Shtesë » Historia
Fahri Dahri: Dodona lartëson vetëm në Thesproti
E diele, 25.08.2019, 05:00 PM
HISTORIKISHT, GJEOGRAFIKISHT, FIZIKISHT- DODONA LARTESON VETEM NE THESPROTI
(Përgënjeshtrim
për vendndodhjen e DODONËS pellazgjike)
Nga
Fahri Dahri
Tek
Gazeta “Shqiptare” me 23.08.2018, ishte një shkrim mbi “Tomorrin Hyjnor”, po
thuaj shkrimi u shfaq përsëri me datë 11 gusht 2019 tek gazeta “Panorama”.
Fillimisht me që na jepet rasti, jam i nderuar t’ju uroj gjithë besimtarëve
Bektashjanë dhe sidomos pelegrinëve: “Kudo mbretëroftë paqja dhe dashuria tek
njerëzit, mbretëroftë shenjtëria e këtij tempulli të sotëm të Baba Abaz Aliut”.
Vjet shkrimi titullohej: “Reportazh/Tomorri hyjnor, mali Perëndi i të gjithëve,
që mblodhi 550 mijë pelegrinë. (Gazetës “Panorama”, dt Aug 24, 2018).
Arësyeja
e shkrimit që ndërmora, nuk lidhet me “Tomorrin hyjnor”, por me disa saktësime
të domosdoshme, të cilat ndofta nga mos njohja e zonave gjeografike,
artikullshkruesi ka devijuar nga e vërteta e vendndodhjes së Tempullit “Dodonë”,
e cila, siç thotë dhe autori: “Dodona është ndërtuar në një epokë shumë të
hershme, në epokën mitologjike”.
Dihen
dhe njihen mjeshtëritë e falsifikimeve historike, por për fat të keq, ose nga
mungesa e informacionit, ose nga dëshira për të hyjnizuar krahinat e vogla,
karshi vendit në tërësi, bien pre e gënjeshtrave edhe disa studiues që gabojnë
në vendndodhjen e tempujve të lashtësisë, duke sjellë çoroditje të vërtetave
historike në dëm të kombit tonë.
Të
gjithë studiuesit, historianët, gjeografët, shkruesit e ndryshëm, si efekt i
ndërhyrjeve në shtrëmbërimin e të vërtetave, bien pré e përcaktimeve të
ngjarjeve historike, apo emërtimeve të vjetra të toponimeve, të hapësirave
gjeografike, etj. duke i vlerësuar apo dhe mbivlerësuar me realitetet e sotme.
Nuk mohohen synimet keqbërëse në shkërmoqjen dhe shuarjen nga historia të
fiseve të shumta ilire (një popull indo-europian), fise të cilat rreth
shekullit të X p.e.s. e më përpara banonin në pjesën perëndimore të Gadishullit
Ilirik, sot Gadishullit të Ballkanit. Në zenithin e pushtetit të tyre, sipas
shumë dijetarëve të lashtë, kufijtë e Ilirisë nga veriu shtriheshin nga jugu i
lumit Danub, deri në jug të Detit Adriatik dhe në lindje deri në Malet e
Sharrit.
Fiset
Ilire më të përmendura ishin: Japodët, Liburnët, Dalmatët, Desidiatët,
Autarianët, Dorsejt, Ardianët, Pleratët, Dokleatët, Libeatët, Dardanët,
Penestët, Paionët, Albanët, Taulantët, Enkelejt, Dasaretët, të cilët
shtriheshin në jug të Gadishullit, deri në lumin Vjosë; ndërsa nga veriu shtriheshin
deri në lumin Danub. Fiset më në jug-perëndim të Gadishullit të Ballkanit ishin
Kaonët, Thesprotët, Mollosët, të cilët janë përfshirë në Iliri, rreth shekullit
II para Krishtit, si rjedhojë e shtrirjes së pushtetit Ilir. Është për tu
theksuar se në histori dijetarët, filozofët, dramaturgët, etj. cilësohen
gjithmonë me prapashtesën “grek” si: “historian grek”, “dramturg grek”,
“fillozof grek”, kur në të vërtetë disa prej tyre nuk janë të lindur në trojet
e sotme të shtetit Grek, si psh Herodoti (484-425), cilësohet “historian grek”,
por vendlindja e tij ka qenë Halicarnassus në Perandorinë Perse (Bodrumi i
sotem, Turqi), ose vendlindja e Aristotelit ka qenë Stagita e Thrakisë, etj. E
bëj këtë theksim për tu kuptuar se dihet që Greqia e lashtë shtrihej nga Azia e
Vogël, në Egje, në Afrikën e Veriut, në Ballkan, në jug të Italisë e deri në
brigjet Iberike, përbëhej nga shumë popuj, shumë gjuhë dhe me dijetarë nga të
gjithë ata popuj.
Sipas
Prof. Savash Veliu, me të cilin jam i të njëjtit mendim, prandaj dhe e citoj
në: “Si u krijua nga Fuqitë e Mëdha shteti fabrikat “Greqia””, botuar në
“Nacionalalbania on February 23, 2013”, lexohet: “Dihet se, Qytetërimi i lashte
grek, është mbase, një qytetërim i madh që ka ekzistuar pas disa qytetërimëve
më të mëdhaja lindore që shtriheshinë në shtretërit e lumenjve Eufrat dhe
Tigër, si Babilonia, Sebeja etj.
Kurse,
më e madhja ishte dhe është civilizimi i Egjiptit për të gjitha kohërat e
paaritshme për botën e civilizuar. Por, shkaku se ai civilizim i takon lindjes,
dmth i takon kufijve jashte Evropës, atëherë Evropianët vendosën ta
hiperbolizojnë Greqinë Antike dhe pasardhësen plagijat të saj, Romën Antike.
Civilizimi “Grek” nuk është grek, në kuptimin se nuk u përket vetëm grekëve. I
përket gjithë njerëzimit. Shkaku se, të gjithë dijetarët grek antik ishin të
frymëzuar nga Lindja e Mesme. Prej tyre i morrën mësimet bazike në shkencë,
mjekësi, astronomi, letërsi etj, duke i përkthyer librat e tyre dhe pastaj i
emëronin ata me emra greke, që më pastaj ata të quhen si sot-grekë”.
Sot
shteti Grek, i cili njeh si ditë nacionale të Greqisë, 25 marsin e vitit 1821,
nën bekimin e Fuqive të Mëdha pretendon se gjithshka e ish Greqisë së lashtë i
përket vetëm këtij shteti. Kështu të gjithë dijetarët e kohës së Greqisë së
lashtë, sot cilësohen si dijetarë grekë, kur shumë prej tyre ishin nga popuj
dhe territore jashtë atij të shtetit të sotëm Grek, siç u tha më lart për
Herodotin apo Aristotelin etj. Për kohën dhe vendin që zinte asokohe Greqia e
lashtë, cilësimi ishte i drejtë, siç mund të themi edhe sot për ndonjë dijetar
europian, të cilit mund t’i thirret, sipas organizimit të sotëm, duke e
cilësuar si shkencëtar europian, historian europian, poet, shkrimtar, apo
studiues europian (kur ai/ajo mund të jetë shqiptar, skoces, gjerman, francez
etj). Duhet theksuar se grekët nuk janë dëgjuar nga hstoria përpara shekullit
XVIII para erës sonë, por në tekstet shkollore dhe universitare të tyre,
shkruhet se paskan ekzistuar prej njëzet e pesë shekujsh para Krishtit.
Le
të përqendrohemi tek “tema” jonë e shkrimit, duke sjellë disa përcaktime të
vendndodhjes së Epirit, me bazë shkrimet e historianëve dhe gjeografëve të para
Krishtit.
?
Epiri fillon nga Olimpi, me malet e Pindit, zona Perrhaebi, në shpinë të
qytetit Tricca, në afërsi të dy lumejve, nga veriu Lumi Haliacmon dhe në jug
lumi Peneus; pastaj kufiri zbret në formë harku në Dolopes; vazhdon kufiri
jugor (lindje-perëndim-me kthesa, ose sipër- në veri të Gjirit të Ambrakisë;
nga perëndimi me detin Jon dhe në veri përfshin Orikumin, kufizohet në veri me
Ilirinë; veri-lindje me fisin Ilir Orestët; nga lindja me fisin Ilir Elimët; në
lindje me Thesalinë; në jug-lindje me Achaean; në jug me Aetolinë; dhe
Akarnaninë.
?
Epiri shtrihej në jug të lumit Vjosa (Aous=Lumi Vjosa); Lumi Heliacmon ndodhet
në veri të Olimpit, ndërsa lumi Peneus ndodhet në jug të Olimpit (Hapësirat e
Leskovikut, Përmetit, duke filluar nga Orikumi).
?
Sipas Herodotit, historiani më i besueshëm njofton se "Epiri është i
banuar nga popuj jo-grekë të cilët flasin një gjuhë Barbare". Ai shton se
këta popuj në një kohë të lashtë quheshin Pellazgë (domethënë më të hershëm se
toka). Këta pellazgë njofton Heredoti si dhe Thucididi, janë ata të cilët
shpikën panteonin e perëndive, të cilin grekët e adoptuan më vonë. Është e qartë
se Zeusi, Afërdita, Ethina, Thetis, Aris etj. nuk janë perëndi greke, pasi këto
fjalë nuk kanë asnjë kuptim në greqisht, por kuptohen vetëm në gjuhën shqipe.
Le
të mësojmë për fiset e Epiri (që ishin: Kaonia, Thesprotia dhe Mollosia dhe
shtrirjen e tyre, të cilat na shërbejnë për vendndodhjen reale të tempullit të
Dodonës thesprote.
•
Fisi i Kaonëve shtrihej në zonën veriore të Epirit, nga Orikumi në veri,
Tepelena në lindje dhe deri në afërsi të lumit Thyamis (Kalama) të Thesprotisë,
sot Çamërisë.
•
Fisi Thesprot shtrihej nga lumi Thyamis në veri; në lindje kufizohej me Lumaren
e Janinës; në jug lindje me tre Gurët e Zezë; në jug me gjirin e Ambrakisë
(Artës), në perëndim me Detit Jon.
•
Fisi i Mollosëve shtrihej në Janinë, Meçovë, Konicë, Gjirokastrë e Leskovik.
Nikos
Kazantzakis (18 shkurt 1883-26 tetor 1957), i konsideruar gjerësisht një
gjigant i letërsisë moderne greke, na vjen në ndihmë të shkrimit me thënien:
“Meqë nuk mund të ndryshojmë realitetin, le të ndryshojmë syrin me të cilin e
shohim të vërtetën”.
Këtë
thënie të këtij gjeniu, e parashtroj për ti ardhur në ndihmë autorit të
“reportazhit” dhe gjithkuj, kudo ndodhet, kur merr mundimin për të informuar me
histori apo të shkuarat, të mbajë parasysh që të paktën “të ndryshojnë syrin me
të cilin e shohin të vërtetën”.
Autori
merr kurajon dhe na vë në dijeni se: “Mali i i Dodonës është Tomorri, rreth të
cilit gjendet, siç deshi Zeusi, faltorja e Tij. Emri dhe historia e tempullit
të malit të Tomorrit është e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës, e cila
është Orakulli i Zeusit.
Homeri
në poemën “Iliada” thotë: “O Mbret Zeus, Dodonës pellazgjike që banon larg duke
sunduar Dodonën (Tomorrin e sotëm) që e rrahin dimra të rëndë e të egër.Këtu
Zeusi deshi të ndërtohet Faltorja më e vyer për njerëzinë, Orakullin e Tij,
Dodonën pellazgjike".
Lexuesi
e kupton se dy fjalët e kllaposura (Tomorri i sotëm), tingëllojnë si
prapashtesat “greece” që u shtohen emrave, mbiemrave nga dëshira për tu
mbivlerësuar e përvehtësuar.
Po.
Kështu është folur për Orakullin e Zeusit, Dodonën, por absolutisht jo për
malin e Tomorrit, siç pretendohet në reportazhin e autorit. Mali i Dodonës
është “Talar” ose “Tomar”, 1974 metra mbi nivelin e detit dhe gjendet në
Thesproti/ Çamëri, dhe jo mali i Tomorrit, me majën më të lartë 2416 metra, që
gjendet në krahinën e Skraparit, krahinë e cila, siç u tha, nuk rezulton të
ishte territor as i fisit mollos dhe as e fisit thesprot, por përfshihej në
fisin e Dasaretëve, besoj se kaq gjë duhet ta dijnë ata autorë që shprehen për
Dodonën. Dodona ndodhet në rajonin e Epirit, në koordinatat
39°32’47’’N20°47‘16‘‘E.
Orakulli
ishte i pari nën kontrollin e Thesprotianëve para se të kalonte në duart e
molosianëve(Potter 1751, Kapitulli VIII, "Nga orakulat e Jupiterit",
f. 265). Mbeti një shenjtore e rëndësishme fetare deri në ngritjen e
krishterimit në epokën e vonshme romake.
“Atëhere
në kohët e lashta, Dodona ishte nën sundimin e Thesprotëve; dhe kështu ishte
Mali Tomaros, ose Tmaros (sepse quhet të dyja rrugët), në bazë të së cilës
ndodhet tempulli. Dhe të dy poetët tragjikë dhe Pindaros e kanë quajtur
Dodonën: “Thesprotian Dodona”, (Dodona Thesprotiane). Por më vonë ajo erdhi nën
sundimin e Mollosëve. Vendi i orakullit dominohej nga mali Tomaros, zona që
kontrollohej nga Thesprotët dhe më pas nga mollosianët (Strabo. Geography,
7.7.9ff.). Dodona është tempull i lashtë dhe vjen e dyta mbas tempullit të
Delfit. Delfi është një vend arkeologjik, njëkohësisht edhe një qytet modern në
Greqi, në jug-perëndim të Malit Pernasit, në luginën e Focisë, shpresoj që edhe
kësaj faltoreje, tempull i lashtësisë, të mos ja ndryshojnë vendndodhjen!.
Ka
studiues shqiptarë, që përpiqen për të rritur vlerat historike krahinore,
gabojnë pa dashje apo me dashje, të ndihmojnë në shuarjen e të vërtetave. Në
gazeten “Shqiptare” të datës 22/08/2018 një shkrues na e ka spostuar me laps
Dodonën mijëravjeçare, nga mali Tomaro, në malin Tomorr, ose e mori “hopa” nga
rajoni i Thesproti/Çamërisë dhe e vendosi në Malin e Tomorrit!. Me këtë veprim,
i thuhet historisë që gjeografikisht Thesproti/ Çamëria, nuk na qenka trevë
pellazgo-epiroto-shqiptare, por e lëshojnë që të bjeri ku ta shpjerë era e
tradhëtisë kombëtare.
Për
pëtrgënjeshtimin e këtyre përpjekje bajate, që ndihmojnë në shuarjen dhe
fshirjen e historisë, lidhur me “Dodonën”, po citojmë Strabonin: “.....Të dy
poetët tragjike dhe Pindari e kanë quajtur Dodonën: "Dodona
thesprotiane". ....Në çdo rast, nga poeti asgjëkundi nuk janë quajtur
orakujt "themistes", por është thënë se dekretet, statutet dhe ligjet
janë quajtur "themistes”; ndërsa banorët, njerëzit janë quajtur
"tomouroi ", sepse "tomouroi " është një tkurrje (shkurtim)
i fjalës "tomarouroi", (fq. 329), ekuivalente e fjalës rojtar, ose
portjer "tomarophylakes" (fq. 467).
Si
rrjedhojë e vendqendrimit të “rojeve” të Orakullit “tomarophylakes" , ka
marrë emrin edhe mali në Dodonë “Toumaro (1974 m)” dhe jo Tomorr, siç
pretendohet.Nuk përjashtohet edhe mundësia e emërtimit të malit, si efekt i
vendit të shenjtë, ku njerëzit gjenin plotësimin e lutjeve dhe shikonin të
ardhmen. Me të folurën e dialektit thesprot, në rastet e përshëndetjeve mes
tyre, kanë përdorur fjalën: “tumirë”, që në shqipen e sotme thuhet:
“Lamtumirë”. Dhe, sipas thënieve të njerëzve të atyre periudhave, tek ai Mal,
gjenin “tumirat” (sot: të mirat), një alternative e mundshme e emërtimit
“Toumaro” (Malit të “mirësive”). “Herodoti, pohon se vëndi i kultit, apo vëndi
i shenjt? parahelen, m? i lashti dhe i vetmi i njohur, ?sht? ai n? Thesproti
(Çam?ri) i pellazg?ve n? Dodonë”. (M. Aref, “Miken?t-pellazg?t” fq. 67).
Kështu
që “DODONA” thesprote ndodhet në “këmbët” e malit “TOMARO”, që ka qenë
përfshirë dhe përfshihet në rajonin e Thesprotisë së lashtë, ose në Çamërinë e
mesjetës dhe të sotmen. Thesprotia, në bregun perëndimor të Dodonës, nuk do të
kishte qenë kurrë e arritshme për drejtuesit fenikas, edhe lexuesit e
Herodotit, nuk mendonin se kishin depërtuar aq shumë brenda për të arritur
Dodonën.
Shumë
shekuj më vonë, madje edhe të krishterët mbetën të hipnotizuar nga miti i
pëllumbave, të cilat ata i interpretuan si një mjet i frymës së Perëndisë.
Dodona, ka qenë dhe është një vend-faltoreje “PELLAZGJIKE” me ritin fetar (siç
shprehemi sot) “PAGAN”, atje zhvilloheshin lojrat olimpike edhe gjatë kohës së
mbretit të Epirit, Pirros, dhe që nuk ka lidhje me faltoret e sotme apo të pas
Krishtit. Ndërsa faltoret në Malin e Tomorrit, apo në vende të tjera të atdheut
tonë, ato nuk kanë lidhje me “Dodonën” që ndodhet triumfalisht në “këmbët” e
maleve të krahinës së Sulit në rajonin e Çamërisë së sotme, ose siç gjendet
lehtë me emrin Thesproti edhe në “Google Earth”.
Me
që në reportazh përmendet dhe “Qerbelaja”, lexuesi duhet të dijë se Qerbelaja,
ose arbaisht- Karbala, është qytet në Irak, dhe ndodhet 100 km në jugperëndim të
kryeqytetit të Bagdatit. Për myslimanët shiit, Qerbelaja është një nga vendet e
shenjta në Tokë. Thuhet kështu, sepse është vendi i el-Abas bin Aliut. Abaz
Aliu lindi në vitin 648. Abazi ishte djali i Aliut. Imam Aliu lindi rreth vitit
600 dhe vdiq në vitin 661, ishte kushëriri dhe dhëndërri i profetit Muhamed.
Dita e Ashurës festohet në Qerbela dhe është një festë e shënuar në kalendarin
shiit, të cilët ndjekin traditën, në përkujtim të martirizimit të imam Hysenit,
nipi i profetit Muhamet.
Ngjarja
e Qerbelasë është e periudhës së shekullit të VII-të erës tonë, ose mbi 1400
vjet mbas tempullit të Dodonës thesprotiane, kurse Bektashizmi është krijuar në
Anadoll nga Haxhi Veli Bektashi, lindur në Nishapur të Horasanit në Persi në
vitin 1248 pas Krishtit. Ngritja e “varrit” të Abaz Aliut në malin e Tomorrit i
dedikohet Haxhi Babait, i cili ka ardhur në malin e Tomorrit, nga Teqeja e
Haxhi Bektashit (nga Turqia), në shekullin e 15-të. Në malin e Tomorrit Haxhi
Babai ngriti varrin Kenotaf (simbolik) të Abaz Aliut. Më vonë u ngrit mekani
(vendi i shenjtë) i tij.
Ngjarjen
e ngritjes së varrit simbolik të Abaz Aliut, që e ngriti në malin e Tomorrit
Haxhi (¹) Babai, poeti ynë i Rilindjes, Naim Frashëri i thuri këto vargje:
"Abaz
Aliu zu Tomorrë,
Erdhi
afër nesh,
Shqipëria
s'mbeti e gjorë,
Se
Zoti e desh”.
Del
qartë se Abaz Aliu nuk ka ardhur në Shqipëri fizikisht, sepse ai në vitin 688,
në moshën 35 vjeçare ra dëshmor në luftën e Qerbelasë. Në nderim të tij, në
malin e Tomorrit, i u ngrit një varr simbolik. Dhe këtë nderim ja ka bërë Haxhi
Babai (turk).
Besoj
lexuesit, lidhur me temën e shkrimit, i jepet mundësia të dallojë diferencat
mes Malit të Tomorrit, me Malin Tomaro, periudhat për ngjarjet në lashtësi dhe
ato të erës tonë.
Po
e mbyll këtë përgënjeshtrim (i cili është përsëritur edhe këtë vit nga po ai
autor, në gazetën “Panorama” me datë 11 gusht 2019) me shprehjet e Z. Moikom
Zeqos:
-
”Me rastin e pelegrinazhit të këtij viti, u botuan edhe shumë shkrime. Sidomos
për malin e Tomorit, për fat të keq nga njerëz diletantë, me një vrull
folklorik, por plot pasaktësira shkencore. Njerëz, që nuk e kanë idenë e
historisë shkencore shkruajnë për gjëra, që absolutisht nuk i dinë”.
-
”Asnjë arkeolog shqiptar, edhe unë si arkeolog, që kam vëzhguar majat e Tomorit
mbi 40 vjet, nuk kemi zbuluar as tempuj dhe as artefakte mbushamendese
arkeologjike, që edhe mund ta argumentonin idenë e një Dodone mbi Tomor”.
(Gazeta “Dita”, datë 25 gusht 2018”.
Shënim (¹): "Fjala
haxhi që shënohet para disa emrave tregon se ata persona kanë bërë haxh, dmth
kanë bërë pelegrinaxhin në Mekë.
Tiranë, më 25/gusht/2019.- Studiues: Fahri Dahri