Kerko: a
Sinan Gashi: Vepra e parë për Historinë Shqiptare
E diele, 21.06.2020, 06:59 PM
NJË VEPËR E PARË PËR HISTORINË SHQIPTARE
NGA SINAN
GASHI
Libri i historisë
shqiptare që mban titullin “T’nno?unat e Sc?8pniis” shkruar
prej gni
Gheghet ?i don vênnin e vet (pseudonim), e botuar në Skenderie (Aleksandri)
më 1898, është vepër e rëndësisë së veçantë: se është libri i parë i kësaj
natyre dhe se është autori i parë që ka këso njohurish për gjenin shqiptar dhe
bëmat e tij.
Po, cila është përmbajtja e këtij libri?
Në fakt vepra ka një
parathënie, e cila nis me fjalët “Shqiptar, vllaznit e dashtun!”, ku ai paraqet
synimet e këtij përkushtimi shkrimor.
Përndryshe, vepra është e ndara në katër pjesë: 1. Prej kohës së moçme e deri
sa romakët rrëzuan mbretin tonë Gencin, 167 vjet para Krishtit, që ishte koha e
Ilirëve; 2. Koha prej 167 para K. e deri gjatë breza ose qindra vjet pas, që
quhet koha e romakëve; 3. Prej të ‘gjashtes faqe’ mbas Kristit e deri më 1479,
kur Shkodra ra nën Turqinë dhe, 4. Prej vitit 1479 e deri në ditët e sotme (të
autorit,v.i.), në kohën e quajtur e osmanllisë.
Duke iu përmbajtur
këtyre rradhëve kohorë, autori shpjegon, sqaron dhe u mundëson për herë të parë
në gjuhën shqipe njohuritë për historinë e shqiptarëve, që nga gjeneza e deri
në kohët më të vona. Ai që në nismë deklaron ”Na jemi fisi mâ i vjetri i Evrops”,
për të vazhduar pastaj përshkrimin e aktualitetit të kohës, “...na jena
t’vorfen, pa dije e s’kena kërkend qi me na ngjit dorën,...”.
Kur nisë me historiken,
ai thotë se t’parët tanë “dulne pei Aziet” dhe pastaj udhëtuan duke u
shpërndarë nëpër vise të ndryshme, dhëna të huaja, ku disa edhe u tretën në
fise të tjera të gjetura, kurse të tjerët jetuan si të tillë duke bërë
udhëtimin e grupuar. Autori ndjek rrugën e ecejakeve të tyre dhe përjetimeve të
ndryshme, duke përjetuar vështirësi ekzistenciale, apo edhe duke marrë zakone
të grupacioneve fisnore të ndryshme, deri sa u vendosen përfundimisht në trojet
e Ballkanit, që u quajt Iliri. Ai shpjegon pastaj se si janë ndarë nga kjo
vëllazni, per t’u formuar pastaj prej tyre fise të ndryshme të një etnie, e që
pastaj u formuan edhe hapësira të reja gjeografike me emra të ndryshëm, si
Arbëri, Dalmaci, Mal i Zi, Kroaci, Panoni e tjerë, që ishin vëllazëri ilire e
shtrirë dhe e shkrirë gjatë shekujve në gjuhë të tjera, pasi ilirët kishin
ngelur “posi nji shkrep n’midis t’detit” edhe pse “i qindruen gjith tallazve e
motnave, qi i rrahen pa i rrxue kurrë.”
Luftat e përhershme,
ndikimet e ndryshme fetare dhe të interesit, bënë që disa nga përbërësit e
kësaj etnie t’i bashkoheshin popujve sllavë, por edhe viset gradualisht
ishin bërë hapësira krejt tjera, si
Dalmacia, Panonia, Mali i Zi e tjerë, që ishin shtrirje e fiseve ilire. Kjo
ndodhte “...masi Serbt, Bulgart e Shqyptart kishin ni besim bashk”, kur “u
munuen Slavt me shti ner ne edhe giuhen e vet e me na bâ kshtu krejt t’vet.”,
atëherë nisi ndarja dhe luftërat.
Hapësirë e veçantë për Gjergj
Kastriotin-Skënderbeun
Në këtë libër historie
përmblidhet shkurtimisht gjithçka e manifestuar në jetën e kësaj etnie
shqiptare, si në jetën ekonomike, sociale dhe luftarake.
Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu është i paraqitur, siç dihet më, me biografi dhe me bëma
të jashtëzakonshme gjatë luftërave kundër osmanëve. Ato saktësi historike të
veprimit këtu janë të lakmueshme. Edhe personalitetet që shihen në arenën e
veprimit, gjithashtu janë realë dhe me saktësira dëshmimi. Sulltanët,
rrugëtimet e betejat e ndryshme pasqyrohen saktë edhe pretendohet se kanë
ndodhur.
Kjo kohë e Skënderbeut
përmbyllet me vdekjen e tij, kur pas disa rezistencave të pa sukses,
osmanlinjtë e sundojnë Shqipërinë.
Në pjesën e katërt kemi
tashti një situatë tjetër, atëherë kur shumë shqiptarë janë të përfshirë në
shërbimin ushtarak e administrativ të sulltanëve. Kjo nuk është e vetmja, ngase
gjatë historisë, ilirët-shqiptarët trima e të guximshëm, kanë shërbyer nëpër
ushtritë e popujve tjetër, pa e pas asnjë leverdi për etninë dhe vendin e vet.
Edhe kësaj radhe, edhe pse shqiptarët ishin shumë thellë në përbërjen e
perandorisë osmane, asgjë të mirë nuk mund i sollën vendit. Vetëm një
iniciativë e kësaj natyre ishte përmendur, kur pashai i Tepelenës, i Ohrit dhe
ai i Shkodrës, që të tre shqiptarë, kishin bërë një lidhje për t’i bashkuar
territoret e tyre në një, ishin spiunuar te Sulltani dhe ajo kishte mbetur
dështim i radhës.
Për të qenë i besueshëm,
autori gjithçka që jep si të qenme, e saktëson me datën dhe vendin, në mënyrë
që lexuesi të bindet lirshëm.
Fqinjët këtu përherë
dalin lakmitarë të trojeve shqiptare. Grekët dhe serbët kryesisht dëshmohen
historikisht lakmitarë të mëdhenj të tokës shqiptare, ani pse që të dy nuk
ishin vendës këtu: njëri ishte formuar nga mbetjet e fiseve të ndryshme e
tjetri kishte ardhur nga viset Karparte. Për këtë përmendet sundimi dhe
shtrirja hapësinore e S. Dushanit deri në Vlorë e Kaninë, më 1337. Po ashtu nuk
prajnë as sundimtarët e ndryshëm grekë.
Ndër këto lëvizje,
dyndje dhe luftëra, dallohen edhe pinjojtë shqiptarë, qoftë si familje ose
individë, për mbrojtjen e tokës së tyre, si topiajt me Karlin, i cili më 1358
ishte shpallur mbret i Arbënisë, pastaj Tanushin, familja e balshajve, e
muzakajve, e kastriotëve, e dukagjinëve e tjerë.
Cili ishte në të vërtetë autori i veprës?
Ai që e kishte shkruar e
botuar këtë vepër historike “T’nno?unat
e Sc?8pniis” me emrin Nji gegë qi e
don vendin e vet, ishte një pseudonim dhe si i tillë ruhej i fshehtë
autori i saj, pastaj edhe vendvotimi nuk ishte ai qytet i mërgatës shqiptare,
por në të vërtetë libri ishte shtypur në Vjenë, me financim të Austro-Hungarisë,
e cila kishte synim ta ringjallte ndjenjën shqiptare dhe t’i kundërvihej otomanëve,
të cilët luftonin çdo gjë shqiptare dhe për shqiptarët. Në fakt vepra origjinale
ishte shkruar në gjermanisht, me titullin “Populare Geschte der Albanesen” (Historia
popullore e Shqiptarëve), e cila ishte përkthyer në dialektin gegë nga Stefan
Zurani, një intelektual i shquar në Vjenë. Madje edhe shpërndarja e librit
ishte bërë ilegalisht, duke shkuar dorë më dorë, që të mos rrezikoheshin nga
otomanet. Duhet theksuar se një ndihmë të madhe i kishin dhënë autorit edhe
studiuesit e shquar ?iro Truhelka (bosnjak), Carl Patsch (austriak) dhe Stefan
Zurani (shqiptar).
Hamendësimi i të interesuarve
se cili mëshohej pas këtij pseudonimi për
autor, i kishte shpënë deri te emri i
Filip Shirokës, i cili jetonte aso kohe në Egjipt.
Vepra si e tillë kreu një
mision të jashtëzakonshëm në ngritjen e vetëdijes dhe rizgjimit të ndjenjës kombëtare
në ato rrethana mjegullie, krijuar nga sundimtarët otoman, që synim kishin zhbërjen
tërësore të kombit shqiptar.
Në ballin botimi i parë
kishte një portret të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, punuar nga një piktor
francez.
Ky ishte botimi i parë i
kësaj historie.
Botimi i dytë, autor tjetër
Pasi që kaluan vitet,
mbase edhe nga rreziqet e të huajve, ngase aktualiteti i kësaj vepre nuk
zvogëlohej, sepse ishte shkruar me përkushtim dhe me baza shkencore, duke
gjurmuar literaturë në arkivat europiane, botohet së dyti, përkatësisht në
vitin 1939, tashti në Shkodër, me autor Stefan Zuranin, që njihej edhe si Tefë
Curani.
Ky intelektual i shquar,
poliglot i cili njihte mirë italishten, gjermanishten,
anglishten, frëngjishten, arabishten, turqishten dhe persishten, dhe që gëzonte
një famë prej dijetari, për çudi e përvetëson autorësinë e kësaj vepre aktuale.
Në të vërtetë ky ishte vetëm përkthyes i saj, që e kishte bërë në marrëveshje
me autorin dhe që ishin marrë vesh ta botonin me pseudonim, për ta mos e rrezikuar as autorin e as librin.
Stefë Curani (1865-1941)
nga Shkodra. Pas Kolegjit serverian në vendlindje, kishte mbaruar studimet e
larta në Universitetin Ekonomik dhe të Shkencave Politike në Vjenë. Aktiviteti
i Curanit ishte i përhershëm në çështjen kombëtare. Ishte aktivisht i angazhuar
në shoqërinë “Bashkimi”, pastaj organizator i Kongresit Shqiptar të Trieshtës
(mars 1913), kur veç ishte thirrur në Londër Mbledhja e Ambasadorëve për
caktimin e kufijve të Shqipërisë, ishte pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës,
gjatë viteve 1920-1921 dy herë ministër i Financave. Ishte angazhuar në krijimin
e sistemit bankar në Shqipëri (1921-’25) si dhe konsull nderi i Austrisë në
Shqipëri gjatë viteve 1923-1938. Pas pushtimit të Italisë fashiste, dha
dorëheqje nga çdo detyrë.
Ky përvetësim i autorësisë
kishte lajthitur të gjithë bibliografët dhe studiuesit, të cilët e shënonin emrin
e tij për autor. Këtij ia kishte dhënë vetëm për ta përkthyer shqip, i cili
edhe ia paska pas vjedhur autorësinë.
Tashti titulli del më qartë
shqip “Ndodhjet e Shqypnis”, që nuk
ishte botim i tretë, siç shënohet në kopertinë, por botim i dytë. Mbase
“autori” donë të krijoi mjegull e paqartësi nga origjinali.
Në ballinë, për
ilustrim, kishte vetëm një flamur të vogël shqiptar.
Botimi i tretë, autori i vërtetë
Deri në vitin 2003, kur
vepra ribotohet nga Studime Fraçeskane në
Shkodër, emri i autorit është Ludwig von Thalloczy (1854-1916), një historian
hungarez nga Buda, i cili kishte studiuar për historinë e popujve të Ballkanit.
Vdes në një fatkeqësi komunikacioni në Herceghalom.
Ishte një studiues i
përkushtuar dhe kishte një adhurim për shqiptarët. Ai së bashku me Kostandin
Jire?ek e Milan Šufflay kishin përgatitur veprën “Acta et Diplomata res
Albaniae mediae aetatis Illustrantia”, vepër madhore për shqiptarët, gjithnjë e
bazuar në dokumente të vepra të arkivave të shquara, e cila ndriçonte historinë
madhore të shqiptarëve që nga hershmëria
Vepra e parë shqip për
historinë e popullit të tij “Të ndodhunat
e Shqypnis” është me një mbështetje të besueshme shkencore, ngase ai i
kishte shfrytëzuar dokumentet dhe materialet e studiuesit hungarez
Kjo vepër në ballinë ka
një flamur dhe një simbol steme, qysh e kishte menduar Austro-Hungaria ta
vendoste në Shqipëri, pasi ajo të pavarësohej nga Perandoria Otomane.
Mendime me këshilla të përhershme
Autori veprën e mendonte
edhe si vlerë të ngritjen së vetëdijes kombëtare, andaj në shumë raste mendimet
i përmbledh në formë këshille. Po i japin disa për ilustrim:
“N’deç i krishtên, n’deç muhametan na jena t’gjith
ni gjakut e prei anei vllazen; e s’âsht pune qi besimi mun t’dai gjak, veç
gjith e cili e ka per shpirt t’vet, e n’ket bot do t’errnojm bashkarisht.”
***
“Na e dijm t’gjith se
jena t’tan shka flasim shqyp t’birt e ni nâns qi s’harrohet, t’Arnís
shkret...”.
***
“Prei anej shofim qe
n’1391 Epiria, Thesalia e poleponezi kishte mushë me Tosk, e t’gjith ato âna
flitshin shqyp.”
***
“N’ket luft t’Kosovs
t’pergjithshme dulne edhe t’part tan, per me i dal zot dheut e fes vet.”
***
“Na do t’i kallxojnm
fmive t’on, se burrat e Arbnís kan derdh si kroni gjakun per ner e per t’mir
t’gjith atyne qi flasin shqyp.”
***
“Shqyptar! T’dona shoqi
shoqin at-her sakt n’a vien lirimi.”