Mendime
Adil Fetahu: T'ia ndërrojmë emrin Kosovës, në Dardani
E premte, 18.10.2019, 08:53 PM
T’IA NDËRROJMË EMRIN KOSOVËS, NË DARDANI
Shkruan
Adil FETAHU
Në këtë botë nuk ka asgjë
statike, e dhënë njëherë e përgjithmonë e pa ndryshueshme. As shtetet nuk janë
kategori statike nga aspekti historik,
gjeografik, politik. Edhe ato lindin, si organizma shoqërore-politike, zhvillohen, rriten (shpeshherë edhe
zvogëlohen), zhduken. As emrat e shteteve, qofshin ata të karakterit historik,
etnik, gjeografik, politik apo të ndonjë karakteri tjetër, nuk janë të pa
ndryshueshëm. Shkaqet, motivet dhe arsyet e ndërrimit të emrave të shteteve
janë të karaktereve të ndryshme; për të shprehur identitetin kombëtar,
politik apo historik, pa marrë parasysh
prefiksin apo sufiksin me të cilin shprehin rregullimin shtetëror (republikë, monarki,
federatë, konfederatë…).
Ndërrimi i emrave të
shteteve nuk është diçka e re, as e
rrallë. Ato gjatë historisë së ekzistimit të tyre mund të kenë ndërruar emrat
jo një herë, por edhe disa herë. Dhe pa shkua më larg, në kohë as në hapësirë,
këtu në fqinjësi tonë dhe sivjet (janar 2019), shteti i Maqedonisë, nga
presioni i shtetit të Greqisë u detyrua ta ndërrojë emrin e vet, nga Ish
Republika Jugosllave e Maqedonisë, në “Republika e Maqedonisë Veriore”. Si
shtet i ri, i formuar pas Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të Federatës së
Jugosllavisë, quhej Republika Socialiste e Maqedonisë. Kur u shkërmoç
Jugosllavia nga luftërat agresive të
Serbisë, Maqedonia u pavarësua (pa luftë) dhe mori emrin “Ish-Republika
Jugosllave e Maqedonisë”, dhe sivjet u detyrua ta ndërrojë edhe këtë emër,
sipas diktatit të Greqisë.
Ka në botë me dhjetra e
dhjetra shtete tjera të cilat i kanë
ndërruar emrat e tyre. Vitin e kaluar (prill 2018), Monarkia Svazilend (në
Afrikë) e ndërroi emrin në “Mbretëria e Svatini”, me arsyetimin se emri “E Svatini”
ishte emri i vjetër i atij shteti. Është e gjatë lista e emrave të shteteve të
cilat i kanë ndërruar emrat e vet në shekullin e kaluar apo këtë shekull. Dhe
përsëri të nisemi nga fqinjësia jonë. Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e
themeluar pas Luftës së Parë Botërore, në vitin 1929 e kishte ndërruar emrin në: Mbretëria e
Jugosllavisë. Pas Luftës së Dytë Botërore (1945) e ndërroi emrin në “Republika Demokratike e Jugosllavisë”. Po
atë vit, përsëri e ndërroi emrin në Republika Federative Popullore e
Jugosllavisë, ndërsa spas Kushtetutës së vitit 1963, mori emrin: Republika
Socialiste Federative e Jugosllavisë. Pas shkatërrimit të përgjakshëm të
asaj Jugosllavie, dy republikat që mbetën bashkë, Serbia dhe Mali Zi, morën
emrin Republika Federale e Jugosllavisë, me pretendim për ta trashëguar
Federatën paraprake. Në vitin 2003, përsëri e ndërruan emrin në Bashkësia e
Shteteve Serbi e Mali Zi, dhe këtë emër e mbajtën deri në vitin 2006, kur
Mali Zi, me referendum popullor u nda prej asaj Bashkësie.
Ja edhe disa shembuj tjerë të
ndërrimit të emrave të shteteve, qoftë për shkak të çlirimit nga kolonializmi,
apo për shkaqe tjera. Shteti afrikan i
Kongos, disa herë e ka ndërruar emrin e vet:
“Shteti i Lirë Kongo” (edhepse ishte koloni e Belgjikës deri në vitin
1908), pastaj u quajt Kongo e Belgjikës, më vonë Kongo-Leopoldvil;
Republika e Kongos; mandej Republika
e Zairit, dhe së fundi Republika Demokratike e Kongos. Pakistani Lindor u bë Bangladesh;
Cejloni u bë Sri Lankë; pjesa lindore e Indisë (koloni holandeze) u bë Indonezi,
ndërsa Rodezia – Zimbabve. Mbretëria e Kamboxhës, njëherë quhej Republika
e Kmerëve, pastaj Kampuçia dhe prej vitit 1991 quhet Kamboxha.
Xhibuti i sotëm dikur quhej Somalilendi Françez, pastaj Territori
Afar dhe Isasa. Kiribati para vitit 1979 quhej Ishujt Gjilbert;
Timori Portugez mori emrin Timori Lindor, pastaj Timor-Leste
(2002). Afrika Jugore e Gjermanisë mori emrin Afrika Juperëndimore,
ndërsa prej vitit 1990 quhet Namibia. Volta e Epërme, prej vitit 1984 mori emrin Burkina Faso.
Burma e dikurshme, pas huntës ushtarake (1989), mori emrin Mjanmar; Dahomeji në vitin 1975 e ndërroi emrin në
Benini,…etj.etj. Qeveria e Holandës këto ditë (14 tetor 2019) ka vendosur
zyrtarisht ta ndërrojë emrin nga Holanda – në Netherland.
Përse
Kosova të merr emrin Dardania
Shumica e shteteve të
çliruara nga kolonializmi e kanë ndërruar emrin e vet të mëparshëm, duke marrë
emër të ri, nga historia e vet e mëhershme apo ndonjë emër tjetër që e kanë
konsideruar të përshtatshëm. Pas çdo lufte çlirimtare nga kolonializmi apo nga okupimi, bëhën
ndryshme të mëdha politike, ekonomike, sociale, etnografike, kulturo-historike
të vendit dhe popullit të caktuar. Ndër të tjera, bëhet edhe ndërrimi i emrit
të shtetit, të qyteteve, rrugëve, shesheve, maleve, lumenjëve, duke ia përshtatur
historisë, gjuhës dhe kulturës së vet. Kosova që me luftë çlirimtare u çlirua
nga kolonializmi shekullor serb, ka arsye të fortë ta ndërrojë emrin dhe pa
hamendje të përcaktohet për të marrë emrin e vet historik DARDANIA.
Nuk ka ndonjë shpjegim të
qëndrueshëm dhe të bindshëm për kohën dhe prejardhjen e emërtimit Kosovë.
Historianë, etimologë e gjuhëtarë shqiptarë janë përpjekur të argumentojnë në
baza linguistike se emri Kosovë ka prejardhje ilire. Por kjo tezë nuk është
shumë e bindshme. Ndërkaq, pala serbe, gjithnjë e prirur të përvetësojë çdogjë
të huej rreth vetes, emërtimin Kosovë e shpjegon se ka lidhje dhe prejardhje
sllave. As kjo tezë nuk është e bindshme, sado që në vendet sllave ka edhe afo
njëzet vende me këtë emër (Kosovë),në trajta të ndryshme. Aq më tepër që
historianë, etnologë, kishtarë e linguist serbë, disa herë janë përpjekur ta
ndërrojnë edhe këtë emërtim Kosovës tone, duke e quajtur herë “Stara Serbia”
(Serbia e Vjetër; kështu e kanë quajtur Kosovën prej vitit 1920 deri më 1941), herë
“Juzhna Srbija” (Serbia e Jugut); në të dy rastet duke e përfshirë edhe
Maqedoninë, si dhe emërtimin “Kosovo i Metohija” (Kosova dhe
Metohia/Dukagjini), të cilin edhe tash, për inat të shqiptarëve, në një fjali e
përsërisin disa herë! Po, çështjen e prejardhjes së emërtimit Kosovë t’ua lëmë
ta hulumtojnë dhe ta zgjidhin historianët, etnologët, gjuhëtarët dhe ekspertë
tjerë të fushave përkatëse. T’i kthehmi pyetjes, përse t’ia ndërrojmë emrin
Kosovës në DARDANIA?
Së pari, siç u cek më sipër,
nuk është ndriçuar bindshëm prejardhja as domethënia e emrit Kosovë. Konstruksioni sllav (serb) “Kosovo i
Metohija” është absolutisht i papranueshëm për
popullsinë shumicë autoktone (shqiptare), të fisit ilir, prej
antikitetit të kësaj treve, të Dardanëve. Dardania ishte emërtimi i kësaj
treve, që zënte pjesën qëndrore të Siujdhesës Ballkanike, në një hapësirë shumë më të gjërë, ndërsa
territori i Kosovës së sotme ishte mu qendra e Dardanisë. Dardania ishte e
banuar nga fisi ilir i Dardanëve, që janë paradhës tanë, dhe ishte Mbretëri, kur serbët akoma flenin
në drunjë, si majmunat, apo nëpër shpella si shtazët e egra, atje në Karpatet e
tyre. Prandaj, emri Dardania nuk është
emër i ri dhe i panjohur.Janë të njohura edhe qytetet e sotme, si qendra
kryesore të Dardanisë me emra të atëhershëm, si: Ulpiana, Naissus, Theranda,
Vicicanum,Skopi dhe Damastion (te Liqeni i Ohrit). Përkundër faktit se
ishin të ekspozuar sulmeve të ndryshme, Dardanët ishin elementi etnik më
stabil, më i qëndrueshëm dhe më i veçant e konzervativ, duke ruajtur veçorinë e
tyre edhe nën sundimin romak, sepse ata ishin këtu me rrënjë, me trup e me degë
në një histori të gjatë, para kohës së Homerit Është emër i njohur
historikisht, gjeografikisht dhe politikisht disa shekuj para Krishtit. Nga
Dardania ishin pesë perandorë të Romës së Vjetër. Jo vetëm për historiografinë
tonë shqiptare është emërtimi më i pranueshëm, më argumentues, më simpatik, më melodik dhe më i pastër
iliro-shqiptar, por është edhe mjaft i
popullarizuar dhei pranueshëm për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Sepse, nuk besoj se asnjë shtet do të ketë
një emër kaq të lavdishëm e kaq të bukur se sa Dardania jonë. Madje ky do të ishte vetëm kthimi i emrit
burimor historik që ka pasur dikur kjo hapësirë. Ky emër shqiptohet lehtë edhe në gjuhë të
hueja.
Është fakt i ditur se
ndërrimi i emrit të shtetit është një sfidë e brendshme dhe e jashtme, shkakton
reagime, shpenzime, kohë, njohje,
ndërrim të emërtimit në të gjitha dokumenteve zyrtare, në emertimet dhe hartat brenda
dhe jasht vendit. Por, këto sfida nuk duhet të jenë shkak që të mos ia
ndërrojmë emrin Kosovës. Kur e kemi kaluar sfidën kryesore, të çlirimit nga
kolonializmi serb, kjo është sfidë pakrahasueshëm më e lehtë. Prandaj, të
fillojmë qysh tash me përgatitjet dhe hapat e parë. Së pari, të paktën
privatisht, secili prej nesh në vend se ta përdor emrin Kosovë, le ta ta
përdor, në të shkruar dhe në të folur emrin Dardani, që ta popullarizojmë këtë
emërtim sa më shumë dhe sa më hapur, që t’ia imponojmë politikës pranimin e këtij
emri, për t’ia vu shtetit, se do t’i rrijë hijshëm e do të tingllojë bukur.
Kohën, mënyrën dhe procedurën e ndërrimit të emrit nga Kosova, në Dardania, le
ta shqyrtojnë, përpunojnë dhe zbatojnë organet kompetente
profesionale-shkencore dhe shtetërore.
Unë vetëm po e inicoj, për
të parë se sa është kjo ide dhe ky propozim i pranueshëm në publik (po e
shpalli një “referendum privat, personal”).
Këtu më poshtë është harta e Mbretërisë së Dardanisë, nga
shekulli III deri në shekullin I, para Krishtit, dhe shihet se Kosova e sotme
ishte qendra e Dardanisë së dikurshme, por që ajo Mbretëri shtrihej edhe shumë
më gjërë, siç shihet jashtë kufijve të Kosovës së tashme.