Kerko: a
Gani Mehmetaj: Ç'kërkon Lufti Haziri i krahut të thyer të LDK-së? Falje territoresh dhe zëvendësim të Hotit!
E hene, 24.08.2020, 09:13 PM
Ç'kërkon Lufti Haziri i krahut të thyer të LDK-së? Falje territoresh dhe zëvendësim të Hotit!
Nga
Gani Mehmetaj
Kryeministri
A. Hoti premtoi se në bisedimet në Uashington nuk do të shmanget nga pavarësia
dhe tërësia territoriale e shtetit. Ai është përfaqësues i Lidhjes Demokratike
që e ka theksuar disa herë se tërësia territoriale dhe pavarësia nuk ka të
dytë. Por athua mendojnë të gjithë nga partia e tij ashtu?
Lutfi
Haziri, i krahu të thyer i LDK-së, apo krahut islamik, sikurse e quajnë, në një
emision televiziv ia ofroi Serbisë 13 katunde të Dardanisë me disa copa tjera
të tokës sonë.
Përcaktimi
disavjeçar i krahut islamik të LDK-së, me Lufti Hazirin, që e ritheksoi prapë
këto ditë, a duhet kuptuar tash si kundërvënie kryeministrit? Apo përpjekje për
ta shkarkuar Hotin dhe emëruar Hazirin, që do ti dhuronte territore Serbisë ?
Heshtja e LDK-së le shije të hidhur, sepse le të kuptohet sikur ka marrëveshje
të fshehtë që përvijohet përmes Hazirit, nënkryetarit më të paarsimuar dhe më
të papërgjegjshëm që ka pasur ndonjëherë kjo parti. Deklarimi i i Hazirit për
falje territoresh, është përpjekje për të nxjerrë në tryezë të bisedimeve
faljen e territoreve tona, në emër të kinse këmbimit të territoreve. A po i fal
Haziri territoret e Dardanisë krye në vete, apo ia ka shkelur syrin dikush? Dhe
kush është ai? Sepse Haziri gjithnjë ka qenë argat i djallit.
Është
e habitshme dhe e pakuptueshme që asnjë televizion, portal a gazetë nuk e pyeti
kryetarin e LDK-së: në emër të kujt foli Luta i Gjilanit? Në emër të LDK-së? Në
emër të PDK-së? Apo në emër të Serbisë? Deklarimi i Hazirit e goditi për vdekje
strategjinë e delegacionit të Dardanisë
në takimet e Uashingtonit, i dha mundësi Serbisë të këmbëngul që të bisedohet
për zhvatje territoresh, pastaj të kërkojë që të bie kjo qeveri dhe të
zëvendësohet me Hazirin. Serbia tashmë e ka kuptuar se shqiptarët nuk janë të
një zëri.
Po
Hoti pse nuk i tha Hazirit: mbylle llaçkën, shih ti punët tuaja në Gjilan, që i
kë bërë rrëmujë.
Ta
heshtësh deklarimin publik të nënkryetarit të partisë që fal territore, është
më shumë se sjellje struci, është tumirje e platformës për zhvatje të
territorit të Dardanisë. Kryetari i LDK-së u deklarua flakë për flakë për
xhamin e Erdoganit, që nuk ia kërkonte
askush, duke i goditur intelektualët e kritikët që kërkonin të mos bëheshim
satelitë të Turqisë e të Erdoganit, ndërsa hesht për tërësinë territoriale të
shtetit, që e rrezikon nënkryetari i tij. Nuk mund të arsyetosh se është
pluralizëm demokratik, sepse ta rrezikosh tërësinë territoriale është vepër penale, është krim.
Haziri,
dhuruesi zemërgjerë i terrorit të Dardanisë ishte kundër "mistër
Binit", sikurse i thoshte me tallje Albin Kurtit, por është pro H. Thaçit,
që asnjëherë nuk pati guxim t'ia bënte fjalën dy. A është L. Haziri kali i
Trojës që të gjithë e dinë, por askush nuk e thotë? A është Haziri i vetmi kalë
Troje, apo ka edhe të tjerë që qëndrojnë prapa tij?
Dikur
e futen Vjosa Osmanin në krye të listës për hatër të aleatit-Vetëvendosjes,
ndërsa e mbanin Lufti Hazirin, edhe pse e dinit që është zëdhënës i aleatit të
vjetër PDK-së, prapë për hatër të kësaj partie, sipas parimit të vjetër: një vëlla me partizanë, një me ballistë.