E enjte, 31.10.2024, 11:26 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Kullave të djegura në Bërliq

E hene, 26.08.2019, 10:40 AM


KULLAVE TE DJEGURA NE BËRLIQ

Nga Neki Lulaj

U gjeta në mes flokëve të shprishura të mjegullës

Dhe flakës që kishte ikur bashkë me tymin e zi.

Të gjallë kishin ngelur vetëm muret e çativë me tjegull

Oxhaku kishte mbetur në këmbë sikur ndizej sërish

Kishte mbetur kulmi i plagosur në oborr

E magjja e gatimit kish mbetur vetëm  me dy këmbë

Sa ashpër me rrahi zemra mbi krahror

Mezi u pëmbajta sa  thellë ofshava  rëndë.

E sa shumë e mallkova pushtuesin e zi

Toka ime e vakët vallë a do më ketë dëgjuar?

Ku është foleja ime e parë që më dhe jatë në fëmijëri

Po Oda e burrave pa kollën e thatë  mes zjarrit të pashuar?

Kishte mbetur vatra pa  mysafirë e pa duhan kaçak

Se pleqnarët kishin ndërrruar vend nëpër sofra.

Për vendime të reja, për kulla me marrë hak

Frëngjitë dhe gurët dardanë të gdhendur nga dora.

Kishin nxjerrë katran nga hataja e mallkimi.

Sikur psherëtinin me gjoksin mbushur me piskama

Kulmet e mbyllura të bibliotekës i kish mbuluar hiri.

Dhe loti po bëhej si një mulli që bluan anembanë.

….

Do t’i kthehet gëzimi e hareja kullës sime

Aty do bëjmë dasma e gëzime të reja mes kurorës.

Do të shtohet fisi e do të bjerë tupani me gjëmime

Do vallzojmë persëri vallen majëkrahu  dora-dorës.

Gusht 2019

DESHIRË SHPIRTI

Postulatë në shpirtë e kam pasur

Qe ta vizitojë Nimfën motër

në oborrin e ABC-es

Portën e vjetër t`ja çeku lehtë Mësonjëtorës

Kjo dafinë frymë e dashurisë me mbajti gjallë

Si bungu qe mbanë zjarrin e kallur në oxhak

Kaliqafë ta marr udhën me mushkë këmbë a me kalë

Nëpër llohë vetëm ABC-ën shkronjat e gjalla me i parë

Mu lektis zemra si valë lumi

Kaliqafë doja te kaloja fshat e qytet

Shterngate e papritur me patkoj kuajsh me fanitet

Korça ime djep i kulturës se lashtë

Megjithëatë mu rinuan vitet mbi supe

Drenovën e Voskopojën me e vizitue e me u çmall

Edhe Bobashticën e Viktor Eftimiut

Uturim malli ne zemrën time pa ndalë..

Ne Voskopojë ndjjeja dorën e lehtë të David Selanicës

Qe rreshqitnin mbi Inografi e pikturave morale

Preka muret e kishës se Arbenicës

Ku Gjergji i jonë pat berë kurorë

Ky vendbanim kulturor mesjetar me beri për vete

Bujtinë e bashkëkombaseve te mi

Ti ruajm e mbrojmë si sytë këto murana

Bazoliken e Shën Kollit dhe Shën Nikollës

vepër e trashegimisë...

Gusht 2019



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora