Mendime
Skënder Kapiti: Kërcënimi i Koronavirusit
E shtune, 02.05.2020, 03:32 PM
Kërcënimi i Koronavirusit: “alarm” për botën për të mbrojtur natyrën, jetën dhe familjen
 Nga
Skënder S. KAPITI
Nga
Skënder S. KAPITI
Natyrën
duhet ta shfrytëzojmë duke zbuluar dhe duke iu përshtatur ligjeve të saj dhe jo
duke e shkatërruar atë, sepse natyra pastaj hakmerret fuqishëm.Po kështu duhet
ta ruajmë e mbrojmë moralitetin njerëzor, pasi largimi nga morali kërcënon
jetën njerëzore dhe familjen.
Njeriu
vetë është natyrë, por  e pajisur me jetë
inteligjente dhe morale për të vepruar sipas ligjeve dhe moralit njerëzor.
Rritja
e lëshimit të gazeve serë, të dyoksidit të karbonit është më e shpejtë e që ka
shkaktuar dhe po shkaktom me shpejtësi zhdukjen masive të gjallesave bimë e
kafshë dhe rrjedhimisht kjo përbën kërcënim për jetën e planetit dhe të
njerëzve.
Epidemia
e koronavirusit ka shkaktuar frikë dhe ankth te njerëzimi, por rreziku më i
madh është ai që po vjen nga vetë dora e njeriut, rrezikimi dhe cekuilibrimi i
natyrës nga ngrohja globale  që vjen  nga helmet e gazrave që lëshojnë fabrikat dhe
nga djegia e karburanteve prej makinave, avionëve, aeroplanëve e raketave, nga
djegia e naftës ,mineraleve dhe gazrave. Teknologjia spekulative dhe e
keqpërdorur  po shkatërron natyrën ,
natyrën,  e cila mundëson dhe mban gjallë
jetën.
Masat
që janë marrë për luftimin dhe mospërhapjen e pandemisë së rrezishme të
koronavirusit duket sikur kane “shkretuar” qytetet, pasi nuk ka lëvizje dhe as
qarkullim të njerëzve dhe as të automjeteve ku shumica e tyre lëviznin e
digjnin karburant kot.
Qyteti
duket i shkretë, por ama përkohësisht edhe shumë më natyral se më parë, pasi
dëgjohen cicërimat e zogjve,ajri është shumë më i pastër; frymarrja e mushkritë
ngopen me oksigjen pasi ajri ka më pak dyoksid karboni dhe më pak dyoksid
azoti  NO2 i  cili është helm shumë i dëmshëm për
mushkritë, nuk as ka zhurma automjetesh e veturash, nuk ka bori dhe pra as
ndotje gazrash helmuese që nxjerrin automjetet dhe fabrikat.
Duket
sikur është ndërprerë reaksioni serë i ngrohjes globale që krcënon planetin.
Drita
e diellit bie e papenguar nga pluhri  e
smogut dhe  procesi i fotosintezës
zhvillohet lirshëm në gjethet e pastra të gjelbërta të pemëve.
Shirat,
dëbora dhe vesa kanë më pak aciditet.
Nëpër
qytete nuk shëtisin  njerëz me qen e mace
për dore e ngryk në krah. Jeta familjare moderne ka “adaptuar” atë të  egër 
me zogj nëpër kafaze në shtëpi,  e
deri edhe gjarperinj e majmunë shtëpiake e nëpër qytete shëtisin deri edhe ne
kope qentë “rrugacë”.
Shumë
sjellje e vese të “normaliteteve” të qytetërimit modern janë anormalitete të
panevojshme e të dëmshme.
Qytetet
e mëdha të  denatyruara ku jetojnë
shumica e njerëzisë, në këto xhungla pallatesh e strukturas ngrehinash  të stërmëdha, trotuaresh e rrugësh te
asfaltuara e të betonuara të cilat janë populluar e mbipopulluar nga njerëzit
që kanë zbrazur dhe boshatisur fshatrat.
E
ndoshta po vjen koha që duhet t’i rikthemi dhe të vlerësohet e respektohet
bujqësia dhe fshati  ku burojnë të gjitha
mirat dhe ushqimet jetësore, t’i rikthehemi gjelbërimit dhe tokës.
Koha
fton njerëzinë të mos e shkatërrojnë tokën, bimësinë, ajrin dhe ujin, pra mos
t’i shkatërrojmë burimet jetike, se a nuk po e shikoni se për ta mposhtuar rrezikun
e pandemisë njërëzit duhet të mos dalin nga shtëpia, por njerëzit më shumë se
kurrë e kanë mëndjen jo vetëm si të mposhtin virusin por edhe  te 
ushqimet, buka, uji, mishi, frutat, 
zarzavate etj., pa të cilat nuk ka jetë.
Njerëzit  gjithnjë e më shumë janë të interesuar për
ushqimet bio-natyrore dhe jo ato të modifikuara gjenetikisht dhe të
industrializuara e të kultivuara me kimikate helmuese të cila ndotin edhe tokën
dhe bimësinë.
Ujrat,
ajri dhe toka e ndotur nga mbeturinat urbane, kimikatet, helmet dhe gazrat e
fabrikave, raketave, avionëve civil e luftarak janë bërë kërcënim i madh për
planetin dhe jetën njerëzore, sidomos 
për jetën në qytetet shumëmilionëshe me banorë.
Sot
në këtë kohë të vështirë ku cdokush ndjehet i rrezikuar nga pandemia, qytetet
janë më të pastra nga tymrat, smogu, dioksidi i karbonit dhe helmet e djegies
së karburanteve,  nga zhurmat dhe pluhuri
të cilat sëmurin dhe depresojnë njerëzit.
Qytetarët
tani po mësohen se nuk është gjithcka paraja, luksi e makina, dhe nuk është e nevojshme
që për të bërë disa metra rrugë në këmbë për të blerë ushqime në marketin pranë
shtëpisë si  dhe bukë nuk është e
nevojshme për ta ndezur makinën,  nuk
është e nevojshmë që për kaprico e mendjemadhësi të udhëtosh dhjetra e qindra
kilomentra për të hëngër një drekë apo darkë diku në një restorant me “zë” ,
dhe as  të udhëtosh edhe me qindra
kilometra me makinë e avion për ndonjë Week End dëfrimi të panevojshëm.
Pandemia
na “mësoi” se jetohet shumë e shumë më mirë pa gjëra që nuk janë të nevojshme por
përkundrazi që janë të dëmshme; jetohet edhe pa alkool, pa drogë, pa pabe e pa
klube nate, pa bixhoz dhe pa makina luksoze e pa shpenzime të kota , por edhe
pa turizëm.
Sot
në këtë kohë pandemie në qytet nuk ka shumë ndotje akustike zhurmash në rrugë,  ahengjesh nëpër pabe e klube  e as shpërthime fishekzjarresh festive. Tani
sikur kanë filluar që njerëzit e qyteteve të mëdha e moderne të mësohen dhe ti
kthehen jetës familjare, kanë filluar edhe shumë gra e vajza që “të mësojnë” që
të gatuajnë në shtëpi, pasi shumë nga ato nuk dinin as të bënin punë shtëpie
dhe as gatuanin, e madje as  të skuqnin
një kokërr vezë,  dhe harxhojnë shumë
kohë për kujdesin dhe  zgjatjen e thonjve
si kthetra, për paruket e bukurinë artificiale të patinimit të fytyrës dhe për fryrjet
e buzëve.
Tani
njerëzit sidomos të rinjtë e të rejat edhe mbrëmja e nata i gjen në shtëpi te
familja e prindërit dhe jo te jeta e natës si lugetër. Fëmijët duhet të
kujdesen për prindërit dhe jo t’i dërgojnë ata në azil pleqsh.
Jeta
është normale kur ajo merret me punë, me shkollim , me edukim dhe me aktivitete
në shërbim të saj dhe jo me kotësira, me gjëra të dëmshme e me defrime të
tepruara, me shpenzime kohe e parash krejtësisht në mënyrë të panevojshme.
Të
edukohemi që të mos sillemi kundër dhe në dëm të natyrës, as kunder vetes  dhe familjes, sepse kështu i bëhet  dëm shumë i madh jetës njerëzore, familjes
dhe shoqërisë.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










