Mendime
Luan Dibrani: I kujt është Radio Televizioni i Kosovës?
E marte, 07.04.2020, 05:42 PM
I kujt është Radio Televizioni i Kosovës?
 Shkruan
Luan - Asllan - Dibrani
Shkruan
Luan - Asllan - Dibrani
Mediat
për një shoqëri janë  baza themelore  e informimit mbi ecurinë  e zhvillimit te ngjarjeve  në atë shoqëri shtet apo komb.
Çdo
popull ka mediumet e veta   informative
TV.të dhe gazetat,  por ato ndahen edhe
ne atë shtetërore qe është mediumi ma i besueshëm, qe në formë  profesionale mbulon  informimin në mënyrën e paanshme  si në fushën politike, kulturore dhe
shkencore. Parakuptohet se çfarë shtylle e fuqishme mund të jetë kjo për një
sistem politik nëse mediumi shtetëror nuk informon   drejt dhe është  i një 
anshëm! Ky medium ka për detyrë dhe obligim profesional, moralo-etik dhe
kombëtar të prodhojë një numër të paracaktuar emisionesh e programesh të
prodhimit të vendit. Për shkak të natyrës së vet, ai është i obliguar të
prodhojë e transmetojë programe e emisione serioze, hulumtuese,
kulturoro-historike, edukuese, debate publike e sqaruese në momente te caktuara...
Edhe
Kosova  ka  mediumet e veta atë shtetëror, si TV qe
është  e përcaktuar dhe  ka obligim ta plotësoj buletinin informativ
mbi  Kosovë!
Radio
Televizioni i Kosovës është institucion publik i cili për mision ka informimin
e drejt dhe të pa anshëm të publikut.
Për
fat të keq Radio Televizioni i Kosovës është medium i së keqes, qe as nuk
përmbush  interesat shoqërore te
informimit në kurrë far fushe. Po ashtu edhe programin qe ka , e ka me shumë
mangësi, qe i duhet një shoqërie të shendosh 
mbi  zhvillimin  e saj!!!
Mediat
mund të jenë ndërtuese të shoqërive e kombeve demokratike, por, jo rrallë, ato
janë edhe faktori kryesor mbi dezinformimin e shoqërisë,ku si pasojë vjen
deri  të shkatërrimi dhe krijimi i  përçarjes në 
popull.
Këto
ditë shumë delikate dhe kritike  me
situatën politike në vend, pas mocionit 
të rrëzimit të” Qeverisë Kurti dhe Pandemisë  Corona Virus” të lenë  përshtypjen se është  një Televizion  partiak dhe i njëanshëm, apo edhe  privat 
i shitur për para në parametra të caktuara!?:
Për
fat të keq, ka një kohë të gjatë që ky institucion nuk është duke përmbushur
misionin e vet, përkundrazi është shndërruar në një propagandues dhe në mënyrë
tejet jo profesionale dezinformon dhe keq orienton publikun. Publiku është i
dezinformuar me  situatën aktuale edhe
politikisht sidomos në organizimin e debateve , dhe për gjendjen aktuale në
Mitrovicë!...
Një
fakt tjetër që dëshmon mungesën totale të profesionalizmit apo dezinformimin e
qëllimshëm të publikut është kronika për njoftimin në lajmet qendrore të
RTK-së  me datën 03.04.2020, qe gazetarja
u përpiqte ta nxis intervistuesin të flasë nën ndikim e saj të paraqitjes se
situatës në formë të shtrembëruar?. --Mundohej të nxiste keqësimin e situatës
mbi aktualitetin  e gjendjes se Korona
Virusit ne këtë kohë .
Televizionet
private na informojnë  më paanshëm
politikisht e profesionalisht se sa RTK-ja!!!
-Jemi
dëshmitar se për këto ngjarje ma të informuar dhe ma  korrekt po 
tregohen programet private, se sa këto shtetërore qe edhe jeton nga taksapaguesit.
Por,
ma më pak buxhet e punëtorë, secili medium privat sot na informon më paanshëm
politikisht e profesionalisht se sa RTK-ja. Nga kjo situatë  lind pyetja 
se i kujt është Radio Televizioni i Kosovës?
Me
poshtë po iu sjellim edhe  reagimin  dhe pakënaqësinë  e  para
disa ditëve edhe nga “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), qe ka kërkuar
nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), që t’i ndërpres masat selektive ndaj
gazetarëve. Citojmë si më poshtë:
“Sipas
AGK-së, ka prova të mjaftueshme se ndaj punëtorëve të RTK-së po përdoren
standarde të dyfishta. Drejtuesit e këtij mediumi po aplikojnë komisione dhe
masa ndëshkuese vetëm ndaj një grupi të caktuar të gazetarëve, përderisa po i
mbyllin sytë për rastet serioze të shkeljes së standardeve dhe etikës
profesionale dhe cenimit të interesit publik”, thuhet ndër të tjerash në
reagim.
Përkundër
faktit që RTK-ja është transmetues publik, në shërbim te të gjithë qytetarëve
të Republikës së Kosovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike apo partiake
në disa raste ka shfaqur hapur njëanshmëri politike, madje duke ofenduar
subjekte të tjera. I njëjti ka përdorur gjuhë ofenduese edhe ndaj kolegëve të
tij siç shënova me lart dhe e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të
Kosovës.
Si
dëshmi dhe raste tjera janë edhe reagimet 
paraprake të  sindikatave të
RTK-së . Ata  akuzojnë  menaxhmentin për keqmenaxhim e mungesë
transparence dhe shprehin dyshime se në RTK, ka edhe shpërdorime e korrupsion.
Prandaj, Kryesia e kësaj organizate sindikale u bën thirrje organeve të
ndjekjes që të hetojnë edhe verimet afariste e financiare në RTK-së .
Dyshohet
se aty u krijuar një hendek i madh duke kaluar ne një TV ma shume familjar e
privat se sa shtetëror duke i përfshirë emrat e të afërmve të bordit të RTK-së
dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës ne mungese te nivelit profesional
,shkollor !!!...
Këto
dukuri të Korrupsioni , keqmenaxhimit , dhe mungesa e transparencës në procesin
e rekrutimit dhe punësimit në RTK, janë potencuar edhe në Raportin e Progresit
për Kosovën, të këtij viti të Komisionit Evropia.
Prandaj
gjithë këto  reagime  janë shume argumente të fuqishme se edhe ky
bord  i RTK-së  tashmë është 
ne rangun ma të lartë të dyshimit se duhet të ngritën shqetësimet edhe
tek organet  gjegjëse të drejtësisë  te ndërhyjnë 
sa më parë nga se gjendja është shume alarmuese dhe skandaloze!!!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










