mëdha në kulturë dhe në besimin
fetar me vendet e BE-së, Turqia do të ishte vetëm një barrë e rëndë për BE-në”.
Madje Statuti i
Këshillit të Europës, në preambulë të saj
e thekson, që “vlerat shpirtërore dhe morale, që janë trashëgim i përbashkët i popujve” pra në vlerat e krishtera, po ashtu e njejta duke u
riafirmuar edhe në nenin e parë, pika a :” Qëllimi i Këshillit të Europës, është të arrijë më shumë unitetin në mes
anëtarëve për qëllim të ruajtjes dhe arritjes së idealeve dhe parimeve që janë
trashëgëmia e tyre e përbashkët…”, madje ngjajshëm edhe kryetari i parë i
Kuvendit Konsultativ të shtatorit 1949, shprehej :” ky qytetërim
europian është qytetërim i krishterizmit dhe qytetërim i njerëzimit”.
Lehtësisht mund të
shihen disa arsye që Turqia, filloi shkëputjen në disa aspekte nga NATO, ato
janë: faktorizimi i Kurdëve, pjesë të madhe të tokave kurde ende nën pushtimin
turk, mbështetja e SHBA-së për Kurdët si dhe
ndeshja në Siri, ku SHBA dhe
NATO, u rireshtuan edhe njëherë krah
Izraelit, si dhe humbja e
shpresës për anëtarësim në BE. Prandaj Shqipëtarët as sot s’duhet të gabojmë të
bëhemi mjet këmbimi i Turqisë, për qëllimet e saj, siç pësuam që tokat tona u
bënë mjet kusuritjesh e Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit.
Gjatë vitit 2018,
Turqia planifikonte blerjen e 100 avionëve
modern F-35, por të cilët më pas u bllokuan nga
Kongresi Amerikan, shkaku i një
kontrate tjetër të Turqisë me Rusinë për të
blerë sistemin raketor S-400. Gjatë të njejtës kohë edhe Arabia Saudite,
kishte blerë 44 sisteme raketore THAAD nga SHBA. Tashmë Turqia pranoi
sistemin raketor S-400 nga Rusia, por edhe vërehet përafrim edhe në fushat tjera,
kryesisht në ushtrimin e influencës në Lindje të mesme, sidomos në rastin e
Sirisë. Derisa Turqia që në 2013, dëshironte blerjen e sistemit Patriot, por
SHBA e kishin refuzuar. Ndërsa disa shtete të tjera mes tyre edhe Bullgaria,
Greqia pra kishin blerë sistemet raketore S-400. Reagimet e SHBA-së dhe
shumicës së aleatëve Europian, ishin kryesisht në parandalimin e ngritjes së
Perandorisë së re Turke.
Shteti turk, pas
viteve 2011, sidomos pas pranverës arabe, filloi të diktatorizohet në
duart e presidentit turk. Kjo ishte një
rrezik shumë serioz, kur dihen: numri prej 80 milion( edhe përkundër shumica të
etnive të huaja), forca ushtarake e turqisë, zhvillimi ekonomik ende në
ekspansion, ndikimin në drejtim të Ballkanit dhe drejt Europës. Aq sa edhe populli turk, organizoi një grusht
shtet më 2016, i cili pastaj u gjet gjoja si organizator Fetullah Gyleni, por
që ky rast bëri që disa qindëra mijëra
qytetar turq antiqeveritar të persekutohen.
Gjatë korrikut 2018,
Turqia kishte rrëmbyer pastorin Amerikan Andrew Brunson, duke e akuzuar edhe për terrorizëm, gjë që nxiti
sanksionet e menjëhershme të SHBA-së, shkaku i të cilave ekonomia turke u gjunjëzu dhe si rrjedhojë
shteti turk u detyru ta lironte atë. Derisa edhe populli turk, duke e parë sesi
përfunduan diktatorët islamik, të Libisë, Irakut, Sirisë etj, në zgjedhjet
lokale e dëshmuan që janë kundër
ngritjes së diktatorit të ri Erdoganit.
Edhe përkundër
këtyre: sanksioneve amerikane dhe europiane; rrebelimit të popullit turk
qoftë në rastin e grusht shtetit apo edhe të zgjedhjeve lokale të 2019-ës, Turqia vazhdon ende drejt ngritjes së saj diktatoriale. Për
dallim nga reagimet e SHBA-së, Europës perëndimore( Gjermanisë, Austrisë,
Britanisë etj), ne Shqipëtarët ende heshtim. Madje për fat të keq në disa raste i
jemi subordinu. Psh: kërkesa për rishikim të teksteve të Historisë Kombëtare
Shqipëtare; ngritjes së memorialit turk në Tiranë; pa përfshirë këtu edhe
trukofilinë përmes medieve të caktuara, organizatave të ndryshme turke etj. Pos
reagimit popullor të Shqipëtarëve kundër
Turqisë që synon turqizimin e Shqipëtarëve edhe sot, asgjë
institucionale nuk kemi bërë. Madje edhe
SHBA dhe studiues të mirëfilltë amerikan, europian, kanë tërhequr vërejtjen shteteve
tona, që të kenë kujdes
nga ndikimi turk.
Me dështimin e
grusht shtetit në Turqi, kundërpërgjegja represive e Erdoganit është kritikuar
nga vendet e BE-së dhe SHBA-së, gjë që edhe më të vështirë e ka bërë
integrimin e Turqisë në BE, duke
bërë që
të orientohet drejt Moskës. Madje
edhe profesori i marrëdhënieve
ndërkombëtare Husein Bagçi, i Universitetit Teknik të Lindjës së
Mesme në Ankara, e quan :” Rusia është motori kryesor
ndërsa Turqia karroca e politikës ruse”, pra duke u futur së tepërmi nën ndikimin rus, këto 25 vitet e fundit.
Derisa për më shumë Turqia përafrohet me Iranin, një mbështetës i terrorizmit ndërkombëtar dhe
oponent i SHBA-së, derisa Irani dhe Arabia Saudite së tepërmi kanë përkeqësuar raportet e tyre mes vete.
Skender
Jashari, i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi
i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.