Kerko: a
Klajd Kapinova: Trushpërlarja e të rinjve krijoi përhapjen e anarkizmit marksist në SHBA
E diele, 06.09.2020, 10:19 AM
Trushpërlarja e të rinjve krijoi përhapjen e anarkizmit marksist në SHBA
Sipas Public Raport, shkruhet se kompania
amerikane DoorDash, që ka në zotërim bisneset e restoranteve dhuron për BLM
Groups $400,000, UMESA SL Company $50,000, Amazon $10,000.000, Gatorade kompani
e pijeve sportive $500,000, Nabisco Cookies Company $500,000, sërisht Gatorade
$500,000 (gjithsej $1,000.000), Dropbox Company $500,000 etj.
Përqindjen më të madhe të donacioneve e bëjnë
njerëzit e pasur të bardhë, të cilët njihen publikisht jo vetëm në SHBA, por në
të gjithë botën për pasuritë e tyre marramendse.
Kështu Jeff Bezos si themeluesi i kompanisë
Amazon (1994) dhe njeriu më i pasur në botë, është i bardhë, i cili, dhuron
$10,000.000, Bill Gates si themeluesi i Microsof (1975) dhuron $250,000,është
ssrisht njeri i bardhë.
Nga Klajd
Kapinova
Ata janë anarkistë. Është koha për të
pastruar rrugët nga anarkistët. Kryetari “demokrat” i Bashkisë së qytetit
Porland në shtetin e Oregon-it, iështë bashkuar anarkistëve marksistë të dhunshëm natën, gjatë
protestave të tyre.
Anarksitëtsocialist komunist, hidhnin vazhdimisht
përzierje të djegshme mototovi mbi ndërtesën federale, forcat e rendit të
policisë dhe trupat speciale federale, që po mbrojnë objektet federale shtetërore.
Qeveria dhe Presidenti Donald J. Trump e
ndjekin nga afër situatën e renduar nga protestat e dhushme të Antifës dhe BLM,
duke këmngulur me vendosmëri për të rivendosur rendin dhe qetësinë në zonat e
nxehta.
Banorët e qytetëve, ku, dhuna ka dalë jashtë
kontrollit, të zemëruar nga indiferentimi i drejtuesve të majtë “demokratë”, përmes
peticioneve masive, kanë kërkuar ndihmë nga shteti, sepse po kërcënohen pronat,
shtëpitë, bisneset dhe mbi të gjitha jetën e tyre, të cilat janë në rrezik të
madh nga njerëzit e ekzaltuar anarkistë,që po vijojnë të shkatërrojnë qytetin
dhe komunitetin në Portland.
Këto ditë krimi në qytetet e mëdha Chicago
dhe Portland,është rritur shumë. Në terren janë nisur dhe vendosur mbi 60,000
forca të stërvitura shumë mirë.
Në 15 zona apo qytete, ku, drejtojnë krytarët
e bashkive të zgjedhur nga Partia “Demokratike” në SHBA, krimi po lulëzon shumë.
Ata nuk duan të vendosin rregull dhe
respektojnë ligjin, në mënyrë që Presidenti Trump të duket keq me vendosjen e
rendit dhe qetësisë publike, mbasi “demokratët” mendojnë se strategjia e tokës
së djegur do të jap shansin atyre që të vijë në Shttëpinë e Bardhë kryesocialisti
Sleepy Joe Biden, i cili, hapur ka dalë për shkurtimin e fondeve të Policisë në
të gjithë SHBA.
Populli amerikan, ka kohë që e ka kuptuar lojën
e socialistëve “demokratë”, të cilët duan të marrin peng policinë dhe përmes
saj rendin dhe qetësinë në shumë shtete të SHBA-së, duke krijuar imazhin se
polcia është në anën negative të historisë.
Në fakt është e kundërta, sepse “demokratët”
dhe organizatat e tyre anarkiste si Antifa dhe BLM, po bëjnë trazira të
dhunshme, të stimuluara edhe nga deklaratat e disa kongresistëve dhe senatorëve
socialist, të cilët, asnjëherë nuk kanë denuar dhunën e demostruesve anarkistë
marksistë.
Gjatë fundjavës së kaluar në Chicago e cila
drejtohet nga “demokratët” janë vrarë 17 afrikano amerikanë, të cilët kanë qëlluar
me armë njeri-tjetrin. Midis tyre viktima janëengjejt apo fëmijët e pafajshëm
tëmoshës 10 dhe 11 vjec.
Liderët e organizatës BLM dhe të ashtëquajturit
drejtues të komunitetit afrikano amerikanë, që thuhet se mbrojnë“liritë dhe të drejtat” e komunitetit të
tyre, deri tanë kanë heshtur si gur varri, për vrasjes mes të rinjve afrikano
amerikanë në Chigago, New York etj.
Brenda tre muajve të fundit, krimi dhe të shtënat
me armë zjarri, dhuna në komunitetin afrikano amerikanë janë rritur 40-50%,
duke thyer rekordin e shumë dekadave më parë.
Për fat të mirë, të menjëhershëm kanë qenë
reagimet pozitive të qeverisë dhe presidentit Donald J. Trump, të cilët, kanë
thënë se do të vijojnë të mbrojnëbanorët e pafajshëm të qyteteve dhe jo zyrtarët
demokratë, që me vetëdije kanë lejuar këtë gjendje krimi të përkeqsohet, në
kurriz të banorëve në Chicago, Detroit, Porland, New York etj.
Atje ka policë profesionistë shumë të mirë e
të aftë, të kryejnë detyrat e tyre në të mirë të komunitetit, ku ata veprojnë
vazhdimisht, të cilët fatmirësisht Presidenti Trump i mbështet shumë.
Këto ditë 100 agjentë federalë, të
specializuar dhe profesionistë po mbrojnë me perkushtim ndërtesat federale në
Porland, që vazhdimisht po sulmohen dhunshëm tesh 60 ditë nga protestuesit e
udhëhequr nga anarkistë marksistë të majtë të Antifës dhe BLM.
Këto qytete me kryetar bashkie të majtë, janë
drejtuar gjithnjë prej shumë dekadash nga governatorë “demokratë”. Ata nuk kanë
respekt për policinë e tyre, të cilët rrezikojnë jetët e tyre përballë anarkistëve
antinjerëzorë të dhunshëm.
Për fat të keq, senatorët dhe kongresistët e
majtë “demokratë” kërkojnëpublikisht, që të heqin forcën e policisë për të
vendosur rendin dhe qetësinë publike për të gjithëamerikanët, në zonat ku ato
janë zgjedhur, për ta zëvenesuar atë me miqët e tyre anarkistë.
Në këto shtet 99% e forcave të policisë janë
shumë të mirë, që punojnë me përkushtim dhe me rrezik jete për ti ardhur në
ndihmë komunitetit të tyre.
Në këtë mission anti amerikan dhe anti
Kushtetutës, në përkrahje të anarkistëve marksistë janë venë si gjithnjë edhe
media e majta globaliste marksiste, të cilat me të drejtë quhen sot si Fake News.
Ata i paraqesin në raportet dhe edicionet e
lajmeve të tyre protestuesit anarkistë si “paqësore”, ndërsa ndërhyrjet ligjore
tëpolicies, për të rivendosur rendin dhe qetësinë publike si veprime të
dhunshme.
Në shumë shtete dhe qytete amerikane, ku,
drejtojnë republikanët rendi dhe qetësia publike është shumë e mire. Aty forcat
e rendit të policisë gëzojnërespekt, mbështetje dhe fonde financiare të kënaqshme,
për të kryer misionin e tyre fisnik në të mirë të komuniteteve, ku, ata jetojnë
dhe veprojnë prej shumë dekadash.
Policia dhe komuniteti në këto shtete bashkëvepron
me njeri tjetrin, për të mirën e përbashkët të komunitetit ku ato ndodhen.
Shumica e amerikanëve, habiten kur shohin
sesi majorët dhe governorët “demokratë”, të cilëve qytetet u kanë dalë jashtë
kontrolli nga demostruesit anarkistë marksistë, sipas ligjit, nuk i kërkojnë
ndihmë Presidentit Trump, për të rivendosur rendin dhe qetësinë publike, në
zonat e tyre të pushtuar nga anarkistët ekstremistë të majtë komunistë.
Nga ana e tjetër Sleepy Joe Biden, po
radikalizon politikën e tij të majtë, duke kritikuar shpesh policinë dhe dalë
hapur në krah të protestuesve të dhunshëm në disa qytete dhe shtete në SHBA. Ai
ulet në gjunj përpara tyre, me hipokrizi vetëm për votë. Shumë afrikano
amerilanë e kanë braktisur BLM dhe partinë socialiste “demokratike” politike të
saj.
Sleepy Joe, me ketë veprim absurd kërkon që të fitoj më
shumë pikë, por në fakt patriotët amerikanë e kritikojnë vazhdimisht atë. Sipas
disa sondazheve të zhvillyara kohët e fundit mbështetja për Presidentin Trump
dhe për Policinëështë gjithnjë në nivele të larta.
BLM dhe senatori Ted Cruz Kryetar i Komisionit të Drejtësisë në Senatin
Amerikan
Disa ditë më parë dhe më saktë më 4 gusht
2020, në Senatin Amerikan, Komisioni i Drejtësisë i udhëhequr nga kryetari i
saj senatori republican Ted Cruz, për 4 orë me radhë zhvilluan diskutimin rreth
situatës së rëndë të krijuar në vend nga anarkistët markisistë të majtë në
SHBA.
Senatorët “demokratë” këtu, nuk kritikuan
asnjëherë Antifën dhe BLM, për dhunën e ushtruar në Portland, ndaj policisë dhe
forcave special federale, që po mbrojnëme heroizëm ndërtesat federale të
shtetit.
Ata si zakonisht, qëndruan edhe kësaj radhe në
krah të dhunës së demostruesve “demokratë”, në shtetet, ku, governatorët dhe
kryetarët e bashkive janë “demokratë”, duke shokuar në këtë mënyrë opinionin
amerikan.
Në diskutimin e tij hyrës, senatori
republican Cruz, dënoi edhe një herë vrasjen brutale të George Floyd nga
polici, për të cilin krim ai tani është në hetim.
Ai shtoi se ne kërkojmë drejtësi për të gjithë
amerikanët, pavarësisht nga ngjyra e njerëzve.
Sikurse shihet nga këto protesta të dhunshme,
del se “protestuesit” nuk demostruan në mënyrë paqësore për drejtësi, por me
dhunë, djegie të pronave private dhe publike të komunitetit, si dhe dhunë ndaj
policëve kudo në SHBA, duke djegur stacionet e policisë, makinat e shërbimit të
tyre, si dhe vrarë disa prej tyre, shumica e viktimave të të cilave i përkasin
komunitetit afrikano ameirkanë.
Qysh nga fillimi i muajit qershor dhe deri
tani propestuesit e dhunshëm anarkistë markistë, kanë plagosur dhe lënduar mbi
700 forca të rendit në të gjithë SHBA.
Ata kanë vrarë policin afrikano amerikan
David Door, një polic veteran, që ka shërbyer për disa dekada në Saint Louis.
Sikur të mjaftohen me kaq, në qytetin Minneapolis, protestuesit anarkistë marksistë, kanë djegur 400 bisnese, ku, shunica
e tyre i përkasin pronarëve me ngjyrë afrikano amerikanë.
Sipas raportëve federale, dëmi i tyre është
lloogaritur në 500,000.000 dolarrë. Në Philadephia, janë djegur shumë makina të
stacioneve të Policisë së shtetit, kurse në Seatle, shteti i Washington-it,
demostruesit anarkistë marksistë, kanë dëmtuar mbi 100 ndërtesa të qytetit, ku,
janë vrarë 4 vetë nga anarkistët, të cilët krijuan të ashtquajturën zonë të
pavarur të tyre. Për fat tëmire, forcat federale dhe policia e shtetit ndërhyri
dhe ëndrra në beze e anarkistëve u shua shumë shpejt.
Protëstat e anarkistëve marksistë janëmirëfilli
me pamje raciste, duke shkatërruar bisneset e komunitetit të pakicës në të
gjithë SHBA.
Të gjithe republikanët në Senat, gjatë
diskutimeve të tyre, arritën në mendimin e përbashkët, se Protestuesit paqësorë
duhen mbrojtur sipas ligjeve të Kushtetutës Amerikanë, kurse protestuesit e
dhunshëm duhen ndalur, sepse sjellin dëme të komunitetit tonë.
Protestuesit e dhunshëm anarkistë marksistë,
në cdo protestë të tyre, kanë hedhur mjete të forta, përzierje të djeghme
kimikale ose sikurse njihen si koktej
molotiv me flakë.
Kjo nuk është e drejta, që jep Kushtetuta
Amerikane, për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ky është një terrorizëm i pastër, ndaj
qytetarëve dhe pronave të tyre të pafajshme. Sikurse shihet, shumë lehtë, del
se këto protesta të dhunshme në shkallë kombëtare nuk janë të rastësishme
(spontane), por ato janë të mirëorganizuara nga ekstremistët anarkistë të majtë
marksistë.
Ata gjithnjë e më shumë po sulmojnë ndërtesat
federale shtetërore amerikane, pronat privare dhe jetët e amerikanëve të
pafajshëm paqësor.
Protestuesit, po përdorin rreze lazer, për të
verbuar sytë e forcave të policisë dhe forcave speciale, që po mbrojnë me
perkushtim dhe heroizëm ndërtesat federale shtetërore.
Ata po hedhin bomba artizanale, fishekzjarre,
shishe me flakë mbi ndëtesat federale, që janë zyrat e Gjykatës Federale të
Porlandit.
Liderët kryesorë të anarkistëve marksistë të
Antifës dhe BLM e kanë thënë disa herë publiksiht në media, se ata “do të djegin qytetin pjesë-pjesë.”
Ata po i tregojnë popullit amerikan, se kush
janë në të vertetë BLM. Anarkistët po kërkojnë për të shkatërruar kudo policinë
dhe duan të marrin kontrollin e stacioneve të policisë në qytetet e ndryshme. Kjo
idiotësi, nuk ka për të ndodhur kurrë.
Senatori republican Ted Cruz, tha se të 100
senatorët e Senatit, duhet të jenë të bashkuar, kundër dhunës së anarkistëve.
Ne, duhet të jemi në krah të Policisë, vazhdoi ai.
Drejtuesit “demokratë” të disa shteteve si
gorvernatorë dhe kryetar bashkie, kanë xjerrë ligje lokale, që i demoralizojnë
forcat e rendit të kryejnë detyrën dhe zbatojnë ligjin kushtetues, për mbrojtje
të rendit dhe qetësisë publike kudo dhe për kedo.
Mirëpo, sipas ligjeve amerikane, qytetarët si
taksapagues të forcave të rendit,(që bëjnë detyrën e tyre), duhet të hedhin në
gjyq organet dhe zyrtarët e lartë të pushtetit locll dhe qendror, pra kryetarët
e bashkive dhe governatorët, të cilët me ligje dhe shkurtimin e fondeve ndaj
policisë të shteteve të tyre, po pengojnë policët heronj të bëjne detyrën,
mbasi shtetasit amerikanë janë taksapaguesit e policëve dhe jo pushtetarët lokal
dhe qendror të shtetit, ku, po ndodhin trazirat e dhunshme nga organizatat anarkiste
marksiste “demokrate”.
Është detyre dhe e drejtë e cdo qytetari
amerikan, që të denoncojë në gjykatë padrejtësinë absurde, që po i bëhen policëve
në SHBA nga drejtuesit socialistë, në shtetet ku drejtojnë e ashtëquajtura
partia “demokratike”.
Nga aktete dhunshme, janë plagosur 277 oficerë
federalë nga demostruesit “paqësor” të Antifës dhe BLM.
Dy përfaqsues të Departamentit të Drejtësisë
dhe Sigurisë Kombëtare të SHBA, përkatësisht Erin Nealy Cox dhe Ten Guccinell,deshmuan para Komisionit të Drejtësisë
në Senatin Amerikan, ku, sollën para Senatit në deshminë e tyre fakte tronditëse,
të akteve barbare të dhunshme të demostruesve anarkistë marksistë.
Për 60 ditë, qëështë ushtruar dhunë e
tmerrshme, ndaj forcave policore dhe objekteve federale, janë arrestuar 60
demostrues anarkistë marksistë, para ndërtesës federale të gjykatës në Portland.
Aktet e tyre barbare, janë nën vëzhgim të
vijueshëm nga forcat ë specializuara federale dhe të policisë, të cilët shumë
shpejt do të lëshojnë urdhër arresti për tëgjithë keqbërësit e dhunshëm gjatë
proetstave.
Ajo që po trondit sot opinionin amerikan,është
se disa nga figurat e larta të Partisë “Demokratike” në Kongres dhe Senat janë
në mbrojtje të demostruesve “paqësorë” dhe kundër policisë, që mbron popullin
amerikan nga keqbërësit e përditshëm.
Kryetarja Socialiste e Dhomës së Perfaqsuesve
në Kongresin Amerikan Nensi Pelosi nga California e krahason policinë e shtetit
të SHBA me Gestapo-n e kohës së dhunshme të Gjermanisë naziste të Adolf
Hitlerit.
Nuk është e drejtë të quhen policët si pjesë
e Gestapos së periudhës së nazistëve, sepse policët amerikanë bëjnë detyrën e
tyre të paguar nga taksat e popullit amerikanë dhe jo nga Kongresi dhe Senati
Amerikan. Vetë kongresistët dhe senatorët amerikanë, gjithashtu paguhen nga
taksat tona.
BLM ka në programin e saj kryesorë:
Mosfinancimin e Policisë(Defunding Police) dhe Shfuqizimin e Policisë (Abolish
Police), në të gjithëkomunitetet amerikane nëSHBA. Këtë gjë ata nuk e fshehin,
por e thonë hapur nëëebsitin e tyre.
Nga viti 1979, janë bërë gjithsej 900
protesta me motive të ndryshme në shumë shtete të SHBA dhe asnjëra prej tyre
nuk ka qenë sikurse janë sot protestat e dhunshme në Portland, para ndërtesës
federale.
Tre senatorë “demokratë” në Senat,që
ndodheshin aty, gjatë dëshmisëmë 4 gusht 2020, para Komisionit të Drejtësisë,
thanë se në Porland po përdoret policia sekrete, gjë qëu hodh poshtë nga përfaqsuesi
i Sigurisë Kombëtare Ten Cuccinell-i, i cili, solli aty prova me foto, ku,
dukeshin kjartë uniformat e agjencive të ndryshme të policisë së shtetit, ku, të
gjithë janë të identifikuar nga kushdo.
Frymëzimet marksiste komuniste të BLM
Emri i lëvizjësBlack Lives Matter (BLM),ështëi vecantë ndaj pjesës tjetër të popullsisë së SHBA. Këtu, nuk
ka grupe apo lëvizje, sipas origjinës së nacionaliteteve, racave apo ngjyrës së
tyre etj., sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit brenda këtij shteti.
BLM, u themelua në vitin 2013 nga tre vajza
marksiste të deklaruara publikisht si të tilla. Themeluesja e saj, thotë se është
përgatitur ideologjikisht si marksiste, duke lexuar librat e Marksit, Englesit,
Leninit, Stalinit dhe diktatorit kinez Mao Ce Dunit.
Të shkretës theneluese, i kanë shpëtuar pa
lexuar në anglisht “veprat madhore” të diktatorit komunist antishqiptar,
turkoshakut Dullë, që sundoi në Shqipëri gjatë vitëve të zeza 1944-1985.
Tre komunistet me ngjyrë afrikano amerikane
janë inspiruar edhe nga afrikano amerikanet me ngjyrë, si:Angela Devis, e cila ishte nominuar
gjatë viteve 1980-1984 si zv/Presidente e Partisë Komunistë të SHBA-së. (Më hollësisht kemi shkruar për marksisten e
A.D., miken e Fidel Kastros pak kohë parë)
Liderët e BLM,
janë frymëzuar dhe ecin nën shembullin e komunistes dhe lideres sëPartisë Panteri i Zi, vrasësesAssata Shakur (me emrin e saj të mëparshëmJoanne Chesimard, gjatë vitëve 1960), e dënuar
me burg, për vrasjen në muajin maj të vitit 1973 tëWerner Foerster, një oficer
policie dhe një pasagjeri tjetër në makinë. Oficeri Foerster ishte 34 vjeç në
kohën e vdekjes së tij dhe la pas gruan dhe një djalë të ri.
Kjo kriminele, ende mbas 40 vitëve është#1 më
e kërkuara nga FBI, mbasi jeton si azilante prej vitit 1979 në Kubën e Raul
Castros, vëllait i tij diktatori kubanez Fidel Castro i dha asaj azil. Shakur u
dënua për vrasje të shkallës së parë me burgim të përjetshëm.
Agjenti i Përgjithshëm i FBI-së, Greg Ehrie e
quajti kapjen e Assata Shakur një "përparësi
kryesore".
Komunistja Susan Lisa Rosenberg e cila admirohet nga BLM
Susan Lisa Rosenberg (l955) nga fundi i
viteve 1970 deri në mesin e viteve 1980, Rosenberg ishte aktiv në terrorizmin e
majtë revolucionar Organizata Komuniste e 19 majit ("M19CO"), e cila
sipas një raporti bashkëkohor të FBI "haptazi
kërkonte rrëzimin e Qeverisë së SHBA përmes luftës së armatosur dhe përdorimin
e dhunës".
M19CO siguroi mbështetje për një pjesë të
Ushtrisë Clirimtare të Zezë, përfshirë grabitjet e kamionëve të blinduar, dhe
më vonë u angazhuan në hedhjen e bombave të ndërtesave qeveritare.
Ajo ishte kërkuar gjithashtu si
bashkëpunëtore në arratisjen në burg të 1979 të Assata Shakur dhe në grabitjen
e Brink të vitit 1981, që rezultoi në vdekjen e dy policëve dhe një roje,
megjithëse ajo kurrë nuk ishte akuzuar në asnjë rast.
Ajo u arrestuar për posedim të eksplozivëve
në nëntor 1984, e u dënua nga një juri në mars 1985, ku, iu dha një dënim me 58
vjet heqje lirie.
Ajo kaloi 16 vjet në burg, gjatë së cilës u
bë poete, autore dhe aktiviste e SIDA-s. Dënimi i saj u ndryshua në kohën e
Presidentit“democrat” Bill Clinton më 20 janar të vitit 2001, ditën e tij të
fundit në detyrë.
Zbritja e dënimit prodhoi një valë kritikash
nga policia dhe zyrtarët e zgjedhur të New York.
Pas lëshimit të saj, Rosenberg u bë drejtori
i komunikimit për Shërbimin Botëror Hebre Amerikan, një organizatë
ndërkombëtare për zhvillim dhe të drejta të njeriut, me qendër në New York
City.
Që nga viti 2020, Rosenberg shërben si
Nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të Mijëra Rrymave, një fondacion
jofitimprurës që sponsorizon mbledhjen e fondeve dhe bën punë administrative
për Rrjetin Global të Lives Matter Global, midis klientëve të tjerë. (US Department of Justice National Institute of Justice:
FBI Analysis of Terrorist incidents and Terrorist related activities in the
United States (1984) https://ww.ncjrs.gov/pdffiles1/Digitization/120257NCJRS.pdf
(1.Rosenau, William (April 3, 2020). "The
Dark History of America's First Female Terrorist Group". 2. Raab, Selwyn (1984-12-01). "Radical
fugitive in brink's robbery arrested". The New York Times. Retrieved 2008-04-19. A Weather
Underground fugitive who had been sought for two years in the $1.6 million
Brink's robbery and murder case has been arrested in New Jersey by a police
officer ëho became suspicious of her ill-fitting wig. 3."Clinton
Pardon's List". The Washington Post. Associated
Press. January 20, 2001. Retrieved July
23, 2017.)
Website i BLM,
hapur dhe pa dorashka të tregon gjithcka që bën dhe do të bëj edhe në të
ardhmen organizata marksiste me ngjyrë.
Prej kohësh BLM,
ka një histori konkrete të antisemitizmit kundër ebrejve dhe shtetit të
Izraelit. Ata equajnë Izraelin si shtet
i apartejdit dhe i gjenocidit.
Marksistja dhe
zv/Presidentja e Partisë Komuniste Amerikane, Angela Devis e pyetur shumë kohë më pare, gjatë një vizite në ish Bashikim Sovjetik, u tha liderve
bolshevik, për ebrejt e burgosur politikë antikomunistë, se: “Ebrejtë, duhet të qëndrojnë në burg, sepse
të gjithë janë fashistë dhe kundërshtarë të socializmit.”
Amazon me 10,000.000 Microsof me 250,000, Gatorade 500,000 dollarë janë
sponsorizuesit kryesorë të anarkistëve marksistë BLM
Grupi BLM, në faqen e internetit të saj, ka
një link të saj, ku, hapur thuhet: “Bojkoto
Kapitalistët e Bardhë”. Kështu në vitin 2017, website u rekomandonte antarëve
të saj dhe Antifës të mos shpenzojnë dollarë, për kapitalistët e bardhë.
Lajmi i ri, që po habit kohët e fundit
opinionin amerikanë, është fakti se kanë dalë në dritë faktet e reja, që
tregojnë se janë pikërisht njerëzit e pasur të bardhë, që BLMi urrejnë, që
dhurojnë miliona dollarë për lëvizjen me ngjyrë.
Kjo taktikëe BLM, është e njëjtë me
palestinezët sot të Hamasit, dhe shtetin e mullave të Iranit (të cilëve administrate Obama – Biden u
dhuroi 1.8 bilion dollarë), gjatë kohës së presidencës sëPresidentit Barok
Hysen Obama dhe Joe Biden si zv/President i SHBA, i dhuronin ngaviti 2008-2016
mbi 300,000.000 dollarë shtetit të Palestinës.
Pra, 2.1 bilion dollarë gjithsej, me të cilat
Obama & Biden, i dhuroi palestinezëve antiamerikanë, administrate e tyre,
mund të kishin hapur miliona vende të reja pune për komunitetin e papunë
afrikano amerikanë.
Në shenj mirënjohje dhe respekti, qytetarët e
palestinezë, shpesh delnin para kamerave ndërkombëtare, duke djegur flamurin
amerikan dhe mbajtur në duar parudhën e zakonshme të tyre: “Death to America”
Kur Presidenti nacionalist Donald J. Trump, u
ndërpreu menjëherë rubinetët e dollarëve, palestinezët nuk po dalin tani me
parudha anti amerikane apo djegin flamurin amerikan.
Le të flasim me gjuhën e fakteve historike, të
dokumentuara, sipas Public Raport, që tregon se BLM Groups marrin cdo muaj
qindra milionë dollarë nga njerëzit e bardhë dhe vazhdojnë t’i shajnë dhe
kritikojnë të bardhët për privilegje.
Sipas Public Raport,
shkruhet se kompania amerikane DoorDash, që ka në zotërim bisneset e
restoranteve dhuron për BLM Groups $400,000, UMESA SL Company $50,000, Amazon
$10,000.000, Gatorade kompani e pijeve sportive $500,000, Nabisco Cookies
Company $500,000, sërisht Gatorade $500,000 (gjithsej $1,000.000), Dropbox
Company $500,000 etj.
Përqindjen më të madhe të donacioneve e bëjnë
njerëzit e bardhë, të cilët njihen publikisht jo vetëm në SHBA, por në të gjithë
botën për pasuritë e tyre marramendse.
Kështu Jeff Bezos si themeluesi i kompanisë Amazon (1994) dhe njeriu më
i pasur në botë, është i bardhë, i cili, dhuron $10,000.000 BLM, gjithashtu Bill
Gates si themeluesi i Microsof (1975) dhuron $250,000 për BLM, ku edhe ai është
ssrisht njeri i bardhë.
BLM, në programin e saj në internet, shkruan
se të gjithë BLM dhe Antifa, duhet t’i bojkotojnë të gjithë koorporatat e
fuqishme amerikane, sepse pronarët e tyre janë të bardhë.
A është kjo hipokrizi!? Pse nuk i
kthejnë BLM dollarët, që u marrin rregullisht donatorëve të bardhëve!? Shumë
antarë të BLM nuk e dijnë se ata mbahen gjallë si organizatë nga donacionet e
njerëzve të pasur të bardhë dhe jo nga dhurimet e organizatave të njerëzve me
ngjyrë…
Ka ardhur koha që Qeveria Amerikane, tu dërgoj sa më shpejt faturën BLM,
për shkatërimet publike dhe private, djegien, vjedhjen e dyqanëve dhe
supermarketeve, rrëzimin e statujave
historike, djegien e stacioneve të policisë, djegien e bisneseve, vrasjen e policëve
afrikano amerikane dhe të njerzve të bardhë dhe komuniteteve te tjera.
Antifa dhe BLM perdorin stampen PRESS në rresht të parë të turmës
Ajo që po habit popullin amerikan,është fakti
se protestuesit anarkistë marksistë, të veshur me uniformë të zezë
identifikohen si antarë të agjencive apo gazetave të lajmeve, duke shkruar para
dhe mbrapa stampën “Press”.
Ata qëndrojnë gjatë gjithë protestave të
dhunshme në rreshtin e parë të protestuesve dhe në mes të tyre. Kur ata kapen
nga policia me presh në dorëthonë se
janë antarë të “Press-it”, duke mashtruar hapur.
Disa prej “press-it”, janë të filmuar duke
hedhur lëndë djegëse mbi ndërtesat federale, policinë dhe oficerët apo forcat
speciale federale.Kur ata arrestohen për dhunë, atëherë senatorët dhe
kongresistët “demokratë” gënjejnë, para mediave se po ushtrohet “dhunë” ndaj “mediave” dhe shtypit të lirë.
Vrasjet dhe dhuna në rrugë cdo fundjavë,
midis grupeve rivale afrikano amerikane në Chicago, New York, Detroit, Portland
etj., nuk kanë të bëjnë me George Floyd. Shumë prej protestuesve “paqësorë” nuk
e dijnë se kush është George Floyd.
Askush me media nuk permend faktin historic,
se në Teksas, në vitin 2016 një antar i BLM vrau brenda në gjyq 5 policë.
Protestuesit po përdorin një taktikë të re
dhune, duke futur në perdorim lazerin komercial, që e blejnë në faqen e
internetit amazon. Kjo është një armë e rrezikshme, që po përdoret nga
demostruesit në Portland.
Rreze lazër, kur drejtohet në objekt cliron
nxehtësi brenda disa sekondave. Protestuesit e përdoren këtë armë ndaj policëve,
duke shkaktuar verbim serioz tek policët dhe oficerët federalë, që po ruajnë ndërtesën
federale në Portland.
Ndërsa qytetari amerikan Andreew Ngo, që është viktimë e Antifës, dëshmon me fakte para
Senatit Amerikan, më 4 gusht 2020, ku, ndër të tjera ai tregoi me hollësi
sulmet ekstreme fizike, që i janë bërë atij nga antarët ekstremistë terroristë
marksistë të Antifës, që veprojnë në SHBA.
Sulmet e Antifës, janë sot shumë të
sofistikuara, thotë njohësi shumë i mirë i Antifës eksperti i antiterrorizmit Kyle Shideler drejtor dhe analist i lartë
për Sigurinë e Brendshme dhe Antiterrorizmin në Qendrën për Politikën e
Sigurisë.
Ai është specializuar në grupet islamike, që
veprojnë në Shtetet e Bashkuara, pasi kanë kaluar mbi një decade, duke studiuar
dhe shkruar për historinë, doktrinën dhe ndikimin e tyre.
Kyle Shideler, ka shkruar librin “TheAmerican Mind”, i cili, është prishur shumë mirë nga kritika dhe
specialistët antikrimit në SHBA.
Në vitin 2019, Antifa organizoi protesta të
dhunshme në SHBA.
Për më tepër, në website e saj ajo publikisht
u tregon atarëve të saj sesi të organizohen, të veprojnë, të ruajnë komunikimin
mes tyre etj. Ata shpërndajnë në mënyrë sistematike propagandë marksiste, ku,
dhuna është rrjeti kryesor për të marrë pushtetin politik etj.
Në një artikull me titull: “Historia e errët e krahut të zbatimit
radikal të së majtës.”, autori Kyle
Shideler,tregon mbi trazirat civile në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku,
Presidenti Trump deklaroi se synon të caktojë Antifa si një grup terrorist.
Në mënyrë të parashikueshme, kokat që flasin
nxituan të deklarojnë se Antifa nuk ekziston me të vërtetë, dhe madje sikur të
ndodhte që presidenti nuk do të mund ta synonte atë duke përdorur atë përcaktim
ligjor.
Ata argumentojnë se Antifa është një
shqetësim amorf, jo një organizatë funksionuese dhe sigurisht jo një që mund të
përcaktohet dhe synohet për zbatimin e përqendruar të terrorizmit. Realiteti
është edhe më i thjeshtë dhe më kompleks.
Antifa sipas profesori të drejtesisë Turley Jonathan
Profesori i shquar i drejtësisë Jonathan Turley,
paralajmëroi Kongresin të martën më 4 gusht 2020 në Senat, se Lëvizja Antifa, është një kërcënim për fjalën
e lirë dhe është “fituese”, në
kryqëzatën e saj, për të heshtur kundërshtarët.
Prof. Turley, i cili jep mësim në
Universitetin George Washington, tha se llojet e betejave që luajnë tani në
rrugët e qytetit nuk janë asgjë e re, për kolegjet apo universitetet.
"Shumë prej nesh në kampe kanë vite që
merren me Antifën, dhe Antifa po fiton," paralajmëroi ai Komitetin e
Gjyqit të Senatit. "Unë kam dhënë
mësim për 30 vjet; Unë kurrë nuk kam parë nivelin e frikës dhe frikësimit në
kampe që shohim sot."
Ai tha se dhuna duhet të dënohet dhe se
Antifa është pjesë e kësaj.
Republikanët, thanë se protestat e
anarkistëve marksistë, janë pjesë e elementeve të dhunshëm, që kanë sulmuar
autoritetet federale në Portland, Oregon, kurse “demokratët” kundërshtojnë duke
thënë, se janë oficerët federalë ata që po nxisin dhunën me praninë e tyre.