Kerko: a
Bajram Canameti: Të falem o Mat
E diele, 27.10.2019, 11:43 AM
TË FALEM O MAT …
POEZI
NGA BAJRAM CANAMETI
Mati,
arkiv historie,
Shtrat
mbretërish ilirë,
Çerdhe
kuvendesh ilire.
Rrethuar
me male kunorë,
Skuqur
, larë, me gjakun e Arbrit,
Gen
i Albanëve hyjnorë.
Sa
ka Mati për të thënë
Që
nga emri hijerëndë,
Duhet
ta kuptosh këtë mbret të rëndë.
A
është engjëlli i Shën Matës që fluturon
Apo
Emathia e Ilirisë që ndriçon?
Malet
e tua, Mat, prekin qiellin
I
moçëm linde ti me diellin.
Dri
mëDri, shtrirë në shekuj
Bërthamë
rrezatuese sot ke mbetur.
Palcë
e kombit , bekuar prej Zotit
Vatër
e shenjtë, derë e Kastriotit.
Shkëndijë
e parë e gjuhës shqipe,
Në
gjoks malesh rreze drite.
Për
liri e shtet kombëtar
Vend
baroti, qëndrestar.
Në
Gur të Bardhë e Stelush
Në
Komsi e Laç-Bruç,
Në
bajrak të Rraxës e në Gurrë,
Që
nga Xibri gjer në Lurë.
Rremull,
Prell eDukagjin,
Në
Macukull plot shkëlqim.
Gjoçaj
, Derjan e Kurdari
Burgajet,
Lis e Shlli,
Kalatë
e tua burojnë dritë
Nga
Sanxhaku në Selitë.
Plot
thinja historie për liri,
Shtegtove
ballëndritur në histori.
Se
linde Budin mjekërbardhë,
Dhe
në kodër të Burgajetit
U
përkund djep i mbretit.
Mat
i shenjtë, vatër e Skënderbeut
O
panteon i Atdheut,
Arkiv
i gjallë historie,
Kristal me gjuhë perëndie.
DHEMBJE
Vullkan
shpërthyes është dhembja,
Valë
e saj trupin mbërthen,
Mbi
llavën e saj të etur
Vallzon
shpirti e zemra;
Si
flutur në shkretërtirë
Lules
t`i vëjë emër…
Qiellin
shpon , malin thërmon,
E
moçme sa bota,
Nana
e ngushëllimit,
Cak
i fundmë i trishtimit.
VETMIA
Erë
ndezën malet
E
thellë sa deti dhe oqanet,
Sëmundje
ngjitëse kjo e ndërkryer
Zemrat
e prindërve ka mbërthyer…
Pleqtë
si lisat , me sytë me lot,
Ecin
, kërrusur mbi shkop,
Lotët
fshijnë e fërkojnë sytë
Pyesin
të tromaksur:
Ku
janëfëmijët?!….
Bijtë
e shqipes si zogj shtegtarë,
Krahthyer,
shpirtplagosur,
Në
metrotë e botës mbarë,
Ikin,
dhe, kjo ikje s`ka të sosur…
E
mëngjesi lind diellin e trishtuar
Në
kullat e Arbrit rrëzuar.
Në
prag të tyre jetë e mjerë
Me
njerëz -hije,
Nga
dy pleq gjen nëderë
Mbërthyer
në darë mërzie…
Dhe
u mbesin sytë nga udha,
Mëngjeseve,
në mbrëmje…
Flutura
të zeza nëpër rrudha
U
bën hije kjo dhembje…
RREMULLI
Remull,
Je
më i bardhi emër.
Shqiponjë
në fluturim
Ngrihesh ti, fshati im.
Në
mjajën e Pllumbit të ndrit koka,
Të
dy krahët, kurorë-kodra,
Nga
Uraka nëDukagjin,
E
hedh hapin dhe e shtrin…
Bukuri
këput nga qielli
Shkëndijë,
rrreze dielli,
O
tokë që linde mbretër,
Vizionarë
e zemërhekur.
Një
gjerdan me dëshmorë
Të
shkëlqen në kraharor…
Ballëndritur
mot pas moti
Qëndrestar
krah Kastrioti…
Huta
në dorë ta rriti shtatin,
Flamur
nderi për Matin.
Kreshnik
në luftë për liri,
Në
Plavë , Hot e Guci.
Në
Ulqin e gjer në Vlorë,
Gjerdanngjeshur
si kurorë.
Në
luftë të Gjallishit, mbi osmanlli,
NëShkallë
të Deshëve mbi shkja të zi.
Djemtë
e tu rrufe në stuhi,
Metorë
nëpër Shqipëri…
Rremull,
i lashti Rremull,
Tëshkëlqeftë
e bardha zemër….
MAL QËNDRESE
Ramush Haradinajt
Fis
i thinjur Dardanie,
Nëpër mote kryelartë,
Kalorës
drite, zjarr lirie,
Përballë
me çdo shtrëngatë.
Vëllezërit
e tu ëndrra lirie,
Shkuan
në prehrin ePerëndisë,
Për
Kosovë, tokë begatie,
Dhe
për nder të shqiptarisë.
Për
Kosovën je flamur,
Sa
të ketë diell e hanë,
Nuk lëshon as tokë, as gur,
Do
të jenë aty ku janë.
Mal
qës`tundet nga tërmeti,
Ti
frymëzues i shqiptarisë,
Se
nuk shkilet amaneti
I
dëshmorëve të lirisë….