E enjte, 28.03.2024, 04:56 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Kampioni i mirëqeverisjes apo korrupsionit në Kosovë!?

E diele, 11.10.2020, 09:29 AM


Kampioni i mirëqeverisjes apo korrupsionit në Kosovë!?

Shkruan Florim Zeqa

Shtatë vite më parë, vonesa e aeroplanit në Aeroportin e Prishtinës u bë shkas i takimit me mikun e vjetër nga Drenica, më të cilin nuk ishim parë prej vitesh. Derisa pinim kafe më mikun tim në byfenë e Aeroportit, bisedën e parë e filluam rreth situatës në Kosovë, për problemet shqetësuese të; korrupsionit, nepotizmit, haraqit, kërcënimeve dhe shantazheve politike, shkaku i të cilave shumë nga investitorët e huaj dhe vendor po terhiqën nga Kosova për të ikur drejt vendeve tjera të rajonit. Miku im nga Drenica, duke treguar nostalgji dhe dashuri për vendin dhe shtetin nga i cili ishim në largim e sipër (pas pushimeve verore) fillon rrëfimin e tij: "Më sa kam dëgjuar, Istogu është vendi më i sigurtë për investime, aty nuk kish korrupsion e nepotizëm, haraq dhe kërcënime si dhe as plaçkitje sikurse në komunat tjera,...aty vetëm paguaj taksat për shtet nuk po të ngucke kush,...për të vazhduar rrëfimin e tij rreth një rasti të kërkimit të haraqit në njërën nga komunat ku qeverisin më muskuj të fortët e politikës , siq ishte rasti i pronarit të një "Ferme të pulave" , të cilit haraqkërkuesit iu kishin drejtuar fillimisht më fjalët: "pulat e tuaja janë duke i bërë nga 10 vezë,...8 janë të qeverisë,...2 të mbetën ty...odiseada e gjatë e kërcënimeve dhe presionit kishte bërë që fermeri i suksesëshem ta ndërpret aktivitetin e tij në Kosovë për të kaluar në njërin nga vendet fqinjë".

Pas përfundimit të tregimit rrënqethës të mikut tim, unë i përgjigjem kështu; "Nuk ndodhë në Istog sikurse në komunat tjera për arsye së aty është një frymë e pastër qeverisëse, e pandryshuar nga paslufta e këndej,...mirëpo për fat të keq nga mjegulla e madhe e korrupsionit e përhapur në tërë Kosovë, Istogu pak është vrejtur nga investitorët e jashtëm".

Mirëpo, shtatë vite më pas, edhe Istogun e mirëqeverisjes, një vend pa korrupsion, pa nepotizëm, pa hajni, pa mito, pa haraq, pa shantazhe, pa frikë...e përfshiu mjegulla e zezë e korrupsionit dhe nepotizmit.

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova  së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, e një zyrtar tjetër të Komunës, Faton Bujupi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nën dyshimin se jashtëligjshëm i kanë dhënë disa parcela të Komunës, të cilat janë shfrytëzuar për gurëthyes, përkatëisht një familjari të kryetarit aktual, mund ta thejë imazhin e mirëqeverisjes në këtë komunë!

Mirëpo nuk duhet harruar faktin se, prangosja e kreut të Komunës së Istogut, nënkryetarit dhe një personi tjetër nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pa përfillur procedurat paraprake ligjore mund të ketë prapavijë politike.

Nuk është hera e parë, mbase as që do të jetë e fundit që kryetari aktual i Istogut, Haki Rugova akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

Thyerja e njërit nga bastionet më të fuqishme të rugovizmit në Kosovë është cak i vahzdueshëm i kundërshtarëve politik.

Arrestimi i kampionit të mirëqeverisjes në Kosovë mund të jetë thikë me dy teha nga e cila kryetari Haki Rugova ka gjasa të delë edhe më i fuqishëm se asnjëherë më parë.

Nga tendenca për thyerjen e njërit nga bastionet më të fuqishme të rugovizmit në Kosovë, mund të ndodhë që Haki Rugova ta siguroj lehtësisht edhe mandatin e radhës në qeverisjen e Istogut.

Por nëse ndodhë që të vërtetohen akuzat për të cilat është ngarkuar, gjegjësisht të dënohet për korrupsion dhe nepotizëm, atëherë Haki Rugova do të merrte epitetin e kampionit të korrupsionit në Kosovë.

Deri në përfundim të këtij procesi gjyqësor, kryetari Haki Rugova mbetet i pafajshëm dhe se Istogu mbetet komuna e vetme në tërë Kosovën e cila ka arritur ta ruaj kontinuitetin e qeverisjes nga vitet e '90-ta, dhe se është i vetmi vend në Kosovë ku nuk bëhet fjalë për korrupsion dhe krim të organizuar, vjedhje të parasë publike, pra, pa hajni, pa mito, pa haraq, pa shantazhe, pa frikë.

Deri atëherë, Istogu, përveqse bastion i LDK-së, mbetët shëmbull kampion në tërë Kosovën për ruajtjën dhe kultivimin e frymës rugoviane, mbetet kampion i mirëqeverisjes në Kosovë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora