Mendime
Drita Rrapi: Po u prek UÇK-ja, preket atdheu im!
E marte, 13.10.2020, 09:04 PM
PO U PREK UÇK-ja, PREKET ATDHEU IM ...!
-Letër
mikes time në Pejë!-
Nga
Drita RRAPI
Këte
hërë po të shkruaj nga kurbeti,nga një vend që kurrë nuk e deshta. Shumë gjatë
luftova qê të mos përfundoj këtu, por si
dukët një pjesë t? bëtejës e humba Tashmë më ka mbetur vetëm shpresa më të
cilên i kalojë ditët. Të qenurit këtu po e luftojë me një rivalitet téë
brendshëm , por sedra ime nuk po e pranon as integrimin.S‘po kam vullnet më e
mësu as gjuhën ndonëse shpesh ju kam referu thënjës :„ Sa gjuhë njeh ,aq
njerëz vlenë .Ti nuk mund ta kuptosh se ç‘ndjësi të ngrohët e të ëmbël të krijonë ai vend që ta mbanë ndezur dëshirën me u kthy atje Padashur mendja mé shkon të miliona shqiptar
që çdo ditë tretën rrugëve të botës në kërkim të një jete më të mirë, zemra po pikon gjak. Çfarë
arsyetimi është ky?! Pushtuesi serb u perpoq njé shekull mé zbrazë Kosovën por
nuk ja arriti .
Dorën
në zemër, ky éshté një vend shumë i
zhvilluar në të gjitha aspektet ,po t‘ishte Kosova sa një e treta e këti vendi
do të isha njeriu mé i lumtur nè botë.
Por, faji është të unë që kurrë në jetë se ushqeva ndjenjën time me
jetue largë vendit tim. Kot nuk thonë:“ Guri i rëndë né vend té vet“ Më kot
po perpiqem mé mashtru vetën duke u
përpjekë me përafru natyrën e këti
vendi me natyrën e mrekulluëshmë të vendit tim.
Nuk
po mé lënë té qetë rrugét e Prishtinës ,si studente, duke brohoritur nëpër demonstrate „Kosova Republikë „ As salla „1
Tetori“, greva e minatorëve të Trepçës , ora 09:30 dhe ultimatumi i tyre
për vetëflijim nëse nuk realizohëshin
kérkesat e tyre e uné dhe Ti ulur pranë njëra tjetrés shtrengonim duart duke i
dhënë forcë njéra -tjetrés lutéshim për
ta. Edhe me 1 Tetor të vitit 1997 bashkë shkuam në protestat e organizuara nga
Studentet e Universitetit të Prishtinës. Jeta na mësojë se me luftë e
rezistencë të aromatisier te çlirohët vendi ,prandaj nuk dinim çka është frika.
Qellim i vetëm i yni ishte lufta për liri e bashkim kombëtar.
U
ndjeva shumë krenare kur bashk më Ty filluam mësimin në variantin C. (
02.02.1992),në natyrë të hapur nën qiellin e kaltër por të ftohët dimri na u
komentuan orët e mësimit dhe odat ku do
të fillonim punën si mësuës . Për shtatë vite më radhë përjetuam ndjenjën e të
qenurit pishtarë të arsimit e më ditar të improvizuar sfidonim politikën
moderne botërore që mbyllte sytë para një gjenocidi të tillë në fundshekullin
njëzetë. Lufta na gjeti në klasë ,atëherë kur maturantët filluan të na mungojnë
në orët e mësimit se kishin shkkuar në Shqipëri për tu armatosur të lodhur nga
pesha e robërisë e cila çdo ditë e më shumë ua rëndonte jetën E mbanë mend si
më erdhi Remziu nê klasê me bombë dore dhe unë sa I urova mirëseardhje pas ati
rrugëtimi t të gjatë e të vështirë ai nga gëzimi nxorri bombên nga xhepi e më
tha: - mësuëse, tash edhe unë jam ushtar. Ndërsa deshmori I kombit Nuredin
Gërvalla në hartimin me temë „ Vendlindja u thërrêt „më kishte shkruar vetëm
një fjali: UÇK-ja do ta çliron Kosovën. Ata që nuk kishin bërë në jetë Texte qoftë vetëm një orë stervitje
se si duhej përdorur arma ,për një ditë
u bënë ushtar të devotshëm të atdheut të tyre. Histori të tilla nuk kam lexuar
në ndonjë literaturë botërore të kohës moderne.
Falë
luftës së UÇK-ës,sakrificës vetmohuëse dhe gjakut të dëshmorëve Kosova u çlirua
.Ehhh më ç‘ndjenjë gëzimi u përjetu çlirimi i vendit. Lot e gjak pikonte çdo
pëllëmbë e tokës tonë. Sa shpejt rifilloj jeta, Duke u ngritë mbi dhëmbjet e
shpirtit filloj rindertimi i shtêpive mbi gërmadhat e mbetura nga djegiet e
egra të pushtuesve barbar Kosova e përgjakur filloj rrugëtimin e saj drejtë
formimit të shtetit të pritur më shekuj, më të riun në Ballkan e Evropë. Rrugë
e gjatë dhe e vështirë e përcjellur me drithërimën e mendimit Se:“nuk është zor
me e fitu ,por është zor më e mbajtë „
Tash
pas njëzetë e njè viti të çlirimit Kosova po përballët me definimin e kufinjëve
të saj dhe Gjykatën Speciale e para në llojin e saj të veçantë në historinë
gjyqësisë botërore. I dhëmbshëm ky fakt real që pa dashur po të nxitë rreth
shumë pyetjeve e dilemave ndajë klasës tonë politike Për dy dekada vazhdojnë
luftën e tyre politike në emër të përcaktimeve partiale herë në të majtë e herë
në të djathtë harruan se „ Ujku fle,armiku s‘fle „ .Derisa shtyhën me brryla e
vendosin kush cilin post po merr e në cilën karrigë po ulën Serbia dinake po e
vazhdon luftën në dëm të shtetit të Kosovës. Ajo përfitoj nga hamendjet e
politikanëve tanë e tash po na lufton më argumente tona dhe ka shku gjërë atje
bashkëpuntorët më Gjykatën Speciale të marrin mirnjohje nga prokuroria e saj
pikërisht për bashkëpunim të ndërsjellët.Ndërsa kjo gjykatë që u formu nga Parlamenti i Kosovës po funksionon pa flamur
e stemë të Republikës së Kosovës. Formulimit se Gjykata Speciale po formohët
për të gjykuar krimet Individuale të UÇK-ës tashmë i ka dalë boja ,ai mjerisht
ishte edhe një mashtrim i radhës e që u orkestru nga nj? pjesë e madhe të
deputetëve të Parlamentit të Kosovës të cilët herët apo vonë do t‘i gjykoj
historia. Sot individi po penalizohët në emër të luftës së pastër që ka bërë
UÇK. Synimi I përfaqsuësve politik të LDK-ës së gjëja po donë me i zbulu
vrasjet politike të pasluftës ka çu ujë në mulli të huaj.Kjo propagandë të
rikthen në kohën e luftës qeveria e Bukoshit krijoi formacionin „ushtarak“ FARKUN
dhe pas kater muaj luftimësh të UÇK-ës kunder ushtrisë serbe ata hynë në Junik
e perfundojnë në Isniq. Logjika e krijimit te nje formacioni tjeter më emër e
komand tjetë brenda Zonës Operative të Dukagjinit të shtynte me pa dhe qellimin
final të saj e që dihët Se përfundoj më dezertim.
Ndërhyrja
e politikës në gjyqesi ka kriju dyshime të shumta prandaj një veprim i tillë
është i paarsyëshëm.Atëherë lindë pyetja: pse Gjykata nuk i heton kërcënimet e
Daciçit kundër atyre serbëve qe i tregojnë varrët e shqiptarëve?! Ai haptas po
e shfaqë ndjenjën e gjenocidit ndaj shqiptarëve Ku është Shteti ynë,qeveria
jonë që lejon më u kriminalizu ushtari i UÇK-ës
Ajo heshti edhe pas ati spektakli që u demostrua në zyrat e OVL-ës të
UÇK-ës dhe asnjëherë nuk kërkoj sqarim prej Gjykatës Speciale për veprimet e
saj Gjykata Speciale duhet me tregu si rrodhën deshmitë nga prokuroria e jo të
fajsoj ata që i morën dosjet se ato ju dorezuan aty.
Mbase
ju atje nuk i shihni gjërat kështu, por për mua lufta e UÇK-ës është po ajo që
ishte gjërë në qërshor të vitit 1999. Po u prek ajo prekët atdheu i im,ajo
është lavdia dhe krenaria jonë, është vet vulë e shtetësisë së Kosovës.
-Per ZemraShqiptare.net,
Tetor 2020-