Kerko: a
Nue Oroshi: Edhe dashuritë në kohë kolerash janë të vështira e lëre më ndarjet
E diele, 22.03.2020, 03:14 PM
Edhe dashuritë në kohë kolerash janë të vështira e lëre më ndarjet
Nga
Nue Oroshi
Thënia
se duhet ti lashë kohë kohës apo nuk duhet të marrësh veprime në momentin kur e ke kokën e nxehur me një
çështje që të ka shkaktuar ai tjetri pa numëruar se paku deri në dhjetë apo pa pleqnuar me akullin e mendjës , të mirrën
vendime për kundërvënje janë të dëmshme për një familje e mos të flasim për një
shoqëri apo shtet. Para disa ditësh e pata një analizë publicistike se
rrahagjoksitë tona shqiptare na kanë dëmtuar historikisht e që fatkeqësisht ky
veprim i dëmtimit të vetvetës për inat të tjetrit është duke vazhduar.Në këto
momente të kohës së një kolere botërore edhe dashuritë e dasmat në të shumtën e rasteve janë anuluar
edhe ato aty këtu kur nuk shtyhen bëhen me maska për ta mbrojtur shëndetin e
dasmoreve, e që janë shumë të rralla. Me një fjalë edhe dashuritë në kohëra të
kolerave janë të veshtira e lere më ndarjet.
Fatkeqësi
është se liderët politik shqiptar nuk kanë mundësi t´iu kthjellohej e t´iu
ftohin mendjet as epidemitë e kolerat por janë
aq shumë të fokusuar në interesat e tyre personale,familjare,klanore,financiare,
sa që le të ndodhë çka të ndodhë por vetëm interesat financiare të tyre mos të
preken. Deri sa populli i kishte kthyer sytë në qeverinë e re ata si duket
morën mësysh. Ende pa kaluar 100 ditëshin filluan që ti nxjerrin brirët për ta
sulmuar njëri- tjetrin.Dhe derisa Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti në mungesë
të përvojës së udhëheqjes shtetërore, e bëri një gabim shumë të madh shkarkimin
e ministrit të Puneve të Brendshme Agim Veliu.
Ky
i shkarkuari ende pa marrë frymë sa duhet dhe ende pa e vendosur maskën
mbrojtëse për tu mbrojtur nga koronavirusi merr turr e thërrasin mbledhjën e
kryesisë së LDK-së dhe marrin vendim me
të shpejtë sikur të mirrej një vendim
nga i zoti i shtëpisë për ta prerë një gjedh për dimër e jo për ta prishur një qeveri që vet e
ndertuan me shumë mund dhe që populli ju dha të drejtën ta bëjnë këtë me votën
e tyre.Me një fjalë nuk dua të marrë
anën e askujt por po ju them shqip e troq se fajtorë jeni dy partitë që
e keni sjellur gjendjen deri këtu.Edhe opozita në këtë moment e kishte prishur
rendin që të qëndroj se paku 14 ditë në karantinë per ta përmirësuar shëndetin
e tyre por të tre partitë u mobilizuan dhe ishin të gatshëm jo vetëm për të
nënshkruar në listen e deputeteve për rrëzimin e Qeverisë por shprehën
gadishmëri që edhe në mënyrë të rrufeshme ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës.
Po
populli dhe votuesi ku mbeti në këto momente te mbijetesës për jetë a vdekje.
Ata janë të ngujuar nëpër shtëpi dhe bëjnë luftën e sigurimit të nevojave
elementare të jetës në rast të zgjatjes së kësaj epidemie.Ajo që me shqetëson
më së shumti nuk është çështja, qe po
rrëxohet një Qeveri apo një Kryeministër por është fakti se po rrëxohet në
momentin kur është më se e nevojshme t´iu shërben qytetareve të Kosovës.
Njohësit
e çështjeve politike e dinë shumë mirë se një Qeveri në dorëheqje në krahasim
me një Qeveri normale shumë gjera i ka të kufizuara dhe nuk mundet që të merr
masa për shpërndarjen e mjeteve materiale për shkak të kufizimit të shumë
çështjeve.
Meqenëse
tani 46 deputet të Parlamentit të Kosovës kanë dërguar nënshkrime për mbajtjen
e seancës së jashtzakonshme për mocionin e Qeverisë, në aspektin ligjor janë
edhe pesë ditë kohë që të gjejnë
mundësinë që së paku këto ditë të ulen natë e ditë dhe ta gjejnë një zgjidhje
alternative që së paku mos të rrexohet Qeveria në kohë kolere,sepse do të jetë
një rast i vëtem në botë që një qeveri rrëxohet në kohë epidemie, pa e menduar
fare veshtirësitë që do të sjellë kjo për qytetarin e Kosovës.Përgjegjësinë më
të madhe në këtë rast e mbajnë dy liderët e dy partive në koalicion Albin Kurti
i VV dhe Isa Mustafa i LDK-së.
Këta
nuk duhet të komunikojnë në distanca përmes Facebokut dhe mjeteve të informimit
por duhet të ulën së bashku,në një distancë prej dy metrash që ta kalojnë këtë krizë institucionale duke lënë me një
anë interesat partiake. Edhe militantët e të dyja partive në këto momente të
vështira të Kosovës duhet të jenë sa më të butë në komentët dhe shkrimet e tyre
dhe jo të fusin gaca në barotë.E për fund i bëj thirrje elitës politike në
Kosovë se duhet ti ruhemi helmit të gjarprit.
Duhet
ti ruhemi këtij helmi se si duket ishte gjarpëri dhe lakuriqi që na sollën këtë
epidemi.Unë besoj se ka koka të mënçura në dy partitë që do të ulën gjatë
këtyre ditëve ta gjëjnë zgjidhjen.Zgjidhja është tash e gatshme se njëri kusht
i Isa Mustafes u plotësu sa i përket tarifës ose do të plotësohet deri më, 1
prill kurse për kushtin e dytë duhet të gjindet një zgjidhje qoftë edhe
afatshkurtër.Partitë duhet ta dinë se nuk ecët përpara pa lëshuar pe në shumë
çështje qoftë në aspektin e programit partiak, qoftë në atë njerëzor kur ke të
bësh me qeversjen dhe udhëheqjen e një populli që e vazhdon jetën me një mijë e
një veshtirësi.Tek ne shqiptarët është i njohur fakti se ne kohë lufte dhe në
kohë epidemie shpeshherë ne shqiptarët gjatë historisë kemi ditur ti ulim armët
me njëri- tjetrin, dhe ti ngrijmë edhe gjakmarrjet për të kaluar situatat dhe
krizat e ndryshme që kemi përjetuar gjatë historisë.Nëse është vullneti i
dyanshëm atëherë mund të kalohet shumë lehtë dhe kjo duhet kaluar nga dy
liderët që të ulën me njëri-tjetrin dhe me kthjelltësinë e mendjës së ftoftë pa
ndëgjuar asnjë militantë partiakë të tyre ta kalojnë këtë gjendje, të vështirë
dhe së bashku të punojnë që të kalohet epidemia qe e ka kapluar botën.Ka kohë
të mjaftushme, për politikë dhe makiavellizëm politikë, në të ardhmen.