E enjte, 28.03.2024, 08:46 PM (GMT)

Mendime

Sulejman Shabani: Adem Demaçi në kujtimet e mija

E diele, 11.10.2020, 09:14 AM


Adem Demaçi në kujtimet e mija

Nga Sulejman Shabani

Me Adem Demaqin jemi ''njohur'' në rrethana të jashtzakonshme për të dytë. Ishin rrethana të jashtzakonshme sepse ai ishte në burgun e Prishitnës,ndërsa unë si fëmijë i shkollës fillore bashk ndjeja së bashku me ta. Unë nuk i ndjeja dhimbjet e tyre fizike,por dhimbjet e tyre shpirtnore i përjetoja thellë. Kur është burgos Adem Demaqi në vitin 1975, kam qenë nxanës i klasës së gjashtë në shkollën fillore''Skenderbeu''të Zarbincës. Mendoi se përveç dashuris për familjen,për shokët,për mësuesit,jeta ime si fëmijë nuk ishte me lojëra fëmijënore. Në ''lojën''time gjithënji përziheshin krimet e vitit 1912,krimet e OZNës,maskara e Tivarit,masakra e vitit 1944_45 mbi Gjilanin,lufta e Shaban Polluzhës,lufta e Desivojcës e mbi të gjitha sikur tërë familjes tonë,mbi mua rëndonte vrasja e gjyshit tonë Syë Zarbincës prej OZNës në vitin 1947. Ishte nji vrasje që nuk vjetrohej fare,por gjithnjë ishte e freskët,e dhimbshme dhe përvëluese. . . Edhe në bisedat e gjata netëve të dimërit, kur nuk përmendej fare,edhe në kangët që këndonim,edhe gjatë festave,gjithmonë ajo vrasje na rrinte mbi supe. Hija e gjyshit tonë Sylë Zarbinca sillej pafundësisht në shtëpinë tonë. Me njifarë mënyre bashkjetonim si në legjend,ne të gjallët me të vrarin. Burgosja e familjarit tonë Ilmi Ramadanit në vitin 1975,që në atë kohë ishte student i ekonomisë në Prishtinë, në familjen tonë ishte si rënja e nji tërmeti që ti merr të gjitha, me përjashtim të jetës. Për nji moment çdo gjë u ba e pandreqshme dhe shumë e zymt. Ilmi Ramadani ishte djali i motërs së babës tim_Laliferes, me të cilën familje kishim nji lidhje shumë të fuqishme emocionale. Babai u mbyll në vete dhe fytyra i mori nji ngjyrë të zezë që shprehte pikëllim të papërshkruar. Nuk dinim asgjë konkrete për ato burgosje që ndodhnin. Vetëm e kishim të qartë që ata që e kishin vrarë Sylë Zarbincën,ata na godisnin përsëri. Përkundër kësaj zymtsie që e kaploi familjen tonë,shpresonim se nji ditë do ta lironin nipin tonë nga burgu dhe ajo ditë dëshironim që do të jetë brenda javëve ose eventualisht muaji. Nji pas dite të vonë vjeshte, babai erdhi në shtëpi edhe ma i vrenjtur. Na tregoi se kishte biseduar me mësuesin Ismet Shabani,që e kishim fqinj dhe i kishte treguar se në grupin e të burgosurëve me nipin tonë si ma i vjetër ndodhej nji që quhej Adem Demaqi. Mësuesi i kishte pas treguar se Adem Demaqi është shkrimtar dhe i dënuar edhe ma herët për çështje politike. Sipas kësaj i kishte thanë babës''se çështja qenka serioze dhe nuk po shpëtojkan prej dënimit''Ky lajm na e humbi edhe atë pak shpresë që e ruanim se Ilmiu do të lirohej dhe do ti vazhdonte studimet ku i kishte lënë. Ka mundësi që gjatë vizitave që na kishte bërë

Ilmiu ma herët të na ketë folë për Adem Demaqin,por për habin tonë nuk e kishim pas mbajt në kujtesë. Prej asaj nate Adem Demaqi më ka përcjell gjatë tërë jetës sime të më vonshme. Kur i dënuan pasataj, në vitin 1976 e pata lexuar artikullin e gazetës ''Rilindja''ku i pari ishte emri i Adem Demaqit,ku thuhej se ishte 40vjeçar dhe me profesion'' ish student''. Kjo ''ish student'' më pat lënë përshtypje të madhe sepse e mendoja nji burr 40vjeçar edhe ju printe djemëve drejt lirisë edhe nën sjetull i mbante libërat për studim. Ma vonë prej babës së Ilmiut_axhës Selk që e kishte njoft personalisht kisha mësuar ma shumë për Adem Demaqin. Më kishte mbet gjithnjë në kujtes se mbante syze me nji dioptri shumë të fort. Në gjimnazin ''9Mai''të Kamenicës me shoktë të cilët kishin njohuri për Adem Demaqin dhe dënimin e tij kemi biseduar shumë herë për te. Nuk kishte shumë që e kishin dëgjuar por ishin disa. Në vitin 1978 gjatë vitit të dytë të gjimnazit,nji shoqe e jona i solli dy numëra të revistës''Jeta e re''ku në dy vazhdime ishte botuar romani i Adem Demaqit''Gjarpërinjtë e gjakut''Romanin e lexuam me nji frymë dhe në çdo rresht të tij mundoheshmi me zbërthye ndonji të msheft që e kishte lënë të nënkuptohej. Për së afërmi Adem Demaqin e kam takuar për herë të parë në vitin 1995, në shtëpin e Sadik Zenelit në Heilbronn të Gjermanisë,ku ishin tubuar disa bashkatdhetar për ta dëgjuar fjalën e tij. I vogël me trup, me syzet e tij karakteristike që i mbaja mend nga biseda me axhën Selk dhe i rrëmbyeshëm në bised. Edhe nji rast e kam parë me nji tubim me bashkatdhetarë në vitet e 90eta diku afër Shtutgardit. Me atë rast u shpërnda edhe romani i tij''Mohimi i vetmohimit''Më pat bërë përshtypje se ishte me grip dhe posa u ulë në binë i nxorri barnat dhe i piu. Në atë çast kur e pash tu marr barna, që sigurisht ishin kundër temperaturës më shkoi nji mendim naiv e me vete thash''edhe kolosët si Adem Demaqi''i kap gripi. . . Me Adem Demaqin ma së shumti ''kam biseduar dhe e kam njohur për së afërmi''kur e kam lexuar romanin e tij autobiografik''Dashuria kuantike e filanit''Nji prurje e mirë e gjendjes së përgjithshme në Prishtinë dhe në Kosovë e atmosferës mbytëse të pas LDB. Me ata Çetnik të konvertuar në partizan,me ato kontrolle makabre shtëpi në shtëpi,e mbi të gjitha ato krismat kur i banin shqiptarët patare te Togbashqja. Nji përshkrim mbresëlënës është edhe përshkrimi i Profesorëve të Gjmnazit të Prishtinës, dhe në kujtesë do të mbetet mësuesja e tij Vezirja në shkollën fillore gjatë LDB. Do të mëson lexuesi për hetuesin,për qelin dhe për dilemat e nji shkrimtari të ri brenda mureve të qelis. . . Adem Demaqi nuk është në mesin e të gjallëve,prehet dikund në varret e Prishitnës. . . Nëse harrohet figura e tij,edhe nji qind vjet me radhë së paku ai do të jetoi nëpër mes dy romaneve të tij''Gjarpërinjtë e gjakut''dhe ''Dashuria kuantike e filanit''Nuk do të ketë studijues të letërsisë shqipe në Kosovë dhe historian që nuk do të merret me ato dy romane si dëshmi e nji kohe të dhimbshme dhe krenare. . . Unë, Adem Demaqin do ta kujtoi gjithmonë si''ish student''që pret sa të dale pranvere me i fillue studimet ku i ka ndërprerë për letërsi botërore. . .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora