Kerko: a
Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla asht i pavdekshëm
E merkure, 25.09.2019, 09:05 PM
Nga Fritz RADOVANI:
AT PJETER
MESHKALLA S.J. ASHT I PAVDEKSHEM
CILI
MUND TË KRAHASOHET ME TY N’ BURGJET E KAMPIT KOMUNIST?
Me
ndej ditë e natë tue lexue per Ty, nuk kam të ngime per shka i ke ba Ti
komunizmit.
Kush
mujti me ua thanë ata shka i ke shkrue e lanë në proceset e gjyqeve Tua, o At?…
Fjala
Yte o At, ishte mësim e brumosje guximi per të rinjë e pleq n’ ata burgje e
kampe!
Po,
sa vetë keni shpetue nga dëshprimi e vetvrasja nder ata kampe të mnershme o At?
Cili
mendonte si Ju: “Duhet me hy n’ burg, se Rinia po humbë jeten e shpresen
aty!”...
E
Ai “dikushi” ishi Ju, o At Pjetri, Guri i pathyeshem i Atdheut e i Fesë
Kastriotit!...
Burr’
i fjalës, Besnik i sejcilit Shqiptar e Bujar, edhe kur kafshata e bukës ishte
me gram.
Vetem
tue shikue Portretin Tuej o At, besohej historia e pashkrueme e Klerikve Tanë!
Besohej
vuejtja, besohej tortura, besohej masakra e tiranit, besohej dhuna, e mbi të
gjitha: Besohej shpresa e permbysjes diktaturës komuniste nga ata që ishin
rreth Teje:
“Ju
më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prapseprap do të
dal, sepse ju, shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hanger e, aty
asht fundi juej.
Feja
e Krishtit nuk mbaron kurr!”(Fjala fundit: Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë,
1998)
Dhe,
njëditë o At Mëshkalla, Ti me të vertetë dole nga burgu komunist në vitin 1977,
bash kur terroristët vazhdonin me hanger kokat e njenitjetrit e kur, po u
afrohej fundi...
At
Pjetër Mëshkalla S.J., asht lé në Shkodër me 25 shtator 1901 prej prindve Hil’e
Age Mëshkalla, familje bujare, mjaft e vorfën qytetare, që banonte në një
jerevijë në fund të rrugës së Daulles. Ka vdekë me 28 korrik 1988, në Shkoder,
ku edhe asht vorrosë.
Jeta
dhe vepra Yte o At, jo vetem ishte e pakrahasueshme, po ajo ishte edhe Heroike!
Rinia
Shqiptare pa dallim Feje, tek Ju shikonte Yllin e guximit, të shpresës dhe të
Lirisë!
Prof.
Arshi Pipa shkruente: “…Me At Mëshkallën kam pasë miqësi, tue çmue fort
karakterin e Tij, e të cilit i përshtatet si pak kujt binomi i Fishtës për
“Atme e Fé”. (1993)
Melbourne,
23 Shtator 2019.