Kerko: a
Shefqet Dibrani: Pragmatizmi e shpëton Kosovën
E shtune, 19.10.2019, 02:43 PM
Letër ambasadorëve (14)
PRAGMATIZMI E SHPËTON
KOSOVËN
Problemet e brendshme në
Kosovës janë të zgjidhshme, vetëm se duhet vullneti i Amerikës dhe aleatëve të
saj nga vendet e BE-së!
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Të nderuar
Ambasadorë, Kosova ka nevojë për reforma të cilat duhet shoqëruar edhe me
programe të aplikueshme të cilat do të duhej t’i menaxhonte një ekip a komision
në të cilin do të ishte mirë sikur në të të ishin edhe ndërkombëtaret, pasi
akuzat për krim dhe kriminalitet ekonomik dhe politik zakonisht po bëhen nga
ndërkombëtarët kundër strukturave shtetërore me të cilët ne ju shohim duke u
takuar dhe vazhdimisht po fotografoheni me të tillë, gjë që duket se kemi të
bëjmë me standarde që pjellin paradokse në Kosovë.
Janë mjaftë të
papranueshme akuzat se në Kosovë janë ngjizur krimi dhe politike, kurse në anën
tjetër nuk bëhet gjë, nuk thuhet gjë dhe nuk ndërmerret gjë. Kur thuhet d.m.th.
dihet, por mbetet enigmatike pse nuk veprohet, kur këta politikan të
kriminalizuara as “cic” e as “mic”, nuk guxojnë të bëjnë nga Amerika dhe as nga
zyrtarët e BE-së, andaj nëse udhëheqja politike e shtetërore qenka ngjizur me
bandat e krimit, atëherë pse nuk veprohet, por sajojmë propagandë të
neveritshme.
Të gjitha sistemeve
të hetimit dhe të drejtësisë në botën demokratike iu humbin kohë deri sa të
zbulojnë se kush e bënë krimin dhe me të ditur, prokurori i shtetit, i
republikës, i komunës, por edhe i qytetit pa asnjë diskutim do t’i kishte
prangosur. Në Kosovë ndodh e kundërta, në Kosovën që deri dje sistemin e
drejtësisë e kanë udhëhequr ndërkombëtaret nuk veprohet kështu, ata lihen të
qetë ndërsa akuzat pse nuk po prangosen vazhdojnë tash e njëzet vjet. Dua te
them se edhe pse dihet dhe është ditur, asnjëherë nuk është vepruar. Janë
krijuar spektakle mediatike me kamera të porositura, askush nga këto grupe s’ka
reaguar dhe asnjëherë nuk ka pasur përplasje në mes grupeve kriminale dhe
forcave policore dhe të sigurisë. I gjithë spektakli dhe akuzat e vazhdueshme
duket se po bëhen vetëm sa për të krijuar imazhe negative për një organizimi
kriminal të cilin nuk mund ta bëjnë zapt as BE-ja por as KFOR-i Amerikan në Kosovë.
Ky spektakël më shumë duket se ka për qëllim të bëjë balancime në mes të
viktimës dhe kriminelit. Ne jemi dëshmitar okular se as Gjykata Speciale nuk po
has në vështirësi për t’i marrë dhe prangosur, prandaj të gjitha akuzat në
drejtim të Kosovës bien poshtë si sajesa të qëllimshme. Dhe vërtetë nëse ka
vullnet për ta reformuar sistemin politik dhe administratën shtetërore, duhet
dikush të flas pa dorëza, e kundër dikujt duhet zgjatur gishtin, kurse
politikanët e kriminalizuara të shkarkohen nga të gjitha vendet udhëheqëse,
t’iu bllokohen llogaritë rrjedhëse dhe t’iu konfiskohet pasuria, madje duhet
për t’ua pamundësuar udhëtimet jashtë shtetit.
Të nderuar Ambasadorë
dhe drejtues të Misioneve Diplomatike në Kosovë, posaçërisht po iu drejtohem
atyre sektorëve që i përcjellin zhvillimet politike dhe të sigurisë, dhe atyre të drejtësisë, duhet me ua publikuar emrat e personave të
kriminalizuara dhe në asnjë mënyrë të mbani takime e të fotografoheni, sepse
kjo mënyrë po krijon paqartësi tek secili qytetar për ti dalluar se cilët janë
kriminelët.
Nuk duhet për të
hezituar për ta bërë publike listën për zyrtarët politike që janë të involvuar
në krim dhe kriminalitet, pastaj edhe ata që kanë keqpërdorur paranë publike,
udhëheqësit politik e shtetëror që kanë dështuar, intelektualët që janë pajisur
me grada akademike në mënyrë të pamerituar dhe sidomos t’ua pamundësoni
avancimin politik të të gjithë kandidatëve për deputet të cilët nga rruga janë
futur në mënyrë klandestine në listat zgjedhore, sepse kjo kategori është
parazit i shoqërisë, ata kanë përftuar në situata krizash, dhe do ta
paralizojnë udhëheqjen e shtetit sipas dëshirës së klaneve të interesit që i
kanë futur në lista.
Të nderuar
Ambasadorë, kjo listë nuk ka nevojë të zgjatet në pakufi, se do të mjaftonin
disa qindra për t’i disiplinuar disa mijëra të tjerë. Të formohen komisione
verifikimi dhe ai Vetting duhet të shtrihet kudo nëpër organizata
joqeveritare dhe parti politike, e pastaj kudo në ndërmarrje publike, në
aparatin e sigurisë shtetërore, në sistemin e drejtësie e deri në parlament dhe
nëpër ministri, madje duke prekur kabinetin presidencial dhe vet presidentin e
shtetit. Kjo metodë është e thjesht, e aplikueshme dhe materialisht jo shumë e
kushtueshme.
Pastaj pse të mos iu
bllokohen llogarit bankare, pse të mos iu bllokohen aksionet nëpër kompani, e
nëpër skema të tjera kriminale, pse të mos iu konfiskohet pasuria e fituar në
mënyrë klandestine të gjithë zyrtarëve politik dhe familjarëve të tyre? Mjafton
t’iu bëhet 500 politikanëve, diku 5.000 bizneseve, për të disiplinuar edhe
50.000 zyrtar të tjerë, sepse Kosova nuk i ka 500 mijë të punësuar për ti
disiplinuar 500 milion banorët e saj.
Edhe ashtu BE-ja e ka
futur në karantinë tërë Kosovën duke mos lejuar që qytetarët e këtij vendi të
lëvizin lirshëm dhe më duket se nuk është bërë nami, përveçse Evropa po
dëshmohet se nuk ka qasje të njëjtë për të gjithë evropianët e saj. Tamam
kosovarët po trajtohen si zezakët e Evropës. E pavarësisht kësaj njolle dhe
kësaj akuze të rëndë, askush në Evropë nuk merakoset, kurse Kosova dhe
qytetarët e saj edhe kështu të izoluar po gjallërojnë. Tash kur jemi këtu
shtrohet një pyetje publike se çfarë do të kishte ndodhur për Bashkimin
Evropian dhe për Amerikën sikur t’ua ndalonte hyrjen në Evropë dhe në Amerikë 500
udhëheqësve shtetëror, 5.000 udhëheqësve të krimit ekonomik, dhe diku nja
50.000 tinejxherëve të këtij krimi. Pra sikur BE-ja dhe Amerika tua
pamundësonin lëvizjet dhe ti arrestonin, duke ua konfiskuar asetet dhe pasurinë
nja 50 mijë dallaveraxhinjëve, çështja e Kosovës ishte zgjidhur, dhe ky vend do
të kishte përparuar.
Të nderuar
Ambasadorë, çështja e Kosovës është shumë e thjesht vetëm se duhet vullneti
juaj për të vepruar, për të krijuar një ekip për Vetting i cili qysh më
datën 07 tetor 2019, do t’i ftonte në
mbledhje kryetarët e partive fituese dhe aty qartë tu thuhej se askush me
barrën e krimit, korrupsionit, me barrën e pasurive të fituara në mënyrë të
paligjshme, të gjithë ata që kanë grada akademike të pamerituara dhe të gjithë
ata që janë ngritur në udhëheqje politike me dallavere, nuk mund të emërohen në
poste udhëheqëse.
Pastaj, ju do të
bindeni se kjo gjë është e thjesht dhe lehtë e aplikueshme, vetëm se duhet
vullneti i juaj për t’i zgjedhur problemet e ngatërruara, natyrisht jo krejt pa
fajin tuaj dhe të misioneve të shumta që janë futur në Kosovë.
Kjo që po themi është
një falënderim i madh për gjithë ndihmën që ia keni dhënë popullit të Kosovës
për tu çliruar nga Serbia, por nuk duhet tashti të ngulfatët liria përmes
këtyre veprimeve të cilat nuk aplikohen në vendet tuaja. Pra askund në Evropë
dhe as në Amerikë nuk ndodhin paradokse kaq të shumta, se sa në një Kosovë
shumë të vogël e cila disiplinohet kollaj.
Krijoni një Vetting,
dhe qysh më datën 07 tetor 2019, duhet me vepruar. E nëse as tashti nuk jeni të
gatshëm për t’ua thënë grupeve kriminale mjaftë më, atëherë përgjegjësia sa
është tek kosovaret po aq bie dhe rëndon edhe mbi trupin diplomatik në Kosovë.
Vërtetë kriminelet që ju i akuzoni se janë involvuar në politike duhet diferencuar
dhe akuza paushallë për tërë popullin e Kosovës nuk duhet me u dhënë, andaj
është mëkat për ta ndëshkuar një popull për grupe kriminale të cilat mundeni ju
dhe mundet edhe drejtësia kosovare me i disiplinuar.
Paradokse e shumta që
ndodhin në Kosovë, janë të pa shpjegueshme sidomos kur qytetari i sheh për çdo
ditë se si mafia politike po takohet dhe fotografohet me zyrtar ndërkombëtar, i
sheh duke udhëtuar kudo dhe bëjnë jetë tepër të shtrenjtë. Populli nuk mundet
me i diferencuar, madje secili intelektual që do t’i diferencojë, mediat janë
ato qe bëjnë avokatin e tyre. Çfarë mundet të bëjë qytetari i rëndomtë, kur
sheh se një kriminel se bënë çfarë të dojë, takohet me cilindo diplomat,
fotografohet me ta, kurse në anën tjetër Ambasadat dhe Zyrtaret diplomatik po
hezitojnë për ti takuar intelektualët të cilët zëshëm shkruajnë dhe gjykojnë
drejt realitetin në Kosovë. Ky konstatim mund të bëhet grotesk kur të kuptojnë
qytetarët se intelektualët shqiptarë iu kanë shkruar letra, madje edhe ata
intelektual shqiptarë të cilët më shumë se një çerekshekulli jetojnë jashtë
Kosovës nëpër vendet e Bashkimit Evropian ose në SHBA. Çuditërisht Ambasadat,
Ambasadorët dhe Misionet tjera Diplomatike në Kosovës, as atyre nuk iu besojnë,
përkundrazi hezitojnë për tu takuar, nuk kanë kohë për ta dëgjuar as mendimin e
tyre Evro-Amerikan dhe nuk i marrin parasysh vërejtjet e tyre.
Jam shumë i sigurt se
nëse bëhet një hulumtim i kësaj natyre do të gjejmë shembuj konkret të këtyre
përpjekjeve, të cilat i kanë bërë Shqiptarët Etnik të emigruar në Evropën
Perëndimore ose në Amerikë, në anën tjetër heshtja e varrit i ka mbuluar
thirrjet e tyre.
Analiza e këtyre
devijimeve në qasjen e problemeve, nuk duhet të jetë sipërfaqësore, aq më tepër
e shtyrë nga inatet ose nga emocionet e çastit, por le të bëhet më e thellë për
të parë përpjekjet e kësaj Elite Intelektuale, e cila mundet me ndikuar
pozitivisht në udhëheqjen shtetërore e politike në Kosovë. Elita intelektuale,
është shpërfillur dhe përbuzur nga të gjithë, sidomos ajo elitë intelektuale e
cila është jashtë rrethit të klientelës së tyre. Ky refuzim e ky injorim janë
ngjizur në udhëheqjen politike në Kosovë, pa përjashtuar as trupin diplomatik
të akredituar në Kosovë. E kjo ka të bëjë direkt me falsifikimin e biografive
të të gjithë atyre personave që i konsiderojnë rival serioz. Grotesku i gjithë
përpjekjes për të dal nga amullia do të ndodhë atëherë kur të vërtetohet se
ndonjëri sysh përveç shkrimeve publike nuk ka bërë mëkate të tjera për t’iu
detyruar të refuzoni takimet me ta.
Ne, e kuptojmë se
populli duhet t’i zgjedh përfaqësuesit e vet në mënyrë të pavarur, por vendi im
i ngjason një pacienti të sëmur, madje nuk ka aspak lidhje nëse ky pacient
është vet mjeku, edhe ai ka nevojë për kujdesin e një ekipi dhe një
institucioni shëndetësor që kujdeset për pacientët, siç thamë, s’ka lidhje nëse
ai pacient është vet mjeku, edhe atij i duhet përkujdesja e një ekipi dhe një
institucioni, prandaj Kosova, kërkon nga ju dhe institucioni shtetëror i venit
tuaj, ta ndihmoj për të ndarë kriminelin me qytetarin e ndershëm. Në anën tjetër, nëse ekipi dhe institucioni
që do të merrej me ekzaminimin e sëmundjes është i pafuqishëm për shkak të
mungesës së personelit profesionist, pacientët po dërgohen në klinikat e vendit
tuaj. Pra, Kosova është në gjendje të tillë, asaj i duhet ndihma e ekspertëve
tuaj e atyre që kastën politike kaq të kriminalizuara do ta shtrëngojë e
kontrolloj, ashtu siç izolohen të sëmurit me virusin e sidës, ju duhet me emër
e mbiemër grupet e tilla mafioze ti izoloni, t’ua konfiskoni pasurit e fituara
në mënyrë të paligjshme, t’ua bllokoni llogarite bankare, t’ua ndaloni
udhëheqjen politike e shtetërore atyre që kanë fituar grada akademike në mënyrë
të pamerituar dhe nuk duhet të lejohen në poste udhëheqëse ata që janë avancuar
si kleintelë nëpër partitë politike, bashkë me atë kategorinë që nga rruga janë
futur si klientelë për t’ua ruajtur e mbrojtur interesat grupeve të
kriminalizuara.
Të nderuar Ambasador
dhe Misione Diplomatike në Kosovë, krijoni një Vetting të përbashkët të
cilin duhet ta nënshkruajnë ambasadorët e vendeve mike, ambasadoret e Vendeve
të Quintit dhe përfaqësuesit e SHBA-së, dhe qysh me 07 tetor 2019, kur të dihen
partitë fituese, i mblidhni të gjithë dhe çartë ua thoni emrat e atyre që nuk
mund ta udhëheqin Kosovën. Pastaj ai ekip nën sloganin “Tradita Vazhdo”,
t’iu tregojë se të gjithë ata të tjerët që bien në kundërshtim me këto vlera të
cilat i kërkon demokracia e konsoliduar në vendet tuaja nuk munden me udhëhequr
shtetin dhe se do të përballën me drejtësinë.
Pra të nderuar
Ambasadorë dhe Misione Diplomatike në Kosovë, topi është në duart tuaja, radha
për të vepruar është e juaja, këtë e dëshiron Kosova dhe populli i saj, këtë e
presim edhe ne!...
Vijon...
St. Gallen, 29 shtator 2019.
*Sh. Dibrani, është
autor i 25 librave të cilët kryesisht i trajtojnë zhvillimet politike në
Kosovë. Ai prej më shumë se tre dekadash jeton dhe vepron në Zvicër.