E merkure, 09.10.2024, 08:58 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Vidan Shara: Sharrajt në histori (2)

E marte, 23.01.2018, 08:32 PM


SHARRAJT NE HISTORINE E PAVARESISE DHE TE FORMIMIT TE SHTETIT TE RI SHQIPTAR

(Pjesa e dyte)

Nga Vidan Shara

Shqiptaret ,edhe pse ishin te percare,te varfer ne maximum,te pa armatosur dhe te rrethuar nga te gjitha anet prej fqinjeve grabitqare, nuk ndenjen duarkryq. Ne te gjitha trojet shqiptare shperthyen kryengritje te armatosura. Deshira per nje shtet te pavarur shqiptar perfshiu gjithe popullsine. Intelektualet shqiptaro-anadollake ishin te coroditur,nuk dinin nga te drejtoheshin dhe ku te mbeshteteshin. Doli nje klase e re agallaresh,me besim tek populli,qe e mori ne dore situaten e krijuar ne vend. Vlora u be epiqendra e levizjes per krijimin e Shtetit te Pavarur Shqiptar. Pyetja e dites ishte e thjeshte dhe pergjigja kuptimplote: “ Hasan Aga ,do te na behet Shqiperia ? Do te na behet, ne e do”,  u pergjigjej Hasan Sharra.

Nga fundi i shekullit 19-te dhe fillimi i shekullit 20-te pothuajse ne te gjitha familjet e krahines se Vlores nuk flitej tjeter,vecse per fatin e shqiptareve dhe te Shqiperise. Sharrajt,Kokoshajt dhe shume familje te tjera agallaresh ishin nismetaret, organizatoret dhe financuesit e levizjes per nje Shqiperi te Pavarur. Por nuk ishte aq e lehte. Edhe pse pati mirekuptim ne krahinat e Vlores,Fierit,Tepelenes dhe Gjirokastres nuk kishin mirekuptim me pjeset e tjera te vendit. Populli ishte i gatshem te sakrikonte gjithshka per nje Shqiperi te Pavarur. Dhe historia e deshmon me se miri kete. Por nuk ishin te nje mendimi feudalet dhe intelektualet shqiptare. Sipas tyre, shqiptaret nuk kane pare ndonje te keqe prej sundimit  otoman, ata na kane mbrojtur nga serbet, etj. Apo, nuk eshte momenti per nje Shqiperi te Pavarur.

Ne kete breg ku ndodhemi sot,na eshte e prere te dalim me pushke ne dore. Por ne vend te gjakut te derdhim bojen”. I tille ishte mendimi i shume Patrioteve Rilindas. Klubet dhe Shoqerite Patriotike te ngritura gjate periudhes se Rilindjes Kombetare kishin si prioritet ringjalljen e dashurise per gjuhen shqipe dhe atdheun, te privuara prej pushtuesve otomane. Hapja e shkollave shqipe dhe krijimi i alfabetitit ishin primare,kurse autonomia dhe te drejtat e tjera te shqiptareve vijne me pas. Por ,krijimi i shtetit grek ne 1829 provoi te kunderten. Ata fituan pavaresine nga Turqia dhe pastaj i dhane rendesi zhvillimit kulturor,perhapjes se gjuhes greke etj. Antropologu i njohur Roger Just , Emeritus Professor of Social Anthropology at Kent University from 2002-2010, shkruan : “ para se te fitonin pavaresine nga Turqia ne shekullin e 19-te, greket jo vetem nuk e quanin vehten “helen”, ata as nuk flisnin greqisht si gjuhe primare, por shqip, sllavisht or vllahisht “.

Shahin Kolonja u dergua si kryekatundar ne Vlore, ne 1900, per dy vjet. Ishte moshatar me Hasan Sharren dhe ishin njohur qysh femije ne shkollat e perandorise. Gjithmone diskutonin per problemet e atdheut dhe ishin shume te shqetesuar per fatin e tij. Shahin Kolonja mendimin per shkeputje nga perandoria e mirepriti dhe ishte per bashkim dhe kryengritje te pergjithshme ne te gjitha trojet shqiptare. Kush do ta drejtonte nje kryengritje te pergjithshme? Kush mund t’i bashkonte feudalet dhe intelektualet e percare shqiptare ne nje lufte te perbashket kunder perandorise ne kalbezim?

Lajmi i arratisjes se Ismail Qemalit ne 1900,u dha shpresa te medha gjithe shqiptareve. Ne viziten e tij te dyte ne Athine, ne vitin 1900,takoi nje shqiptar ne oborin e mbretit grek i cili i tha: “ Bej,mos u beso ketyre koke-trasheve,bej te pamunderen te krijosh nje Shqiperi te Lire dhe te na bashkosh te gjitheve, shqiptaret, atje”. Nje dite me vone,Ismail Qemali pati nje takim me shume prijesa shqiptare,u shpjegoi atyre aresyen e largimit te tij nga perandoria dhe shprehu deshiren qe te vazhdojme t’i qendrojme besnik perandorise !

Gjate qendrimit ne Italii,Hasan Sharra e takoi disa here Ismail Qemalin. I foli per Vloren,Shqiperine dhe shqetesimin e madh te te gjithe shqiptareve rreth fatit te tyre.

Si edhe shume intelektuale te tjere,Ismail Qemali mendonte se nuk ishte momenti per nje Shqiperi te Pavarur, nuk kemi njeres te afte ta drejtojne ate ,etj. Por e verteta qendronte ndryshe, Ismail Qemali i kishte premtuar sulltanit se nuk do te merrej me politike kundra perandorise. Kete e pohon ne kujtimet e tija. Sa per aftesi,shqiptaret drejtonin ne te gjitha skajet e perandorise otomane. Kushuriri i tij,Ferid Pasha, ishte Vezir i Madh (1903-1908).

Por vlonjatet nuk i ndalen perpjekjet per formimin e shtetit te pavarur shqiptar. Shume te rinj i derguan ne shkolla te pergatiteshin per te ardhmen. Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullahu,Osman Haxhiu,Ceno Sharra etj, ishin pothuajse te nje moshe, trima te paepur, te zgjuar dhe te vendosur deri ne vdekje per nje Shqiperi te Pavarur. Ishte e pazakonte per Sharrajt te dergonit djemte tyre ne shkolla ushtarake. Por, per interesat e atdheut, Hasani e dergoi vellane e vogel,Ceno Sharra, ne shkolle ushtarake. Pasi e mbaroi shkollen,ai u dergua oficer ne Manastir,i cili u be lidhja kryesore midis vlonjateve dhe patrioteve te zonave te ndryshme te atdheut.

Vlonjatet,edhe pse Ismail Qemali nuk u tregua i gatshem per drejtimin e levizjes per pavaresi, u perpoqen te lidheshin me shume atdhetare ne trojet shqiptare dhe te huaja. Hasan Sharra nen petkun e tregtarit beri shume takime me prijesa dhe intelektuale ne Kosove dhe Malesi,me atdhetare te shumte ne Bukurresht,Kairo dhe Boston. Patriotet Bajram Curri,Hasan Prishtina  ishin dakort me mendimin e Vlonjateve per formimin e nje shteti te pavarur nga Turqia ,por pjesa me e madhe e atdhetareve ishin per autonomi brenda perandorise otomane. Edhe shoqerite patriotike ne Amerike si “Vatra” ishin per autonomine e Shqiperise, brenda perandorise. Mendohej se ardhja ne pushtet e “xhonturqve” u solli shume te keqija shqiptareve. Kryengritjet ne Malesine e Madhe dhe Kosove beheshin, kryesisht, kunder qeverise “xhonturke” dhe jo kunder sulltanit. Nuk ishin kryengritje te organizuara ne te gjithe trojet shqiptare dhe thyeshin shpejt me lufte ose me premtime nga turqit.

Me ardhjen ne pushtet te Turqve te Rinj ne 1908, sulltani e kerkoi Ismail Qemalin te kthehej ne Stamboll. Ne te njejten kohe vlonjatet  dhe shume shqiptare e kerkuan Ismail Qemalin te vinte ne Vlore dhe te drejtonte Levizjen per Pavaresi. Hasan Sharra me me shume se dy mije shqiptare,shumica ishin vlonjate, e kerkuan dhe e priten ne Bari te Italise. Me te mbritur ne Vlore,Ismail Qemali u premtoi se do te punonte per te miren e kombit. Pas nje qendrimi disa javesh tek shtepia e Sharrajve u nis per ne Stamboll. Ishte shume i shqetesuar per shperberjen e perandorise,pasi edhe Bosnja,Hercegovina dhe Bullgaria shpallen pavaresine nga Turqia.

Me te ardhur ne pushtet ne 1908, Turqit e Rinj ne fillim bene shume leshime per te fituar popullaritet. Vlonjatet perfituan dhe krijuan klubin Laberia, me anetare dhe simpatizante nga e gjithe krahina e Vlores. Me ne fund Sharrajt moren aprovimin nga Porta e Larte ,qe te ndertonin katin e trete te pallatit te filluar nga fundi i viteve 1890. Per aresye se ishte perbri sarajeve te Familjes Vlora, nuk duhej te ishte me i madh. Per vite me rradhe pallati mbeti i pambaruar,nuk u jepej leja nga Porta e Larte, per deri sa Ferid Pashe Vlora ishte Vezir i Madh. Pallati kishte nje pamje te vecante,u projektua dhe u ndertua nga mjeshtra shqiptare,sipas tradites ndertuese dardane. Shumica e ndertuesve ishin nga Opari. Pallati u ndertua me gure te bardhe te sjelle me anije nga gadishulli i Karaburunit. U perfundua ne fillim te vitit 1912.

Pa kaluar shume kohe,Turqit e Rinj filluan nga reformat e tyre shtazarake ndaj shqiptareve. Dhjetra aktiviste per pavaresi nga Vlora u internuan,burgosen dhe u denuan me vdekje gjate viteve 1908-1912. Muco Sharra u denua dy here me vdekje nga turqit. Bijte e familjeve Sharra, Kokoshi, Minga, Abdullahu, Mezini, Asllani, Hamzaraj, Shaskaj, Radhima, Isai, Haruni, Xhaferi, Haxhiu, Arapi, Agalliu, Danushi e dhjetera te tjera nuk e nderprene veprimtarine per nje Shqiperi te Pavarur.

E keqja vinte nga familjet feudale anembane trojeve shqiptare. Populli shqiptar ishte i gatshem sa here qe jepej kushtrimi per lufte nga prijesat krahinore. Duhej nje figure e njohur qe t’i bashkonte

Shqiptaret. Vlonjatet dhe gjithe patriotet shqiptare gjeten te Ismail Qemali udheheqesin e deshiruar per te arritur drejt pavaresise dhe themelimit te Shtetit Shqiptar. Hasan Sharra si mik i besuar i Ismail Qemalit, beri te pamunduren qe t’a bindte ate , se ne rrethanat e krijuara ne rajon, krijimi i nje Shqiperie te Pavarur do te parandalonte cdo synim grabitqar te fqinjeve.

Perseri, Ismail Qemali nuk ishte per nje Shqiperi te Pavarur ne ato momente. Sipas tij, shqiptaret nuk ishin te afte te mbroheshin nga synimet grabitqare te fqinjeve,nuk kishim intelektualet e duhur per drejtimin e shtetit dhe ishim shume te dobet ekonomikisht. Turqia ishte e vetmja mbrojtese e interesave kombetare. Prijesat nga te gjitha anet e trojeve shqiptare shkonin ne Vlore,shume te shqetesuar per fatin e vendit dhe kuvendonin gjere e gjate me Ismail Qemalin. Me te shumtat e takimeve beheshin ne shtepine e Sharrajve. Hasan Sharra  mbante protokollin e takimeve.

Por djaleria vlonjate nuk rrinte duarkryq. Hapen shkollen e pare shqipe me 7 gusht 1908 ne lagjen Muradie. Ceno Sharra dha nje kontribut te vecante per ngritjen e shkolles dhe pajisjen me libra ne gjuhen shqipe. Duke qene me pune ne Manastir,sipas udhezimeve te Komitetit te Manastirit sillte shume libra dhe gazeta shqip ne Vlore dhe zonat perreth. Shkrimet e kohes vertetojne se Komiteti Shqiptar i Vlores i dergonte djemte e tij te takoheshin dhe bashkepunonin me levizjen mbarkombetare per pavaresi brenda dhe jashte vendit qysh ne vitet 1905-1906. Vlonjatet i mbeshteten Kongreset e Manastirit,ne mbeshtetje te Kongresit te dyte te Manastirit,Ibrahim Abdullahu,Jani Minga,Ceno Sharra,Qazim Kokoshi  etj. firmosen deklaraten kunder qendrimit xhonturk te Eqrem bej Vlores e kompani,shkruhet ne nje gazete te kohes. Ne mars te vitit 1911,Ceno Sharra,Toto Hosi dhe grupi i tyre rembyen te gjitha armet dhe municionet nga depot e Moraves . Pritej dhe ishte e pashmangshme nje kryengritje e pergjithshme per pavaresi me qender Vloren.

Hasan Prishtina ne maj te vitit 1912 organizoi nje kryengritje te armatosur ne Kosove. Shiti disa nga pronat e tija ne Shkup per te financuar kryengritjen e pergjithshme. Ne kujtimet e tija mesojme se asnje nga paria dhe intelektualet Kosovare dhe te Shqiperise se Veriut, ishin per pavaresine kombetare. Isa Boletini nuk ishte per autonomi dhe shkeputje nga Turqia. Isa bashke me Riza beun e braktisen kryengritjen,dhe shkuan per te shpetuar Sulltan Abdul Hamitin e burgosur ne Selanik. Perfaqesuesit e Shqiperise se Mesme,Abdi bej Toptani,Mustafa Kruja dhe Marka Gjoni shkuan ne Shkup(1912), u habiten me veprimin e Isa Boletinit dhe Riza beut. Por edhe keta nuk ishin per pavaresine kombetare ne ato momente,shkruante Hasan Prishtina. Te gjitha keto rreshta na e bejne te qarte: “Pavaresia e Shqiperise ishte rezultat i perpjekjeve dhe kontributit te madh te popullit te qarkut se Vlores, organizuar dhe drejtuar nga Agallaret dhe u mbeshtet nga mbare popullsia shqiptare”.

Ne vjeshten e vitit 1912 situata ne trojet shqitare ishte jashtezakonisht tronditese. Forcat Serbo-Malazeze ne veri,Bullgaret ne lindje dhe Greket ne jug kishin grumbulluar forca te shumta dhe prisnin momentin te sulmonin ushtrine turke, te okuponin trojet shqiptare. Nga te gjitha anet e vendit shkonin ne Vlore,bisedonin dhe i tregonin Ismail Qemalit per rrezikun e madh qe po i kanosej shqiptareve. Ne shtepine e Sharrajve ku beheshin keto takime nuk flihej. Djaleria vlonjate “turfullonte” ne rruget e Vlores. Ismail Qemali i dobesuar dhe i hutuar mundohej t’i qetesonte,        duhet te kemi besim tek perandoria...

Qamil Pasha,miku i Ismail Qemalit, u be Vezir i Madh . Ne fillim te vjeshtes 1912,  Qamil Pasha nepermjet nje telegrami e ftonte Ismail Qemalin te shkonte ne Stamboll. Ismail Qemali u nis per ne Turqi dhe ne ndalesen qe trageti beri  ne Trieste,princi Mirko,i biri i kral Nikollas te Malit te Zi, i dorezoi nje telegram nga i ati ,i cili e ftonte Ismail beun ne nje takim ne Tivar. Pasi u informua rreth planit te shteteve ballkanike per te sulmuar Turqine ,cfare perfitime mund te kishin shqiptaret nga pjesmarrja e tyre ne kete koalicion,etj, Ismail Qemali nuk pranoi t’a takonte kral Nikollen,pasi me  pare duhej te njoftonte Kabinetin e Ri,ku shumica e ministrave ishin miqte e tij. Pasi arriti ne Turqi,u takua me Qamil Pashen,  i shpjegoi atij situaten kritike ne te cilen ndodheshin shqitaret dhe trojet e tyre, planin e sulmit te perbashket te Shteteve Ballkanike kunder Perandorise.

Ne te njejten kohe shume prijesa shqiptare te ardhur kryesisht nga zonat qendrore dhe te veriut u mblodhen dhe diskutuan ne shtepine e Sharrajve ne fund te tetorit , 1912. Krahas vlonjateve Qazim Kokoshi,Osman Haxhiu,Ibrahim Abdullahu etj, ishin Namik Delvina,Nexhip Draga,Fazil Toptani,Urat Toptani,Dervish Hima,Bektash Cakrani,Alem Mehmeti,Sali Nivica,Azis Pashe Vrioni etj. Pasi biseduan per dy dite rresht,Hasan Sharra u tha te gjithe pjesemaresve ne tubim ,se ishin ne pritje te udhezimeve prej Ismail Beut , i cili ka shkuar per kete qellim ne Turqi. Ismail Qemali nuk ishte per pavaresi nga Turqia, nuk organizoi asnje kryengritje apo revolte kunder perandorise dhe e ngadalesoi luften dhe deshiren e shqiptareve per nje Shqiperi te Pavarur nga perandoria otomane. Mjafton te lexosh kujtimet e tija origjinale ne anglisht.

Qamil Pasha e informoi Ismail Beun rreth situates se veshtire ne perandori,nuk mund ta ndihmonte ate dhe shqiptaret dhe ju lut atij te pranonte postin e ministrit ne kabinetin e ri. Ne ate situate Ismail Qemali nuk mund ta pranonte ate detyre. Prej aty shkoi ne Bukurresht dhe ne mbledhjen qe beri me atdhetaret shqiptare atje, vendosen se kishte ardhur momenti  te shpallnin Pavaresine e Shqiperise?!  Prej atje i dergoi nje telegram Komisionit Pergatitor ne Vlore, ku nder te tjera shkruante:”

...ne te njejten kohe une u kerkova delegateve nga te gjitha anet  e Shqiperise duhet te mblidheshin ne Vlore,ku do te mbahet Asamblea  Kombetare ”.

Jane te shumta shkrimet se Ismail Qemali , duke pare situaten e krijuar ne vend,vendosi te shpallte pavaresine ne Durres,dikush ka gjetur ne nje biblioteke ne Vjene,deklaraten e pavaresise te firmosur e mbajtur ne Durres. Ka mundesi qe shumica e ketyre shkruesve, pa e njohur mire historine,t’a ngaterojne ate me perpjekjet austro-hungareze qe te shpallnin pavaresine nen drejtimin e Syrja Bej Vlores,kushuririt te pare te Ismail Qemalit. Syrja Beu si edhe i biri i tij Eqrem Bey nuk kishin asnje lidhje me Patriotet Vlonjate. Syrja bey , pasi e pa se Turqia kishte mbaruar, me perkrahjen austro-hungareze u mundua ta shpallte pavaresine ne Durres,por nuk ja arriti qellimit. Kreret e Durresit,Abaz Efendy Celkupa dhe Haxhi Mustafa Aga ishin miq te Hasan Sharres dhe nuk e mbeshteten Syrja Beun. Perpjekja e tij  per shpalljen e pavaresise ne Durres deshtoi.

Ne kujtimet e tija Ismail Qemali ,nuk thote asgje per shpalljen e pavaresise ne Durres,shkruan se : “ me qene se Vlora ishte bllokuar nga flota Greke , une u gezova qe zbarkova ne Durres...populli i Durresit nuk kishte haber(total ignorance) per cka po ndothte ne vend...ata nuk dinin qe Serbet ishin te portat e tyre”. Me vone Ismail Qemali e kritikon Princ Vidin  kur ai e vendosi qeverine e tij ne Durres. Per me teper, si mund te shpallet pavaresia ne nje qytet ku nuk kishte asnje lloj organizimi ekonomik,luftarak dhe politik? Hasan Prishtina qe te fillonte kryengritjen ne Kosove ne Maj 1912 , pasi nuk mori ndihmat e premtuara,e financoi personalisht. Vlora dhe gjithe fshatrat perreth ishin pergatitur dhe moren te gjitha masat per mbare_vatjen e Kuvendit te Pavaresise dhe  Formimit te Shtetit te Ri Shqiptar, pas pese shekuj roberie nga Turqia.

 

Hasan Sharra i dergon nje telegram parise se qytetit te Durresit, botuar per here te pare ne 1982. Telegrami,jo zyrtar,eshte derguar ne 20 nentor 1912. Ne te thuhet : “ Kryesise se Durresit,Abaz Efendiut dhe Haxhi Mustafa Agait,  Ismail Qemal Beu sonte arrin ne Durres,t’i behet pritja dhe t’i sigurohet prehja,sado qe morem masa te dergonim se ketejmi karroca e kuaj,meqenese nuk ka rruge nga vershimi i lumenjve,ju lutem qe t’i siguroni atje,se armiku dje ka zbarkuar ushtri ne Himare, edhe mendohet qe mund te kaloje ketej,lutemi bejini te ditur zoterise qe ta shpejtoje nisjen per ketu,Hasan Sharra. Nga ky telegram duket qarte se nuk egzistonte as edhe nje mendim per shpalljen e pavaresise ne Durres. 

vijon



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora