Kerko: a
Kastriot Myftaraj: Cili është Elvis Naçi - një jetëshkrim i tij
E diele, 03.05.2020, 10:42 PM
Cili është Elvis Naçi: një jetëshkrim (biografi) e tij
Nga
Kastriot Myftaraj
Jetëshkrimi
(biografia) e një personi e paraqitur në një faqe zyrtare të tij, pavarësisht
se nuk thuhet, mban si autor personin të cilit i përket faqja, i cili në këtë
rast shkruan për vetveten në vetën e tretë, si “ai”. Kështu që edhe
jetëshkrimet e Elvis Naçit të paraqitur në faqet e tij zyrtare, si faqja me
emrin e tij në Facebook, faqja e Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij,
kanali me emrin e tij në Youtube, kanë për autor atë vetë.
Nëse
do të kërkoni një jetëshkrim zyrtar të Hoxhë Elvis Naçit, ku prisni që të
informoheni për shkollimin e tij, e keni shpenzuar kohën më kot. Në
jetëshkrimin e tij zyrtar, që ka dhënë për vetveten në faqen zyrtare të
Fondacionit “Firdeus” të themeluar prej tij, nuk ka asgjë për shkollimin e tij.
Në faqen zyrtare të Elvis Naçit në Facebook është dhënë ky jetëshkrim, i
shkruar për vetveten në vetën e tretë:
“Elvis
Naçi është lindur në Tiranë në 07.04.1977. Pasi mbaroi shkollën e lartë fetare
shërbeu si imam dhe hatib në Xhaminë e Tabakëve.”
Nuk
thuhet asgjë se si quhet kjo shkollë, në cilin vend dhe qytet gjendet, as se në
cilat vite e ka kryer dhe kur ka diplomuar. Nuk thuhet as se në cilët vite ka
shërbyer si imam në Xhaminë e Tabakëve, dhe nëse vazhdon të jetë ende atje.
Merret vesh, ky njeri ka arsye për të fshehur të shkuarën e vet.
Në
jetëshkrimin tjetër, atë që Elvis Naçi ka shkruar për Elvis Naçin, në vetën e
tretë, duke u shprehur në fjalë të përgjithshme, dhe që gjendet në faqen
zyrtare të Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, nuk thuhet asgjë për
shkollimin e tij. Në këtë jetëshkrim, që të plotë do ta analizoj më tutje,
thuhet:
“Elvis
Naçi (i lindur më 7 prill 1977 në Tiranë) është një imam shqiptar që vepron në
Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe themelues i Fondacionit kulturor
jo-fitimprurës ‘Firdeus”.
Me
kaq unë kam cituar gjithcka ka paraqitur zyrtarisht Naçi për vetveten. Këtu nis
jetëshkrimi i tij i shkruar nga unë.
Elvis
Naçi u lind dhe u rrit në një familje pa traditë të praktikimit të Islamit.
Mungesa e traditës së tillë kuptohet dhe nga mbiemri i tij, “Naçi”, që është
një trajtë e emrit “Anastas”. Duhet t’ u kujtohet se Fatos Nano e quante dikur
Anastas Angjelin, “Naçi”. Pra, Elvis Naçi është Elvis Anastasi. Ai si
prejardhje i përket një degëzimi të familjes minoritare greke “Naçi” dhe është
kushëri i largët me biznesmenin minoritar grek Vasil Naçi, pronarin e Hotel
“Plaza” në Tiranë. Degëzimi i familjes Naçi që erdhi në Tiranë, janë ndër të
krishterët e fundit që u kthyen në fenë islame. Kjo ndodhi në kohën e Luftës
Greko-Osmane të vitit 1897, në të cilën Ushtria Greke u mposht keqas. Naçët e
Tiranës, të cilët kishin bashkëpunuar me Greqinë, të gjendur ngushtë, kthyen fenë për të shpëtuar pa pasoja. Por
kuptohet se feja islame mbeti e cekët te ata.
Kur
në 2019 Shpëtim Desku i “N’ Kosove Show” vizitoi shtëpinë e Elvis Naçit, për të
bërë një pjesë të emisionit atje, u pa se gruaja e këtij Fatma, i doli me
mbuluar sipas ritit islamik, ndërsa nëna e Elvisit, Zonja Dylbere i doli e
zbuluar. Në moshën 66 vjeçare, Zonja Dylbere, me flokët e lyer, kishte prirjen
të dukej më e re se mosha e saj, çka do të thoshte se kishte detyrim mbajtjen e
shamisë nëse ishte besimtare.
Në
fillim të viteve të nëntëdhjeta, Elvis Naçi ishte një djalë adoleshent, i cili
e kalonte pjesën më të madhe të kohës duke luajtur futboll dhe kishte si ëndërr
që të bëhej futbollist profesionist. Çuditërisht kjo dëshirë e tij e vuri në
lidhje me Islamin. Në atë kohë, në Shqipëri, përveç misionarë islamikë nga bota
arabe, kishin ardhur edhe misionarë islamikë nga Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë,
të cilët punonin me para arabe për të përhapur Islamin në vendin që porsa
kishte lënë pas periudhën e ateizmit shtetëror. Një nga këta misionarë
muslimanë ishte Sulejman Çerkezi, një shtetas jugosllav nga Kosova, i cili si e
tregon edhe mbiemri i tij është me prejardhje nga çerkezët e Kaukazit, të
ardhur në Kosovë në shekullin XIX. Ky Sulejman Çerkezi vepronte në Shqipëri me
paratë e Jasin Kadi, një biznesmen i pasur saudit, i cili kishte ardhur të
investonte në Shqipëri, punë të cilën e shikonte të pandarë nga përhapja e
Islamit.
Në
1994, me financimin e Jasin Kadi në Tiranë u krijua klubi i futbollit “Albanët”
që kishte president Sulejman Çerkesin. Qëllimi kryesor i këtij investimi ishte
që klubi të bëhej një qendër e tërheqjes së të rinjve në fenë islame.
Propaganduesit islamikë depërtuan te lojtarët dhe tifozët. Me këtë klub u
bashkua Elvis Naçi, si lojtar. Elvisi kishte një instinkt për të ndjekur
paranë. Në klub, ku nuk shkëlqeu si lojtar, Elvisi u miqësua me Sulejman
Çerkesin, i cili u bë udhëzuesi i tij për në Islam. Kjo është historia sesi
Elvisi u bë besimtar. Ata muslimanë praktikues që nuk më besojnë mua për këtë
gjë, le të pyesin Sulejman Çerkesin.
Për
ta bërë më interesant emisionin “N’ Kosove Show”, atë pjesë që u bë në
Tiranë(2019), u luajt dhe një ndeshje
futbolli mes dy skuadrave, në njërën prej të cilave ishte Elvis Naçi, ndërsa në
tjetrën Shpëtim Desku. Por Elvisi nuk tha asgjë se kishte nisur një karrierë si
futbollist profesionist, dhe nuk foli asnjë fjalë për mentorin e vet Sulejman
Çerkezin.
Çerkezi,
pasi e shndërroi Naçin nga i pafe në besimtar musliman e udhëzoi atë si të
bëhet përhapës i Islamit, duke bërë propagandë me fjalë të thjeshta në rrethin
e tij shoqëror. Elvisi tërhiqte në ndeshjet e klubit një grup të madh tifozësh
nga lagjia e tij, zona e poshtme e “Ali Demit” në Tiranë. Këta ishin shokë të
tij me të cilët ishte afruar në ndeshjet e përditshme të futbollit në lagje.
Pikërisht këta ishin grupi ku Naçi rekrutoi muslimanë të rinj sipas udhëzimeve
të Çerkezit. Gjithashtu Çerkezi e udhëzoi që t’ i përdorte këta djem për të
marrë nën kontroll këshillin e xhamisë së lagjes, që në këtë rast ishte Xhamia
e Tabakëve. Pasi Naçi u bë rekrutues, Çerkezi nisi t’ i paguajë atij edhe një
rrogë të dytë, përveç asaj si futbollist.
Elvisi
e kuptoi se nga feja islame mund të bëheshin shumë para dhe për këtë i lindi
dëshira që të bëhet hoxhë. Tashmë e kishte kuptuar se nga futbolli nuk mund të
fitonte aq shumë sepse nuk kishte talent për të bërë karrierë të gjatë si
futbollist profesionist. Dëshira e Naçit për t’ u bërë hoxhë, përkonte me
strategjinë e atyre që kishin dërguar në Shqipëri si misionar Çerkezin, për të
shtënë nën kontroll sa më shumë xhami, nëpërmjet imamëve të tyre të rinj.
Në
atë kohë xhamitë zotëroheshin ende nga brezi i parë i imamëve, të cilët ishin
pleq që kishin mësuar në medrese para ndalimit të fesë. Pritej që brezi i dytë
i imamëve të përbehej nga djem të rinj të cilët kishin shkuar, apo do të
shkonin për studime në vendet arabe. Këta ishin përgjithësisht nxënës që kishin
përfunduar medresenë në Shqipëri, ku kishin marrë diplomën e ciklit të ulët
arsimor tetëvjeçar. Ata shkonin në vendet arabe të kryenin arsimin e mesëm dhe
atë të lartë. Por Elvisi nuk kishte qenë as nxënës medreseje, as kishte
përfunduar shkollën e mesme. Ai e kishte braktisur shkollën nga pasioni i tij
për futbollin, duke mos pasur kështu as diplomën e shkollës së mesme.
Sulejman
Çerkezi e lidhi Elvisin me Artan Kriston, një rekrutues që dërgonte nxënës në
Siri, në shkollat ëehabite saudite atje. Ata që kalonin me sukses këto shkolla
shkonin pastaj në shkollat e Arabisë Saudite. Kur në vitin 2003 shqiptarët
dëgjuan për herë të parë emrin e Artan Kristos, me rastin që ai ishte i dyshuar
si vrasës i Sali Tivarit, sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë, ata u habitën që një njeri, i cili nga mbiemri kuptohej se ishte i
krishterë ortodoks, të ishte musliman praktikues.
Artan
Kristo, nga ana e babait, ishte një minoritar serb nga Shkodra, mbiemri i
vërtetë i të cilit ishte “Krsteviq” Ai iu përkiste atyre minoritarëve të lidhur
ngushtë me regjimin komunist, të cilët për të treguar përkushtim të posaçëm
ndaj regjimit, u vinin fëmijëve emra shqiptarë, ndryshonin mbiemrat. Nga ana e
nënës, Artan Kristo ishte musliman, në kuptimin që nëna e tij i përkiste një
familjeje me prejardhje muslimane nga koha osmane. Prindërit e tij u divorcuan
dhe Artani u rrit nga nëna, e cila e edukoi si musliman praktikues. Në fillim
të viteve nëntëdhjetë, Artani vizitoi për herë të parë Serbinë, ku u rikthye
disa herë. Atje në zyrat speciale serbe e gjetën shumë të përshtatshëm
drejtimin që kishte marrë dhe e nxitën që të vazhdonte në këtë kahje. Qëllimi i
serbëve ishte që të nxitej radikalizmi islamik në Shqipëri. Është domethënëse
se megjithëse ky njeri është arrestuar, është dënuar me burg, është mbikqyrur
nga shërbimet e fshehta shqiptare, në asnjë dokument nuk thuhet se ai është
minoritar serb dhe se familja e tij ka ndryshuar mbiemrin.
Artan
Kristo shkoi për të kryer studime fetare në shkollat ëehabite, në Siri dhe
Arabinë Saudite. Kur u arrestua në 2009, ai gjatë marrjes në pyetje dha të
dhëna të rreme, sikur ishte shkolluar në Libi, çka nuk ishte e vërtetë. Në
vendet arabe u njoh me emrin Muhamed Abdullah Al Albani. Pas kthimit në
Shqipëri, ku u emërua imam në Durrës, ai u njoh me emrin Muhamed Abdullah.
Është domethënëse që Kristo nuk e ndryshoi emrin zyrtarisht, por ruajti emrin
“Artan”, ndërsa emrin religjioz e mbajti si një lloj nofke.
Për
misionarët islamikë arabë, pranimi i Islamit nga një njeri me baba të
krishterë, është një arritje e madhe, prandaj ata e trajtuan si të përkëdhelur
Artan Kriston, duke dashur që të tërhiqnin dhe të krishterë të tjerë në Islam.
Artan Kristo ishte njeriu i besuar i wehabitëve sauditë në Shqipëri. Kristo
ishte një nga njerëzit me qasje të madhe te paratë e Fondacionit “El Haramein”
të Jasin Kadi, që financonte veprimtarinë wehabite në Shqipëri dhe më gjerë në
regjion. Elvis Naçi dhe Artan Kristo janë pothuajse moshatarë. Naçi është nëntë
muaj më i madh se Kristo. Kur Naçi u njoh me Kriston nëpërmjet Sulejman
Çerkezit, e kuptoi se se Kristo ishte një nga kanalet e parave saudite. Prandaj
bëri përpjekje që të afrohej sa më tepër me Muhamed Abdullahun, siç e quante
veten Kristo. Është domethënëse që Elvis Naci nuk mban një emër të dytë
musliman si Artan Kristoja.
Në
vitin 1999, në kohën që vazhdonte ende Lufta e Kosovës, Artan Kristo e ftoi
Elvis Naçin që t’ i bashkohej një grupi të cilin ai do ta dërgonte për studime
në Siri. Në atë kohë, Elvis Naçi, sipas udhëzimeve të Kristos, dhe me
mbështetjen e grupit të fansave të tij si futbollist, të cilët njëkohësisht
bënin pjesë në xhematin (bashkësinë) e Xhamisë së Tabakëve, u vetëshpall hatib
(ligjërues) i Xhamisë së Tabakëve, duke iu imponuar imamit të urtë Hamit Balla.
Ai bëri disa videokaseta me ligjërimet e tij në xhami, të cilat synonte t’ i
përdorte kur të shkonte në vendet arabe, ku vlerësosheshin shumë ata që shkonin
nga vende si Shqipëria dhe kishin nën ndikimin e tyre një xhami.
Naçi
u nis në Siri pasi siguroi një diplomë të rreme të shkollës së mesme. Në Siri,
Naçi e futën në një kurs për të mësuar gjuhën arabe. Shpejt u vu re se ai
kishte një shkallë shumë të ulët të njohurive për fenë islame. Për të hyrë në
një shkollë teologjike as që bëhej fjalë. Naçi u end nëpër Siri dhe Arabinë
Saudite për nja dy vjet, u përpoq të regjistrohej në klubet e futbollit të
ligave të ulëta. Ai luajti futboll sa mundi, mësoi diçka arabishten dhe pastaj
u kthye në Shqipëri bashkë me Kriston. Naçi nuk arriti të merrte asnjë diplomë
në Siri dhe Arabinë Saudite. Prandaj ai në jetëshkrimin e vet të cilin e kam
cituar, nuk saktëson shkollën që ka bërë dhe kur e ka kryer.
Kur
u kthyen në Shqipëri, u bënë mbështetës të nënkryetarit të Komunitetit
Mysliman, Ermir Gjinishi, i cili donte të bëhej kryetar i Komunitetit Mysliman
pas vdekjes së Haxhi Hafiz Sabri Koçit që dukej e afërt. Prandaj Gjinishi donte
të kishte me vete sa shumë imamë si mbështetës të tij. Për këtë arsye ai bëri
Naçin imam të Xhamisë së Tabakëve dhe Kriston imam në një xhami në Durrës.
Naçit iu desh edhe ndihma e grupit të tij të çunave të fortë të xhematit, për
të dëbuar imamin e urtë të Xhamisë së Tabakëve, Hamit Ballën.
Është
domethënëse sesi gruaja e Elvisit, zonja Fatime, e vetëstilizuar për publikun
si Fatma, projekton Elvisin e sotëm, me një kult televiziv te Elvisi i kohës
kur u njohën bashkë, 18 vite më parë, në 2002. Në një intervistë të sajën në
emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, në nëntor 2019, ajo ka thënë:
“Unë
Elvisin e kam parë për herë të parë në televizion.”
Por
në vitin 2002 askush nuk e ka parë në televizion Elvis Naçin, për arsyen e
thjeshtë se ai nuk është shfaqur në asnjë të tillë. Unë për herë të parë e kam
parë Elvisin në televizion në vitin 2005, kur kam qenë i ftuar në A1 Televizion
(sot ka ndryshuar emër) në një emision të drejtuar nga gazetarja Alma Çupi, ku
kanë qenë të ftuar Elvis Naçi, si dhe në lidhje me Skype nga Durrësi, Artan
Kristo. Ka qenë dhe ndonjë tjetër që nuk po më kujtohet.
Ishte
Artan Kristo ai rregulloi njohjen e Elvis Naçit me gruan e tij dhe martesën e
tyre. Në intervistën e saj në emisionin e përmendur më lart, Zonja Fatime-Fatma
thotë se ajo dhe Elvisi u njohën me anë të një shoqes së saj të shkollës
(medreses së vajzave Durrës), i fejuari i së cilës e kishte shok Elvisin. Shoku
i Elvisit ishte pikërisht Artan Kristo, i cili ishte edhe i fejuar përveçse i
martuar, gjë që ia lejonte ligji islam, megjithëse e ndalonin ligjet e shtetit
laik shqiptar. Gjithsesi, kështu u njohën dhe u martuan në 2003 Elvisi dhe
Fatime Kura, me prejardhje nga fshati Gërmaj i Kavajës.
Për
gjendjen ekonomike të tyre Zonja Naçi ka thënë në emisionin e mësipërm:
“Unë
me Elvisin në daljet tona të para si familjarë ose me fëmijë të vegjël, kur
dilnim në parqe ose në kafe të dy bashkë, nuk kishim mbase edhe një pesë mijë
lekësh për të konsumuar kafet se kemi qenë të dy studentë. Kemi pasur një
përkrahje shumë të madhe nga prindërit që na ndihmonin me pagesën e shkollave,
apo me ecjen tonë përpara.”
Nëse
bëjmë një llogari të thjeshtë, duke pasur parasysh se dy fëmijët e parë iu kanë
lindur në 2006 dhe 2008, del se në 13-14 vitet e para të martesës gjëndja e
tyre ekonomike ka qenë shumë e keqe. Në të vërtetë gjendja e tyre ekonomike ka
qenë shumë e mirë në kohën që u martuan sepse Artan Kristo i paguante ende me
paratë e Fondacionit “El Haramein”. Por në 2004, shteti shqiptar e mbylli
fondacionin, duke e quajtur si organizatë që financon terrorizmin.
Jasin
Kadi donatori kryesor i fondacionit tashmë kishte pësuar sanksione personale
nga OKB si financues i Al-Qaeda. Por, meqënëse ndaj tij nuk u ngrit kurrë
ndonjë akuzë zyrtare në vendin e prejardhjes, Arabinë Saudite, megjithë provat
e shumta që kishte, kjo bëri që Jasin Kadi të kishte sukses me paditë e tij në
Gjykatën Europiane e të drejtave të njeriut, për heqjen e masës së konfiskimit
të pronave të tij, dhe të emrit të tij nga lista e financuesve të terrorizmit.
Zonja
Naçi e shpjegon gjendjen e keqe ekonomike të familjes së re, me atë se ishin të
dy studentë. Por ajo nuk thotë se në cilët fakultete të cilit universitet
studionin ajo dhe Elvisi, si dhe kur i përfunduan studimet dhe u diplomuan. CV
e Elvisit të cilën tashmë e kam cituar është shumë e errët për këtë çështje. Jo
më pak të errëta janë shpjegimet e zonjës Naçi. Jo më pak i paqartë është
shpjegimi se i ndihmuan familjet e tyre për të paguar shkollat përkatëse dhe
“për ecjen e tyre përpara”.
Familja
e Elvisit në Tiranë nuk ka pasur asnjë pasuri të trashëguar, nuk ka pasur
ndonjë tokë ku të jetë ndërtuar ndonjë pallat, siç ka ndodhur me shumicën e
familjeve tiranase. Familja e Zonjës Naçi në Durrës, ajo Kura, është me
prejardhje nga fshati Gërmaj i Kavajës, pra nuk ka pasur tokë në qytet. Në
intervistën e saj të përmendur më lart, Zonja Naçi tha gjithashtu:
“Ne
kemi një gjendje ekonomike shumë të mirë në krahasim me standardin që është
këtu në Shqipëri. Ne nuk e kemi rritur gjendjen tonë ekonomike për shkak të
bamirësisë që bëjmë.” (minuta 26: 19)
Kjo
do të thotë se Zonja Naçi pohon se familja e tyre është tashmë një familje e
pasur. Por ajo nuk e shpjegoi sesi ndodhi që gjendja e tyre ekonomike ndryshoi
nga të varfër në të pasur. Kur Zonja Naçi thotë që gjendja e tyre ekonomike nuk
ka ndryshuar pasi nisën të merren me bamirësi, thotë një gjysmë të vërtetë.
Fakti është se ndryshimi i gjendjes së tyre ekonomike, me përpjekjet e tyre
koincidon me krijimin e Fondacionit parambledhës “Firdeus” në 2016, apo edhe me
nisjen e emisionit televiziv bamirës parambledhës “Shqiptarët për shqiptarët”.
Ndërsa përmirësimi i gjendjes së tyre ekonomike ndodhi më herët, në sajë të
vëllait të Elvisit, Ilirit, i cili me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, në
2005, në sajë të miqësisë së Elvisit me djalin e Kryeministrit Shkëlzenin, u bë
biznesmen i suksesshëm, krijoi një shoqëri ndërtimore dhe nisi të fitojë
tendera shtetërore.
Vetë
Hoxhë Elvisi ka prirjen që bashkëpunimin me të tjerët ta mbajë sa kohë që ata e
furnizojnë me para. Kështu ndodhi edhe me Shkëlzen Berishën, edhe me Artan
Kriston para tij. Madje Elvisi nuk nguroi që ta godiste pas shpine shokun e vet
kur Kristo u arrestua në tetor 2009, për shkak të shkrimeve dhe predikimeve të
tij, të cilët Prokuroria i quajti si nxitës të veprave me qëllime terroriste.
Në 13 tetor 2009, me rastin e arrestimit të Artan Kristos për nxitje të veprave
me qëllime terroriste, Imam Elvis Naçi deklaroi në televizionin Vizion Plus të
Tiranës se në fenë myslimane në Shqipëri po shfaqen gjithmonë e më shumë
tendenca ekstremiste. Ai shtoi se rrymat ekstremiste veprojnë në një terren të
lirë dhe pa kontroll. Kristo u arrestua për të njëjtat ide që kishte pasur në
kohën kur kishte qenë mik dhe bashkëpunëtor me Naçin, por deri kur Kristo mund
t’ i jepte para, Naçit nuk i dukeshin të këqija idetë e tij.
Me
kalimin e viteve po ktheheshin në Shqipëri me diploma fetare gjithmonë e më
shumë të rinj, që kishin qenë për studime në vendet arabe dhe Turqi. Periudhës
së imamëve të pashkolluar po i vinte fundi. Elvis Naçi e kuptoi këtë. E kuptoi
edhe se karrierës së tij si imam po i vinte fundi. Në zyrat e Komunitetit
Musliman zbuluan se ai kishte një diplomë të rreme të shkollës së mesme. Ai nuk
kishte dorëzuar asnjë diplomë shkolle të lartë fetare në zyrat e Komunitetit Musliman.
Kur u kthye në Shqipëri mëtoi se kishte kryer studimet në një farë shkolle
private në Tiranë, të quajtur instituti për shkencat humane që mbahej nga disa
algjerianë, por kjo shkollë nuk ishte e akredituar nga Ministria e Arsimit dhe
diploma e saj nuk njihej askund. Kjo shkollë dyvjeçare ishte më tepër një lloj
kursi për mësimin e gjuhës arabe. Me sa duket diplomën e saj quan Elvisi
diplomë fakulteti, por ka turp ta përmendë.
Duke
e ndjerë rrezikun Elvisi pas vitit 2005 u afrua PD-në në pushtet dhe u miqësua
me Shkëlzenin, djalin e Kryeministrit Berisha. Shkëlzeni i cili është një
musliman praktikues, shkonte për të kryer ritet në Xhaminë e Tabakëve. Kur
kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë i kërkonte Policisë së Shtetit të
ndalonte hyrjen në xhami të imamit të shkarkuar Elvis Naçi, Policia nën
ndikimin e Shkëlzen Berishës nuk e zbatonte vendimin e KMSH. Më pas, nën
ndikimin e Shkëlzenit KMSH e emëroi Elvis Naçin Drejtor të Thirrjes Islame, që
do të thotë Drejtor i Propagandës Islame. Nëherësh ai mbajti dhe detyrën e
imamit të Xhamisë së Tabakëve.
Por
Elvisi e dinte se koha e tij si imam do të merrte fund bashkë me largimin e
PD-së nga pushteti. Për disa kohë atë e mbrojti LSI që vazhdonte të ishte në
pushtet pas vitit 2013, në aleancë me PS-në. Por zërat kundër Elvisit brenda
Komunitetit Musliman për mungesën e shkollimit të tij, u shtuan dhe u fuqizuan,
sepse tani mbështetësit e Edi Ramës në KMSH e shikonin luftën ndaj Elvisit si
të tillë që bëhej kundër “njeriut të Shkëlzenit”.
Prandaj,
Elvisi e rishpiku veten në një personazh publik të ri, bamirës publik me paratë
e të tjerëve, lypës luksoz në emër të të varfërve, të mjerëve dhe njerëzve në
nevojë. Veprimtaria e re e tij kishte dy boshte. Fondacioni “Firdeus” dhe
emisioni televiziv “Shqiptarët për shqiptarët”.
Emisioni
televiziv i nisur në 2014, me pjesëmarrjen e vetë Elvisit, tani edhe në rolin e
moderatorit, është mjeti kryesor për mbledhjen e parave nga dhuruesit. Të bën
përshtypje se Elvisi nuk e njeh mirë gjuhën shqipe dhe i quan “para të
donatuara”, kur duhet të thotë në shqip “të dhuruara”.
Fondacioni
i themeluar nga Elvisi mban emrin e djalit të tij të madh, Firdeus. Kjo është
domethënëse për pikëpamjen që ka Elvisi për fondacionin e themeluar prej tij.
Praktika e emërtimit të fondacioneve me emrin e një anëtari të familjes ndodh
kur fondacioni do ta kryejë veprimtarinë me paratë e dhëna nga një familje. Në
rastin e Fondacionit “Firdeus” paratë nuk i jep familja Naçi por dhurues të
tjerë. Emërtimi tregon se Elvisi e shikon fondacionin si pronë të trashëgueshme
të familjes. Fondacioni është familjar edhe nga përbërja e ekipit drejtues të
tij. Një hulumtim i medias vitin e kaluar zbuloi se veç Elvisit që është
kryetar i bordit, në bordin drejtues bëjnë pjesë edhe Ilir Naçi, njëherësh edhe
drejtor ekzekutivi i Fondacionit, vëllai i Elvisit, babai (tashmë i vdekur dhe
i zëvendësuar nga nipi i tij, djali i vëllait të Elvisit), Fatime Naçi,
bashkëshortja e Elvisit, Andi Qinami, baxhanaku (burri i motrës së gruas) i
Elvisit, Florian Brinja, djali i tezes i Elvisit.
Kur
një fondacion është familjar në këtë mënyrë, nuk dihet se ku është vija ndarëse
mes përdorimit të parave të mbledhura, sipas qëllimit të dhuruesve dhe
përdorimit në interes të familjes. Kuptohet se të gjithë këta marrin pagë nga
fondacioni dhe kur udhëtojnë për punë brenda dhe jashtë vendit iu paguhen
shpenzimet nga fondacioni.
Gruaja
e Elvisit tashmë është bërë partnere e barabartë në veprimtarinë e tij
bamirëse, duke marrë pjesë në çdo udhëtim bamirësie, kuptohet të ndjekur nga videokamerat
televizive. Madje, në spotin e ri hapës dhe mbyllës të emisionit, tani e para
shfaqet Zonja Fatime, pastaj Elvisi.
Zonja
Fatime ka ambicje të mëdha. Ashtu si Elvisi ajo vishet me shumë elegancë dhe në
shfaqjet e saj të bamirësisë paraqet veshje të shtrenjta, të prera dhe qepura
me klas të lartë. Vështirë se e shikon të veshë dy herë rresht të njëjtën gjë.
Zonja Fatime-Fatma kërkon të paraqitet edhe si femër intelektuale. Në
intervistën e saj të sipërpërmendur ajo tha:
“Pasioni
im më i madh është leximi.”
Por
pak më tutje e tradhtoi veten për padijen e saj, duke thënë: “Siç thotë edhe
Nobelisti Hygo, aty ku hapet një shkollë mbyllet një burg.” (Minuta 4:30)
Victor
Hugo, autori i kësaj thënieje, nuk e ka marrë Çmimin “Nobel”, i cili nisi të
jepet pas vdekjes së tij. Gjatë emisionit “N’ Kosove Shoë” videokamera fokusoi
bibliotekën e shtëpisë dhe në qendër të saj kishte libra si “Kodi Da Vinçi” dhe
“Kush e sundon botën”.
Veprimtarisë
bamirëse të Elvisit me fondacionin e tij i parapriu një tur i tij me ligjërata
islame në trojet shqiptare dhe në Europën Perëndimore.
Jetëshkrimi
që Elvis Naçi ka shkruar për vetveten në vetën e tretë dhe që gjendet në faqen
zyrtare të Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, thotë shumë për
përsonalitetin e tij (po citoj të plotë pjesën e mbetur pas asaj që citova më
lart):
“Elvis
Naçi është një figurë publike që frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit në
fushën e bamirësisë, publikimeve në një faqe Facebooku me mbi 800.000 abonentë-
ndjekës (janar 2020) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në
Youtube, i cili ka më shumë se 196,000 abonentë (janar 2020). Falë
popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me
shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar. Ai është
gjithashtu themelues i emisionit Shqiptarët për Shqiptarët, një emision që
frymëzon shqiptarët në mbarë botën të angazhohen e të solidarizohen në
mbështetje të më të varfërve e të pashpresëve për t’ iu rikthyer buzëqeshjen.
Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Në
tekstin e mësipërm të bie në sy, sa paaftësia e një folësi (oratori) të pompuar
(fryrë) për t’ u shprehur qartë në fjalën e shkruar mbi veprimtarinë e vet, aq
edhe kujdesi instinktiv I tij për të përzgjedhur fjalët kur duhet të fshehë
punët e veta. Kështu, ai thotë për vetveten se është një imam që vepron në
Xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Nuk thotë që është Imami i Xhamisë së Tabakëve,
si duhet të ishte shprehur normalisht. Të tjera formulime të tij, të shërbejnë
si ndriçues të cektësisë së formimit të tij intelektual. Kjo del qartë kur ai
thotë se “frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit”!
Është
domethënëse që Naçi e gjen të nevojshme në jetëshkrimin e vet që të shpjegojë
se si u bë i njohur në rrafsh kombëtar. Kështu ai thotë për vetveten:
“Falë
popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me
shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar.”
Këtu,
përveçse ai thotë për vetveten gjëra të cilat rëndom duhet t’ i thonë të tjerët
për një person, ai thjesht e riformulon pyetjen me fjalë të tjera pa i dhënë
përgjigje. Kështu, kur ai thotë fjalët e mësipërme, ka në mendje pyetjen që bën
shumëkush se si u bë i njohur ky Elvis Naçi në rrafsh kombëtar. Dhe ai i
përgjigjet tërthorazi kësaj pyetjeje, se u bë i njohur “falë popullaritetit të
tij të madh”.
Por
pyetja mbetet, e formuluar ndryshe: Si e arriti ai këtë popullaritet? Nëpërmjet
Facebook dhe Youtube? Nëse keni ndjekur ligjëratat e shumta të imamëve
shqiptarë në videot që gjenden në Youtube, atëherë, kur dëgjon ligjëratën
(hutben) e Naçit vini re se ratingu i tij është e shumta në mesataren e tyre.
Naçi nuk thotë asgjë të veçantë në krahasim me qindra e qindra imamë të tjerë
shqiptarë. Ai madje është më poshtë se shumë prej tyre. Ai flet shumë por nga
ato që thotë nuk të mbetet asgjë në mendje. Ai ka fjalor të varfër, mangësi
formimi teologjik, kjo e fundit pasojë e mungesës së shkollimit.
Cili
është pra sekreti i popullaritetit të tij? Ky sekret ka të bëjë me atë se Naçi
ishte i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori udhëtime në trojet shqiptare,
domethënë në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi dhe Malin e Zi, për të mbajtur
atje ligjërata (hutbe) te besimtarët muslimanë shqiptarë të atjeshëm. Këto ture
nisën në vitin 2016. Sigurisht që shumë hoxhë nga hapësira shqiptare do të
kishin dashur që të bënin ture të tilla, por për këtë duhet të kishin lejën e
autoriteteve të pesë shteteve. Është e tepërt të thuhet se sa të vëmendshëm
janë autoritetet e këtyre vendeve ndaj veprimeve të tilla të hoxhëve. Prandaj
është e sigurt se turi i Elvis Naçit në pesë shtete të regjionit është bërë me
miratimin e shërbimeve të fshehta dhe zyrave të posaçme policore te tyre.
Si
i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori një tur të tillë, Elvis Naçi nxiti
kureshtjen te shqiptarët e këtyre vendeve. Pjesëmarrësit në tubimet e tij nuk u
mrekulluan me ligjëratat e tij, ata thjesht kënaqën kureshtjen me praninë e
tij. Askujt prej tyre nuk i mbeti asgjë në mendje nga ato që u thanë në
ligjëratat e tij. Turi i autorizuar i Elvis Naçit në pesë shtetet me popullsi
shqiptare, ishte pjesë e një agjende për ndërtimin e kultit të tij. Si pjesë e
kësaj agjende ishte edhe rritja e pranisë së tij në televizionet e Shqipërisë,
Kosovës, Maqedonisë Veriore etj. Se çfarë kulti duan t’ i krijojnë atij, kjo
kuptohet nga fjalia e fundit e jetëshkrimit që ai ka shkruar për vetveten:
“Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Nënkuptohet
se është kundër radikalizmit islamit. Fjala “frymë” është shumë mëtuese në
kuptimin në të cilin e përdor këtu Elvis Naçi. “Frymë” në këtë rast do të thotë
një ide mbizotëruese te popullsia për një çështje të caktuar.Pra ai mëton se
është krijuesi i një fryme kundër radikalizmit islamik në pesë shtetet ku
jetojnë shqiptarë në trojet e tyre. A e ka krijuar Naçi një frymë të tillë?
Fakti është se nëse do të kërkoni në kanalin e tij personal në Youtube, ku
gjenden videot me ligjëratat e tij, një ligjëratë antiradikale, kjo do të jetë
një humbje kohe. Asgjë të tillë nuk ka atje. E shumta, Elvis Naçi mund ta
mëtojë antiradikalizmin e tij me pamjen e tij të jashtme, veshjen luksoze
sekulariste (laike).
Nëse
është i njohur për ndonjë gjë Elvis Naçi, në lidhje me radikalët islamikë, dhe
këtu fjalën e kam për ata që e njohin në vazhdimësi të thellë karrierën e tij,
mund të thuhet se ai është i njohur për shfrytëzimin e radikalëve islamikë me
të cilët ka pasur miqësi, për përfitime, përparimin e karrierës së tij, dhe më
pas për braktisjen dhe sharjen e tyre, duke treguar mosmirënjohje të skajshme.
Kjo histori nis që me Sulejman Çerkes, një radikal islamik i njohur në Kosovë,
njëherësh edhe politikan, Artan Kriston dhe deri te shtetasi malazez me
prejardhje boshnjake Hajriz Brçvak, të cilin Elvisi na e paraqet si miliarder
bamirës.
Ndonëse
Elvis Naçi, me mënyrën sesi flet, mëton se i interpreton Kuranin dhe hadithet
në një mënyrë të moderuar, ai nuk ka shkruar asgjë për teorinë e tij, asnjë
artikull në media, aq më pak një libër. Por Elvisi aty-këtu nëpër ligjëratat e
tij thotë edhe gjëra të cilat iu pëlqejnë radikalëve islamikë. Kështu, në një
ligjëratë të mbajtur në Shkup, në 2016, ai tha:
“I
madhi Allah sundues i gjithësisë jemi mbledhë këtu vetëm për kënaqësinë tënde.
E duam njëri tjetrin vetëm në emrin tënd.” (Videon mund ta shikoni në Youtube
nëse shkruani atje: “Elvis Naçi- lutje e fuqishme në Shkup”)
Vini
re: njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin veç në emër të Allahut, pra si
muslimanë. Ato që thotë Elvisi për Shqiptarinë, Shqiptarët për shqiptarët etj.,
janë gënjeshtra për t’ u dukur i moderuar.
Kur
ndërrohen qeveritë, Elvisi ndërron krahun politik, duke u vënë në shërbim të
atij që ka pushtetin. Ai u vu në shërbim të Edi Ramës, në krah të të cilit doli
në një mbledhje për kapërcimin e pasojave të tërmetit të vitit të kaluar. Kur
në mars Edi Rama tha që të ndërpriten ritualet fetare në grup, me rastin e
karantinës për Virusin Korona Elvis Naçi e mbylli xhaminë me dryn dhe madje
vuri roje private që të mos lejojë besimtarët të hyjnë me forcë.
Pas
turit të tij të ligjëratave islame, Elvis Naçi shpalli fushatën e tij për
mbledhjen e parave për bamirësi. Është domethënëse që ai deri më sot ka
mbledhur shumë pak para në Shqipëri, ku pak a shumë e njohin se cili është.
Shumicën e parave i ka mbledhur në diasporë, në Zvicër, nga shqiptarë të
Kosovës, të cilët nuk e njohin ndryshe përveçse me imazhin që i ka krijuar
vetvetes për publicitet.
A
ka ndonjë shqiptar të Kosovës, i ardhur në Shqipëri si i dëbuar nga serbët në
1998-99, që të mbajë mend se ka marrë ndonjë ndihmë nga Elvis Naçi në atë kohë,
kur shumë djem të rinj të moshës së tij (21-22 vjeç) punonin vullnetarisht për
të grumbulluar dhe shpërndarë ndihma për shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur
në Shqipëri si refugjatë lufte?
Një
gjë që të bën përshtypje është se Elvisi thotë se ka jo pak njerëz që dhurojnë
shuma të mëdha parash për fondacionin e tij, por nuk duan që t’ u bëhet i
njohur emri, pasi nuk e bëjnë për famë. E megjithatë, Elvisi ka bërë të ditur
emrin e një dhuruesi të madh financiar, çka sipas fjalëve të mësipërme të
Elvisit nënkupton se është bërë me dëshirën e këtij dhuruesi. Për këtë person
Elvisi tha në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në prill se është një
miliarder me banim në Malin e Zi, por që është boshnjak dhe ka dhuruar 85 mijë
euro.
Ky
njeri është shtetasi malazez me Naçionalitet boshnjak Hajriz Brvçak, i njohur
edhe me nofkën “Haçko”, nga Bjello Polje. Brvçak është një aventurier, i cili
në vitet shtatëdhjetë emigroi në Gjermaninë Perëndimore. Atje, në vitin 1993,
në kohën e luftës në Bosnjë-Herzegovinë, nisi papritur një karrierë si
biznesmen por shpejt falimentoi, duke pasur në ngarkim shumë borxhe. Po kështu
ndodhi edhe në përpjekjen e dytë për të bërë biznes, përsëri falimentim me
shumë borxhe. Më pas arriti të gjente përsëri para dhe në 2016 u tha se i pagoi
borxhet. Por kur u martua në 2017 nuk mund t’ i ofronte gruas një shtëpi për
shkak se emri i tij ishte ende i shënuar në regjistrat e zyrave të përmbarimit
për t’ iu konfiskuar çdo lloj pasurie. Që atëhere gjendja e tij është
përmirësuar dhe tashmë zotëron një fabrikë me 400 punëtorë. Gjithsesi është
larg të qënit miliarder. Për të thuhet se qarkullon paratë e qendrave radikale
islamike nga vendet arabe.
Kur
një njeri si Brvçak i jep 85 mijë euro Elvis Naçit kjo do të thotë se ai e ka
fokusuar Elvisin dhe fondacionin e tij si mjet të vlefshëm për të qarkulluar
paratë e dyshimta me prejardhje nga kanalet radikale islamike. Aq më tepër që
tani Elvisi ka nisur ta zgjerojë veprimtarinë duke blerë një spital të madh
privat dhe kushedi çfarë tjetër. Elvisi gjithashtu është në bisedime për të
blerë një televizion privat.
Do
të ishte interesant një krahasim i Elvisit dhe gruas së tij, si bamirës, me
Nënën Tereze. Ashtu si Elvis Naçi dhe gruaja e tij, edhe Nëna Terezë bënte
bamirësi me paratë e të tjerëve. Por dallimi mes tyre është se Nënë Tereza u
vetësakrifikua si njeri duke hequr dorë nga çdo lloj kënaqësie e jetës tokësore
dhe gjithë jetën veshi vetëm një lloj uniformë të bamirësisë, që ishte rroba e
urdhërit të saj fetar. Elvisi Naçi dhe gruaja e tij përdorin veshje të shumta
luksoze, të cilat i ekspozojnë në televizione. Fondacioni i shërben Elvisit
edhe për të fshehur automjetet që i përdor familja e tij. Ai përdor vetë një
Mercedes Benz veturë dhe një xhip off road. Këtë të fundit rrallë e përdor për
off roading, më shumë e përdor në rrugët e Tiranës dhe ato ndërqytetëse.
Elvisi
nuk banon më në banesën e thjeshtë ku e ka vizituar Shpëtim Desku. Elvisi tani
ka marrë me qera një vilë të madhe trekatëshe në zonën e quajtur “Fresku” në
Tiranë, fare pranë xhamisë së quajtur “e artë”. Sa për orientim, aty afër ështe
edhe vila dhe sipërfaqja e madhe tokësore në pronësi të Bamir Topit. Katin e
parë, Elvisi e përdor për zyra, ndërsa në dy katet e tjerë banon. Me sa duket
atje do të blerë një sipërfaqe të madhe toke, pasi atje ka toka të lira, duke
qenë një nga zonat e pakta kaq afër qendrës së Tiranës ku mund të gjenden ende
toka të lira.
Duket
se atje do të ndërtojë edhe depot e fondacionit, pasi për nevojat e fondacionit
ai ka marrë me qera një depo gjigande, mbajtja e së cilës duhet të kushtojë
shumë para.
Elvis
Naçi si ligjërues islamik dhe bamirës është më tepër se një projekt i vetvetes.
Ai tashmë është zëri zyrtar i shtetit shqiptar për Islamin e pëlqyeshëm për t’
u praktikuar këtu, është zëri edhe i qendrave të huaja perëndimore që duan
reformimin e Islamit me kahje nga një Islam i ashtuquajtur europian, përkundër
Islamit radikal.
Por
a ndryshon në thelb i moderuari Elvis Naçi nga radikalët islamikë. Çështja
kryesore që i ndan ose bashkon nuk është thirrja për Xhihad, luftë të shenjtë
islamike. Çështja kryesore që i ndan ose I bashkon është pikëpamja për raportin
mes Islamit dhe arabizimit të riteve në hapësira publike. Nëse ushtrimi i
riteve të arabizuara në hapësira publike, përtej hapësirës së kufizuar fetare,
si thirrja e ezanit pesë herë ditën me megafonë nga minaret e xhamive, shihet
si një kusht në Islam, atëherë ky i moderuar nuk ndryshon në thelb nga
radikalët islamikë. Xhihadi është thjesht një mjet për islamizimin dhe
arabizimin me dhunë të tokave të krishtere dhe hebreje. Ritet e arabizuara janë
një përpjekje për arabizimin e butë.
Hoxhë
Elvis Naçi në një ligjëratë televizive në nëntor 2016 ka mbrojtur shumë dobët
përdorimin e gjuhës arabe në ritualet fetare islame në Shqipëri. gjetur edhe
një argument ekskluziv për të mbrojtur përdorimin e arabishtes në ritualet
fetare islame në Shqipëri. Elvisi mori përsipër t’ u përgjigjet kritikave të
atyre që iu thonë muslimanëve: “Ezanin e thërrisni arabisht, namazin e falni
arabisht, edhe selamin e jepni arabisht.”
Këtë
ligjëratë të tij mund ta ndiqni në Youtube, nëse shkruani atje “Pse e thirni
ezanin arabisht. Pse faleni arabisht. Përgjigjie perfekte nga Elvis Naçi”
Hoxhë
Elvisi ia nisi duke dhënë këtë shpjegim: “Por Kuranin e kemi përkthyer shqip,
ligjëratat i mbajmë shqip, bisedat i bëjmë shqip, kafet i pijmë shqip, vizitat
në shtëpi i mbarojmë shqip.”
Aq
më tepër nëse Kurani është përkthyer në shqip nuk ka kuptim që thirrja për
lutje (ezani) të bëhet në arabisht, e po kështu edhe namazi e salami.
Sa
për ligjëratat, ato i mbajnë pjesërisht në shqip, të përziera me shumë fjalë
dhe fraza të gjata në arabisht, duke promovuar një gjuhë të përzier, që nuk
mund të quhet veçse shqipe e arabizuar. Për të vërtetuar këtë mjafton të
dëgjosh ligjëratat e Hoxhë Elvisit, që janë të gjitha në këtë shqipe të
arabizuar. Dhe kafet i pijnë në këtë gjuhë, jo në shqip, e në të njëjtën i
kryejnë edhe vizitat te njëri-tjetri.
Por
argumenti kryesor i Hoxhë Elvisit për të mbrojtur arabishten si gjuhë rituale
fetare në Shqipëri, është ky:
“Pse
ti zotëri nuk të ka bërë përshtypje kur shkon në Itali, kur shkon në Kinë, kur
shkon në Arabi, kur shkon në gjithë vendet e botës, po t’ i shikosh tabelat që
të orientojnë nëpër aeroporte p.sh., në veçanti i ke të gjitha anglisht. Pse,
ti je në Kinë, je në Japoni, je në Australi, ti je në Itali, ti je në Gjermani,
ti je në Shqipëri? Pse tabelat janë në gjuhën angleze? Sepse ka disa që quhen
ndërkombëtarizma. Kur janë gjërat botërore, orientimet, për disa çështje që t’
i orientohesh në botë, duhet të jenë të një gjuhe standard për gjithë botën.”
Kështu
thotë Hoxha. Nëse do të qëndronte shpjegimi që thotë Hoxhë Elvisi, atëherë,
ashtu si tabelat janë në gjuhën vendase së pari, edhe ezani do të thirrej në
fillim në gjuhën shqipe, pra në gjuhën e vendit ku ndodhet xhamia, pastaj në
arabisht. Por nuk ndodh kështu. Dhe pastaj, në një vend laik si Shqipëria, nuk
mund të dhunohet pesë herë ditën hapësira publike laike me thirrje fetare në
një gjuhë të huaj, për shkak të disa të huajve që ka ndodhur të udhëtojnë këtu.
Ata e dinë kohën e lutjes, të mësojnë edhe ku ndodhet xhamia, dhe nuk ka nevojë
për thirrje që shqetësojnë qytetarët e tjerë.
Përveç
këtyre, është e çuditshme që një hoxhë e barazon religjionin me shërbimet
publike të rëndomta. Feja ka të bëjë me identitetin e njeriut. Lidhja e një
feje me një gjuhë të caktuar, të gjallë, që i përket një shteti, ose disa
shteteve, shihet si një mënyrë për promovimin e Naçionalizmit religjioz, për
asimilim etnik të besimtarëve. Kjo gjë vlen edhe në rastin e përdorimit të
arabishtes si gjuhë rituale e fesë islame.
Arabishtja
e ritualit fetar nuk mund të quhet gjuhë ndërkombëtare në kuptimin që quhet
anglishtja e komunikimit global. E para është kod për nënshtrimin e njerëzve,
besimtarëve, e dyta është mënyrë informimi neutral. Sepse njerëzit nuk përulen
me adhurim kur lexojnë tabelat e
aeroporteve dhe dyqaneve, të shkruara edhe në anglisht përveç gjuhës së
vendit, siç ndodh me thirrjen e ezanit në arabisht. Pra, ezani është një
formulë nënshtrimi e njerëzve, një formulë në arabisht, pra një instrument i
kontrollit dhe sundimit global të njerëzve.
Përveç
kësaj, përse besimtarët muslimanë shqiptarë paskan nevojë për një kod fjalësh
në arabisht, kur ato fare mirë mund të përkthehen në shqip? Pra, ezani, thirrja
në lutje të bëhet në shqip, namazi të falet në shqip, përshëndetja e tyre me
njëri-tjetrin të bëhet në shqip. Hoxhë Elvisi ka këtë shpjegim:
“Duke
qenë se Kurani famëlartë ka zbritë në gjuhën arabe, çështjet që na përcaktojnë
neve, vetëm këto bazat që është falja dhe ezani dhe selami duhet të jenë
ndërkombëtare. Se ma shpjego ti mu këtu në xhami kur të takohem unë me një
kinez, si t’ ia japim selamin njëri-tjetrit, unë: ‘Paqja e Zotit qoftë mbi ty’
ai ‘Çim çim çim çim çim’ a ku di unë si flet ai. Ma thuj, kush njef ndonjë që
di si folet në kinezçe dhe jam në rregull. Kështu që ndërkombëtarizmat janë
nëpër aeroporte, nëpër gjëra të ndryshme, nëpër spitale, në gjuhën angleze,
kurse këto tonat ngaqë zbriti Kurani në arabisht janë arabisht.”
Tallet
me gjuhën kineze hoxha dhe pastaj nuk i pëlqen kur tallen me arabët e tij! Sa
kinezë muslimanë ka që e paska këtë problem Hoxhë Elvisi? Këtij Hoxhë Elvisit
as që i shkon në mendje se ai dhe kinezi mund t’ i luten Zotit si muslimanë
secili në gjuhën e vet, pra në shqip dhe kinezisht, dhe jashtë ritualeve fetare
mund të komunikojnë me njëri-tjetrin në anglishten globale. Sepse Hoxhë Elvisi
nuk e pranon që ai thjesht si shqiptar, kinezi musliman thjesht si kinez, pra
jashtë dimensionit fetar, të komunikojnë në anglishten globale. Për të i vetmi
komunitet global i pranueshëm është ai arabishtfolës. Merret vesh, Hoxhë Elvisi
është thellësisht i arabizuar, me një arabizim kundërshtues ndaj hapjes së
muslimanit shqiptar ndaj kulturës perëndimore. Përpjekja e Hoxhë Elvisit për të
barazuar përdorimin global të anglishtes për shërbimet publike, me përdorimin
ritualistik të arabishtes, është intelektualisht mjeran dhe qesharak. Sepse
Hoxhë Elvisi iu thotë qytetarëve të Shqipërisë që nuk janë praktikues të fesë islame,
se duhet të pranojnë thirrjen e ezanit pesë herë ditën në arabisht nga
megafonët e minareve të xhamive, sepse kinezët muslimanë dhe arabët që janë në
Shqipëri duhet të njoftohen për të kryer ritet fetare islame.
Hoxhë
Elvisi si pa gjë të keq i fton shqiptarët që të arabizohen: “Ne i themi, pesë
fjalë që i ka ezani i mëson, njerëzit po mësojnë anglishten, italishten,
frëngjishten, gjermanishten, një gjuhë të plotë, ti s’ mëson dot pesë fjalë,
mësoji pra se janë ndërkombëtarizma. Pse i ke mësu ti pesë fjalë në anglisht që
të mos humbësh në aeroport, pra.”
E
jo Hoxhë Efendi, se nuk janë e njëjtë gjë, një formulë fetare që të fton në
nënshtrim ndaj një zoti arab, pra formulë kontrolli ndaj njerëzve, me një tekst
informues për shërbimet publike.
Hoxhë
Elvisi më kot përpiqet që të fshehë me argumente qesharake arabizimin e tij të
thellë, dhe rolin e tij si predikues i arabizimit të shqiptarëve muslimanë.
Ezani
i thirrur në arabisht nga megafonët e minareve është një akt radikalizmi
islamik, sa flagrant aq edhe i sofistikuar. Ai nuk iu adresohet aspak
besimtarëve të xhamisë për t’ i ftuar të kryejnë ritet atje. Sepse besimtarët
janë shqiptarë të cilët nuk dinë arabisht, dhe nëse ka nevojë të ftohen për të
kryer ritet, kjo gjë mund të bëhet fare mirë në shqip.
Por
ezani i thirrur në arabisht i adresohet pjesës tjetër të popullsisë që nuk janë
muslimanë, iu adresohet të krishterëve, ateistëve, hebrenjve të Shqipërisë, iu
adresohet atyre muslimanëve jopraktikues të Shqipërisë, të cilët quhen
gabimisht muslimanë vetëm sepse paraardhësit e tyre janë konvertuar me dhunë në
fenë islame në kohën e pushtimit osman, por që me përfundimin e pushtimit osman
nuk e ushtruan më fenë islame.
Të
gjithë këtyre iu adresohet ezani i thirrur në arabisht për t’ i terrorizuar
psikologjikisht, për t’ i provokuar, për t’ i ngacmuar, për t’ iu bërë me dije
se zëri i Allahut sundon në vendin e tyre, çka do të thotë se do të vijë dita
kur edhe ata do të jenë të detyruar t’ i nënshtrohen Allahut. Ezani i thirrur
me megafonë pesë herë ditën nga minaret e xhamive nuk është ritual fetar por
ritual i terrorit psikologjik, i Xhihadit. Ky i ashtuquajtur ritual nuk
argumentohet në asnjë mënyrë, qoftë teologjike, qoftë praktike. Për më tepër
është edhe antikushtetues pasi gjuha zyrtare në Shqipëri është gjuha shqipe.
Në
16 nëntor 2015, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u debatua mbi
temën “A e kërcënon ISIS Shqipërinë?”, i ftuar në emision, si përfaqësues i
Komunitetit Musliman të Shqipërisë ishte edhe Hoxhë Elvis Naçi.
Në
këto paraqitje televizive Hoxhë Elvisi ngjan shumë me imituesit e Elvis
Presley, të cilët nga ana e tyre ngjajnë shumë me Elvisin e vërtetë, por janë
Elvisë të rremë. Hoxhë Elvisi imiton modelin e muslimanit të krijuar në
manualet apo blueprintet e Komitetit Shtetëror të Kulteve në Shqipëri
(institucioni shtetëror që mbulon çështjet fetare), të cilët nga ana e tyre
janë produkt i fabrikave të ideve që punojnë për të krijuar të ashtuquajturin
Islam Europian. Hoxhë Elvisin nuk do ta marrësh për hoxhë, deri në momentin që
atë e kanë prezantuar si hoxhë. Edhe pas këtij momenti ai flet më tepër si një
pastor protestant i cili është ftuar të flasë për Islamin dhe që kërkon të
tregohet i përmbajtur.
Hoxhë
Elvisi u shpreh kundër terroristëve dhe radikalëve, por abstragoi duke mos thënë
se bëhej fjalë për terroristë dhe radikalë islamikë, a thua se terrorizmi
kryhej nga jashtëtokësorët. Hoxhë Elvisi tha se Shqipëria nuk ka nevojë për
modele radikale të fesë që vinë nga vende të tjera. Edhe këtu ai abstragoi,
duke mos cilësuar as fenë as vendet nga vinin modelet, kështu që dhe duhej
nënkuptuar se bëhej fjalë për modele radikale të fesë islame të ardhur nga
vende arabe. Hoxhë Elvisi e qortoi Blendi Fevziun që nuk kishte ftuar kurrë në
emisionin e tij specialistë të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit
dhe në SHISH (shërbimin e fshehtë). Fevziu u përgjegj se i kishte ftuar shpesh
herë por ata nuk pranonin të vinin në emision, jo vetëm në të tijin, por në
asnjë emision.
Ndoshta
specialistët e Antiterrorit mendojnë se ata i përfaqëson shumë mirë në këto
raste Hoxhë Elvisi, si zëdhënës i Elvislamizmit, ose Islamit europian të
shpikur në zyrat e instituteve të dështuara perëndimore, që iu jepet si manual
edhe këtyre zyrave policore në Shqipëri. Nuk e di se si kanë reaguar Drejtoria
e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe SHISH për këtë thënie të Hoxhë
Elvisit, por me siguri që nuk iu ka pëlqyer. Sepse për ata që kuptojnë u zbulua
se Hoxhë Elvisi paska të drejtën që t’ i thërresë edhe ata nëpër studiot
televizive, në mbështetje të tij.
Islami
që përfaqëson Elvisi është Elvislamizëm, një Islam i rremë, që nuk bind askënd.
Për këtë, i pari është i vetëdijshëm vetë Elvisi. Nuk ka elvislamikë. Por për
Elvisin cdo gjë është në rregull sa kohë që për këtë punë paguhet mirë. Ai di
të punojë edhe me radikalët, nëse vjen koha e tyre. Ai gjithmonë e mban një
kanal të hapur me ta, dhe u dërgon sinjale, siç kam thënë më lart, në
ligjëratat e tij.
Prandaj
Hoxhë Elvisi është radikali islamik i sofistikuar në Shqipëri. Hoxhë Elvisi
është më i rrezikshëm se radikalët islamikë me mjekrra si të ushtarëve të ISIS
dhe me pantallona me prerje mbi nyjen e këmbës. Hoxhë Elvisi flet kundër tyre
që të fitojë të drejtën për të thirrur ezanin në arabisht me megafonë nga
minarja e xhamisë.
Në
momentin që në Shqipëri do të ndodhë një kryengritje islamike, në krye të saj
nuk do të jenë radikalët islamikë të deklaruar me mjekrra si të ushtarëve të
ISIS dhe me pantallona me prerje mbi nyjen e këmbës. Në krye të kësaj lëvizjeje
do të dalin njerëzit si Hoxhë Elvisi do të ndryshojnë retorikën dhe do të bëhen
prijësit, ideologët e saj. Kështu ndodhi në rebelimin islamik të 1914 në krye
të të cilit ishin si ideologë disa hoxhë si Musa Qazimi, paraardhësi i Hoxhë
Elvisit, të cilët deri më atëherë nuk kishin nguruar që të vishnin edhe kostum
europian, madje edhe të mbanin kravatë. Në librat e historisë ka fotografi të
tilla të tyre. Këta prijës, vërtet mbanin në vijën e dytë si simbol për të
tërhequr fanatikët njerëz si Haxhi Qamili, por kontrollin e lëvizjes e mbanin
fort në duart e tyre.
Duke
e marrë Hoxhë Elvisin për modelin e muslimanit të moderuar europian, shteti
shqiptar sillet si ai njeriu që besonte se kishte takuar Elvis Presley real,
kur takonte një imitues të tij.