Mendime
Skënder Kapiti: Ja pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë triumfatorë
E merkure, 08.04.2020, 03:39 PM
Ja pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë triumfatorë
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Pavarësisht
se komplotistët e kualicionit të së keqes
që ishte PAN dhe tani u bë
PLAN (ish-PAN + LDK=PLAN) ia arritën
përkohësisht qëllimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, ata patjeter që do të
deshtojnë. Kjo fitore e tyre është si fitorja e Pirros, pasi ata kaq kishin
mundësine, dhe kaq janë takati dhe fuqia maksimale e tyre të cilat edhe ato i
konsumuan.
Si
makineri politike e vjetëruar dhe e konsumuar nga keqpushteti, korrupsioni,
hajnija, nepotizmi dhe tradhëtia, ata, pra PLAN-istët, tashmë nuk kanë as karburant për të lëvizur
pasi edhe karburanti i mashtrimeve dhe i gënjeshtrave atyre u ka skaduar dhe u
është harxhuar.
Politikisht
ata janë konsumuar dhe shterpëzuar pasi nuk prodhojnë as alternativë dhe as
besueshmëri më te populli, dhe vota popullore do t’i ndëshkojë ashpër ata. Kjo
sepse verdikti dhe vullneti popullor
është kundër tyre, kundër pabesisë dhe djallëzisë së tyre.Pra, strategjia dhe
plani i PLAN-it( LDK+PAN) për asgjësimin
politik të VETVENDOSJES dhe të Albin Kurtit por edhe të Vjosa Osmanit dhe të elitës se re e të shëndetshme të
LDK-së do të dështojnë e do të ndëshkohen pashmangshmërisht shumë rëndë.
Ata
do të marrin si meritë atë që kanë punuar dhe që vazhdojnë akoma të punojnë.
Populli
ata i ka braktisur dhe do t’i braktisë e
do t’i skualifikojë politikisht akoma më ashpër; populli atyre do t’ua marrë
demokracinë të cilën ata ia kanë rrëmbyer atij , dhe të cilën ata e
keqpërdorën dhe spekulluan aq shumë, duke e delegjitimuar demokracinë me
grushtin parlamentar organizuar prej tyre.
Populli
kurrë nuk e fal përgjithmonë politikën e keqe, të korrupsionit, hajnisë dhe të tradhtisë.
Nuk
munden që pucistët të mashtrojnë popullin as me proamerikanizmin e tyre fallco,
pasi nuk mund të jenë proamerikanë ata të cilët kanë mbi supe akuza ligjore
krimi, tradhtie, korrupsioni e hajnije, gjë për të cilat SHBA shumë nga këta
“proamerikanë” me fjalë hipokrizie i kanë emrat në listënm e zezë. Dhe cfarë
është lista e zezë po ua kujtojmë atyre. Një
zyrtar shpallet “non grata” kur faktohet përfshirja në korrupsion dhe
është Sekretari Amerikan i Shtetit që publikon vendimin duke iu referuar
legjislacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
“Neni
70 31 C përcakton si shkelje: Të kërkuarit apo dhënien e parave, dhuratave apo
përfitimeve të tjera personale në shkëmbim të favoreve të kërkuara për shkak të
postit. Përvetësimin e fondeve publike. Ndërhyrjen në procese gjyqësore,
zgjedhore, apo procese të tjera publike”.
Qeveria
e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe
respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Dhe
vjen pyetja vetëvetishëm si janë këta që bënë mocionin dhe pucin kundër
qeverisë Kurti, si janë shume prej tyre në raport me Kurtin dhe me Vjosa
Omanin, dhe si janë shumë nga ata me
SHBA-të, janë pro SHBA -ve apo jo me SHBA-të.
SHBA
respektojnë legjitimitetin demokratik, mbrojnë liritë dhe të drejtat universale
të njeriut dhe janë gjithmonë të përkushtuara në luftën kundër krimit e
korrupsionit dhe respektojnë sundimin e
ligjit.
Dhe
ata të cilët janë në një linjë me politikën amerikane dhe me shtetin amerikan
janë pikërisht Albin Kurti dhe Vjosa
Oasmani sepse ata janë për ndërtimin dhe funksuinimin e shtetit demokratik e
ligjor; janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar,ryshfetit,
nepotizmit dhe kundër korrupsionit dhe si të tillë ata edhe janë votuar nga
populli me 6 Tetor 2019.
Shqiptarët
janë populli më proamerikanë në Botë, jo se shqiptarët i ka bërë proamerikanë
politika dhe politikanët e tyre , por proamerikanë shqiptarët i ka bërë
proshqiptarizmi dhe ndihma e kontributi vendimtar i SHBA për të dyja shtetet
shqiptare.
Për
SHBA-të ,pro saj janë ata dhe vetëm ata politikanë kosovarë të cilët punojnë
për ndërtimin e shtetit ligjor, për konsolidimin e shtetit dhe të pavarësisë së
Kosovës ,për shtetin e Kosovës jo të ndarë e as me kufij të korigjuar.
Ata
që punojnë për një Kosovë të tillë të fortë e të konsoliduar ata janë edhe me
linjën politike e strategjike të
SHBA-ve. Kjo sepse janë vetë SHBA-të ato
të cilat më shumë se kushdo tjetër në Botë kanë dhënë, kontribuar e sakrifikuar
për lirinë dhe shtetin e Kosovës.Dhe si politikë, dhe si politikanë të tillë ,
më afër dhe më proamerikanë janë Kurti dhe Osmani, dhe nuk janë ata të cilët e
kanë marrë peng Kosovën, dhe jo ata prej të cilëve Kosova mbeti e fundit në
rrugën e shtetndëtimit modern e ligjor, e fundit në luftën kundër krimit të
organizuar dhe korrupsdonit, e fundit në Europë në zhvillimin ekonomik dhe të
integrimit në BE.Prandaj Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë triumfatorë mbi
politikën e vjetër.