Kerko: a
Sevdail Hyseni: Akademia “Stoa” në rrugën e afirmimit të jetës kulturore në Luginë të Preshevës
E enjte, 06.02.2020, 09:44 PM
Akademia “Stoa” në
rrugën e afirmimit të jetës kulturore në Luginë të Preshevës
Nga
Sevdail Hyseni
Në
rajonin e Luginës së Preshevës, me vite të tëra vepron Akademia “Stoa”, një
shoqatë kulture dhe edukative, e drejtuar nga prof. Bejzad Avdiu dhe talentet e
reja të saj.
Deri
tani Akademia “Stoa”, ka realizuar 19 emisione speciale me personalitete të shquara shqiptare në
Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.
Qëllimi
dhe misioni i Akademisë “Stoa”, është
organizimi i kurseve me të rinjtë e talentuar, të Luginës së Preshevës, në
fushën e filozofisë, letërsisë e të gazetarisë. Talentet e Akademisë,
zhvillojnë intervista me personalitetet e shquara të jetës sonë arsimore e
kulturore.
Akademinë
“Stoa”, e përbëjnë, kryesisht, talentet e reja, nga Bujanoci, kuptohet më të
zotët, më të talentuarit, më të informuarit në fushën e artit e të oratorisë.
Këta të rinj janë shtegtarë të nxënies së dijes dhe përhapjes së saj jo vetëm
në Luginë të Preshevës, por në të gjitha hapësirat e etnikumit shqiptar.
Emision
e parë Akademia “Stoa” e ka realizuar me të ndjerin Gani Xhafolli, princin e
letërsisë për fëmijë në Kosovë, për të vazhduar me poetë, shkrimtarë e
gjuhëtarë, disa prej të cilëve tani më, nuk janë në mesin e të gjallëve si: Idriz Ajeti, Dritëro
Agolli, Mark Krasniqi, Ramiz Kelmendi, Adem Demaçi, Qerim Ujkani, Nazmi
Rrahmani, Mehmet Rukiqi, Flora Brovina, Sali Bashota, Sabile Keçmezi Basha,
Xhevahir Spahiu, Ylljet Aliçkaj, Sabri Novosella Maxhuni, Bardhyl Londo, Besnik
Mustafaj, Shefqet Dibrani, Rabije Bytyqi etj.
Akademia
“Stoa”, me shtegtarët e rinj, do të vazhdoj edhe në të ardhmen të organizojë
emisione kulturore, arsimore e edukative me personalitete të njohura të
kulturës sonë shpirtërore e materiale.
Vlen
të ceket se në korrik të këtij vit, Akademinë “Stoa”, mbush 12 vjet aktivitete
kulturore, duke i shënuar përvjetorët e saj të evenimenteve kulturore, me një
varg veprimtarish shoqërore dhe kombëtare.