Shtesë » Historia
Ukshin Zajmi: Pse u vra mydyri osman në Hogosht?!
E hene, 12.02.2018, 05:06 PM
Pse u vra mydyri i Perandorisë Osmane në Hogosht?!
“Edhe pse e kemi pasur të vetnim djalë, në qoftë se vërtet ka bërë zullum hallall ju qoftë gjaku” prindërit e Mydyrit në Hogosht, një ndër mydyrllaqët në Anamoravë, cituar sipas historianit Mr. Sadullah Brestovci.
Nga Ukshin Zajmi
Pas marjes së pushtetit me Mbretërinë Otomane nga Gjonturqit, e sidomos në kohën e “Yrfije të Dërgut Pashës” e më qëllim të shuarjes së kryengritjës së shqiptarëve të udhëhequra nga Lëvizja Kombëtare Shqiptarë, ata bënë edhe një riorganizim të pushtetit. Në këtë kohë, më qëllim të shtrirjes së pushtetit në të gjitha poret e shtetit, krijuan edhe “mydyrllaqe” edhe në pjesët më te largëta nga qënderat udhëheqëse. Këto mydyrllaçë, në kuadër të kajmëkamllakut e udhëheqëte mydyri me disa ushtarë. Në këtë aspekt në anën e Anamoravës, pos Kajmekamallakut që ishte në Gjilan, mydyrlleqe u themeluan në Hogosht për Moravën e poshtme dhe në Lubishtë për Moravën e epërme.
Për të kryer punën e mydyrit u zgjodhën turqit më të përbetuar dhe më të ashpër, andaj këta farë mydyresh, u bënë tepër të padëshiruar për popullatën shqiptare, të cilët, ishin edhe më herët të pëzmatuar në pushtetin otoman, jo vetëm për tatimin e obliguar por edhe për trajtimin jo adektuar të popullit shqiptar karshi popujve tjerë të Ballkanit.
Këta mydyr, sidomos, i kishin në sy të keq shqiptarët që nuk u përshtatëshin qëndrimeve të tyre,andaj, nuk dihet se cili mydyr, por e ndiqnin edhe Emin Hotllanin nga Bllata. Nji herë e patën “bashtisë“ shtëpinë e tij, mydyri me përcjellësit e tij, dhe në bazë të zhdervjelltësisë së tij dhe nënës së tij, ai u mësheh dhe nuk e gjëtën. Mirëpo, Enimi vendosi që ti hakmerët këtij oficeri turk dhe me shokë të tij i zënë “pusi” diku në mal dhe i qarmatos të gjithë ushtarët e tij. Për t’iu harkmarë mydyrit, atij ia merr pushkën dhe në sy të ushtarëve të tij, duke u thënë- se gjithëve u kisha mbytë, por, këtë nuk dua, por ti mydyr, që po mi frigon familjen- tjetër hërë mos e bënë-së po të garantoj se të vras . Ua merrin të gjithë municionin dhe ua dorëzojnë armët. Këtë na e ka rrëfyer Avdi Thaqi nga Muqiversi, përndryshe stërnip i Emin Bllatës, por që e paska ndëgjuar nga gjyshja e tij-Lala.
Mydyri, qe u ndëshkua me këtë poshtërim, pasi u tregoi e prorëve të tij, ai ndërmori edhe masa për t’ia kthyer Emin Hotnianit, apo, siç njihët në këtë anë Emin Bllata.
Duke e shtuar taksat e ndryshme për banorët e kësaj ane, ai filloj edhe të kontrolloi e të vizitoj edhe shtëpitë e njerëzeve të cilët ishin nëpër male si të rrebëlluar për pushtetin (Kaçakët) por edhe të atyrë që nuk paguanin taksat e ndryshme. Popullit të kësaj anë, pra të Anamoravës së poshtme, ata krijuan një antisiptati nga këtij mudurllakut, e posaqërishtë të këtij të tretin që ishte me radhë. Mydyri vendosi nje ditë që të vizitoj shtëpinë e Enim Bllatës (Hotnianit) dhe edhe vëndosi edhe qi ti hakëmirët për poshtërimit që ia kishte bërë kohë më parë Enimi.
Shkoi me disa ushtarë në shtëpinë e tij, e kontrolloj dhe pyeti për Eminin. Gruaja i tha se Emini nuk është në shtëpi dhe nuk e di se ku është ai. Muhuri i thot gruas së tij Lalës, falenderoju që nuk qenka në shtëpi, por Eminin kemi me ta sjellë në shtëpi me qarqaf të kuq. Ajo, Lala ia kthen, kqyre punën tande e mos u merr me Eminin, se me ndëgjue ai për këto fjalë, ty mydyr të peshtjell me qylym të kuqi. Ai doli nga shtëpia, dhe me ndihmën e ushtarëve hypi në kulmin e shtëpisë dhe iu afrua oxhakut dhe kreu nevojën e vogël në oxhak. Prej nalt urina e ti ra në “kusinë“ në të cilët gratë kishin qenë duke e vluar qumshtin. Gratë e panë këtë, dhe kur dualën më oborr, e panë mydyrin në kulmin e shtëpisë dhe e ditën se kush e bëri këtë akt. Pas këtij akti, mydyri u largua nga Bllata, kurse antarët e shtëpisë së Eminit, u bëzdisën në këtë akt të ndyrë. Edhe për këtë i treguan Eminit.
Pasi mosi vesh Eminit, ai vendosi së në rastin e parë të takimit më mydyrin do ta vrasë. Dhe një ditë, derisa Emini qëndronte në mal, pikërishtë të “Ura e Ibishit” me Ibrahim Zhujën e Islam Zukën nga Desivojaca hetuan se mydyri po kthehej me dy truproje të armatosura nga fshatrat e Gallapit për në Hogosht, aty ky e kishte selinë. Emini u tregoi rastin që ia kishte bërë mydyri por edhe vendimin e tij për ta vrarë. Ata i ofruan ndihmë dhe ia zunën pritën. I ndaluan, i çarmatosën dhe më në fund e vranë Mydyrin. Truprojave të tij ua morën municionin dhe ua dhanë armëti dhe i thanë shkoni e lajmëroni për aktin. Këta të tre, që tashmë edhe ishin identifikuar, kaluan në arrati, dhe filluan një jetë nëpër male, por që jatakët u siguronin ushqim.
Lajmi për vrasjen e mydyrit, i shkoi në Stamboll edhe familjës së tij, të cilët e kishin të vetmin djal. Erdhën familja, pas disa ditësh për të marrë kufomën.Prindërit e tij, më këtë rast, paskan thënë, sipas mr.Sadulla Bestovcit:” Edhe pse e kemi pasur të vetnim djalë në qoftë se vërtet ka bërë zullum-hallal ju qoftë gjaku”.
Pra, sipas kësaj, vrasja e mydyrit të tretë më radhë me seli në Hogosht, është akti i revoltës për zullumin e madh që e ushtronte ai ndaj popullatës, por edhe i hakmarrjës për aktet e turpshmë që ishin bërë në shtëpi të Emin Bllatës. Se kjo është e vërtetë dëshmon edhe ajo, se pas disa javësh edhe në Gjilan një ushtar shqiptar e vrau Kajmekamin. Emin Bllata deri në vitin 1912 jetoi si kaçak, dhe ma vonë. në luftë me Bugarin e parë, dikund kah viti 1915 u vra në vendin e quajtun Ush.
Referenca:
Mr:Sadulla Hogoshti Brestovci: Lëvizja kombëtare në Kazanë e Gjilanit-Islam Pira, Prishtinë, 2008
Rrëfim i Avdi Thaqi (nip i Emin Hotlanit) (1936) Mjuçiverc me 10.12.2016
Hogoshti nga: https://sq.wikipedia.org/wiki/Hogoshti