Speciale
Kujtim Mateli: Interesimi i institucioneve shkencore franceze për Dodonën pellazge dhe kontributi i kërkuesit shkencor Gilles De Rapper
E shtune, 20.06.2020, 07:58 AM
Interesimi i institucioneve shkencore franceze për Dodonën pellazge në
harkun kohor të një shekulli e gjysmë dhe kontributi i kërkuesit shkencor
Gilles De Rapper
Nga Kujtim
Mateli
Autori i parë francez më i rëndësishëm që e kërkoi Dodonën
në të gjithë territorin e Epirit deri në Tomorin e Beratit, ka qenë Francois
Pouqueville, (konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës në Janinë, në vitet
1804-1813). Ai shkroi një nga veprat më të rëndësishme të tij “Voyage de la
Greece” në katër vëllime, Paris 1820. Pukëvili, në librat e tij, i kushton një
rëndësi të veçantë vendndodhjes së Dodonës duke dhënë mendimin e tij për çdo
luginë apo vend arkeologjik që bashkëkohësit e tij e pretendonin si vendndodhje
të saj. Ky autor e vendos Dodonën në pjerrësinë jugore të maleve të larta të
cilat mbyllin liqenin dhe luginën e Janinës në veri. Ky vend ishte Gardhiqi.
Në fillim të gjysmës së dytë të shekullit XIX, një mision
arkeologjik francez bëri kërkime në terren për gjetjen e vendndodhjes së
Dodonës në Epir dhe në përfundim deklaroi se Dodona nuk ndodhet në rrethinat e
Janinës.
Po ku ndodhet Dodona që njihet nga institucionet
shkencore? Ajo pretendohet në
jugperëndim të Janinës rreth 20 km larg, në luginën e Carakovistës. Ky është
pretendimi i Kostantin Karapanos në vitin 1878 dhe që është certifikuar dhe nga
institucionet shkencore franceze. Po a ndodhet realisht Dodona atje? Dodona e
Karapanos ka patur kundërshtimin e shumë dijetarëve dhe shkencëtarëve që nga
viti 1878 e deri më sot. Ky kundërshtim ka ardhur si rezultat i provave që kanë
sjellë këta autorë të cilët janë mbështetur tek autorët e antikitet, shumë prej
të cilëve kanë qenë dhe vizitorë të Dodonës.
-Të gjitha dëshmitë e autorëve të antikitetit, e vendosin
Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, kurse lugina e Carakovistës
ndodhet në mes të Epirit.
-Autorët e antikitetit e vendosin Dodonën në shpat të
malit Tomar, kurse qyteti i luginës së Carakovistës ndodhet në krahun e kundërt
të luginës në kodrat e Kozmirasë.
-Autorët e antikitetit e vendosin orakullin e Dodonës, në
afërsi të qytetit, ku kalon lumi Dodon, kurse në luginën e Carakovistës nuk
ekziston lumi. Këto dëshmi e nxjerrin Dodonën jashtë luginës së Carakovistës
duke i orientuar kërkuesit e saj në veri të Epirit, në tokën molose.
Pjesa e parë
Manipulimi i dëshmive të autorëve të antikitetit
Po si u arrit që Dodona të vendosej në luginën e
Carakovistës, kur burimet historike e vendosnin atë jashtë kësaj lugine dhe
pikërisht në veri të Epirit? Duhet thënë se kjo gjë u arrit si rezultat i
deformimit që Karapanos u bëri burimeve historike të autorëve të antikitetit,
në materialin që i paraqiti institucionit shkencor francez i cili bëri
certifikimin e Dodonës në luginën e Carakovistës.
Konkretisht:
1-Karapanos deformon dëshminë e Dionis Halikarnasit
E japim këtë dëshmi sipas Karapanos.
Karapanos, Konstandin, “Dodonë e ses ruins”. Paris 1878.
Duke e vendosur Dodonën në luginën e Carakovistës
Karapanos argumenton:
“Distanca që ka kjo luginë me qytetin e Ambraqisë nga
njëra anë dhe nga ana tjetër me Butrintin, përshtatet shumë mirë me kohën që
Eneas iu desh në udhëtimin e tij nga Ambraqia në Butrint duke kaluar nëpër
Dodonë”1).
“ La distance qu`il y a de cette vallée à la ville
d`Ambracie, d`une part, et d`autre part, à Buthrotum, s`accorde aussi très-bien
avec le temps qu`Ennée a mis pour accomplir son voyage d`Ambracie à Buthrotum
en passant par Dodone”.
Dëshmia mbi të cilën është mbështetur Karapanos, të cilën
e citon në librin e tij, është ajo e Dionis Halikarnasis II, 51.
Po a e vërteton kjo dëshmi e Dionis Halikarnasit
ekzistencën e Dodonës në luginën e Carakovistës? Dëshmia sikundër jepet prej
Karapanos, krijon tek lexuesi bindjen se Dodona ndodhet pikërisht në segmentin
e rrugës Ambraqi-Butrint. Ky studim i Karapanos ka oponencën e tre anëtarëve të
një institucioni shkencor francez. Ka gjithashtu dhe miratimin e këtij
institucioni që e pranon Dodonën në luginën e Carakovistës. Lexuesi, përballë
një institucioni shkencor evropian, e pranon Dodonën aty ku ajo na është
servirur deri tani pa as më të voglën mëdyshje. Kështu nuk kanë vepruar vetëm
individët, por edhe institucionet shkencore më të rëndësishme evropiane e
botërore.
Kur lexuesi njihet me dëshminë e Karapanos se distanca
Ambraqi- Carakovistë- Butrint, kërkon aq kohë për ta bërë këtë rrugë edhe sot,
sa koha që iu desh Eneas për ta bërë atë, çdokush e merr si të mirëqenë që
“arkeologu” Karapanos dhe stafi i tij, ka bërë në terren matjet përkatëse dhe
konkluzionin e ka nxjerrë mbi bazën e tyre. Të mirëqenë këtë dëshmi e ka marrë
edhe institucioni shkencor francez. Të
mirëqenë e ka marrë edhe bota akademike, fillimisht evropiane dhe më pas dhe
ajo botërore.
Po sa ishte koha që Eneas iu desh për ta përshkruar këtë distancë? Për sa kohë bëhej kjo rrugë në kohën e
Karapanos? Asnjë e dhënë nuk na jepet. Duke mos dhënë asgjë konkrete si për
kohën që iu desh Eneas për të vajtur në Dodonë, si për kohën që iu desh
Karapanos për vërtetimin e kësaj hipoteze në bazë të dokumenteve të kohës apo
matjeve të bëra nga vetë grupi i arkeologëve të Karapanos, mungesa e këtyre të
dhënave kyçe e bën dëshminë e Karapanos një dëshmi të gjymtuar.
Në kohën e Karapanos perandoria osmane i kishte të
shpallura distancat midis qyteteve. Madje jepeshin dhe me orë, siç do ta
vërtetojmë më poshtë. Karapanos e ka zhdukur elementin kohë, që është elementi
më i rëndësishëm për gjetjen e Dodonës së munguar.
Po si qëndron e vërteta? Dëshmia e Dionis Halikarnasit
është një dëshmi e plotë që e ka të përcaktuar mirë elementin kohë.
Dionisi i Halikarnasit, Historia e vjetër e Romës, Libri
II, 51(1,2).
“Ankizi me anijet, u nis nga Ambraqia dhe, duke lundruar
pranë bregdetit, arriti në Buthrot, liman i Epirit. Enea, në anën tjetër, me
ushtarët më të zgjedhur, pas një udhëtimi që mbajti dy ditë, arriti në Dodonë,
me qëllim që të kërkonin mendimin e perëndisë; këtu gjetën edhe ata trojanë që
kishin ikur bashkë me Helenin. Pasi morën përgjigjen hyjnore në lidhje me
koloninë, i dhuruan zotit, bashkë me dhuratat e tjera trojane edhe kratere
bakri, disa nga të cilat ndodhen edhe sot me mbishkrime shumë të vjetra, që
tregojnë emrat e dhuruesve; së këtejmi arritën te anijet pas një udhëtimi që
zgjati më se katër ditë. Ardhjen e trojanëve në Buthrot e tregon edhe një kodër
e quajtur Troja, të cilën ata e përdorën atëherë për të ngritur lëmin”2).
Segmenti Ambraqi-Buthrot është i ndarë në dy pjesë.
Ambraqi-Dodonë dhe Dodonë-Buthrot. Segmenti i parë Ambraqi –Dodonë është
përshkruar për dy ditë. Segmenti i dytë Dodonë- Buthrot është bërë pak më shumë
se dy ditë duke përfshirë dhe kohën e qëndrimit në Dodonë.
Po çfarë kërkonte të gjente Karapanos, Dodonën apo
Butrintin (Buthrotin)? Karapanua ishte në kërkim të vendndodhjes së Dodonës,
sepse Butrinti dihej se ku ndodhej. Anashkalimi që i bën gjetjes së
vendndodhjes së Dodonës sipas përshkrimit të Dionis Halikarnasit është se
Karapanos i trembej dëshmisë së tij. Kush kishte njohje për Epirin, e dinte se
kjo distancë nuk mund të përshkohej për dy ditë. Perandoria osmane i kishte të
publikuara distancat, në orë, midis qyteteve. Këto distanca na i jep edhe njëri
ndër autorët e kësaj periudhe, Zoto Mollosi. në njërin nga librat e tij.
Zoto Molossi, Ipeirotikai Meletai, Athinë 1878.
“Janina (Joanina) 16 orë nga Arta”3)
Nëse distanca Artë- Janinë bëhej për 16 orë, distanca
Artë-lugina e Carakovistës do të bëhej më shpejt, sepse kjo luginë ndodhet 18
km në jugperëndim të Janinës. Duke kontrolluar distancat shohim që lëvizja e
këmbësorit është llogaritur afërsisht me 5 km. në orë 4).
Nëse do të nisemi nga Arta, do të mbërrijmë në luginën e
Carakovistës rreth 3-4 orë më shpejt, pra kjo distancë do të përshkohej për
12-13 orë. Po këto distanca në orë llogariteshin për lëvizjen e ushtrisë dhe të
karvaneve që transportonin mallra të ndryshme. Një grup i vogël njerëzish
lëvizin shumë më shpejt. Në këtë mënyrë i bie që Enea për të arritur në Dodonën
e Karapanos, ka udhëtuar vetëm 8-9 orë. Po Dodona sipas Dionis Halikarnasit
ishte dy ditë larg nga Gjiri i Amraqisë, që do të thotë se Enea me ushtarët e
zgjedhur pasi arritën ditën e parë në veri të Janinës, ditën e dytë arritën në
Dodonë. Ja si dëshmia e Dionis Halikarnasit e largon Dodonën nga lugina e Carakovistës
duke e vendosur atë në veri të Epirit, edhe një ditë tjetër udhëtim larg
Janinës.
2- Karapanos deformon, dëshminë e Polibit.
Karapanos, Konstandin, “Dodonë et ses ruins”, Paris 1878
“Rreth vitit 220 para Krishtit, tempulli i Dodonës u
shkatërrua për herë të parë nga etolianët, lidhja e të cilëve ishte në luftë me
Akejtë. Dorimahu, gjenerali i etolianëve, duke u hakmarrë ndaj epirotëve,
aleatë të maqedonasve dhe të Lidhjes Akeje, pasi kishte shkatërruar një pjesë
të madhe të Epirit, shkatërroi dhe Dodonën”4).
“ Vers l`an 220 avant J.-C., le temple de Dodone fut
détruit pour la première fois par les Étolien dont la ligue était en guerre avec les Achéens. Dorimarque,
général des Étoliens, se vengeant des Épirotes, alliés des Macédoniens et de la ligue achéenne,
après avoir ravagé une grande partie de l`Épire, détruisit aussi Dodone
2). Shënimi 2. Polyb., Bell. soc. ach.,
IV, 67).
Në këtë koment të Karapanos, ajo që ne kërkojmë është se
ku ndodhet Dodona. Karapanua na thotë se Dorimahu shkatërroi një pjesë të madhe
të Epirit. Në cilën pjesë të Epirit hyri ushtria etoliane? Po në afërsi të
luginës së Carakovistës ishte Passaroni, kryeqyteti i molosëve dhe njëkohësisht
i epirotëve. Kjo distancë (Pasaron-Carakovistë) është rreth 20 km. Në Pasaron
ishin garnizonet ushtarake. Nëse Dodona do të ishte në luginën e Carakovistës,
ushtria etoliane nuk do të largohej paqësisht nga Epiri. Të paktën do të kishte
një betejë midis dy ushtrive. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Pozicioni gjeografik i
Pasaronit dhe i luginës së Carakovistës (Dodonës së Karapanos) është: lugina e
Carakovistës në jug të Passaronit, ndërsa Passaroni në veri të luginës së
Carakovistës. Ky pozicion gjeografik i luginës së Carakovistës na thotë që
ushtria etoliane ka sulmuar nga Jugu i Epirit, pasi vetë Etolia shtrihet në Jug
të fiseve epirote.
Për të patur një ide më të qartë i drejtohemi po atij
burimi që i është drejtuar vetë Karapanos.
Polibi, libri IV.
“Kur erdhi dita e zgjedhjeve, etolët zgjodhën për strateg
të tyre Dorimahun; ky, me të marrë fuqinë në dorë, mblodhi ushtrinë dhe hyri në
krahinat e sipërme të Epirit, duke shkretuar vendin pa pikë mëshire dhe jo aq
pse kështu ia kërkonte interesi i vendit të tij, sesa për t`u bërë keq
epirotëve. Kur arriti në faltoren e Dodonës, ....."5).
Shohim që Polibi e ka sqaruar dhe pozicionin gjeografik të
hyrjes së ushtrisë etoliane. Pika e kontaktit fillestar të ushtrisë etoliane me
Epirin është në pjesën e sipërme të tij. Kjo pjesë e sipërme e Epirit shënjohet
me luginën e Përmetit. Për të hyrë këtu, ushtria etoliane ka përdorur rrugën në
lindje të Pindit dhe pika e parë e kontaktit me fiset epirote shënohet në
Luginën e Sipërme të Vjosës (Aoos). Dorimahu hyri në pjesën e sipërme të Epirit
duke realizuar synimin e tij pa i shkaktuar ushtrisë asnjë dëm. Dhe ashtu
ndodhi. Kronika e Polibit nuk na jep ndonjë detaj që ushtria epirote dhe ajo
etoliane u ndeshën me njëra-tjetrën. Kjo dëshmi e Polibit e vendos Dodonën në
veri të Epirit, sikundër e ka përshkruar.
Shohim se si e ka komentuar këtë dëshmi të Polibit një
tjetër autor, në fjalorin e tij gjeografik. Duhet theksuar se duhet t`u besojmë
studiuesve sipas profesioneve të tyre. Një historian, nuk ia lejon vetes të
ngatërrojë datat me njëra-tjetrën. Një gjeograf nuk mund t`ia lejojë vetes të
gabojë me pozicionet gjeografike apo kufijtë e krahinave njëra me tjetrën.
William Smith, Dictionary of Greek and Roman Geography
(1854)
“E dhëna e shkatërrimit të Dodonës nga Etolianët tregon se
ishte në frontin lindor të Epirit. Polibi thotë se Etolianët marshuan në pjesën
e sipërme të Epirit, fjalë të cilat janë të njëllojta me Epirin e Sipërm ose
pjesët më të largëta nga deti në drejtimin qendror të vargmaleve”6).
“The account of the destruction of Dodona by the Aetolians
also shows that it was on the eastern frontier of Epeirus. Polybius says (l.c.)
that the Aetolians marched “into the upper parts' of Epeirus)” (??? ???? ???
?????? ??? ???????), which words appear to be equivalent to Upper
Epeirus, or the parts most distant from the sea towards the central range of mountains”.
Gjeografi William Smith e ka marrë të plotë dëshminë e
Polibit dhe ka përcaktuar koordinatat e Dodonës:
1- ishte në frontin lindor të Epirit.
2- ishte në pjesën e sipërme të Epirit
Të dy këto të dhëna e vendosin Dodonën në verilindje të
Epirit. Në verilindje të Epirit është lugina e Përmetit. Lugina e Carakovistës
është në mes të Epirit.
Manipulimi i dëshmisë së Polibit është shembulli më i
qartë se si ka vepruar Karapanos. I ka hequr dëshmisë të dhënat gjeografike.
Mungesa e këtyre të dhënave e bën dëshminë të pavlefshme dhe me të tilla
manipulime Dodonën mund ta vendosësh ku të duash, por jo në vendndodhjen e saj
reale.
3- Karapanos ka vendosur një lumë në luginën e
Carakovistës, ndërsa ky lumë nuk ekzistonte
Karapanos, Konstandin, “Dodonë et ses ruins”, Paris 1878,
fq. 150.
”Një lumi të cilit disa autorë të vjetër i japin emrin
Dodon dhe që ishte formuar nga një pjesë e ujërave që dilnin në këmbët e malit
Tomaros, rridhte në luginën e Dodonës”7).
“ Une rivière, à laquelle quelques auteurs anciens
donnent le nom de Dodon, et qui était formée par une partie des eaux
jaillissant aux pieds du Tomaros, coulait dans la vallée de Dodone 2 Shënimi 2.
Steph. Byz. In v. Dodoni et Eustath., Comm. In Homer., Il., B., v. 750 (v. page 130, note 1)
Po a ka lumë në luginën e Carakovistës? Sigurisht që nuk
ka. Aq më tepër që ky lumë të kalojë pranë faltores së orakullit ku e vendosin
autorët e antikitetit. Vazhdojmë më tej arsyetimin e Karapanos
Karapanos, Konstandin, “Dodonë et ses ruins”, Paris 1878
“Tokat e kësaj pjese të fundit janë të përmbytura
plotësisht gjatë dimrit nga ujërat e burimeve që dalin në këmbët e malit Tomar.
Një pjesë e madhe e këtyre ujërave nuk pushojnë gjatë gjithë verës dhe sipas dëshmisë
së fshatarëve gjysma e fushës formonte, para 30 vjetësh, një kënetë të
përhershme”8).
“Les terres de cette dernière partie sont submergées
presque en entire pendant l`hiver par les eaux des sources qui surgissent au
pied du Tomaros. Une grande partie de ces sources ne tarissent pas, même
pendant l`été, et, d`après le témoignage des villageois, la moitié de la plaine
ne formait, il y a une trentaine
d`années, qu`un marais permanent”.
Pjesa e poshtme e luginës, e gjatë vetëm 5 km., vetëm
sipas dëshmisë së banorëve të fshatrave të luginës, ishte e përmbytur. Kjo do
të thotë që në kohën e Karapanos, fusha nuk ishte vend moçalor. Po e pranojmë
dëshminë e fshatarëve që 30 vite para vitit 1878, (pra, para viteve 1850),
gjysma e kësaj lugine ishte një vend moçalor. Po nëse ekziston sipas Karapanos
orakulli dhe vendi moçalor, nuk ekziston lumi, që është e dhëna më e
rëndësishme që na vjen nga autorët e antikitetit dhe që pranohet edhe prej
Karapanos: orakulli i Dodonës ndodhej pranë një lumi. Mungesa e lumit në këtë
pjesë të poshtme të luginës vërteton që në këtë pjesë të luginës së
Carakovistës nuk ka orakull të Dodonës pellazgjike.
Por duhet të theksojmë se në këtë pjesë të poshtme të
luginës nuk ka patur as vend moçalor.
William Martin Leak, që e kishte vizituar këtë luginë 70
vite më parë se Karapanos, dëshmon se kësaj lugine i mungonte ujët “deficient
in water”9), duke vërtetuar në këtë mënyrë se dëshmia e Karapanos
për një vend moçalor 30 vite para tij,
nuk ka qenë e vërtetë.
Po ekzistencën e lumit në luginën e Carakovistës e ka
rrëzuar dhe Akademia e Athinës. Në librin e botuar prej saj “Epirus 4000 years
of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim
grek), Athinë 1997, është vendosur dhe harta e Epirit. Në atë hartë shohim që
asnjë lumë nuk kalon pranë Dodonës. Në luginën e Carakovistës mungon lumi. Degët lumore janë formuar jashtë kësaj
lugine. Në juglindje është fillimi i lumit Luros dhe në veriperëndim dega e
lumit Kalamas fillon tek vendi i quajtur Psina.
Akademia e Athinës nuk mund të vendoste lumë, atje ku nuk
ekzistonte.
Në përfundim të shqyrtimit të këtyre tri dëshmive e kemi
të qartë se si u arrit që Dodona të vendosej në luginën e Carakovistës. U
manipuluan prej Karapanos dëshmitë e autorëve të antikitetit. Jemi para të
njëjtit fakt: ashtu si në një proces gjyqësor, kur një dëshmitar apo palë jep
dëshmi të rreme. Nëse provohet që një vendim gjykate është marrë mbi bazën e
dëshmive të manipuluara, çështja rishikohet.
Pra, lind e drejta që çështja të rishqyrtohet. Të tri këto dëshmi të manipuluara prej Karapanos përbëjnë dhe dëshmitë bazë mbi të cilat institucioni shkencor francez e certifikoi Dodonën në luginën e Carakovistës. Në kohën që këto dëshmi bazë provohen si dëshmi të manipuluara, praktikisht është rrëzuar dhe vendimi i institucionit shkencor që e çertifikoi luginën e Carakovistës si vendndodhjen e Dodonës. Ndodhemi para një procesi të ri vlerësimi.
Pjesa e dytë
Dodonën në luginën e Carakovistës nuk e vërtetojnë as
gjetjet arkeologjike.
Gërmimet arkeologjike në luginën e Carakovistës të bëra
prej Karapanos iu paraqitën institucionit shkencor francez që bëri dhe
certifikimin e Dodonës në këtë luginë. Në këto gjetje arkeologjike nuk gjen tek
asnjëra prej tyre ku të shkruhej qyteti i Dodonës. Në mbishkrimet e tjera,
sidomos në ato që quhen petëza orakullore, vërtetohet se ato i drejtoheshin Di
Naios, që do të thotë se ky qytet nuk i përket Dodonës e cila nderonte Di
Dodonen. Oponentët e Karapanos: M. le Baron de Witte anëtar i Institutit, M.E.
Egger dhe Leon Heuzey, nga moria e dëshmive arkeologjike nuk veçuan ndonjërën
trej tyre për ta sjellë si provë për ekzistencën e Dodonës në Carakovistë, por
e morën të mirëqënë Dodonën në luginën e Carakovistës, kurse dëshmive historike
pothuajse iu shmangën fare.
Certifikimi i Dodonës në luginën e Carakovistës, në vendin
e gabuar, përbën një nga gabimet më të rënda që shkenca ka bërë deri më sot.
Tjetërsimi i Dodonës është tjetërsim identiteti, gjë që e futi shkencën
historike në një rrugë të gabuar. Nuk mund të ketë kurrë përfundime shkencore,
kur ato ngrihen mbi dëshmi të manipuluara.
Një nga momentet kur Dodona do të mund të shënonte kthesën
e saj, ka qenë simpoziumi shkencor nën drejtimin e Pierre Cabanes: L`Ylliri
meridionale et l`Epir dans l`Atiquite, Actes du colloque de
Clermont-Ferrand, 22-25 octobre 1984.
Ndërmjet referuesve në këtë simpozium do të veçoj atë të
arkeologut grek Sotirios Dakaris.
Sotirios Dakaris: Organizimi politik dhe urbanistik i
qytetit në Epir
“…Vendi i shenjtë i epirotëve ishte qendër e Aleancës
Epirote (343/2 deri në vitin 234/3) dhe më vonë Koinion i Epirit (234/3 deri në
vitin 168). Në fillim të shekullit të III-të ose pak më herët, Buleterioni u
vendos në lindje të teatrit (43,60 x 32,50 metra). Trualli në pjerrësinë e
brendshme ishte rregulluar si një teatër, me disa ndenjëse guri. Disa qindra
persona që mund të vendoseshin brenda në Buleterion, i cili e kapërcente shumë
numrin e atyre që duheshin për të përfaqësuar fiset e Aleancës apo të
Koinionit. Nga fundi i shekullit të III, pranë tribunës ndodhej altari i Zeus
Buleus. Aleanca drejtohej nga mbreti Molosisë, prostati dhe 10-15 magjistratë,
anëtarë të fiseve. Pas rënies së fuqisë molose, Aleanca u zëvendësua nga
Koinioni, në të cilin merrnin pjesë më shumë fise epirote. Ndoshta kjo rritje shkaktoi shtesën në krahun
lindor, me dhoma shtatë vendesh në ndërtesën O, që shërbente për prytanët ose
hoteleri për t`iu përgjigjur kërkesave më të mëdha të vendit të shenjtë.
Jashtë anës lindore të Buleterionit gjendeshin gjashtë
baza me dekrete nderi të Koinionit epirot, ato mbanin disa statuja bronzi” 10).
Më tej arkeologu Sotirios Dakaris solli përmasat e disa
qyteteve të Epirit dhe të Ilirisë së Jugut, ku mund të veçojmë
Kasope
a-muri rrethues 2630m + shtesë e mëvonshme
b- sipërfaqja 30 ha + 6 ha nga shtesa e mëvonshme= 36 ha.
c- popullsia 10,000-12,000 banorë.
shtëpitë me mure katror rreth 230 m2
Goumani ( Gitana).
a-muri rrethues 2400 m.
b- sipërfaqja 28
ha.
c- popullsia 8.000
banorë
Bylysi
a-muri rrethues
2600 m.
b- sipërfaqja 28
ha
Dodonë
a-muri rrethues 750 m.
b- sipërfaqja 3,5 ha.11)
Ky qytet i luginës së Carakovistës kishte kryer funksionin
e qendrës së institucioneve epirote.
Përmasat e tij ishin dhjetë herë më të vogla se qytetet e tjera në Epir
dhe Iliri, pra Dodona e pretenduar ishte sa një lagje e këtyre qyteteve. Kjo
mospërputhje solli reagimin e arkeologut Pierre Cabanes:
"Për sa i përket Dodonës ju i keni datuar gjithmonë
ndërtimet e para të vendit të shenjtë rreth mesit të shekullit të IV; ajo që të
habit me Dodonën janë përmasat shumë të ngushta të akropolit të qytetit, shumë
herë më të vogla se qytetet e tjera për të cilat ju folët” 12).
“Quant à Dodone, vous avez toujours bien daté les
premières constructions du sanctuaire vers milieu du IVe siécle ; ce qui
étonne à Dodone, ce sont les dimensions
très restreintes de l` acropole, de la ville, beaucoup plus petite que toutes
les autres cités dont vous avez parlé”.
Nga ndërhyrja e Pierre Cabanes ngushtohen akoma më shumë
kufijtë e së ashtuquajtur Dodonë në Carakovistë. Mesi i shekullit të katërt,
kur janë dhe ndërtimet e para të vendit të shenjtë, do të thotë se ky qytet dhe
tempull datojnë sipas arkeologut grek Dakaris aty nga viti 343 deri në vitin
168 para Krishtit. Jetëgjatësia e këtij qyteti është vetëm 175 vite, që e lidh
vetëm me lindjen dhe rënien
përfundimtare të institucineve të zgjedhura epirote.
Pra, ky qytet dhe tempull janë ndërtuar kur fuqinë në Epir
e zotëronin plotësisht molosët. Duke qenë se ishte një qytet që pati vetëm dy
shekuj jetëgjatësi dhe i përcaktuar që të kryente funksionin e Selisë Epirote,
shpjegon dhe faktin që ishte një qytet i ndryshëm nga të tjerët. Ishte gati 10
herë më i vogël se Kasope apo 8 herë më i vogël se Bylysi. Nëse do të
llogaritim banorët e qytetit të Carakovistës (sipas përllogaritjes që Dakaris
bën më lart për qytetet e tjera të Epirit) mezi arrin 1 mijë banorë. Këto të dhëna
e vendosin këtë qendër të banuar midis qytetit dhe fshatit. Ky numër kaq i
vogël është një tjetër dëshmi që ky qytet në luginën e Carakovistës nuk ka
lidhje me Dodonën pellazge. Ndërhyrja e Pierre Cabanes e vërteton këtë. Nëse
Kasope kishte një sipërfaqe 36 ha, Dodona ishte vetëm 3.5ha. Si mundej që
Dodona pellazge të ishte sa një lagje e këtyre qyteteve, kur në burimet
historike përmendet si qytet ku në përbërje të tij jetonin shumë fise të
përziera dhe që kishte vlerën e një kryeqyteti në Epirin e vjetër? Ndaj dhe vërejtja e Pierre Cabanes ishte në
një farë mënyre e tillë: ndajeni mendjen, ky qytet në përmasat e një lagjeje
antike, nuk mund të jetë njëkohësisht edhe qytet i Dodonës, edhe qytet i
institucioneve epirote, siç ishte në të vërtetë dhe që u dokumentua në kumtesën
e tij nga Sotirios Dakaris.
Pjesa e tretë
Në vendndodhjen e vërtetë të Dodonës
Një nga studimet që kërkon të sjellë një tablo të plotë të
autorëve shqiptarë të cilët kërkojnë të provojnë origjinën e tyre pellazgjike
është dhe studimi:
“La frontière ré-enchantée. Imaginaire national et
pratiques de la frontière entre l’Albanie et la Grèce” i kërkuesit shkencor
francez Gilles de Rapper.
Në studimin e tij ai ka sjellë disa nga ato prova që
shqiptarët kërkojnë të vërtetojnë lidhjen midis pellazgëve dhe shqiptarëve siç
është xhubleta apo këngët e vajtimit, sidomos në jug të vendit ku përfshihet
dhe krahina e Çamërisë 13)
Një nga provat më të rëndësishme, me të cilën shqiptarët
kërkojnë të provojnë lidhjen e tyre me pellazgët është kryeqendra e tyre:
Dodona. Kësaj provë autori Gilles de Rapper, i ka kushtuar vëmendje duke sjellë
autorët kryesorë që janë marrë me vendndodhjen dhe përkatësinë e saj etnike.
Autori sjell pasazhin e Homerit tek Iliada (XVI, 233-235) në të cilin Akili i
bën një lutje kryeperëndisë pellazge që nderohet në Dodonë me fjalët: “O
Zeus, mbret i Dodonës pellazgjike, Pellazg,
që banon larg dhe kujdesesh për Dodonën dimërkeqe, ku përreth janë
Selët”. Nisur nga kjo dëshmi e Homerit, por dhe ato të autorëve të tjerë
antikë, studiuesit shqiptarë që janë marrë me pellazgët, pohojnë njëzëri që
Dodona i ka përkitur kombit të pellazgëve. Këtë e vëren dhe autori i këtij
studimi duke nënvizuar:
Gilles de Rapper, La frontière ré-enchantée. Imaginaire
national et pratiques de la frontière entre l’Albanie et la Grèce
“Mbi këtë bazë, një pjesë e literaturës pelazgiste nuk
heziton ta aneksojë Dodonën dhe ta bëjë atë ‘kryeqytetin kulturor’ të Pelazgëve
(Aref 2004: 38)” 14).
Dodonën nuk e bëjnë kryeqytet kulturor të pellazgëve
autorët e sotëm shqiptarë të përmbledhur në etiketën “pellazgjistë”. Dodonën si
kryeqytet të Pellazgëve e kanë konsideruar autorët e antikitetit dhe ata
të mëvonshëm duke i vënë në dukje fuqinë e saj politike, kulturore dhe fetare.
Dodona ka kryer rolin e kryeqytetit të Pellazgëve dhe kjo ka qenë e pranuar nga
autoritete politike dhe shkencore si Kostandin Porfyrogjeneti, perandor i
Bizantit, (shek X pas Krishtit)
“Kryeqyteti i Epirit të Vjetër është qyteti i Dodonës, ku
gjendet lisi që flet për misteret e perëndive”15)
Po a mund ta ketë dikush tjetër këtë të drejtë, përveç
pellazgëve, për ta patur Dodonën kryeqytet të tyre? Ne jemi të detyruar të
njohim identitetin e Dodonës si pellazge, ashtu siç e njihnin dhe ishte në
antikitet.
Hesiodi (shek. VIII-VII para Krishtit)
Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgëve16).
Herodoti (shek. V
para Krishtit)
1-Pellazgët kishin zakon t`u flijonin perëndive çdo
gjë, sikurse e mësova në Dodonë 17).
2-Më pas helenët i morën këto emra (emrat e perëndive)
nga pellazgët 18).
Efori (shek. IV
para Krishtit)
Orakulli i Dodonës është ndërtuar nga pellazgët19).
Janë këta autorë të antikitetit dhe shumë të tjerë që nuk
na lejojnë t`i japim Dodonës identitet tjetër. Po absurditeti që kërkojnë t`i
japin Dodonës identitet helen shtohet, kur provat vërtetojnë se Dodona nuk
ekziston në luginën e Carakovistës, që do të thotë se çfarëdo konkluzioni që ka
dalë në lidhje me të është i gabur. Të nxjerrësh konkluzione mbi një objekt që
ka tjetër identitetit, do të thotë të japësh opinione që janë shumë larg së
vërtetës.
Gilles de Rapper, La frontière ré-enchantée. Imaginaire
national et pratiques de la frontière entre l’Albanie et la Grèce
“Disa shkrimtarë Pelazgistë përpiqen të tregojnë se vendi
i shenjtë në Dodonë, i njohur kryesisht nga arkeologët dhe historianët si një
vend i shenjtë helenik, është fillimisht një kopje ose shtojcë e një orakulli
pelazgjik në anën tjetër të kufirit, në zemër të territorit aktual shqiptar
(Cenollari nd [2009])”20).
Po cilët janë këta arkeologë dhe historianë që e njohin
Dodonën si një vend helenik? Ky është Karapanos që e emërtoi Dodonën si faltore
helene dhe institucioni shkencor francez që e pranoi tezën e Karapanos. Me
ndonjë kundërshtim në Greqi, që nuk e ka pranuar vendndodhjen e Dodonës në
luginën e Carakovistës siç mund të përmendet Zoto Mollosi, në të dy këto vende:
Franca dhe Greqia, kanë qenë që pas viteve 1878 mbështetësit e tezës se Dodona
na paska qenë helene. Edhe pse kanë kaluar 140 vite pas certifikimit që iu bë
Dodonës si një faltore helene, shumë dëshmi dhe fakte kanë dalë në dritë që
provojnë si vendndodhjen e gabuar të Dodonës në luginën e Carakovistës, ashtu
dhe emërtimin e gabuar të saj si një faltore helene.
Gilles de Rapper, La frontière ré-enchantée. Imaginaire
national et pratiques de la frontière entre l’Albanie et la Grèce
Duke folur për vendndodhjen e Dodonës Gilles de Rapper
nënvizon:“Disa i përkasin lokalizimit tradicional pranë qytetit të Janinës
(Spahiu 2009), ndërsa të tjerë propozojnë rezultatin e tyre, për shembull pranë
fshatit Këlcyrë, në luginën e Vjosës (Mateli 2011).
Pas perëndeshës Athena dhe tragjedisë, është radha e
orakullit të Dodonës që të tërhiqet në anën tjetër të kufirit në të njëjtën lëvizje:
gjithçka që është e vjetër në Greqi ka një origjinë pelazgjike dhe prandaj ka
të ngjarë të lokalizohet, në një version më autentik dhe më popullor në
Shqipëri, sepse në Shqipëri qytetërimi pelazgjik ka pësuar më pak ndikime të
jashtme 21).
Autori vë përballë dy grupimet që lidhen me Dodonën: atë
tradicionalin që e vendos Dodonën pranë qytetit të Janinës dhe atë më të riun
që e vendos në rrethinat e qytetit të Këlcyrës. Në këtë ballafaqim midis dy
grupimeve, autori nuk tërhiqet nga grupimi tradicional dhe ta shohë me mëdyshje
grupimin e ri që e vendos Dodonën në luginën e Vjosës, në rrethinat e Këlcyrës.
Autori e di që në atë territor ku janë vendosur grekët e sotëm kanë jetuar
pellazgët, sepse është e provuar nga burimet historike. Po autori pranon se në
tokën shqiptare gjenden gjurmë të qytetërimit pellazgjik, madje këto gjurmë
janë më të qarta në tokën shqiptare se në atë greke.
Gilles de Rapper pranon se qytetërimi pellazgjik është
ruajtur më mirë në tokën shqiptare se në atë greke. Populli grek që ishte i
ndryshëm nga ai pellazg, e përthithi qytetërimin pellazgjik duke bërë sundues
qytetërimin e tij, ndaj dhe gjurmët pellazgjike nuk janë të ruajtuara mirë. Tek
shqiptarët që janë i njëjti popull dhe qytetërimi i sotëm duke qenë vazhdimësi
e qytetërimit pellazgjik, e ka të ruajtur atë qytetërim dhe autori sjell si
shembull malin e shenjtë të Tomorit.
“Mali Tomor,- thotë
Gilles de Rapper,- është një mal ‘i shenjtë’ për shqiptarët, për dy arsye:
në fund të gushtit është një pelegrinazh dhe është kënduar dhe personifikuar si
‘babai’ i shqiptarëve nga poetët e Rilindjes, sepse kulti i tij daton në një
kohë para ndarjes së shqiptarëve në të krishterë dhe muslimanë.”22)
Autori e di mirë se ky është një rit pellazgjik dhe,
nëse shqiptarët e sotëm do të ishin të
ardhur në kohë të mëvonshme, nuk do ta praktikonin këtë rit pellazg, ashtu siç
nuk e praktikojnë dhe popujt e tjerë. Dodona është një realitet historik dhe
gjeografik: ka qenë qytet me emrin Dodonë që kishte tempullin dhe orakullin dhe
që nuk mund të lëvizin nga njëri vend në tjetrin nga dëshira e njerëzve. Nuk ka
lëvizje të Dodonës nga Janina në Këlcyrë, sepse Dodona nuk ekziston në luginën
e Carakovistës. Ajo që nuk ekziston realisht, nuk mund të lëvizë, veçse në
imagjinatë. Shqiptarët kërkojnë Dodonën historike që ka një territor
gjeografik, që ka një popull që e krijoi dhe e solli deri në shekullin e V pas
Krishtit. Tashmë shqiptarët ia kanë gjetur vendndodhjen dhe ajo gjendet në
rrethinat e qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat të malit Trebeshinë.
Përfundim
Franca është vendi që përgjatë këtyre dy shekujve të
fundit ka shfaqur interesim të veçantë për Dodonën. Arsyeja është se Dodona nuk
paraqet vetëm qytetërimin më të vjetër në hapësirën ballkanike, por është një
pikë kulmore e këtij qytetërimi, që nëpërmjet orakullit të saj tërhoqi vizitorë
edhe përtej hapësirës evropiane.
Mjafton të kujtojmë orakullin që athinasit morën nga
Dodona pak kohë para pushtimit të Greqisë nga Maqedonia. Greqia ishte e ndarë
dhe e përçarë sipas organizimit në qytete-shtete dhe orakulli i këshillon
athinasit se, nëse spartanët zihen robër prej tyre të mos vriten, se robi është
i shenjtëruar me veprimin e faljes që ai vetë kërkon apo sipas tregimit të
Eskilit, kur danajt e ardhur nga Egjipti kërkuan strehë në Peloponez, Pellazgu
që ishte Zot i vendit u bëri strehë dhe i trajtoi si të gjithë banorët e tjerë.
Këto janë parime që kërkohen nga Evropa e këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit.
Janë parimet e larta të këtij qytetërimi që u krijuan si ligje të shenjta në
Dodonë dhe u zbatuan në praktikë, fakte që e bëjnë atë një nga pikat më kulmore
të qytetërimit evropian. Ndaj interesimi i Francës për këtë qytetërim ka qenë i
hershëm dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Pas gabimit që Franca bëri duke e
certifikuar Dodonën në vendin e gabuar në vitin 1878, siç duket ka një brerjeje
ndërgjegjeje tek francezët dhe kjo u reflektua tek kundërshtimi i Pierre
Cabanes në vitin 1984 se përmasat tepër të ngushta të atij qyteti që
pretendohej si Dodona në luginën e Carakovistës, ishin larg për një qytet si
Dodona që ishte me famë në antikitet.
Është me interes të vërehet se si trajtohet vendndodhja e
Dodonës nga Gilles de Rapper. Ky autor nuk e kundërshton ekzistencën e Dodonës
në luginën e Carakovistës, por në të njëjtën kohë nuk kundërshton as Dodonën në
luginën e Vjosës. Ai mendon se Dodona mund të tërhiqet në anën tjetër të
kufirit, pra në tokën shqiptare. E thënë më qartë do të ishte që vendndodhja
reale e Dodonës mund të zbulohet në tokën shqiptare ku dhe dëshmitë pellazgjike
janë të ruajtura më mirë. Unë mendoj se të dy autorët francezë (Pierre Cabanes
dhe Gilles de Rapper) e kanë thënë fjalën e tyre dhe secili sipas mënyrës së
vet e ka shprehur dyshimin për vendndodhjen e Dodonës në rrethinat e Janinës.
Nga ana tjetër edhe shqiptarët kanë përcaktuar qartë
vendndodhjen reale të Dodonës duke përcaktuar luginën e Dëshnicës si
vendndodhje të orakullit të Dodonës, kurse qytetin në shpatin e malit
Trebeshinë dhe kalanë antike sipër tij si qytetin dhe tempullin e Dodonës
pellazgjike. Që të dy vendet: Shqipëri dhe Francë janë më afër se kurrë për
zbardhjen e së vërtetës. Tani pritet që njëri nga të dy vendet të marrë
përgjegjësinë dhe të zbardhë vendndodhjen reale të Dodonës nëpërmjet
institucioneve të tyre shkencore.
Bibliografi
1- Karapanos, Konstandin, “Dodonë e ses ruins” fq. 148
2-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 2002, fq.168
3-Zoto Molossi, Ipeirotikai Meletai, Athinë 1878, faqe 44,
17. dhe fq.45,1
4- Karapanos, Konstandin, “Dodonë et ses ruins”, Paris
1878, fq. 170
5-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë, 2002, fq.
56
6-Dictionary of Greek and Roman Geography, 1854. Zëri
Dodona
7- Karapanos, Konstandin, “Dodonë et ses ruins”, Paris
1878, fq. 150
8- Karapanos, Konstandin, “Dodonë et ses ruins”, Paris
1878, fq. 9
9- Ëilliam Martin Leak Travels in Northern Greece, Volume
1, fq. 267-268
10- Pierre Cabanes, “L`Ylliri meridionale et l`Epir dans
l`Atiquite, Actes du colloque de Clermont-Ferrand, 22-25 octobre 1984, fq.73-75
11- Po aty, fq. 71-78
12- Pierre Cabanes, “L`Ylliri meridionale et l`Epir dans
l`Atiquite, Actes du colloque de Clermont-Ferrand, 22-25 octobre 1984, fq. 80
13-Gilles de Rapper La frontière ré-enchantée. Imaginaire
national et pratiques de la frontière entre l’Albanie et la Grèce fq. 5-7
14- Gilles de Rapper Po aty, fq. 8
15- Koço Bozhori-Filip Liço, burime tregimtare bizantine
për historinë e Shqipërisë shek X-XV, Tiranë 1975, fq. 18-19
16-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 2002, fq.
160
17-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë, 2002, fq.
16
18-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë, 2002, fq.
17
19- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 2002, fq.
160
20- Gilles De Rapper La frontière ré-enchantée. Imaginaire
national et pratiques de la frontière entre l’Albanie et la Grèce, fq. 9
21- Gilles de Rapper, po aty, fq. 9
22- Gilles de Rapper, po aty fq. fq.9
Ky studim
është shkëputur nga libri “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë” ,
Tiranë 2020, faqe 183-208