Kerko: a
Zhuliana Jorganxhi: Asnjë çast s'e ndal hapin!
E merkure, 29.04.2020, 03:10 PM
ZHULIANA JORGANXHI
ASNJË
ÇAST S’E NDAL HAPIN!
(Mikut
tim të vyer, Ilir Çumani, Drejtor i Përgjitshëm i Institutit Kombëtar i
Integrimit të Jetimëve Shqiptarë)
Si
një bisk i rënë në tokë.
Ti
i mitur, jetimmbetur,
Netë
e ditë gëlltisje lotë,
Si
kafshatë e patretur.
Të
mungoi ninull’ e Nënës,
Puthj’
e saj e ngrohë mbi ballë,
Luteshe
që dhe në ëndërr,
Të
të vinte një çast pranë.
Ikën
vite, hodhe shtatin…
Rruga
s’ish për ty asfalt…
Asnjë
çast s’e ndale hapin
Drejt
jetimëve të pafat.
Sa
herë gjumin i’a ke prishur
Kush
paranë e ka si mbret.
Sa
shumë maska ti ke grisur,
Kur
mëshira zemrat vret!
Zëri
yt me forcë ngrihet.
Zemra
jote hapur rri,
“Çdo
jetim të mos ndihet
Si
fëmijë pa fëmijëri!”
Sa
gëzon kur mirësia
si
një rreze dielli vjen,
Ku
merr dritë gjithësia,
dashurinë
jetimi ndjen.
Nuk
ndjen lodhje miku im!
Nëpër
ditë edhe mote!
Mbron
me zemër çdo jetim
Zgjon
ndërgjegjen kësaj bote…!
Trieste – Itali, 22 prill, 2020
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani me fëmijët jetimë