Kerko: a
Skandal: ISHSH kërkon të mbyllë sinjalin e RTV ORA
E premte, 15.05.2020, 05:57 PM
SKANDAL DHE E
PAPRECEDENTE, ISHSH KERKON TE MBYLLE SINJALIN E RTV ORA
Inspektoriati
Shtetëror Shëndetësor dhe AMA në mënyrë të paprecedentë urdhërojnë mbylljen e
aktivitetit të Radio Televizionit Ora.
Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në
transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet
ndërprerja e aktivitetit dhe mbyllja e sinjalit të televizionit, pa bërë asnjë
inspektim apo verifikim në terren.
Të
thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë. Një rast i paprecedentë po ndodh.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit
të RTV Ora.
Një
ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë me argumentin e
pranisë së jo më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, ISHSH
ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV
Ora.
Për
herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje
televizioni pasi u vendosën në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin
Ora.
"Vijnë
dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di
se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një
televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane
janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio
kanë qenë më mbi 2 metra larg.
Duan
të mbyllin televiziionin sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo
është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me foto, nuk kanë ardhur në
televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll
biznesin por po mbyll fjalën e lirë.
Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë"
thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.
Vendimi
i ISHSH është shkruar me gafa e gabime të shumta dhe RTV Ora nuk ndal këtu
betejën do të ankimojë vendimin.
Për
më shumë vizitoni lidhjen e mëposhtme:
Të
gjithë solidarizohen me RTV Ora:
https://www.oranews.tv/article/skandal-ishsh-kerkon-mbylljen-e-sinjalit-te-rtv-ora