Shtesë » Historia
Vidan Shara: Sharrajt në histori
E diele, 14.01.2018, 12:55 PM
SHARRAJT NE HISTORINE E PAVARESISE DHE TE FORMIMIT TE SHTETIT TE RI SHQIPTAR
Nga Vidan Shara
28 Nendor 1912 , eshte dhe do te mbetet, dita me e shenjte ne historine e kombit shqiptar. Por,si u arrit ne kete dite te shenjte? Perse ne Vlore? Kush ishin nismetaret,luftetaret,organizatoret dhe financuesit e Shpalljes se Pavaresise dhe krijimit te Shtetit te Ri Shqiptar?
Shkrimet e shumta,emisionet televizive,librat dhe filmat , te diktuara nga regjimi dhe historianet sllavo-komuniste, e kane manipuluar dhe tjetersuar historine e vertete te pavaresise. Po ashtu,studjuesit dhe historianet e sotem, nepermjet shkrimeve neper gazeta dhe ne emisjone te ndryshme televizive e paraqesin te cunguar, pa u thelluar dhe me egoizem , pervecojne ata qe u ftuan ne Kuvendin e Vlores si perfaqesues klasore te krahinave qe sundonin. Shpallja e Pavaresise u kurorezua ne 28 Nendor 1912, por duhet njohur rruga qe u ndoq per te ardhur ne kete dite.
Ne historine e kombit shqiptar nuk jane mbajtur procesverbale, por ka ngjarje dhe fakte te shumta,shkrime dhe kujtime te personave pjesemares, fotografi , qe na njohin me realitetin historik. Jam munduar t’i paraqes lexuesit nepermjet ketij shkrimi , historine e pavaresise dhe te krijimit te shtetit shqiptar, sipas kujtimeve te shumta te familjareve te mij, kujtimeve te heroit tone kombetar dhe deshmive historike te shkruara ne vite . Eshte e pamundur te pershkruaj me hollesi perpjekjet shumevjecare te popullit te qarkut te Vlores per pavaresine e kombit ne nje shkrim te vetem.Ne fotografine e meposhtme, Vlora pas shpalljes se pavaresise, duket flamuri i madh kuq e zi ne krahun e majte te pallatit te Sharrajve,selise se Qeverise te Perkohshme. Sharrajt,Kokoshajt e dhjetera familje te tjera vlonjate, ishin udheheqesit kryesore te levizjes per pavaresi.
Sarajet e Vlorajve dhe dy pallatet e Sharrajve pas Shpalljes se Pavaresise
Sharrajt jane nje fis shume i vjeter dardan. Sipas historive te ruajtura dhe te trasheguara nga brezi ne brez , fisi i Sharrajve ka jetuar ne pjesen lindore te Shqiperise,ne krahinen e Prespes ,“Malet e Sharrit” sot. Mbiemri Sharra nuk ka asnje prejardhje nga keto male. Malet e Sharrit jane quajtur me kete emer rreth viteve 1860-1880,kurse mbiemri Sharra e ka prejardhjen shume shekuj me pare. Sharrajt mereshin me perpunimin e drurit,metaleve dhe tregtine e tyre. Pas luftrash te shumta me Serbet dhe Maqedonasit, jetesa ne ato troje u be shume e veshtire. Serbet me sulmet e tyre shkateronin dhe digjnin gjithshka bujqesore dhe blegtorale ,i dobesonin ekonomisht shqiptaret dhe gradualisht i pushtonin trojet e tyre.
Ne shekullin e 14-te, Sharrajt u shperngulen dhe u vendosen me ne thellesi te vendit,ne krahinen e Dumrese se sotme. Por edhe aty nuk qendruan gjate. Nga fundi i shekullit te 14-te Sharrajt u vendosen ne pjesen qendrore te Arberise,neTirane. Fale aftesive te trashegura Dardane,dhe duke qene me ne brendesi te territorit Arberor,larg pushtuesve Serbo-Maqedonas,u pasuruan shume shpejt. Filluan te mereshin me tregti dhe blene shume toka ne Kavaje. Anijet e Sharrajve,ne shekuj,filluan te ankoroheshin ne porte te ndryshme ne detin Adriatik, Jon dhe Mesdhe. Tregtonin gjithcka,por me fitimprurese ishte tregtia e drurit dhe e kripes. Druri i tokave arberore ishte shume i kerkuar nga shtetet perreth.
Perandoria Bizantine e perfundoi “ciklin” e saj .Nje tjeter pushtues,shume me brutal, u shfaq ne trojet Arberore. Sharrajt u bene pjese e rezistences Arberore ,te udhehequr prej Skenderbeut, kunder pushtuesve otomane. Pas vdekjes se Skenderbeut dhe pushtimin te vendit prej Turqve , ne vitin 1501, Venetikasit ja dorezuan Durresin, Kavajen dhe zonat perreth, pushtuesve te rinj otomane. Europa ua mbylli dyert Arberise dhe shteteve te tjera ballkanike. Sulltanet duke e pare te pamundur nenshtrimin e popullsise arberore me force,perdoren dinakerine. Pasi e ndane truallin arberor ne vilajete,dhe vilajetet ne sanxhaqe,emeruan pashallare dhe sanxhakbej (shumica ishin vendas) qe te mbanin te nenshtruar popullsine . Here me force,here me premtime te shumta,doktrina islamike filloi te futet ne familjet arberore. Kush behej mysliman kishte perfitime te shumta,paguante shume me pak taksa dhe kishte privilegje te medha ne perandorine otomane, etj…
Trimeria dhe besnikeria,keto cilesi te vecanta fisnike, i bene shqiptaret te ishin elita e ushtrise otomane,te kishin pozita te larta ne perandori dhe perbenin garden personale te sulltaneve. Ne historine e perandorise otomane rreth 40 Vezire te Medhenj kane qene Shqiptare ose me origjine Shqiptare. Ideollogjia islamike e pasurimit ishin pushtimet dhe grabitjet. Shume shqiptare qe shkonin, me pagese, ne sherbim te perandorise,nuk ktheheshin me te gjalle. Ata qe ktheheshin ne vendlindje,sillnin nje sasi te konsiderueshme pasurie nga plackitjet qe benin ne luftrat e perandorise. Kjo menyre pasurimi u perhap ne te gjitha trojet shqiptare. Dale ngadale,te nxitura dhe te perkrahura prej pushtuesve turq,u krijuan klasa te reja feudalesh ne te kater vilajetet,te cilat ushtronin te ashtuquajturen “e drejta feudale” mbi fshataresine. Do te theksoja Oxhakun e Vlorajve ne sanxhakun Berat/Vlore.
Ne dokumentat qe jane ruajtur prej perandorise bizantine te shekullit 11-te,pas Krishtit , Iliria,Dardania dhe Epiri ishin te krishtere. Sharrajt, si shume shqiptare,nga fundi i shekullit te 16-te, u kthyhen nga te krishtere ne myslimane. Kjo ndodhi per aresye te taksave te larta qe turqit u vendosnin te krishtereve.Sharrajt ndertuan sarajet e tyre ne Kavaje. Deri ne vitin 1971,apo me vone, ruheshin ende ne Kavaje, lagja “Sharra”, cezma “Sharra” etj,.
Ne te njejten periudhe filloi te fuqizohej nje familje tjeter,Alltuni (flori ne turqisht). Fillimisht kishin marredhenie te mira. Por, si me te gjithe shqiptaret,turqit nxiten grindjet dhe hasmerine midis tyre. Per me teper se dy shekuj pati vrasje te shumta nga te dy palet.
Gjate viteve 1778-1780 hasmeria midis tyre arriti kulmin. Alltunajt,te mbeshtetur prej turqve,i rethuan Sharrajt ne sarajet e tyre(Kavaje) dhe pas luftimeve te pergjakshme,arriten ti mposhtin dhe ti asgjesojne plotesisht. Sharrajt mbi 13-te vjec u vrane te gjithe,meshkuj dhe femra.
Vetem tre meshkuj te rritur,Mehmeti,Hyseni dhe Musai mbeten gjalle, te cilet nuk u ndodhen ne Kavaje ne ate kohe. Pasi gjeten te gjithe femijet qe shpetuan,me anijen e tyre u drejtuan ne jug te vendit ,ne qytetin e Vlores. Disa vite me vone Hyseni e la Vloren dhe emigroi ne Itali, pasardhesit e mbajten mbiemrin e tyre, ne italisht,Sciara. Pasardhes te ketij “trungu” i gjejme edhe sot ne SH.B.A.. Musai u vendos ne Gjirokaster kurse Mehmeti qendroi ne Vlore.
Sharrajt kane patur miqesi me Frashellinjte, Vlorajt dhe shume fise te njohura shqiptare .Miqesia me Frashellinjte fillon ne shekullin e 15-te,te cilet queshin Frassare dhe mereshin me tregti si edhe fisi i Sharrajve. Petro Frassiari ishte tregtar ne Selanik dhe njihet si themeluesi i trungut se Frashellinjve.Sharrajt paten maredhenie te mira me Mustafa Pashe Frasherin,miqesi qe do te vazhdonte me tej me brezat e tjere te kesaj familje intelektualesh dhe patriotesh . Sharrajt me anijen e tyre e cuan Dhaskal Todhrin ne Itali,ku ai botoi Dhiaten e Re dhe Dhiaten e Vjeter ne gjuhen shqipe. Me ndihmen e Vlorajve dhe Frashellinjve,Sharrajt u sistemuan ne Vlore,blene toka dhe ndertuan shtepite e tyre ne fushen e quajtur me vone “Sheshi i Flamurit” dhe gjetke.
Vlora ne ate kohe ishte shume e vogel.Banoret e saj ishin plotesisht nen sundimin e familjes feudale Vlora,te cilet jetonin ne kalane e Kanines. Vlonjatet ishin mikpritesa,trima dhe te beses. Por sundimi turkoman i familjes Vlora nuk i linte vlonjatet te ngrinin “koken”. Burrat nuk punonin,jetonin me te ardhurat qe fitonin nga sherbimi mercenar ne ushtrine turke. Nuk e njihnin tregtine,cdo nevoje plotesohej sipas diktatit te pashallareve vendas dhe te huaj.
Ardhja e Sharrajve ne Vlore i dha nje drejtim te ri jetes ekonomike-shoqerore . Shume shpejt vlonjatet u bene me te pavarur nga Vlorajt. Gjate 40-50 viteve u ngriten shume shtepi te reja,u zhvillua artizanati,u hapen dyqane te shumta,tregtia me krahinat dhe shtetet e huaja e rriten mireqenien ekonomike dhe mbi te gjitha u fuqizua nje shtrese e re agallaresh, te cilet disa dekada me vone do te bashkonin gjithe shqiptaret , dhe themeluan Shtetin e Pavarur Shqiptar.
Sharrajt do te queshin ndertuesit e Vlores.
Duke pare keto ndryshime te medha ne Vlore,gjyshi i Ismail Qemalit,Ismail Bej Vlora dhe gjithe fisi i tyre e lane kalane e Kanines dhe rreth vitit 1825 ndertuan sarajet e tyre ne Vlore,prane shtepise se Sharrajve.Kur familjet e Vlorajve i internuan, Sharrajt blene shume nga orendite shtepiake te sekuestruara nga turqit dhe ua kthyen kur keta erdhen vite me vone ne Vlore. Ismail Qemali dhe familja e tij u strehuan te shtepia e Sharrajve,per disa jave,sa u rregulluan sarajet e tyre te shkateruara nga komandanti turk. Ismail Qemali e permend kete ne shkrimet e tija.
Disa pinjolle te familjes Vlora shkruajne se prejardhjen familja e tyre e ka nga Sinan Pasha.
Ismail Qemali ne kujtimet e tija shkruan : “Themeluesi i familjes Vlora,prej se ciles une rrjedh ishte Sinan Pasha,i cili pasi mori posting e Vezirit te Madh,shkoi ne Vlore ne kohen e ”Sulejmanit te Madherishem” me detyren e Admiralit te Madh te flotes. Ai u vendos ne Vlore dhe jetoi atje deri ne ditet e fundit te jetes”.
Po te studjosh historine turke,Sinanudin Yusuf Pasha, shkurt Sinan Pasha, ishte admiral i flotes turke ne kohen e “Sulejmanit te Madherishem”, vellai i tij Damat Rustem Pasha ishte Vezir i Madh, dy here (28/11/1544 deri 6/10/1553 dhe 29/9/1555 deri 10/7/1561) . Sinan Pasha ishte me origjine kroate,vdiq me 21 Dhjetor 1553 ne Stamboll, dhe u varros ne “ Mihrimah Sultan Mosque ne Uskydar”. Damat Rustem Pasha ishte martuar me vajzen e “Sulejmanit te Madherishem”, Mihrimah Sultan dhe jo Sinan Pasha.
Edhe Ismail Qemali nuk e ka pasur shume te qarte persa i perket origjines dhe te verteten rreth Sinan Pashes,i cili nuk ka qene Vezir i Madh, nuk ishte shqiptar dhe nuk eshte Sinan Pasha qe eshte varrosur ne Kanine.
Perandoria otomane ne gjysmen e pare te shekullit te 19-te,e dobesuar ne kulm,riorganizoi te gjitha strukturat e saj nen shembullin e shteteve europiane, te quajtura “ Reformat e Tanzimatit” (1839-1876). Do te ishin shqiptaret epiqendra e ketyre reformave te egra dhe barbare. Sherbimi i detyruar ushtarak,taksat e medha direkte popullsise shqiptare, u prene te ardhurat qe fitonin nga sherbimi i paguar ushtarak dhe e menjanuan sundimin krahinor te pashallareve vendas. Kjo situate pati anen e saj pozitive.
Shume pashallare shqiptare, te pakenaqur nga aneksimi qe pesuan nga reformat e tanzimatit,u bashkuan dhe krijuan “Lidhjen e Prizrenit”. Me preteksin, rrezikun qe i kanosej trojeve shqiptare nga serbet,malazezet,bullgaret dhe greket, organizuan popullin ne kryengritje te pergjithshme. Fillimisht Porta e Larte e mbeshteti Lidhjen e Prizrenit,por kur e kuptoi qellimin e saj , e shtypi me dhune. Lidhja e Prizrenit nuk arriti te organizonte dhe te drejtonte kryengritjen ne nje komande te vetme, nuk pati besim te fshataresia dhe nuk pati perkrahjen e shteteve europiane. Edhe pse nuk e arriti qellimin e saj te plote,Lidhja e Prizrenit e ndezi deshiren per krijimin e nje shteti te pavarur shqiptar. Lidhja e Prizrenit pati jehone te madhe ne te gjitha trojet shqipfolese.midis tyre dhe te nje djalosh pesembedhjete vjecar, te quajtur Hasan Sharra , asokohe student ne Stamboll.
Hasan Sharra lindi me 1 Janar,1866 ne Vlore,por sipas zakonit mysliman me qe kishte marre aksham, lindja e tij u shpall te nesermen. Hasani ishte djali i pare Mehmetit dhe Nurijes. Me vone familjes do t’i shtoheshin edhe kater femije te tjere, tre djem dhe nje vajze. Femijerine e kaloi ne Vlore dhe ne Mallakaster,prej nga ishte bije nena e tij. Mesimet e para i mori ne Selanik,Janine dhe me vone ne Stamboll. Ne Stamboll pati rastin te njihet me shume shqiptare te degjuar, miq te familjes.Po mbresa te medha i la poeti Naim Frasheri.
Pas shtypjes se Lidhjes se Prizrenit u kthye ne Vlore dhe me vone prinderit e derguan per studime ne Itali,ku kishin miq te shumte arbereshe. Atje vazhdoi studimet deri ne moshen 20 vjec. Biznesi i familjes u rrit shume ne gjysmen e dyte te shekullit 19-te (1850-1900). Hasani ndoqi traditen familjare te biznesit dhe shume shpejt u be i njohur ne trojet shqiptare dhe te huaja.
Shume shtete ballkanike ne kete periudhe arriten te shkeputen nga perandoria otomane. Greqia e fitoi pavaresine me 1829. Hyrja ne lufte e Anglise,Frances dhe Rusise e detyroi Turqine t’a njihte pavaresine e Greqise. Serbia u pranua nga Konferenca e Berlinit, me 1878, si shtet i pavarur (de-jure) dhe shpalli mbreterine serbe ne 1882. Po ashtu Mali i Zi u shkeput nga Turqia ne 1878, Maqedonia ne 1903. Bullgaria pasi fitoi autonomine me 1878,u shpall plotesisht e pavarur me 1908.
Po Shqiperia? Fuqite e Medha nuk ishin te interesuara qe shqiptaret te formonin nje Shtet te Madh Shqiptar ne Ballkan. Ambasadori Anglez ne Turqi, George Joachim Goschen(L.1831- V.1907) ne nje telegram qe i dergon Lord Granville ne 1880, nder te tjera shkruante : “ Shqiptaret po shikojne qe shume popuj dhe shtete perreth tyre jane marre ne mbrojtje dhe jane ndihmuar te fitojne pavaresine nga Fuqite e Medha Europiane … Ne qofte se nje Shqiperi e Madhe do te krijohet, mundesia e pushtimit te saj nga nje fuqi e huaj,ne rastin e shperberjes se Perandorise Otomane,do te jete pothuajse e pamundur”. Me poshte ai shkruan:”une mendoj,po te krijohet nje Shtet i Pavarur Shqiptar, nuk do te jete e nevojshme nderhyrja e fuqive europiane ne gadishullin Ballkanik”.
Situata ne trojet shqiptare po keqesohej dita-dites. Formimi i nje shteti shqiptar ishte i domosdoshem. Pothuajse te gjithe popujt ballkanike kishin formuar shtetet e tyre,fuqizoheshin me shpejtesi,dhe prisnin momentin te turreshin drejt trojeve shqiptare. Po shqiptaret? Mungonin intelektualet nacionaliste.Intelektualet shqiptare ishin akoma ne letargjine shekullure otomane.
Poeti , atdhetari dhe intelektuali i madh,Naim Frasheri,po i binte kembanes kombetare me gjithe force.Duheshin zgjuar nga gjumi shekullor bijte iliro-dardane. Vargjet e tija depertonin ne thellesite e zemrave dhe mendjet e shqiptareve si kurre asnjehere: “ E mbajtem Turqine,e ngjallem Greqine, e ndihmuam Italine, po Shqiperine “? Naim Frasheri ishte nismetari i pare per nje shtet te pavarur shqiptar. “Fjalet e Qiririt” nuk ishin huazim nga poeti persian Rumiu,por nje kushtrim
drejtuar gjithe intelektualeve shqiptare qe i sherbenin perandorise otomane. Eshte e fuqishme krijimtaria e tij poetike,por eshte e paarritshme veprimtaria e tij nacionaliste, tregonte Hasan Sharra.